lkarton Archives - 55 News https://55news.al/tag/lkarton/ Wed, 25 Apr 2018 14:12:02 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lkarton Archives - 55 News https://55news.al/tag/lkarton/ 32 32 “Erjon Braçe e meriton prej kohësh kartonin e kuq…” https://55news.al/aktualitet/erjon-brace-e-meriton-prej-kohesh-kartonin-e-kuq/ Wed, 25 Apr 2018 14:12:02 +0000 https://new.55news.al/?p=9172 Gjyqtari i goditur ditën e djeshme nga Erjon Braçe reagon ndaj veprimit të pahijshëm të deputetit. Andi Koçi, gjyqtari i goditur ditën e djeshme në mënyrë të dhunshme nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka thënë se kjo ndodhi nuk është e para e deputetit. Në një intervistë për “Panorama Sport”  gjyqtari ka thënë […]

The post “Erjon Braçe e meriton prej kohësh kartonin e kuq…” appeared first on 55 News.

]]>
Gjyqtari i goditur ditën e djeshme nga Erjon Braçe reagon ndaj veprimit të pahijshëm të deputetit.

Andi Koçi, gjyqtari i goditur ditën e djeshme në mënyrë të dhunshme nga deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka thënë se kjo ndodhi nuk është e para e deputetit. Në një intervistë për “Panorama Sport”  gjyqtari ka thënë se Braçe është gjithmonë i dhunshëm dhe bën veprime të turpshme edhe me arbitra të tjerë.

“Kështu bën pothuajse gjithnjë edhe me të tjerë, jo vetëm me mua. Shan, ofendon, ose bën gjeste të tjera të kësaj natyre. Ju siguroj se nuk është rast i izoluar ky imi. Është shumë emocional, nuk e marr vesh çfarë njeriu është…” tha Koçi.

Më tej ai sqaron se nuk ka pasur asgjë personale midis tyre dhe se ky veprim e ka habitur.  

“Jo, nuk besoj se ka ndonjë gjë personale me mua. Por të them të drejtën, nuk është se bëra edhe ndonjë gabim trashanik apo ndonjë gjë të rëndë në fushë edhe hajt se po e “mirëkuptoj” deri diku këtë sjellje… Por nuk pati asgjë. Më vjen shumë keq, sepse në vend që një deputet të japë shembullin për të tjerët, ai nxit kësi situatash.” theksoi ai.

The post “Erjon Braçe e meriton prej kohësh kartonin e kuq…” appeared first on 55 News.

]]>