lojerat olimpike Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojerat-olimpike/ Fri, 06 Mar 2020 11:42:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lojerat olimpike Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojerat-olimpike/ 32 32 Lojërat Olimpike pa spektatorë, mund të zhvillohen në stadiume bosh nga frika e virusit https://55news.al/sport/lojerat-olimpike-pa-spektatore-mund-te-zhvillohen-ne-stadiume-bosh-nga-frika-e-virusit/ Fri, 06 Mar 2020 11:42:11 +0000 https://new.55news.al/?p=148711 Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë një nga eventet që janë ndikuar nga epidemia e koronavirusit. Të shumta kanë qënë alternativat e dhëna për organizimin e tyre, por kjo e fundit duket se i eklipson të gjitha të mëparshmet; ato mund të mbahen në stadiume bosh. Masa drastike u sugjerua në një konferencë në lidhje telefonike […]

The post Lojërat Olimpike pa spektatorë, mund të zhvillohen në stadiume bosh nga frika e virusit appeared first on 55 News.

]]>
Lojërat Olimpike Tokio 2020 janë një nga eventet që janë ndikuar nga epidemia e koronavirusit.

Të shumta kanë qënë alternativat e dhëna për organizimin e tyre, por kjo e fundit duket se i eklipson të gjitha të mëparshmet; ato mund të mbahen në stadiume bosh.

Masa drastike u sugjerua në një konferencë në lidhje telefonike ndërmjet OBSH dhe oficerë mjekësorë të federatës së sportit, javën e kaluar, raporton Neë York Times.

Burimet thonë se strategji të ndryshme për eventet sportive po planifikohen nga zyrtarët, në bazë të ndarjes në kategori si sporte në ambiente të mbyllura ose të hapur, me ose pa kontakt, etj.

Lojërat Olimpike duhet të fillojnë në 24 korrik në Tokio, por prekja e Japonisë nga virusi duket se mund të ndikojë dhe në datën e eventit.

The post Lojërat Olimpike pa spektatorë, mund të zhvillohen në stadiume bosh nga frika e virusit appeared first on 55 News.

]]>
Lojërat Olimpike në Japoni do të festohen me pikturat e Van Gogh https://55news.al/show-biz/lojerat-olimpike-ne-japoni-do-te-festohen-me-pikturat-e-van-gogh/ Fri, 11 Jan 2019 14:18:19 +0000 https://new.55news.al/?p=79204 Galeria Kombëtare e Londrës ka vendosur që lulet e Van Gogut t’i dërgojë në Japoni. Vitin tjetër, luledielli i dorës së Van Gogut do të rrugëtojë për në Japoni, në dy muze të njohur të Japonisë. Kjo do të ndodhë pikërisht në vitin 2020 kur në Japoni do të mbahen Lojërat Olimpike Verore. Punët e […]

The post Lojërat Olimpike në Japoni do të festohen me pikturat e Van Gogh appeared first on 55 News.

]]>
Galeria Kombëtare e Londrës ka vendosur që lulet e Van Gogut t’i dërgojë në Japoni.

Vitin tjetër, luledielli i dorës së Van Gogut do të rrugëtojë për në Japoni, në dy muze të njohur të Japonisë.

Kjo do të ndodhë pikërisht në vitin 2020 kur në Japoni do të mbahen Lojërat Olimpike Verore.

Punët e Van Gogut, rreth 60 të tilla, do të udhëtojnë në muajin mars në Tokio dhe në muajin tetor në Osaka.

Kjo do të jetë hera e tretë që këto piktura do të dalin prej Londrës. Në dy rastet e kaluara kjo ndodhi kur ato u bënë pjesë e ekspozitave në Amsterdam.

Toshio Yamanashi nga Muzeu i Otakës ka treguar se është i lumtur që Van Gogh do të jetë i pranishëm në Japoni.

“Zemra ime është e mbushur me pritje, kjo është një mundësi e rrallë të përjetohet Van Gogu dhe pikturat e tij, secila një tregim në vete” tregon Yamanashi.

Van Gog ishte piktor i njohur holandez i cili krijoi mbi 2100 piktura dhe me to u bë i famshëm në mbarë botën.

The post Lojërat Olimpike në Japoni do të festohen me pikturat e Van Gogh appeared first on 55 News.

]]>
FOTO/ Japonia, objekte kulti të lëvizshme për Lojërat Olimpike 2020 https://55news.al/globi/foto-japonia-objekte-kulti-te-levizshme-per-lojerat-olimpike-2020/ Wed, 25 Jul 2018 16:34:57 +0000 https://new.55news.al/?p=37836 Një kamion i madh me ngjyrë të bardhë dhe blu hapet jashtë një stadiumi në Japoninë qendrore dhe kthehet në një vend të shenjtë. Mirë se vini në xhaminë mobile. Ndërsa Japonia po përgatitet të presë vizitorë nga e gjithë bota për Lojërat Olimpike 2020, një kompani sportive në Tokio ka krijuar një xhami me […]

The post FOTO/ Japonia, objekte kulti të lëvizshme për Lojërat Olimpike 2020 appeared first on 55 News.

]]>
Një kamion i madh me ngjyrë të bardhë dhe blu hapet jashtë një stadiumi në Japoninë qendrore dhe kthehet në një vend të shenjtë.

Mirë se vini në xhaminë mobile. Ndërsa Japonia po përgatitet të presë vizitorë nga e gjithë bota për Lojërat Olimpike 2020, një kompani sportive në Tokio ka krijuar një xhami me rrota që besimtarët myslimanë të ndihen si në shtëpi.

Yasuharu Inoue, drejtori ekzekutiv i kompanisë Yasu Project, tha se “gjatë lojërave mund të kemi mungesë hapësirash për besimtarët muslimanë, një shqetësim alarmant për vendin, i cili veten e konsideron si pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Kështu, xhamitë mobile kanë mundësi që të lëvizin drejt zonave të ndryshme olimpike.

Sipas statistikave, në Japoni ka rreth 127 milionë banorë, ku 100-200 mijë prej tyre janë besimtarë myslimanë. Xhamia e parë mobile u prezantua ë stadiumin Toyota në qytetin me po të njëjtin emër, i cili është edhe baza e kompanisë së automjeteve Toyota.

Në pjesën e pasme të kamionit me peshë prej 25 ton, ngrihet një portë e lartë për të shfaqur hyrjen, dhe më pas tërhiqen kapakët anësorë, e cila mund të akomodojë deri në 50 persona. Xhamia është e pajisur dhe me çezmet e jashtme që janë një hapësirë për marrjen e abdesit. Inoue tregoi se ideja e këtij projektit i erdhi para katër vitesh në vizitën e tij në Katar.

WireAP 9786e6cb941649259cfa6e20f7f11be1 12x5 992

The post FOTO/ Japonia, objekte kulti të lëvizshme për Lojërat Olimpike 2020 appeared first on 55 News.

]]>