lojerat Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojerat/ Fri, 01 Mar 2019 18:17:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lojerat Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojerat/ 32 32 Lojërat e fatit “ikin” në Kosovë, 19 biznese me pronarë shqiptarë https://55news.al/aktualitet/lojerat-e-fatit-ikin-ne-kosove-19-biznese-me-pronare-shqiptare/ Fri, 01 Mar 2019 18:17:03 +0000 https://new.55news.al/?p=88145 Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse në gjithë botën. Edhe në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi luhen shuma të mëdha nga qytetarët. Nga ana tjeter shteti i Kosovës merr si taksë për këtë veprimtari miliona euro. Nga pas lufta e deri më […]

The post Lojërat e fatit “ikin” në Kosovë, 19 biznese me pronarë shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse në gjithë botën. Edhe në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi luhen shuma të mëdha nga qytetarët. Nga ana tjeter shteti i Kosovës merr si taksë për këtë veprimtari miliona euro.

Nga pas lufta e deri më sot në Kosovë janë hapur një numër i madh i lokaleve të lojërave të fatit dhe basteve. Përderisa në Shqipëri po mbyllën, në Kosovë ka shtim të numrit të tyre.

Madje, 19 biznese të tilla të cilat veprojnë në Kosovë, janë me pronarë nga Shqipëria. Prej tyre 2 biznese me pronarë nga Shqipëria janë regjistruar në vitin e kaluar, ndërsa vitin 2017 janë regjistruar 4.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve numri aktual i pikave te basteve dhe lojërave të fatit në Kosovë është 394.

Kurse, sipas të dhënave të Agjencisë Tatimore të Kosovës pika të bastit të licencuara dhe që monitorohen nga ATK janë 301 njësi. Kurse, lokale me automate gjithsej janë 135.

Lojërat e fatit shpesh bëjnë shkelje ligjore, për çka shumë gjoba janë lëshuar nga ATK.

“Nga parregullsitë janë mbyllur 301 lokale të lojërave të fatit gjatë vitit 2018. Ndërsa, vlera e gjobave të lëshuara është 1.7 milionë euro”, kanë treguar në ATK.

Ndërsa, vetëm në muajin janar të këtij viti janë mbyllur 15 lokale dhe janë lëshuar 47 gjoba.

Në vitin 2012, 2013, 2014, dhe 2015 nuk është mbyllur asnjë lokal, për dallim nga tri vitet e fundit, ku për shkak të veprimtarisë së paligjshme janë mbyllur 695 lokale.

Nga viti 2012 e gjerë tani, numri i punëtorëve të punësuar në lojëra të fatit është 6 mijë e 568 persona.

Ndryshe, ndër komunat që ka marrë masa ndaj veprimtarisë së paligjshme që ushtrojnë disa prej tyre, është Drejtoria e Inspektimit në Drenas e cila është e vendosur që të mos e lejojë ushtrimin e veprimtarisë të asnjë lokali të lojërave të fatit që nuk posedojnë dokumentacionin e duhur.

Pa dokumentacion përkatës në këtë komunë janë mbyllur 33 lokale të lojërave të fatit gjatë muajit Dhjetor 2018 dhe Janar 2019.

ATK-ja tregon se çdo subjekt i cili është i licencuar mbikëqyrët nga ATK-ja sipas ligjit 04/L-080 dhe Udhëzimi Administrativ 03/2013.

Subjektet e lojërave të fatit janë të obliguar të paguajnë këto taksa dhe tatime:

-Pagesë të licencave bazë, si dhe licencë për zgjerim aktiviteti në baste dhe në automate.

-Pagesë të akcizës e cila është mujore dhe i paguhet Doganës.

-Pagesë për Tatimin e Mbajtur në Burim për pagat e punëtorëve, si dhe tatimin në qira.

-Pagesë për Tatimin në Fitim sipas deklaratës vjetore.

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen mjaft shumë nga qytetarët në thuajse gjithë botën. Sipas disa hulumtimeve, tajlandezët janë numër një në botë që luajnë në lojëra të fatit, e në vend të dytë janë turqit, kurse vendin e tretë e kanë ballkanasit, duke hyrë këtu edhe shqiptarët./Fatos Shala për Monitor.al/.

 

The post Lojërat e fatit “ikin” në Kosovë, 19 biznese me pronarë shqiptarë appeared first on 55 News.

]]>
Top 10 video-lojërat më të mira të 2018-ës https://55news.al/teknologji/top-10-video-lojerat-me-te-mira-te-2018-es/ Sun, 20 Jan 2019 16:43:15 +0000 https://new.55news.al/?p=80994 Të udhëhequr nga emrat si PUGB, GTA V dhe Red Dead Redemption 2, tregu i video-lojërave premium ka fituar 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar. Edhe pse segmenti pa pagesë ka dominuar vitin e kaluar në tregun e video-lojërave, falë lojtarëve të shumtë aziatikë, në raportin e SuperData ilustrohet se si regjionet e ndryshme favorizojnë […]

The post Top 10 video-lojërat më të mira të 2018-ës appeared first on 55 News.

]]>
Të udhëhequr nga emrat si PUGB, GTA V dhe Red Dead Redemption 2, tregu i video-lojërave premium ka fituar 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Edhe pse segmenti pa pagesë ka dominuar vitin e kaluar në tregun e video-lojërave, falë lojtarëve të shumtë aziatikë, në raportin e SuperData ilustrohet se si regjionet e ndryshme favorizojnë lloje të ndryshme të video-lojërave, transmeton Koha.net.

Video-lojërat premium, të cilat blihen për t’i luajtur si dhe shiten në mënyrë digjitale dhe me shitje në pakicë, dominojnë në tregjet e Amerikës Veriore dhe të Evropës duke shërbyer si një kontrast i mprehtë me regjionet e udhëhequr nga F2P, shkruan tweaktown.

Video-lojërat që blihen për t’u luajtur me kompjuterë personal dhe me konzola ka arritur një fitim prej 17.9 miliardë dollarë në vitin 2018, 10 për qind rritje nga viti i kaluar ose 16.3 për qind nga totali prej 109.8 miliardë dollarë në të ardhurat digjitale.

Në vijim ju sjellim listën e top 10 video-lojërave më të mira të vitit të kaluar.

The post Top 10 video-lojërat më të mira të 2018-ës appeared first on 55 News.

]]>
Raporti i KE: Pasuritë e paluajtshme dhe lojërat e fatit po pastrojnë para, bashkëpunim me kriminelë https://55news.al/aktualitet/raporti-i-ke-pasurite-e-paluajtshme-dhe-lojerat-e-fatit-po-pastrojne-para-bashkepunim-me-kriminele/ Mon, 17 Dec 2018 13:02:49 +0000 https://new.55news.al/?p=74604 Komisioni Europian në raportin e tij të fundit për monitorimin e pastrimit të parave në Shqipëri ka publikuar dhe sektorët kryesorë, përmes të cilëve po bëhet pastrimi i parave në vend. Ai vë në dy mekanizma kryesorë, që janë lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme. “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit […]

The post Raporti i KE: Pasuritë e paluajtshme dhe lojërat e fatit po pastrojnë para, bashkëpunim me kriminelë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Europian në raportin e tij të fundit për monitorimin e pastrimit të parave në Shqipëri ka publikuar dhe sektorët kryesorë, përmes të cilëve po bëhet pastrimi i parave në vend. Ai vë në dy mekanizma kryesorë, që janë lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme.

“Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave. Profesioni i noterit historikisht është konsideruar i brishtë për shkak të përfshirjes së tij në transaksionet e pasurive të paluajtshme, por rreziqet e tij janë zvogëluar vitet e fundit. Pas rritjes së kontrolleve mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme, ditët e sotme rreziqet më të mëdha janë të pranishme në transaksionet ku nuk përfshihen noterët dhe agjentët e pasurive të paluajtshme (transaksionet informale), thuhet në raport.

Raporti thekson se të ardhurat nga krimi po qarkullojnë dhe investohen në disa forma në Shqipëri, për shembull përmes investimeve në pasuritë e paluajtshme dhe kompanive tregtare. Niveli i lartë i ekonomisë informale, e kombinuar me përhapjen e lartë të cash, përbën një rrezik për pastrim parash.

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave vlerëson se agjentët e pasurive të paluajtshme janë të përfshirë vetëm në 8% transaksioneve të pasurive të paluajtshme, ndonëse roli i tyre po vjen në rritje.

Lidhur me lojërat e fatit, raporti thotë se po merren masa nga Policia dhe Autoriteti i MBikëqyrjes së Lojërave të Fatit për të luftuar këtë fenomen. (Raporti është hartuar në korrik, përpara se qeveria të merrte vendimin për t’i ndaluar tërësisht ato-Shënim i Monitor).

“Autoritetet konsiderojnë në përgjithësi që lojërat e fatit dhe pasuritë e paluajtshme janë sektorët më të brishtë ndaj pastrimit të parave. Për lojërat e fatit, rreziku besohet të lidhet kryesisht me pronësinë dhe kontrollin e pikave sesa me aktivitetin e klientëve. Për sektorin e pasurive të paluajtshme problemet shtohen nga mosregjistrimi i plotë i titujve dhe në shumë raste nga mungesa e evidencave të besueshme të pronësisë, sidomos për pallatet e reja, çka përbën një brishtësi që mund të mundësojë pastrimin e parave.

MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave ka publikuar sot raportin kundër pastrimit të parave për Shqipërinë, i cili është shumë negativ dhe vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohe që u tërhiqet vëmendja autoriteteve që ata nuk po marrin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen. Kjo situatë ka bërë që Komisioni Europian të zgjerojë mekanizimin e saj mbikëqyrës për fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri.

The post Raporti i KE: Pasuritë e paluajtshme dhe lojërat e fatit po pastrojnë para, bashkëpunim me kriminelë appeared first on 55 News.

]]>
Meta dekreton ligjin që ndalon lojërat e fatit https://55news.al/aktualitet/meta-dekreton-ligjin-qe-ndalon-lojerat-e-fatit/ Fri, 09 Nov 2018 17:03:00 +0000 https://new.55news.al/?p=66015 Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ndalimin e tyre u miratua në Kuvend disa javë më parë vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtij ligji lojërat e fatit dhe bastet do të mbyllen prej datës 31 dhjetor në të gjithë vendin. Opozita e ka […]

The post Meta dekreton ligjin që ndalon lojërat e fatit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Ligji për ndalimin e tyre u miratua në Kuvend disa javë më parë vetëm me votat e mazhorancës. Sipas këtij ligji lojërat e fatit dhe bastet do të mbyllen prej datës 31 dhjetor në të gjithë vendin. Opozita e ka akuzuar qeverinë se përmes këtij ligji kërkon të krijojë monopolin e basteve online përmes një kompanie të vetme, por qeveria e mohon dicka të tillë. Të papunë nga mbyllja e kësaj industrie pritet të mbeten rreth 9 mijë persona.

The post Meta dekreton ligjin që ndalon lojërat e fatit appeared first on 55 News.

]]>
Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari https://55news.al/aktualitet/kush-i-ruan-lojerat-e-fatit-zyrtarisht-autoriteti-pushon-se-funksionuari/ Wed, 17 Oct 2018 15:42:37 +0000 https://new.55news.al/?p=58784 Ndërsa qeveria ka ndërmarrë një reformë drastike në sektorin e lojërave të fatit, nga sot, Autoriteti i Mbikëqyrjes së këtij sektori është “ngrirë”, për një periudhë të pacaktuar, me qëllim ristrukturimi. Vendimi i marrë nga qeveria më datën 9 Tetor 2018 është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas vendimit, ministri […]

The post Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari appeared first on 55 News.

]]>
Ndërsa qeveria ka ndërmarrë një reformë drastike në sektorin e lojërave të fatit, nga sot, Autoriteti i Mbikëqyrjes së këtij sektori është “ngrirë”, për një periudhë të pacaktuar, me qëllim ristrukturimi. Vendimi i marrë nga qeveria më datën 9 Tetor 2018 është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas vendimit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, është përgjegjës tashmë për të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.

Por kush e zëvendëson Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) në këtë periudhë shumë intensive për këtë industri dhe që vëmendja duhet të jetë më e shtuar në mënyrë që të informohen bizneset dhe marrin masat e nevojshme për të qenë të vetëpërgatitur për atë që i pret nga 1 Janari 2019, ku kazinotë elektronike do të zhvendosen dhe bastet sportive do të mbyllen. Vendimi i qeverisë i ngarkon Ministrit të Financave, detyrën që të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit çka është një non sens për shkak ajo ka pushuar së funksionuari.

Megjithatë, burime nga financat bëjnë me dije për TV SCAN se ende nuk ka asnjë gjë konkrete në këtë drejtim dhe asnjë strukturë e re që të marrë përsipër mbikëqyrjen e këtij sektori deri në bërjen funksionale të Autoritetit përkatës. Ndërsa edhe websiti zyrtar i Autoritetit ka dalë jashtë funksionit gjatë kësaj periudhe.

 

The post Kush i “ruan” lojërat e fatit? – Zyrtarisht, Autoriteti pushon së funksionuari appeared first on 55 News.

]]>
Lojërat e fatit, ironia e Manjanit: ‘Marrëzi-qeveria’ do ketë fitime https://55news.al/politike/lojerat-e-fatit-ironia-e-manjanit-marrezi-qeveria-do-kete-fitime/ Mon, 15 Oct 2018 12:57:24 +0000 https://new.55news.al/?p=58045 Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, iu është bashkuar reagimeve për mbylljen e lojërave të fatit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani pohon se kushdo që mendon se bixhozi do të zhduket, e ka shumë gabim. Sipas Manjanit, biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Mes të tjerash Manjani […]

The post Lojërat e fatit, ironia e Manjanit: ‘Marrëzi-qeveria’ do ketë fitime appeared first on 55 News.

]]>
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, iu është bashkuar reagimeve për mbylljen e lojërave të fatit. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani pohon se kushdo që mendon se bixhozi do të zhduket, e ka shumë gabim.

Sipas Manjanit, biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Mes të tjerash Manjani tha se kjo reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Postimi plotë:

Fake..

——

Nëse dikush ka iluzion se me ligjin e ri të lojërave të fatit do zhduket bixhozi e ka krejt GABIM!

Bixhozi është luajtur, luhet e ka për t’u luajtur pavarësisht se cila “marrëzi” qeveris!

Çështja është se marrëzia aktuale i detyron baxhozxhinjtë të luajnë në biznese monopol.

Pra lojtarët dhe familjet e tyre do paguajnë më shumë për vesin tyre!!!

Edhe më e pashpirt se “marrëzitë” e qeverive të shkuara!

Ndërkohë biznesi i “marrëzisë-qeveri” do ketë fitime super të majme sepse nuk ka më konkurrencë. Është e njëjta sasi lojtarësh që do luajë në pak, fare pak (ndoshta 1 ose 2) kompani…

Edhe kjo (palo) reformë që po i shitet miletit si në favor të tij, nuk është aspak e favorshme për të.

Është njësoj si Reforma në Drejtësi, ku në emër të luftës kundër korrupsionit, mbyllet gjykata e shtetit dhe hapet departamenti i shpifjeve në Parti…

Fake?!

Jo mo çfarë Fake! Tingëllon bukur kjo fjalë!

Janë thjesht mashtrusa!

The post Lojërat e fatit, ironia e Manjanit: ‘Marrëzi-qeveria’ do ketë fitime appeared first on 55 News.

]]>
PD: Rama dhe Xhafaj ndryshuan ligjin, vëllezërit monopolizuan lojërat e fatit https://55news.al/politike/pd-rama-dhe-xhafaj-ndryshuan-ligjin-vellezerit-monopolizuan-lojerat-e-fatit/ Fri, 14 Sep 2018 12:36:12 +0000 https://new.55news.al/?p=49134 Në deklaratë e mbajtur nga selia e PD-së deputetja Jorida Tabaku denoncoi aferën e qeverisë për lojërat e fatit. “Afera e qeverisë për lojërat e fatit. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për pastrimin e parave të pista në lojërat e fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm në vend kanë përdorur pushtetin […]

The post PD: Rama dhe Xhafaj ndryshuan ligjin, vëllezërit monopolizuan lojërat e fatit appeared first on 55 News.

]]>
Në deklaratë e mbajtur nga selia e PD-së deputetja Jorida Tabaku denoncoi aferën e qeverisë për lojërat e fatit.

“Afera e qeverisë për lojërat e fatit. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për pastrimin e parave të pista në lojërat e fatit. Dy njerëzit më të pushtetshëm në vend kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe pastruar paratë e krimit dhe drogës në lojërat e bixhozit dhe të fatit.

Ata kanë shfrytëzuar afera koruptive për t’i siguruar vëllezërve Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe lojërave të fatit. Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për lojërat e fatit duke i mbyllur biznesin njerëzve të ndershëm që kishin mbi 25 vite në këtë biznes.

Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan por këtë radhë në emër të dy bandave në emër të vëllezërve të Xhafajt dhe Ramës.”

The post PD: Rama dhe Xhafaj ndryshuan ligjin, vëllezërit monopolizuan lojërat e fatit appeared first on 55 News.

]]>