lojrat e fatit Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojrat-e-fatit/ Thu, 19 Jul 2018 09:55:45 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png lojrat e fatit Archives - 55 News https://55news.al/tag/lojrat-e-fatit/ 32 32 Rama favorizon industrinë e bixhozit, Berisha: Ligji është për Olsin dhe Geronin https://55news.al/politike/rama-favorizon-industrine-e-bixhozit-berisha-ligji-eshte-per-olsin-dhe-geronin/ Thu, 19 Jul 2018 09:55:45 +0000 https://new.55news.al/?p=36195 Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, […]

The post Rama favorizon industrinë e bixhozit, Berisha: Ligji është për Olsin dhe Geronin appeared first on 55 News.

]]>
Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin kushtetues të vendit, përfshirë imponimin e ndryshimit të disa ligjeve të rëndësishme. Por në paketën e re fiskale që gjendet aktualisht për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, qeveria ka propozuar një ulje tjetër në barrën fiskale të kësaj industrie, barrë që sakaq është shumë e ulët.

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi në kuvend projektligjin që qeveria ka sjellë për uljen e taksave për bizneset e lojërave të fatit. Berisha e ka akuzuar direkt kryeministrin se ky ligj është bërë posaçërisht për të favorizuar vëllanë e tij Olsi Ramën dhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Geron Xhafajn, si ortakë në këto biznese.

“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?! Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji. Ish-ministri së paku tregoi karakter, kurse ai hajduti me çizme…” u shpreh Berisha.

Projektligji “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin mbi të Ardhurat Personale” u prezantua nga qeveria si një favorizim për “biznesin e vogël”. Por krahas ndryshimit të tatimit mbi fitimet neto të biznesit të vogël, projektligji propozon që koncepti “e ardhur bruto” nga lojërat e fatit, të mos jetë xhiroja e kompanive të lojërave të fatit, por fitimet bruto që dalin pasi nga të ardhurat zbriten shpenzimet për pagesën e biletave fituese. Tarifa fiskale mbi lojërat e fatit mbetet 15%, por kësaj here, kjo do të jetë mbi fitimet bruto dhe jo mbi të ardhurat bruto.

The post Rama favorizon industrinë e bixhozit, Berisha: Ligji është për Olsin dhe Geronin appeared first on 55 News.

]]>