Madonna Archives - 55 News https://55news.al/tag/madonna/ Sun, 19 May 2019 07:31:11 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Madonna Archives - 55 News https://55news.al/tag/madonna/ 32 32 “Muzika i bën njerëzit bashkë!” Madonna shkakton polemika me flamujt e Izraelit dhe Palestinës pa miratimin e organizatorëve https://55news.al/show-biz/muzika-i-ben-njerezit-bashke-madonna-shkakton-polemika-me-flamujt-e-izraelit-dhe-palestines-pa-miratimin-e-organizatoreve/ Sun, 19 May 2019 07:31:11 +0000 https://new.55news.al/?p=100622 Ndonëse ka kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti “Like a Prayer” i kënduar nga ylli botëror të popit Madona ngjalli entuziazëm në Finalen e Madhe të Eurosong 2019. Ndërkaq edhe premiera e këngës më të re të saj “Future”në bashkëpunim me reperin Quavo, entuziazmoi publikun. Ajo foli për vizitën e shumë […]

The post “Muzika i bën njerëzit bashkë!” Madonna shkakton polemika me flamujt e Izraelit dhe Palestinës pa miratimin e organizatorëve appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse ka kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti “Like a Prayer” i kënduar nga ylli botëror të popit Madona ngjalli entuziazëm në Finalen e Madhe të Eurosong 2019.

Ndërkaq edhe premiera e këngës më të re të saj “Future”në bashkëpunim me reperin Quavo, entuziazmoi publikun.

Ajo foli për vizitën e shumë vendeve të ndryshme gjatë karrierës së saj, duke i bërë thirrje publikut që “të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës për ti bashkuar njerëzit”

“Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”, u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.

Gjithashtu ajo iu drejtua konkurentëve të Eurosong duke u thënë: “Ju të gjithë jeni fitues”.

Por performanca e saj në Tel Aviv nuk kaloi pa polemika, teksa dy prej balerinëve të saj në fund të perfomancës u shfaqën me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Në një deklaratë të kësaj jave, Madonna ishte shprehur se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar ‘një rrugë të re drejt paqes’ dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të jetë ‘jo-politike’.

Ndërsa Madonna interpretoi këngën e saj të re ” Future” me Migos Rapper Quavo, çifti qëndronte para një ekrani ku shkruhej ‘Wake Up’ .

 

The post “Muzika i bën njerëzit bashkë!” Madonna shkakton polemika me flamujt e Izraelit dhe Palestinës pa miratimin e organizatorëve appeared first on 55 News.

]]>
Madonna reagon për Eurovision: Nuk do të përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike https://55news.al/kulture/madonna-reagon-per-eurovision-nuk-do-te-perkulem-per-t-ju-pershtatur-asnje-agjende-politike/ Wed, 15 May 2019 09:47:30 +0000 https://new.55news.al/?p=100046 Gjatë mbrëmjes së kaluar ka startuar festivali evropian i muzikës, i njohur më mirë si Eurovision. Në mbrëmjen finale që do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit do të performojë disa këngë edhe Madonna. Megjithëse nuk ka arritur një marrëveshje me Unionin Evropian të Transmetimeve dhe thirrjeve për bojkot, këngëtarja ka folur rreth […]

The post Madonna reagon për Eurovision: Nuk do të përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë mbrëmjes së kaluar ka startuar festivali evropian i muzikës, i njohur më mirë si Eurovision.

Në mbrëmjen finale që do të mbahet në kryeqytetin izraelit të Tel Avivit do të performojë disa këngë edhe Madonna.

Megjithëse nuk ka arritur një marrëveshje me Unionin Evropian të Transmetimeve dhe thirrjeve për bojkot, këngëtarja ka folur rreth kësaj teme për Reuters.


View image on Twitter
 

Dear Madonna,

Artwashing Israel’s brutal oppression of Palestinians for a million dollars must be among the most immoral political agendas.

We urge you and all participants to withdraw from Eurovision.

 
440 people are talking about this
 

 

“Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem agjendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë”, tha Madonna.

“Zemra ime prishet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes “, shtoi ajo.

Ndryshe, nata finale e garës do të zhvillohet më 18 maj gjersa thirrjes për bojkot së palestinezëve dhe botës islame i është bashkuar edhe këngëtari, Roger Waters. 

The post Madonna reagon për Eurovision: Nuk do të përkulem për t’ju përshtatur asnjë agjende politike appeared first on 55 News.

]]>
Monotonia dhe depresioni e kanë kthyer Madonën në muzikë https://55news.al/show-biz/monotonia-dhe-depresioni-e-kane-kthyer-madonen-ne-muzike/ Fri, 26 Apr 2019 09:33:18 +0000 https://new.55news.al/?p=96799 Madonna u kthye në studio kur filloi të ketë monotoni dhe depresion në Portugali. Superylli i popit e përfundoi kohët e fundit një pauzë muzikore pesëvjeçare duke e paralajmëruar publikimin e albumit të saj të ardhshëm Madame X, ndërsa gjatë një eventi të MTV në Londër të mërkurën, ajo shpjegoi se ideja për projektin erdhi […]

The post Monotonia dhe depresioni e kanë kthyer Madonën në muzikë appeared first on 55 News.

]]>
Madonna u kthye në studio kur filloi të ketë monotoni dhe depresion në Portugali.

Superylli i popit e përfundoi kohët e fundit një pauzë muzikore pesëvjeçare duke e paralajmëruar publikimin e albumit të saj të ardhshëm Madame X, ndërsa gjatë një eventi të MTV në Londër të mërkurën, ajo shpjegoi se ideja për projektin erdhi gjatë një periudhe të vështirë në jetën e saj pas zhvendosjes në Lisbonë.

“Shkova atje dhe mendova se do të ishte super argëtuese dhe aventureske, por më pas e pashë veten vetëm duke shkuar në shkollë dhe duke i marrë fëmijët,” tha ajo për moderatorin Trevor Nelson. “E kisha një depresion të vogël. Duhej të bëja miq dhe të takoja njerëz. Kështu që fillova t’i takoja njerëzit dhe të dilja nga pak. Nuk është se jam ndonjë adhuruese e daljeve. Por doja të takoja njerëz.”

E pyetur se pse e zgjodhi Lisbonën, 60-vjeçarja tha, “Djali im donte të ishte lojtar futbolli. Ai kurrë nuk do ta kishte trajnimin e duhur në Amerikë. E rrotulluam globin dhe bëmë shumë hulumtime dhe i gjetëm pesë akademitë kryesore për djemtë për t’i stërvitur, dhe Lisbona përfundoi si qyteti im i preferuar prej opsioneve.

“Kështu u bëra nënë futbolli. Është një histori e çmendur, e di, dhe kjo është gjëja e fundit që do të prisja nga një vajzë kontroverse si unë”.

Por një gjë e mirë erdhi nga aventura e saj në Lisbonë – ajo u takua me shumë muzikantë portugezë, të cilët ia dhanë asaj një stil të ri të muzikës për ta dëgjuar: “Kam takuar njerëz dhe shumica e njerëzve që takova ishin artistë dhe piktorë. Fillova të ftohesha në shtëpitë e njerëzve. Ata kishin gjëra që i quanin seanca të dhomës së ditës. Të gjithë do të vinin dhe do të sillnin verë, do të sillnin ushqim, do të uleshin rreth tryezës. Papritmas njerëzit do të ngriheshin dhe do të fillonin të interpretonin instrumente dhe të këndonin.

“Mendova, ‘Prit, çfarë po ndodh këtu? Artistët që ngrihen, nuk po paguhen dhe thjesht po e bëjnë këtë për argëtim dhe pasion?’”

“Madame X” – Albumi i 14-të i Madonnës – do të dalë më 14 qershor. Ajo e publikoi të mërkurën videon e saj për singlin e ri Medellin, në të cilin performon ylli kolumbian Maluma.

The post Monotonia dhe depresioni e kanë kthyer Madonën në muzikë appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtari shpërthen në lot pas bashkëpunimit me Madonnan https://55news.al/show-biz/kengetari-shperthen-ne-lot-pas-bashkepunimit-me-madonnan/ Thu, 18 Apr 2019 13:52:28 +0000 https://new.55news.al/?p=95533 Pas disa muajve të njoftimit të një bashkëpunimi të ri, Madonna më në fund ka publikuar këngën e saj më të re “Medellin” në bashkëpunim me Maluman. Mbretëresha e Popit dhe artisti urban nga Kolumbia për herë të parë ishin takuar në prapaskenën e VMA-së më 2018 me ç’rast kishte filluar edhe komunikimi i tyre […]

The post Këngëtari shpërthen në lot pas bashkëpunimit me Madonnan appeared first on 55 News.

]]>

Pas disa muajve të njoftimit të një bashkëpunimi të ri, Madonna më në fund ka publikuar këngën e saj më të re “Medellin” në bashkëpunim me Maluman.

Mbretëresha e Popit dhe artisti urban nga Kolumbia për herë të parë ishin takuar në prapaskenën e VMA-së më 2018 me ç’rast kishte filluar edhe komunikimi i tyre rreth një bashkëpunimi, shkruan Billboard.

Në shkurt të këtij viti ata janë parë në një studio muzikore duke incizuar projektin muzikor.

Por, Maluma nuk është përmbajtur nga gëzimi për këtë “ëndërr të bërë realitet”.

Ai ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet dukme qarë nga gëzimi.

“E pamundur të përmbajë lotët dhe emocionet pasi kam dëgjuar këtë”, është shprehur ai. “Nuk e dini gëzimin dhe çfarë përfaqëson kjo në jetën time. Ju thosha se është mirë të ëndërrosh”.

Më poshtë mund ta shikoni këtë moment emocionues të Malumas.

 

The post Këngëtari shpërthen në lot pas bashkëpunimit me Madonnan appeared first on 55 News.

]]>
Përmes një klipi të shkurtër, Madonna paralajmëron albumin e ri https://55news.al/kulture/permes-nje-klipi-te-shkurter-madonna-paralajmeron-albumin-e-ri/ Mon, 15 Apr 2019 09:51:51 +0000 https://new.55news.al/?p=94893 Madonna e ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet “Madame X”. Në videon e publikuar, mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme duke i ndërruar veshjet, transmeton Billboard. Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme […]

The post Përmes një klipi të shkurtër, Madonna paralajmëron albumin e ri appeared first on 55 News.

]]>
Madonna e ka publikuar një video të shkurtër nga klipi i saj i ri duke konfirmuar se albumi i saj i radhës do të titullohet “Madame X”.

Në videon e publikuar, mbretëresha e muzikës pop shfaqet në skena të ndryshme duke i ndërruar veshjet, transmeton Billboard.

Ajo ka thënë se këto ndryshime nënkuptojnë personalitetet e ndryshme të këngëtares, teksa gjatë klipit shpjegon se ajo është ‘Madame X’.

“Agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke i ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta” – ky është shpjegimi për ‘Madame X’.

“Madame X” që do të dalë gjatë verës, do të jetë albumi i 14 i Madonnas i incizuar në studio, ndërsa është albumi i parë që nga viti 2015 (pas “Rebel Heart”). /Telegrafi/

The post Përmes një klipi të shkurtër, Madonna paralajmëron albumin e ri appeared first on 55 News.

]]>
Madonna, një milion dollarë për një shfaqje në Eurovizion https://55news.al/kulture/madonna-nje-milion-dollare-per-nje-shfaqje-ne-eurovizion/ Thu, 04 Apr 2019 11:06:40 +0000 https://new.55news.al/?p=93082 Madonna do të performojë për një milion dollarë në “Eurovision Song Contest” që do të mbahet në Izrael. Kjo pagesë do të paguhet nga miliarderi Silvan Adams, i cili mori këtë hap pas bisedimeve me korporatën televizive izraelite, ku do të jetë një prej sponsorëve të festivalit evropian të muzikës. Në vitin 2015, mbretëresha e […]

The post Madonna, një milion dollarë për një shfaqje në Eurovizion appeared first on 55 News.

]]>
Madonna do të performojë për një milion dollarë në “Eurovision Song Contest” që do të mbahet në Izrael.

Kjo pagesë do të paguhet nga miliarderi Silvan Adams, i cili mori këtë hap pas bisedimeve me korporatën televizive izraelite, ku do të jetë një prej sponsorëve të festivalit evropian të muzikës.

Në vitin 2015, mbretëresha e muzikës Pop u shpall këngëtarja më e komercializuar dhe emri i saj është në librin e të dhënave të Guinness.

Madonna (Foto by Mike Coppola/Getty Images/Guliver)“Eurovision 2019” do të mbahet në Tel Aviv nga data 14 deri në 18 maj. Aktualisht, programi është përpiluar dhe pritet që çdo gjë të shkojë në rregull.

Theksojmë se disa shtete duke përfshirë Turqinë do të bojkotojnë këtë ngjarje madhore muzikore evropiane.

Ndryshe, Shqipëria në këtë festival do të përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. 

The post Madonna, një milion dollarë për një shfaqje në Eurovizion appeared first on 55 News.

]]>
Madonna feston 60-vjetorin e lindjes, karriera dhe jeta e saj në 36 foto https://55news.al/show-biz/madonna-feston-60-vjetorin-e-lindjes-karriera-dhe-jeta-e-saj-ne-36-foto/ Thu, 16 Aug 2018 10:01:54 +0000 https://new.55news.al/?p=42531 Ylli i muzikës pop, aktore e regjisore, por edhe shkrimtare, ajo mbush plot 60 vjeç këtë të enjte. Emri i saj i plotë është Madonna Louise Veronica Ciccone, njihet shkurt me emrin Madonna dhe në karrierën e saj ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë […]

The post Madonna feston 60-vjetorin e lindjes, karriera dhe jeta e saj në 36 foto appeared first on 55 News.

]]>
Ylli i muzikës pop, aktore e regjisore, por edhe shkrimtare, ajo mbush plot 60 vjeç këtë të enjte. Emri i saj i plotë është Madonna Louise Veronica Ciccone, njihet shkurt me emrin Madonna dhe në karrierën e saj ka performuar në 10 turne koncertesh, sikurse ka shitur edhe mbi 300 milionë albume, duke u bërë kështu artistja femër me më shumë albume të shitura në të gjitha kohërat, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”.

Por, le t’i hedhim një vështrim të shkurtër karrierës dhe jetës së saj, që nga fillimet e hershme kur nisi të studionte për kërcim në Nju Jork, e deri te suksesi i pamohueshëm, karriera në kinematografi dhe jeta familjare. Madonna është rritur në Rochester të Michiganit. Ajo u zhvendos në Nju Jork në vitin 1977, ku studioi për kërcim e punoi si modele. Ajo ka treguar që në moshë në re përkujdesje ndaj pamjes dhe sigurisht edhe zhvillimit të stilit të saj personal.

Në fillimet e karrierës muzikore, Madonna regjistroi disa “demo” me të dashurin e saj Stephen Bray. Një letër refuzimi e momenteve të para, në vitin 1981, u shit në ankand në Nju Jork në vitin 2001, në të cilën një profesioniste e muzikës shkruante: Nuk besoj se është gati, megjithatë vërej tek ajo bazat e një artisteje të madhe. Por, “demo”-t e saj ranë shumë shpejt në duart e bosit të “Sire Records”, Seymour Stein, në një kohë kur ajo po kurohej në spital. “Holiday” ishte hiti i parë që la gjurmë në karrierën e saj në tregun amerikan, duke hyrë në klasifikime në fundin e vitit 1983 dhe duke u ngjitur deri në vendin e 16 në janar të vitit 1984. Tituj të tjerë të karrierës së hershme janë ato “Like A Virgin” apo “Material Girl”.

Viti 1985 do të ishte historik për këngëtaren e re. Turi i saj muzikor i mbiquajtur “Virgin” korri sukses, u mbështet nga “Beastie Boys”, ndërsa Madonna performoi në një koncert historik “Live Aid”, në përpjekje për të grumbulluar të ardhura për viktimat e urisë në Etiopi.

Madonna mori pjesë edhe në filmin e saj të parë, dramën-komedi “Desperately Seeking Susan”, në vitin 1985, duke marrë vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët dhe frekuentuesit e kinemave. Artistja u martua më pas me aktorin Sean Penn në një skaj të Kalifornisë, në vitin 1985, ndërsa media bënte xhirime nga helikopterët, kurse ajo iu përgjigj me një mesazh tejet të fortë. “Nuk duhet ta përsërisni më”, drejtuar fotografëve, por i shkruar në rërën e plazhit.

Çifti luajti gjithashtu në filmin e vitit 1986 “Shanghai Surprise”, i vendosur në kohë në Kinën e pushtuar nga japonezët gjatë vitit 1938. Por, do të ishte albumi i saj i tretë “True Blue”, i publikuar në 1986-n, ai që do të përcaktonte ngritjen e saj në nivelin e yllit të popit, pasi kapi vendet e para në 12 vende dhe prej atij albumi dolën plot 5 hite.

Njëri prej tyre ishte “Papa Don’t Preach”, një këngë që i dedikohej shtatzënisë në adoleshencë, duke provuar edhe njëherë se Madonna ishte një artiste që nuk trembej të trajtonte çështje kontroverse.

Në vitin 1989, Madonna do të ndahej nga Penn, ndërsa po atë vit do të publikonte këngën “Like A Prayer”, videoklipi i së cilës shfaqje djegien e kryqit dhe këngëtaren teksa puthte një shenjt me ngjyrë. Nuk ishte aspak çudi fakti që ajo provokoi shumë protesta të zhurmshme. Pavarësisht debateve e kundërshtive, albumi kapi menjëherë vendin e parë.

Albumi u përvijua me këngën “Vogue” dhe turin “Blond Ambition”, me një ndryshim të theksuar të imazhit të Madonnës. Këtë herë, në qendër të mesazheve të saj ishin seksualiteti dhe femra.

Në vitin 1992, Madonna nisi të prekte me dorë penën, duke shkaktuar sërish debate. Ajo botoi një libër ilustrativ të titulluar “Sex”, ku shfaqej vet Madonna në një seri pozash tejet të nxehta, disa prej të cilave me personazhe të njohur të modës, si Naomi Campbell dhe Vanilla Ice. Sigurisht, edhe këtë herë reagimet ishin të përziera, disa e kritikonin, ndërsa të tjerë e duartrokisnin për kurajon e saj dhe mesazhin e fuqizimit.

Në vitin 1996, karriera kinematografike e Madonnës do të pasurohej me rolin kryesor të Evitës, Evita Duarte, gruaja e presidentit argjentinas Juan Peron. Vajza e parë e Madonnës, Lourdes, u soll në jetë në vitin 1996, pas lidhjes me trajnerin e fitnesit, Carlos Leon.

Madonna iu rikthye muzikës në viti 1998 me albumin “Ray Of Light”, me një stil dance dhe elektronik, e me tema si fama dhe prindërimi.

Regjisori Guy Ritchie do të ishte personi tjetër që do të hynte në jetën e Madonnës në vitin 1998, pasi u njohën gjatë një feste të zhvilluar nga gruaja e Sting, Trudie Styler. Me Ritchien, Madonna solli në jetë djalin Rocco, i cili u pagëzua më 21 dhjetor të vitit 2000. Ditën tjetër çifti u martua, me ceremoninë martesore të zhvilluar në kështjellën “Skibo” në Inverness të Skocisë. Mes të ftuarve “VIP” ishin Rupert Everett, Stella McCartney dhe Donatella Versace, sikurse edhe aktorja Gëyneth Paltrow, si shoqëruesja e nderit. Ritchie e përfshiu gruan në filmin “Swept Away” të vitit 2002, ku spikat edhe roli i aktorit italian Adriano Giannini. Filmi tregonte historinë e një personazhi të njohur të bllokuar në një ishull të Mesdheut, me një marinar komunist.

Viti 2003 do të sillte një tjetër gjest të çuditshëm të Madonnës, teksa u puth me gjuhë me Britney Spears dhe Christina Aguilerën në mesin e një performance në “MTV Video Music Awards”, një ngjarje që sigurisht merr shumë vëmendje mediatike.

Madonna e zgjeroi familjen e saj teksa adoptoi foshnjen 13-muajshe David nga Malavi, duke marrë miratimin përfundimtar në vitin 2008. Po atë vit, Madonna e Ritchie do të divorcoheshin, duke i dhënë fund martesës 8-vjeçare.

Në vitin 2012, Madonna u bë e para femër e një finaleje “Super Bowl”-i që rrëmbeu titujt kryesorë të medieve, që kur Janet Jackson pati një “keqfunksionim të veshjes” në vitin 2004. Performanca e saj vendosi një rekord për audiencën më të lartë të shikueshmërisë. Në atë finale ishin edhe Nicki Minaj, Redfoo dhe Skyblu, në stadiumin “Lucas Oil” të Indinapolisit.

Në vitin 2014, Madonna u shfaq në tapetin e kuq me djalin David Banda Mwale Ciccone Ritchie në përvjetorin e 56 të Çmimeve “Grammy”, në Los Angeles të Kalifornisë. Në vitin 2016, Madonna dhe ish-bashkëshorti Ritchie e çuan në gjykatë mosmarrëveshjen për kujdesin e 16-vjeçarit Rocco.

Në vitin 2017, “Forbes” përllogariti pasurinë e Madonnës në 580 milionë dollarë, duke e bërë atë femrën më të pasur artiste në tokën Amerikane. Celine Dion ishte ndjekësja më e afërt me 380 mln dollarë. Top Channel

The post Madonna feston 60-vjetorin e lindjes, karriera dhe jeta e saj në 36 foto appeared first on 55 News.

]]>