mafioze Archives - 55 News https://55news.al/tag/mafioze/ Mon, 12 Nov 2018 12:58:08 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mafioze Archives - 55 News https://55news.al/tag/mafioze/ 32 32 Video/ PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestuar menjëherë https://55news.al/politike/video-pd-rama-po-e-mbron-me-metoda-mafioze-dako-duhet-arrestuar-menjehere/ Mon, 12 Nov 2018 12:58:08 +0000 https://new.55news.al/?p=66665 Deputeti Klevis Balliu në emër të Partisë Demokratike ka kërkuar sot në arrestimin e kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Balliu tha se Dako është simboli i pushtetarit që duhet të paguajë me burg, krimin e blerjes së votave nëpërmjet bandave të krimit të organizuar. Përgjimet e dosjes 339 vërtetojnë krimin. Rama po e mbron me […]

The post Video/ PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestuar menjëherë appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti Klevis Balliu në emër të Partisë Demokratike ka kërkuar sot në arrestimin e kryebashiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

Balliu tha se Dako është simboli i pushtetarit që duhet të paguajë me burg, krimin e blerjes së votave nëpërmjet bandave të krimit të organizuar. Përgjimet e dosjes 339 vërtetojnë krimin. Rama po e mbron me metoda mafioze, duke e mbajtur dosjen të kyçur në sirtarët e prokurorisë.

Dosja 339, fakton se kryetari i bashkisë së Durrësit pasi ka blerë vota me kreun e bandës së Durrësit, e falenderon atë. Përgjimet kanë treguar se banda e Avdyljave i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse po manipulon provat,  i ndihmuar nga kryeministri Edi Rama.” vijoi më tej deputeti demokrat.

Sipas Balliut, “përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Nga përgjimet faktohet se Vangjush Dako ka komunikuar me numrin 2 të bandës së Avdylajve, me nofkën Niçja, disa muaj para zgjedhjeve, të paktën, që në shkurt 2017.

Dosja 339 fakton se Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, dy ditë pas zgjedhjeve.

Nga përgjimet shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë.

Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama. 

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”

The post Video/ PD: Rama po e mbron me metoda mafioze, Dako duhet arrestuar menjëherë appeared first on 55 News.

]]>
Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze https://55news.al/politike/tabaku-sot-votuat-pro-kompanise-se-basteve-po-forconi-familjet-mafioze/ Thu, 25 Oct 2018 15:52:07 +0000 https://new.55news.al/?p=61183 Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit. Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre […]

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD-së, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Përmes një postimi në  “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.

Deputetja e demokrate deklaron se kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe dhe se deputetët që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. “Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve”, shkruan Tabaku.

Ajo e krahason mbylljen e basteve me ndalimin e alkoolit në SHBA në vitet ’30 duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.

Postimi i plotë:

Kumarxhinjtë e politikës!

Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.

Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet.

Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

The post Tabaku: Sot votuat pro kompanisë së basteve, po forconi familjet mafioze appeared first on 55 News.

]]>
Gazeta britanike: Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokuan integrimin e Shqipërisë në BE https://55news.al/politike/gazeta-britanike-familjet-mafioze-rama-xhafaj-balla-bllokuan-integrimin-e-shqiperise-ne-be/ Sat, 13 Oct 2018 13:02:01 +0000 https://new.55news.al/?p=57549 Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’ një shkrim të gazetës së njohur britanike ‘Express’, në të cilin thuhet se negociata për Shqipërinë janë bllokuar. Në këtë raportim thuhet se vendet Europiane nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së vetëm për shkak të familjeve kriminale që kanë marrë në dorë drejtimin […]

The post Gazeta britanike: Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokuan integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në ‘facebook’ një shkrim të gazetës së njohur britanike ‘Express’, në të cilin thuhet se negociata për Shqipërinë janë bllokuar.

Në këtë raportim thuhet se vendet Europiane nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së vetëm për shkak të familjeve kriminale që kanë marrë në dorë drejtimin e shtetit.

Me këto familje sipas ish-kryeministrit gazetari Matt Drake nënkupton familjet Rama-Xhafaj-Balla.

Postimi i plotë:

Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokojne integrimin e Shqiperise!

Komisioni Europian thote Jo hapjes se negociatave!

Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin

Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

“Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.

https://www.express.co.uk/…/eu-news-albania-eu-membership-t…

The post Gazeta britanike: Familjet mafioze Rama-Xhafaj-Balla bllokuan integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on 55 News.

]]>
Pack: Jam e shokuar nga kriminaliteti në Shqipëri, vrasje mafioze në shifra të frikshme https://55news.al/politike/pack-jam-e-shokuar-nga-kriminaliteti-ne-shqiperi-vrasje-mafioze-ne-shifra-te-frikshme/ Thu, 20 Sep 2018 15:18:07 +0000 https://new.55news.al/?p=50831 Kryetarja e Forumit te Grave të PPE, Doris Pack, vizitoi ditën e sotme qytetin e Shkodrës, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit. Në shoqërinë e kryetares së LDGSH Albana Vokshi, Doris Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të […]

The post Pack: Jam e shokuar nga kriminaliteti në Shqipëri, vrasje mafioze në shifra të frikshme appeared first on 55 News.

]]>
Kryetarja e Forumit te Grave të PPE, Doris Pack, vizitoi ditën e sotme qytetin e Shkodrës, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit.

Në shoqërinë e kryetares së LDGSH Albana Vokshi, Doris Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës.

Ajo u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim për mediat. Pack tha se ndihej e shokuar që në një qytet si Shkodra kanë ndodhur kaq shumë krime, duke shtuar se shumica e këtyre vrasjeve janë mafioze.

Ja deklarata te Pack për mediat:

Jam këtu sepse më pëlqen Shkodra, dhe e mbaj mend kur isha herën e fundit, kur kisha fatin të hapja këtë muze nga koha e mizorive të Enver Hoxhës.

Kam përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetën këtu.

Por kam gjithashtu përshtypjen se shumë gjëra kanë ndryshuar,  pasi Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia.

Jam e shokuar.

Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në. Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati t’ju ndihmojë.

Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.

Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.

Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete t’i dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.

Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët, dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.

Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë  nuk do të të besojnë.

I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.

Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për t’i ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.

Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan.

Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë.

The post Pack: Jam e shokuar nga kriminaliteti në Shqipëri, vrasje mafioze në shifra të frikshme appeared first on 55 News.

]]>
‘Akrabaja mafioze e Ramës flak në rrugë specialistët e i zëvendëson me militantë’ https://55news.al/politike/akrabaja-mafioze-e-rames-flak-ne-rruge-specialistet-e-i-zevendeson-me-militante/ Mon, 20 Aug 2018 12:35:53 +0000 https://new.55news.al/?p=43267 “OSSHE ka hequr nga punë punonjësit me eksperiencë mbi 30 vjet dhe i ka zëvendësuar ata me njerëz të marrë nga rruga” ky është denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha. Këtë mesazh ish-kryeministri e bëri publik në “facebook”, ku shkruan se akrabaj e familjes ‘mafioze’ të Ramës po flak specialistët dhe […]

The post ‘Akrabaja mafioze e Ramës flak në rrugë specialistët e i zëvendëson me militantë’ appeared first on 55 News.

]]>
“OSSHE ka hequr nga punë punonjësit me eksperiencë mbi 30 vjet dhe i ka zëvendësuar ata me njerëz të marrë nga rruga” ky është denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha.

Këtë mesazh ish-kryeministri e bëri publik në “facebook”, ku shkruan se akrabaj e familjes ‘mafioze’ të Ramës po flak specialistët dhe po i zëvendëson ata me militantë.

Postimi i plotë:

Kryemafiozi i OSSHE, akrabaja e familjes mafioze Rama, flak si lecka ne rruge specialistet dhe i zevendeson me militante!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha.Jam nje ish punonjes i Ost Tirane prej 32 vitesh por befas u flaka ne ruge.Ristrukturim thone por si mund te jjete ristrukturim hiq ustallare dhe merr nga ruga njerez qe nuk kane lidhje me energjitiken.”

The post ‘Akrabaja mafioze e Ramës flak në rrugë specialistët e i zëvendëson me militantë’ appeared first on 55 News.

]]>
Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin https://55news.al/globi/serbi-vrasje-mafioze-trondisin-beogradin/ Wed, 01 Aug 2018 04:52:34 +0000 https://new.55news.al/?p=39418 Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit. “Një kurth tipik” – kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19-të në këtë […]

The post Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja e një avokati të njohur ishte likuidimi i 19-të në formë mafioze në Serbi. Kritikët shprehen se lidhjet e klaneve të drogës dhe politikës po dalin jashtë kontrollit.

“Një kurth tipik” – kështu shkroi shtypi i Beogradit pas vrasjes së avokatit të njohur, Dragoslav Ognjanoviç (57 vjeç). Ai ishte viktima e 19-të në këtë vit lufte të ashpër mes bandave kriminale në Serbi. Avokati u qëllua për vdekje të shtunën para apartamentit të tij, ndërsa djali 26 vjeçar u plagos në krah. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim. Ognjanovic nuk ishte një person i panjohur. Në fillim të viteve 2000 ai ishte pjesë e ekipit konsultues ligjor të presidentit Sllobodan Millosheviç, që duhej të përgjigjej për krime lufte deri në vdekjen e tij. Në vitet e fundit klientët e Ognjanovicit ishin disa nga figurat më të njohura të botës serbe të krimit. Vrasja shkaktoi një grevë njëjavore të kolegëve të tij në të gjithë Serbinë.
“Kush do të guxojë tani të ofrojë konsulencën ligjore për klientët që kanë të bëjnë me grupet e mafias dhe vrasjet?”, thotë Bozo Preleviç, avokat i njohur dhe ish-bashkëministër. Vrasësit i kanë dërguar një mesazh të qartë drejtësisë dhe avokatëve, thotë ai.
Gjurmët në Malin e Zi
Ata që e njohin këtë skenë thonë, se edhe vrasja e fundit renditet në larjen e përgjakshme të llogarive mes dy klaneve të armiqësuara të drogës. Ognjanoviç përfaqësoi së fundmi Luka Bojoviçin, një nga bosët më të njohur të mafias serbe. Megjithëse ai qëndron në burg në Spanjë, flitet se vazhdon të drejtojë pazaret e drogës në Ballkan. Në vitet e fundit u vranë në Beograd disa nga njerëzit e afërt me të, edhe vëllai i tij. Të dy klanet konkurruese në tregun e drogës e kanë origjinën në Shkaljar dhe Kavaç, dy zona në gjirin e Kotorrit në Malin e Zi, por ato luftohen në rrugët e Beogradit, që konsiderohet si bastion i kriminalitetit të organizuar.
Jo pak vetë dyshojnë për lidhje me politikën, policinë dhe drejtësinë. Nga 124 vrasje mafioze që ka regjistruar Grupi i Kërkimit të Beogradit, KRIK, nga viti 2012, vetëm 9 raste janë zbardhur. Në 87 raste nuk ka as të dyshuar. “Nuk duhet harruar që njëra anë e kësaj lufte mafioze është edhe mbështetja e hapur e shtetit, shkroi në Twitter, Stevan Dojçinoviç.
Presidenti Aleksandar Vuçiç qeveris prej gjashtë vjetësh në Serbi me dorë të hekurt. Mediat më të mëdha janë nën ndikimin e tij, opozita gati inekzistente. Mungesa e pavarësisë në sistemin e drejtësisë dhe lirisë së shtypit theksohen rregullisht në raportet e progresit të Komisionit Europian.
Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, në një foto tregohet Danilo Vuçiç, djali 20 vjeçar i presidentit duke brohoritur në tribunë. Ai ishte i rrethuar nga disa fytyra të njohura të botës së krimit dhe mbante veshur të njëjtën bluzë me mbishkrimin “patriotik” si ata.
Prandaj i besojnë shumë pak presidentit, kur thotë, se djali i tij ka qenë vetëm rastësisht krah njerëzve të tillë. Kur e njëjta shoqëri ishte prezente si bodyguard në tribunë edhe vitin e kaluar, kur Vuçiçi u betua. Në një kohë që disa demonstrues dhe gazetarë u rrahën.
Jashtë kontrollit
Kriminelët nga rrethi i besuar i Vuçiçit drejtoheshin deri në tetor 2016 nga Aleksandar Stankoviç, që mbante lidhje të ngushta me klanin e Kavaçit. Edhe Stankoviç u vra në Beograd, edhe ky një “kurth tipik”. Më parë ai lëvizte i lirë, megjithëse kundër tij ekzistonte një dënim i formës së prerë për gjashtë vite për shkak të trafikut të drofës dhe tentativës për vrasje. Por Stankoviç siguroi 12 herë raporte mjekësore për t’i ikur burgut, e shkonte të shihte rregullisht ndeshjet e futbollit të Partizanit të Beogradit. Një  mënyrë e tillë shpëtimi nga burgu nuk bëhet aq lehtë pa lidhje deri në nivelet më të larta të politikës.
“Serbia po fundoset në drogë. E shihet se të njëjtët kriminelë gravitojnë rreth partisë qeverisëse.”, thotë avokati Preleviç. Partia e plotfuqishme e Progresit akuzohet edhe për shpërndarje  të tenderave publikë dhe punëve tek përkrahësit besnik. “Kjo nyje  e krimit, parasë dhe politikës po e shkatërron vendin dhe sistemin e drejtësisë.”
Por edhe kritikët më të ashpër të presidentit Vuçiç nuk e pohojnë se ai i sheh me kënaqësi vrasjet mafioze. Njeriu i fortë i Serbisë kërkon pra të paraqitet si ai që di t’i kapë problemet dhe të luftojë kriminalitetin. Por paligjshmëria, nëse shpërhapet njëherë, është si një sëmundje kanceri, shkroi në Twitter gjykatësi, Miodrag Majiç. Atë nuk mund ta kontrollosh dot më.

The post Serbi: Vrasje mafioze trondisin Beogradin appeared first on 55 News.

]]>
“Filloi qërimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit!” https://55news.al/politike/filloi-qerimi-i-hesapeve-midis-familjeve-mafioze-te-pushtetit/ Sat, 30 Jun 2018 11:29:30 +0000 https://new.55news.al/?p=30775 “Ekzekutim mafioz i shoferit të familjes mafioze Xhafa.” Me këto fjalë e përmbledh vrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja, Ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, por në të njëjtën kohë ka ngritur pyetje shumë të rëndësishme. “Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, […]

The post “Filloi qërimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit!” appeared first on 55 News.

]]>
“Ekzekutim mafioz i shoferit të familjes mafioze Xhafa.” Me këto fjalë e përmbledh vrasjen e gardistit 31-vjeçar Shkëlzen Qordja, Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, por në të njëjtën kohë ka ngritur pyetje shumë të rëndësishme.

“Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj?? Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister? apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari???” shkruan ish-kryeministri.

Më tej Berisha shkruan se mediat nuk mundohen të zbulojnë të vërtetat por i fshehin duke i dhënë si lajme të shkurtra.

Postimi i plotë:

Fillon qerimi i hesapeve midis familjeve mafioze te pushtetit!

Ekzekutim mafioz i shoferit te familjes mafioze Xhafa.

Mediat japin njoftimin qe vijon me poshte!

Per te vdekurit ka vetem ngushellime per familjen dhe une ngushelloj familjen e viktimes!

Natyrisht nje pyetje kerkon pergjigje, te cilen mjerisht duket se do ta marre me vete viktima.

Kush e eleminoi Shoferin e familjes mafioze Xhafaj??

Habilajt, per gjemben qe u beri Goni/Gerondi dhe vella Fatziu minister?

apo kjo vrasje mafioze ka lidhje me ngarkesen e narkoeurove te Taulant Yaris/Gjura/Hoxha/Jashari??? sb

Mediat japin kete lajm te shkurter:

“Gjendet i qëlluar me plumb në kokë, shoferi i Fatmir Xhafajt

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vdekur, i qëlluar me një plumb në kokë.

Burimet thanë se bëhet fjalë për shoferin e Fatmir Xhafajt, i cili është gjetur i pajetë në garazhin e tij.”

The post “Filloi qërimi i hesapeve midis familjeve mafioze të pushtetit!” appeared first on 55 News.

]]>
Ironia/ “Për dështimin me negociatat fajin e ka Kleopatra, jo bandat” https://55news.al/politike/ironia-per-deshtimin-me-negociatat-fajin-e-ka-kleopatra-jo-bandat/ Fri, 08 Jun 2018 14:40:41 +0000 https://new.55news.al/?p=24051 Për “piktorin dështak” fajin për refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë, nuk e ka droga, krimi apo korrupsioni shkruan me ironi Ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në “facebook” Berisha thotë se edhe për moshapjen e negociatave “cherchez la feme” fajin e ka Kleopatra, duke lënë të kuptohet se për Tahirin e Xhafajbn Rama […]

The post Ironia/ “Për dështimin me negociatat fajin e ka Kleopatra, jo bandat” appeared first on 55 News.

]]>
Për “piktorin dështak” fajin për refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë, nuk e ka droga, krimi apo korrupsioni shkruan me ironi Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një statusi në “facebook” Berisha thotë se edhe për moshapjen e negociatave “cherchez la feme” fajin e ka Kleopatra, duke lënë të kuptohet se për Tahirin e Xhafajbn Rama sakrifikoi Zv. Ministren e Jashtme.

Me ironi ish-kryeministri shkruan se fajtorë për refuzimin që vendet e BE-së i bënë Shqipërisë nuk janë as familja mafioze e Ramës, as ajo e Tahirit dhe as e Xhafajt, por fajin e ka opozita.

“Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!” shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Edhe per mos hapjen pa kushte te negociatave “cherchez la femme”, fajin e ka Kleopatra!?!?

Miq, per piktorin deshtak fajin per refuzimin nga shumica e vendeve anetare te Bashkimit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine, nuk e ka droga, krimi, korrupsioni, eksporti i azilkerkueseve! Fajin nuk e kane as dhe familjet famoze mafioze Rama, Tahiri, Xhafa, madje nuk e ka as ministri i jashtem qe sipas mediave frekuenton shtepi publike burrash dhe ne parlament gjuan me shishe deputetet e opozites!

Eureka: ‘Cherchez la femme’, fajin e ka Kleopatra, zevendes ministrja per ceshtjet europiane dhe integrimin. Prandaj dhe dje Noriega e beri kurban armiken e brendshme. Bravo Edvin i dhe zgjidhje!

The post Ironia/ “Për dështimin me negociatat fajin e ka Kleopatra, jo bandat” appeared first on 55 News.

]]>
Vrasja mafioze e biznesmenit vlonjat, në pranga njëri prej autorëve https://55news.al/aktualitet/vrasja-mafioze-e-biznesmenit-vlonjat-ne-pranga-njerin-prej-autoreve/ Tue, 05 Jun 2018 14:02:24 +0000 https://new.55news.al/?p=22978 Dalin detaje te reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri. Panorama bën me dije se një nga personat e shoqëruar nga policia dyshohet se është autor i ngjarjes. Ai po mbahet ende i shoqëruar pasi policia duket se ka bindjen […]

The post Vrasja mafioze e biznesmenit vlonjat, në pranga njëri prej autorëve appeared first on 55 News.

]]>
Dalin detaje te reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri.

Panorama bën me dije se një nga personat e shoqëruar nga policia dyshohet se është autor i ngjarjes. Ai po mbahet ende i shoqëruar pasi policia duket se ka bindjen që ai ka gisht në vrasjen e të riut vlonjat.

Sot, rreth 30 metra larg vendit të krimit është gjetur një armë tip automatik, e cila dyshohet ti përkiste viktimës. Vrasja e tij konfirmohet se është bërë me pistolete. Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë tre persona. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë rreth zonës se ngjarjes duke lëvizur ne momentet para dhe pas atentatit.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF  në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge.

The post Vrasja mafioze e biznesmenit vlonjat, në pranga njëri prej autorëve appeared first on 55 News.

]]>
Berisha: Perandoria e pasurive të familjes mafioze, mbrohet nga narkoshteti https://55news.al/politike/berisha-perandoria-e-pasurive-te-familjes-mafioze-mbrohet-nga-narkoshteti/ Tue, 22 May 2018 11:43:04 +0000 https://new.55news.al/?p=18429 “Qytetari dixhital” ka zbardhur një pjesë të peranadorisë së drogës të Agron Xhafës, e cila nuk preket nga narkoshteti ndonëse këto pasuri të vëna me paratë e drogës do të duhet të ishin sekuestruar ahstu sikurse ndodh me të gjithë trafikantët e tjerë. Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e […]

The post Berisha: Perandoria e pasurive të familjes mafioze, mbrohet nga narkoshteti appeared first on 55 News.

]]>
“Qytetari dixhital” ka zbardhur një pjesë të peranadorisë së drogës të Agron Xhafës, e cila nuk preket nga narkoshteti ndonëse këto pasuri të vëna me paratë e drogës do të duhet të ishin sekuestruar ahstu sikurse ndodh me të gjithë trafikantët e tjerë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit shtron disa pyetje për Agron Xhafajn, ndërsa u jep edhe atyre përgjigje.

Ish-lideri i PD-së, theksoi se, perandoria e pasurive të familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti.

DENONCIMI TEK BERISHA:

“Perendoria e pasurive te familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema doktor!
Si keni kaluar mire?
Doktor jam oficeri i Drejtorise Policise Vendore Vlore.
Doktor kam disa pyetje rreth skandalit “Xhafaj”

Pyetja e pare është se Agron Xhafa nese gaboj ne moshen madhore 25 vjec, me pas ky person me çfarë u morre, se na del qe ka disa aktivitete te medha biznesesh private, qe nga bar kafe te nivelit te larte, lojrat e fatit dhe investime ne apartamente pallate dhe toka. Perveç ketyre Geroni ka dhe nje kompani te madhe rojesh sigurie. Gjithë keto pasuri dhe para nuk mund te beheshin mbasi ai Gaboj dhe nuk u more me me trafik, pra keto jane parate e droges te ivestuara ne fusha te ndryshme. Ai vertet ik per te shpetuar karrigen e ministrit Vlla por edhe pronat e tij te krimit asnjeri nuk po i preke Ligji antimafja per ministrin dhe familjen e tij nuk ekziston.

Po ashtu edhe beniamini i Xhafes Drejtori Policise Vlores Po mundohet te pastroj teritorin ne ndihme te familjes Xhafaj
Ju pershendesim Doktor!”

The post Berisha: Perandoria e pasurive të familjes mafioze, mbrohet nga narkoshteti appeared first on 55 News.

]]>