maqedonia Archives - 55 News https://55news.al/tag/maqedonia/ Fri, 01 May 2020 16:54:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png maqedonia Archives - 55 News https://55news.al/tag/maqedonia/ 32 32 Tërmeti trondit vendin fqinj/ Lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri https://55news.al/politike/termeti-trondit-vendin-fqinj-lekundjet-ndjehen-edhe-ne-shqiperi/ Fri, 01 May 2020 16:54:49 +0000 https://new.55news.al/?p=158836 Një tërmet me magnitudë 3,4 ballë i shkallës rihter ka tronditur pak minuta më parë Maqedoninë e Veriut, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Epiqendra, sipas EMSC, ka qenë 9 km larg qytetit të Peshkopisë dhe rreth 72 km në veri-lindje të Tiranës.            

The post Tërmeti trondit vendin fqinj/ Lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Një tërmet me magnitudë 3,4 ballë i shkallës rihter ka tronditur pak minuta më parë Maqedoninë e Veriut, shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Epiqendra, sipas EMSC, ka qenë 9 km larg qytetit të Peshkopisë dhe rreth 72 km në veri-lindje të Tiranës.

Image

 
 
 
 
 

 

The post Tërmeti trondit vendin fqinj/ Lëkundjet ndjehen edhe në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i errët! Në 2020-n Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë https://55news.al/aktualitet/parashikimi-i-erret-ne-2020-n-shqiperia-dhe-maqedonia-me-te-ndoturat-ne-europe/ Thu, 23 Jan 2020 07:58:20 +0000 https://new.55news.al/?p=140518 Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë. Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend. Sërish, edhe për këtë, Maqedonia dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të […]

The post Parashikimi i errët! Në 2020-n Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë appeared first on 55 News.

]]>
Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë. Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend. Sërish, edhe për këtë, Maqedonia dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të Europës.

Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit. Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë. Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.

Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj. Numbeo përfshin vetëm qytete për të cilat ka të paktën një numër të caktuar kontribuesish. Indeksi publikohet dy herë në vit.

Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.

 

Kështu, nëse do të shikojmë hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Europa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Europë.

Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.

Nga ana tjetër vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Europës Perëndimore. Vendi më pak i ndotur i Europës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.

Estonia dhe Norvegjia kanë shënuar gjithashtu më pak se 20 pikë për sa i përket treguesve të ndotjes në këto vende.

Lista e dhjetë vendeve më pak të ndotura renditen: Danimarka, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu./Monitor

Capture 58https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-58-329×280.png 329w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-58-309×263.png 309w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-58-94×80.png 94w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-58-528×450.png 528w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-58.png 656w” sizes=”(max-width: 411px) 100vw, 411px” width=”411″ height=”350″>
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprov

The post Parashikimi i errët! Në 2020-n Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë appeared first on 55 News.

]]>
Fahri Balliu: “Feja dhe kombi janë si trupi me shpirtin” https://55news.al/opinion/fahri-balliu-feja-dhe-kombi-jane-si-trupi-me-shpirtin/ Mon, 16 Dec 2019 15:15:23 +0000 https://new.55news.al/?p=134850 Nga Fahri BALLIU Jam i lumtur që marr pjesë në këtë promovim të librave të z. Sulejman Rexhepi, dhe unë e shikoj këtë si shprehje të kapacitetit intelektual të Bashkësisë islame në Maqedoni. Me këtë titull që ka vepra, unë jam vetë botues librash, pra titulli “Për fe dhe Atdhe”, do të më bënte mua […]

The post Fahri Balliu: “Feja dhe kombi janë si trupi me shpirtin” appeared first on 55 News.

]]>
Nga Fahri BALLIU

Jam i lumtur që marr pjesë në këtë promovim të librave të z. Sulejman Rexhepi, dhe unë e shikoj këtë si shprehje të kapacitetit intelektual të Bashkësisë islame në Maqedoni. Me këtë titull që ka vepra, unë jam vetë botues librash, pra titulli “Për fe dhe Atdhe”, do të më bënte mua dhe çdo shqiptar jo 200 apo 300 km larg sa është Tirana, po 3000 të ishte, për këtë titull paraqiteshe një tubim të tillë. Dhe këtë do t’ia shprehim si një mirënjohje të madhe z. Sulejman Rexhepi.

Mua do të më falni se nuk jam mësuar shumë me terminologjinë teologjike, por më lidhin me ju shumë gjëra.

Kam qenë zv/ambasador i Shqipërisë në Shkup, në vitin 1992, dhe jam prej atyre që kemi hedhur gurin e themelit në krijimin e zhvillimin e partive politike dhe të shumë aksioneve të ndryshme të jetës shqiptare në Maqedoninë e atëhershme.

Një nga këto angazhime të mëdha ishte Universiteti i Tetovës. Figura e Fadil Sulejmanit është e njohur për ju por ju nuk e dini se lufta e përpjekjet e diplomacisë ishin një ajsberg. Ka sipërfaqe të dukshme, po 90% e saj e ka nën sipërfaqe.

Sulejman Rexhepi ka qenë  mbështetës i filozofisë dhe i praktikës diplomatike të shtetit shqiptar për krijimin me çdo kusht të Universitetit të Tetovës, që u gjakos nga policia maqedonase. Dhe të gjithë kemi qenë në një luftë e rrezik të madh, por më i rrezikuari ka qenë Sulejmani.

Jam shumë vlerësues për pjesëmarrjen e njerëzve të nderuar për zv.kryeministrin Osmani, për ministrin e Arsimit z. Arbër, për shkak se ata duhet ta kenë në krye e sipër Bashkësinë Islame sepse ajo nuk u shërben me mençuri vetëm në votime, por u shërben dhe në formën e mënyrën e drejtimit të shtetit. Ajo e zbërthen dhe e shpalos nga dita në ditë jehonën e punën reale të qeverisë ku ne na intereson veçanërisht pjesa dhe fati  i shqiptarëve.

Në këtë kuptim do të thosha se pikërisht këto libra të Sulejman Rexhepit, lënda që është aty brenda, është një diagramë e fatit të shqiptarëve dhe e zhvillimit të tyre në Maqedoni. Dhe është një mësim serioz dhje sigurisht 6 vëllime nuk mund të analizohen në një promovim që është vetëm festë e nuk është konsulencë shkencore.

Jam shumë i kënaqur që këtu ndodhet kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, z. Bujar Spahiu që vjen nga një familje patriote e jashtëzakonshme e Kukësit. Nuk është rastësi që këtu është kryetari i veteranëve të Kosovës, sekretari i Bashkësisë islame të Kosovës, pra ne jemi të gjithë këtu, disa burra që duam fenë por duam edhe atdheun, por atdheu është shumë më i madh se të gjitha fetë e botës.

Është atdheu ai që i jep kuptim besimeve dhe zotit sepse ka qenë më i hershëm, më i mëparshëm dhe ai i jep fytyrën burrit që e shërben me çfarëdolloj besimi në çdo besim që ai është. Unë mendoj se duke qenë një botues dhe jashtë rrjedhave zyrtare të besimeve, ne kemi botuar në shtëpinë tonë botuese edhe Papa Ratzinger, kemi botuar edhe Atenagorën, por fjalët për Fe dhe Atdhe më kujtojnë një shprehje të mrekullueshme të z. Sulejman Rexhepi, i cili duke marrë dekoratën “Gj. K. Skënderbeu” nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij z. Ilir Meta, tha: “Skënderbeu dhe figura e tij na hap derën e argjendtë të Atdheut. Dhe dera e argjendtë e Atdheut hapet vetëm me vepra të mira e të mbara, duke njohur historinë, qoftë e Islamit, qoftë historinë tonë kombëtare dhe duke qenë ndaj tyre shumë harmonik ashtu si e kanë traditë besimet tona në Shqipëri, për harmoninë e tyre të shkëlqyer, mbresëlënëse në plan botëror.

Luftërat fetare janë luftërat më të egra të planetit në historinë e njerëzimit. Në qoftë se ne kemi bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, luftërat fetare kanë qenë më të tmerrshme se Hiroshime e Nagasaki dhe jo pak prej tyre kanë prekur e shfarosur popuj të tërë. Shqiptarët ia kanë dalë të mbijetojnë dhe ne duhet të zbulojmë arsyet pse ne kemi arritur të mbijetojmë e të jemi kështu si jemi në harmoninë fetare. Indro Montaneli është një gazetar i famshëm italian që jetoi 96 vjeç. Ai erdhi në Shqipëri, 2 herë  në kohën e Zogut dhe një herë në kohën e komunizmit. Ka shkruaj një libër të cilin ne e kemi botuar, ku tregon se njeriu që e shoqëronte në udhëtimin nëpër Shqipërinë me kuaj në kohën e Zogut, ishte një mysliman tiranas që quhej Muhamet. Dhe Pas disa ditësh ky njeri i famshëm i botës, iu shtua puna dhe kontaktet dhe shoqëruesi i thotë, “ndoshta na duhet një njeri tjetër se nuk i përballoj dot të gjitha takimet, lëvizjet dhe jam gati ta paguaj me këto lekët që më jep mua”. Nuk ka problem, i thotë Montaneli, vetëm gjeje si veten tënde. Pa merak i thotë Muhameti, do marrë një vëllaun tim. Dhe punësuan një njeri tjetër. Shërbimi po shkonte në mënyrë të shkëlqyer. Muhameti dhe i punësuari këndonin çdo natë dhe i përgatisnin ushqimin dhe sigurimin për njeriun  që shoqëronin, Indro Montanelin, për të cilin interesohej i pari i qeverisë fashiste, vetë Benito Musolini. Aq i rëndësishëm ishte ai. Një ditë Montaneli e pyet shoqëruesin, “Ore Muhamet, si quhet ky personi tjtër?”. Muhameti i përgjigjet: “Quhet Kristo”. Po si e ke vëlla ti, i tohtë Montaneli, këtë e quajnë Kristo?!”. Ne jemi bërë vëllezër prej gjaku, i përgjigjet Muhameti.

Dhe Indro Montanelli shkruan në librin e tij, duke çuditur botën atëherë. Vetëm në Shqipëri Krishti dhe Muhameti ecin dorë për dore. Në asnjë vend tjetër të botës nuk ndodh kjo.

Mua do të më falni nëse bëj ndonjë gabim, por vij nga një botë pak më liberale por të vërtetën dua t’ua them edhe pse mund, apo të më paragjykoni. Unë jam botues i librit “Mehmet pushtuesi”. Mehmet Pushtuesi është sulltani më i ndritur i Perandorisë Osmane, njeriu që ktheu Kostandinopojën në Stamboll. Dhe kur fitoi luftën, pasi kishin rënë disa sulltanë para tij, dhe ai arriti triumfin më të madh që kishte arritur Perandoria Osmane, që ishte marrja e Kostandinopojës, e mori perandorin Kostandinin, që me zor e gjetën se kishte luftuar si ushtar i thjeshtë (dhe e gjetën nga sandalet që i kishte prej floriri), pra e mori trupin e tij, e vendosi në qendër të qytetit e i bëri një ceremoni të jashtëzakonshme varrimi.  Duke e marrë kokën, se ia kishin prerë e duke ia ngjitur me mjaltë, tha: “Perandori duhet varrosur si perandor!” Me këtë ai fitoi të gjithë simpatinë dhe të gjithë përkushtimin të banorëve të atij vendi. Por vetë ai, se gjërat nuk janë bardhë e zi, siç mund t’i dimë ne,  e kishte nënën katolike, hungareze. Por njerëzit duhet t’i dinë këto gjëra, të mos shkojnë me një zell të tmerrshëm si kur gjërat këtu ndahen e nuk mundet kurrë të pajtohen më mes tyre. Në botë dhe në Shqipëri  pajtohen, në Shqipëri pajtohen patjetër.  A e dini thënien e famshme të Petro Nini Luarasit? U bashkua Perandoria Osmane me Patriarkanën greke dhe e helmuan, e vranë sepse ai kishte shkruar: “Në qoftë se na thonë se Krishti është grek, larg duart e nuk e ndjekim prapa. Se ne e duam shqiptar Krishtin. Po deshën, po nuk deshën le të shkojnë te grekët!”.

Këto figura duhet të jenë të pranishme në edukimin dhe kulturimin islam, të dihen të gjitha këto histori kaq të bukura e kaq të forta. Ajo studentja që recitoi me aq talent vjershën, ajo është vjersha e At Gjergj Fishtës. Kush ishte At Gjergj Fishta? Ka nga ata që i paragjykojnë këta njerëz, se i shikojnë me atë veshjen e priftit dhe mendojnë ndryshe, “kush e di se çka ai njeri brenda?!”. Për këtë njeri mua personalisht më ka treguar shkrimtari i famshëm Petro Marko këtë histori. Fishta po ngjitej në hotel “Dajti”. Jemi në vitin 1936. Dhe Petro ishte vetëm 20 vjeç, kurse At Gjergj Fishta në fundin e tij, ishte figurë e madhe e kombit shqiptar. Duke u shkëmbyer te shkallët At Gjergj Fishta i thotë:

“Si je Petro?”

“Mirë Pader!”

“Po ç‘mirë zeza, more Petro, kjo botë është mjeruar fare!”

“Po pse padre, se kur e thua ti këtë…“

“Po, e them, se Padre Fishta – prift dhe ti komunist. Të dyja nuk shkojnë te jeta e njerëzve”.

Prandaj duhet kujdes se zelli i tepërt të çon tek ISISS. Po si fillon? Fillon te gjërat e vogla dhe komunikimet e përditshme. Me këtë rast unë dua ta përshëndes atë që tha dhe drejtori i  nderuar z. Skënder, se “Z.Suljemani është denoncues i falsitetit islam të ISSIS-it. Por për këtë dua t’ju them pak më poshtë gjëra të tjera. Për shembull. Një ditë po diskutonim me z. Sulejman Rexhepi, kur ishte i  ftuar në konferencën më serioze që është bërë ndonjëherë për çështjet e lirive fetare, organizuar nga departamenti i Shtetit në Tiranë, për përdorimin e fjalës “hallall”. Kemi dyqan hallall, pica hallall, sallam hallall. Madje atje në Tiranë kanë arritur dhe lavazh hallall. Kjo fjala hallall ka një peshë, “hallall qumështi i nënës!”, si mund ta zbresësh te pica italiane?! Këto janë përdorime të tepruara. Zelli i tepërt është i gabuar. Merreni pak thjeshtë. Jeni në një mort. Çdo njeri e ndjen dhimbjen në raport që ka me të vdekurin. Çdo njeri që qan më shumë se i ati, e ëma, apo vëllai i të vdekurit bëhet qesharak. Po kështu edhe në dasmë. Çdo njeri nuk mund të bëjë dolli për krushkun, nusen apo dhëndërin!

Gjithkush ka vendin e vet, nuk ka nevojë të bëhemi zelltarë të mëdhenj.

Ne nuk mund ta duam islamin më shumë se ata që e kanë shpikur.

Nuk është detyra jonë.! Detyra jonë është që këtë fe kaq të bukur, ta vëmë në shërbim të atdheut (motra ime quhet Mevlude). Vetëm atëherë ky islam bëhet i vërtetë. Pa të vajtojmë ne për hallet e ca të tjerëve, që vriten e priten e të marrim armët e të shkojmë atje, kjo është e shëmtuar.  Le të shkojnë atje në Mitrovicë ata, që vajtën atje.

Besoj se më mirëkuptoni se i them fjalë zemre.

Bota islame në histori ka njerëz të ndritur të planetit. Në historinë e Shqipërisë ajo i ka po kaq të ndritur. Nga Hoxha Tahsim e deri tek hafiz Ibrahim Dalliu në Tiranë, deri tek hafiz Korca e deri tek Sulejman Rexhepi, Bujar Spahiu… janë njerëz që e duan atdheun, e duan edhe Zotin. Po i ndave këto të dyja nuk je gjë, je zero. Pse?

Sepse atdheu dhe feja janë si trupi me shpirtin. Janë ena ku ti fut besimin. O do hedhësh trupin poshtë, o do hedhësh shpirtin.  Po i ndave, edhe Allahun e ke zemëruar.  Dhe ai nuk do që myslimani shqiptar të jetë si myslimani arab. Jo mor zotëri! Arabi ka punën e vet, që ka veshja, shkretëtira, lloji i ushqimit që ia jep edhe fukarallëku atje, me gjithë sendet për të vrarë kafshë të egra. Çfarë do vrasim ne këtu?! Allahu do që kombet ta marrin fenë islame dhe për hir të saj të kuptohen me njëri-tjetrin. Po jo shqiptari të bëhet si arab, arabi të bëhet si pakistanez, pakistanezi të bëhet si ujgur kinez.. nuk është kështu.. Secili të ruajë fytyrën e vet, atje ku është, ta besojë e ta dojë besimin e fenë. 

Rrezikonte të fitonte për patriarkanën një prift rus. Kuptohet që kjo ishte shumë e rëndë. Pak ishte Bashkimi sovjetik që kishte eehe gjithë Evropën Lindore, të merrte tani edhe kreun e patriarkanës. Dhe me avionin e presidentit të SHBA të asaj kohe, vjen një prift nga Bostoni që kishte qenë pranë Fan Nolit, u fut në votim dhe u zgjodh shefi i ortodoksisë botërore. Dhe ky të parin që thirri ishte prifti i kishës arbëreshe. Ai ishte një djalë i ri, po shumë i kulturuar. Hyri në zyrën e tij, të kryepatriarkut, që ishte sa kjo salla, dhe duke qenë i ri u kompleksua dhe i foli kryepatrarkut në greqishten e vjetër. Kryepatrarku nuk e ngriti kokën. I foli latinisht serish nuk e ngriti. “Epo, mendoi me vete, ky vjen nga Amerika, po i flas anglisht”. Dhe kryepatrarku  u ngrit dhe prifti arbëresh kur e përshkruan, thotë se u ngrit si një dallgë e bardhë deti dhe i thotë:

“Mor djalë, na fol në gjuhën tënde, shqip!”, se ishte nga Pogoni i Gjirokastrës.

Dhe çfarë ndodh tani, për shkak të budallallëkut tonë?! Organizohet ceremonia e përkujtimit të tij në SHBA dhe shkon dikush nga Shqipëria. Kur kthehet në Tiranë më thotë se isha në një ceremoni përkujtimore të këtij personazhi. Dhe i them, po ti e di se ai është shqiptar? Dhe i jap librin që unë kam botuar, të Dom Lush Gjergjit, për këtë kryepatrark që quhet Atenagora.

Para se të vinte feja islame, ka qenë një fe tjetër. Para kësaj ka qenë një tjetër. Do dalin edhe të tjera, se bota ka punën e vet. Po ti duhet të ruash kontinuitetin, se ti je shqiptar. Leka thotë kisha për Aleksandërin e Madh se e quan ilir, se ai e kishte nënën ilire, nga babai le ta gjejnë këta se çfarë është! Qumështin e ka pirë nga nëna ilire, se si thotë një fjalë e urtë: “Punës shihi anën, fëmijës shihi nanën!”

Unë kam qenë një nga njerëzit që kisha miqësi me hafiz Sabri Koçin. E ka thënë edhe shkëlqesia e tij, presidenti Ilir Meta se “Hafiz Sabri Koçi u thotë disa emisarëve arabë, në vitet e para të pluralizmit: “Për fenë mos më ngacmoni, se kam teologët shqiptarë të traditës. Ju po deshët, ndihmoni me ndonjë financë për xhami e shkolla, se për fenë e di unë vetë!”.

Prandaj ne nuk duhet të presim të na mësojnë askush fenë, as turqit. Duhet të jemi vlerësues me kujdes, historikë sepse një popull që nuk ka kujtesë meriton të zhduket. Ne nuk duhet të harrojmë që ne e kemi mik Turqinë, po nëse në Turqi ikën Ataturku që është një gjeni dhe do të heqi edhe Ataturkun vetë, ai nuk pyet më për ty. Ai ka hequr Ataturkun, do pyesë për shqiptarët? 5 mijë bilion dollarë ka Turqia sot investime në Serbi, me parimin “investimet në Shqipëri, xhamitë në Shqipëri”. Pastaj duhet të  dimë, që janë tre marrëveshje, dy me mbretin serb e një me Titon për përzënien e shqiptarëve. Ku i çove? 10 milionë shqiptarë në Turqi, asnjë shkollë. Dhe para 2 vjetësh kanë filluar të hapin ndonjë shkollë. Pastaj kur flasim për kombin, kush na e dha Kosovën? Amerika na e dha Kosovën. Pa SHBA nuk bëhej. Është si të thuash bëhet një gjë pa Zotin. Në këtë kuptim ne duhet të jemi realistë, të respektojmë e të dashurojmë fenë islame, njëri – tjetrin, vëllezërit. Ne nuk mund të bëhemi zëdhënës të njërit apo tjetrit. Ne duhet të bëhemi zëdhënës të fesë islame e cila ka shenja të një ndryshimi dhe revolucioni të madh nga princi aktual në Arabinë Saudite, i cili po vendos disa gjëra të reja që ia kërkon koha. Kjo sepse shekuj më parë ka qenë feja islame e para në shpikje, në algjebër, në përparimet e njerëzimit. Shikoni me vëmendje se çfarë ka bërë në Spanjë, në aspektin e përparimit, pastaj mund të kthejmë sytë edhe nga Afganistani, të shohësh të kundërtën e përparimit. Kur duam të tallemi me një gjendje të mjeruar themi: “Na i kanë bërë rrugët si në Kandahar!”.

Ne nuk duhet të shkojmë pas kësaj, duhet të rendim pas përparimit, reformave. Unë mendoj se Sulejman Rexhepi është një figurë e cila nuk mund të ndërrohet me puçe. Ne e dimë se mollës që ka kokrra i gjuajnë me gurë. Ka edhe ndonjë pemë që nuk ka asnjë frut dhe vete ndonjë bagëti e ha ndonjë gjë. Në këtë kuptim unë do t’u ftoja juve, me këto mundësi që kemi, sepse ju jeni njerëz me influencë në popull, që kontaktoni me diturinë dhe me padijen e tij, por sipas pikëpamjes sime, gjithkush ka mendimin e vet, por populli jo në çdo veprim duhet respektuar, sepse në histori ka popuj që kanë shkruar fatin e tyre të zi. Diktatorët dalin nga duartrokitjet e popullit. Dhe kjo është përgjegjësi e tyre. Kjo është përgjegjësi për popullin. Dhe ju, duke qenë se jeni njerëz me influencë, duhet të përplaseni me padijen e injorancën e tyre, duke e futur në këto hulli  të bukura që ky libër me 6 vëllime na ofron e që mua më kujton ca botime luksoze të De Gaule në Francë. Këto gjëra që shkruhen këtu e këto qëndrime, duhet të nderohen e të jenë pjesë e punës suaj.

Hafiz Sabri Koçi vajti në një shkollë në Cërrik, me një mikun tim, por para se të shkonte atje bleu një çelës të madh dhe e mbylli atë shkollë se ato gjëra që thuheshin atje, në shkollën e hapur nga ca islamikë të sulltanit, nuk kishin lidhje me recetat e Kuranit. E mbylli atë shkollë sepse ajo që të mëson për të ligat, duhet mbyllur.

 Unë këtë vend e njoh më mirë se shumë nga ju këtu. Duhet të dini një gjë! ISISSI është produkt i injorancës dhe shumë arsyeve të tjera. Shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë atje, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova, ka shumë arsye, si varfëria, apo injoranca, por ka edhe një gjë tjetër.

Kur unë kam qenë këtu si zv/ambasador dhe në atë kohë kishte shumë literaturë islame që hynte në Shkup nga Kosova.  Dhe pyes, “Sulejman, nga vijnë këto, i boton ti këta libra?”, jo më thotë. Ato libra kanë një ISBN që është libër ilegal dhe pasi kërkuam e gjetëm se këto libra vinin nga Beogradi. Unë personalisht kam shkuar dhe parë shtëpinë botuese në Beograd që i prodhonte e i sillte këtu ato libra. Dhe ishin tekste ku shkruhej çfarë thoshin ata për Islamin. Duhet të dini që shërbimet sekrete ruse e serbe investojmë më shumë se vendet arabe që shqiptarët të bëhen islamë radikalë dhe Vuçië, kur shkon nëpër Evropë e në botë, mban një dosje me fotot e shqiptarëve që ishin në ISISS dhe i tregon botës këta janë shqiptarët. Jo, mor zotëri, shqiptarët nuk janë ata 100 veta që keni mashtruar ju, me rrjetet e spiunazhit dhe kërcënimet apo rasti i asaj gruas që le familjen, burrin e fëmijët e ikën atje. Shqiptarët janë ata që janë këtu, që e denoncojnë ISSIS-in. Në këtë kuptim unë mendoj se kemi një korridor të mrekullueshëm, gati poetik, që këtë fe të paqes, që aq sa kam lexuar unë nga kultura islame, Zoti thotë të dish të lexosh. Nuk ka gjë më të mirë sesa të dish e të lexosh. Pra me këtë frymë ne mund të bëjmë shumë punë, ne mund ta detyrojmë edhe Bujar Osmanin, edhe Aliun dhe t’i themi që kjo hyrja e Shkupit këtu, kur vjen nga Kosova, pse është më e keqe se ajo që del në kufirin bullgar? Pse nuk është rruga deri në Qafë – Thanë po deformohet për të shkruar në Ohër? Këtë luftë duhet ta bëni ju, të detyroni politikanët shqiptarë që paratë, taksat që ua merr shqiptarëve, u merr edhe ryshfete, edhe gjoba policie, u merr edhe taksa bizneseve, dhe investimet i ke në disporporcion. Dhe nuk ka nevojë të pyesësh si ka punuar kjo qeveri. Shikohet ky fakt dhe kjo është nota për ta. Por ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë aspekt social – politik, t’i detyroni ata, qeverinë maqedonase, të detyrohen këta djemtë tanë që janë në qeveri, që shumica e tyre janë miqtë e mi, duke filluar nga Aliu, të detyrohen, duhet të punohet për investime për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, të ketë lekë për shkollat. Kjo është beteja sot. Pse carë beteje do bëjmë, ideologjike?! Maqedonia nuk ka pasur kurrë ideologji. Një herë më ka thirrur peshkopi i Ohrit kur isha zv/ambasador dhe më tha me ironi:

“Po ju z. Balliu carë bëni 24 orë këtu?!”

“6 orë fle”, i thashë.

“Jo atë, pjesën tjetër”, pyeti.

“Do të ta them po të ngelet hatëri, i thashë. Pjesën tjetër po kërkoj një person, po nuk e gjej”.

“Kë kërkon?!”, më pyeti.

“Çfarë nuk gjej këtu në Maqedoni, serbë, shqiptarë, bullgarë, gjej grekë, romë, por maqedonas nuk po gjej dot!”.

Është pak e vështirë. Ne i kemi dhënë fytyrë evropiane Maqedonisë. Janë shqiptarët, jeni ju. Është ai Reizi që ka votuar të jeni në NATO. Jeni ju teologët që nga kjo pikëpamje i bëni kombit shërbimin më të madh. Dhe pjesën më të madhe të influencës ruse e mposhtni ju dhe ju jeni fituesit për në NATO dhe perëndim!

The post Fahri Balliu: “Feja dhe kombi janë si trupi me shpirtin” appeared first on 55 News.

]]>
Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda disa muajsh do të bëhet anëtare e NATO-s https://55news.al/globi/jens-stoltenberg-maqedonia-e-veriut-brenda-disa-muajsh-do-te-behet-anetare-e-nato-s/ Wed, 06 Nov 2019 07:59:10 +0000 https://new.55news.al/?p=127416 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s. “Maqedonia […]

The post Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda disa muajsh do të bëhet anëtare e NATO-s appeared first on 55 News.

]]>
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s.

Në kanalin televiziv ukrainas “1+1”, Stoltenberg foli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në NATO, duke kujtuar se dy vite më parë Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s.

“Maqedonia e Veriut brenda disa muajve do të bëhet anëtare e NATO-s. Askush nuk mund ta imagjinonte se Polonia dhe vendet baltike do të bëhen anëtare të NATO-s, pasi të rrëzohej Muri i Berlinit”, tha Stoltenberg. Ai tha se edhe Ukraina mund të bëhet anëtare e NATO-s.

“Të gjithë aleatët kanë vendosur që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s. Ne do të ndihmojmë për të kryer reformat e nevojshme në mënyrë që Ukraina të anëtarësohet në NATO dhe të modernizohet shoqëria”, tha Stoltenberg, raporton AA

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës tha se Mali i Zi u bë anëtare e NATO-s dy vite më parë, duke shtuar se, Gjatë vizitave të tij të mëparshme në Ukrainë, Stoltenberg tha se dyert e NATO-s janë të hapura për Ukrainën.

The post Jens Stoltenberg: Maqedonia e Veriut brenda disa muajsh do të bëhet anëtare e NATO-s appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti maqedonas: Nuk ka ‘vdekur’ ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë https://55news.al/politike/presidenti-maqedonas-nuk-ka-vdekur-ideja-e-rrezikshme-e-shkembimit-te-territoreve-mes-kosoves-e-serbise/ Wed, 30 Oct 2019 07:41:44 +0000 https://new.55news.al/?p=126070 Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende. Pendarovski ka thënë në RTSH se kjo ide vazhdon të diskutohet nga politikanë e ekspertë të rajonit. “Jo, ende jo (nuk ka vdekur ideja e shkëmbimit të territoreve). Ju e dini që kjo […]

The post Presidenti maqedonas: Nuk ka ‘vdekur’ ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende.

Pendarovski ka thënë në RTSH se kjo ide vazhdon të diskutohet nga politikanë e ekspertë të rajonit.

“Jo, ende jo (nuk ka vdekur ideja e shkëmbimit të territoreve). Ju e dini që kjo ide erdhi publikisht nga nivelet më të larta të mundshme politike, erdhi nga ish-këshilltari për Sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, z. John Bolton. Ai tashmë nuk është pjesë e administratës për arsye krejt të tjera, por aty-këtu dëgjoj njerëz nga rajoni, politikanë, ekspertë, që ende rreken me këtë ide”, -tha Pendarovski, ndërsa ka theksuar se “kjo është ide e rrezikshme”.

Ai ka thënë se mënyra për t’i bindur bashkëbiseduesit, gjegjësisht Kosovën dhe Serbinë, se kjo është një ide e rrezikshme, është se shpërndarja etnike e popullsisë në rajon nuk guxon të ndodhë pasi që ajo sjell efektin domino.

“Së pari, nuk mund të ndjekësh shpërndarjen etnike të popullsisë në rajon. Nëse ti e nis diku, për shembull në Kosovë dhe do të vijosh pastaj me zona të tjera, çdokush e di që në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë në vetvete, ne jemi heterogjenë në pikëpamjen etnike dhe fetare. Prandaj, teza ime kryesore është se do të doja të shihja që problemi i Kosovës, problemi ndërkombëtar i Kosovës, të zgjidhet. Pse?! Sepse të dyja këto vende janë fqinjët tanë të drejtpërdrejtë. Ne kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën. E njëjta gjë me Serbinë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira me të dyja vendet, dhe për ata që të kenë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe me njëri-tjetrin. Por nuk është gjë e mirë që të mbyllësh një problem, problemin e Kosovës dhe të hapësh 2 apo 3 probleme të tjera në rajon. Ju e dini, sikundër dhe unë, që rreth 30 vjetët që kanë kaluar na kanë treguar se pa një përfshirje serioze të SHBA-së nuk është e mundur që BE-ja e vetme t’i zgjidhë krizat dhe problemet e kësaj natyre. Ne patëm një krizë tonën në vitin 2001, patëm konflikt në territorin tonë dhe pas kësaj nënshkruam marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe atëherë ndërmjetësuesi i BE-së punonte ngushtësisht me ndërmjetësin amerikan. Unë nuk mendoj që pa një përfshirje aktive nga Uashingtoni, do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të këtij procesi”, -deklaroi presidenti maqedonas, Pendarovski.

The post Presidenti maqedonas: Nuk ka ‘vdekur’ ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë appeared first on 55 News.

]]>
Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO https://55news.al/politike/maqedonia-flet-shqip-presidenti-i-drejtohet-shba-me-gjuhen-tone-faleminderit-per-ratifikimin-e-protokollit-per-ne-nato/ Wed, 23 Oct 2019 08:53:51 +0000 https://new.55news.al/?p=124762 Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për […]

The post Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka falënderuar në gjuhën shqipe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Kreu i Shtetit të Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur gjuhën shqipe, për t’i shprehur mirënjohje Amerikës për vendimin pozitiv, ndërsa shton se partneriteti strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut vazhdon në Aleancë, duke kontribuuar për stabilitetin dhe sigurinë globale.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

  • foto galeri

The post Maqedonia “flet” shqip, Presidenti i drejtohet SHBA me gjuhën tonë: Faleminderit për ratifikimin e protokollit për në NATO appeared first on 55 News.

]]>
DW: Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut https://55news.al/globi/dw-qeveria-greke-qendron-e-terhequr-lidhur-me-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-maqedonine-veriut/ Tue, 22 Oct 2019 07:43:27 +0000 https://new.55news.al/?p=124546 Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate. “Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo […]

The post DW: Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut appeared first on 55 News.

]]>
Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut – edhe sepse emri i këtij vendi për shumë njerëz në Greqi është një temë delikate.

“Ata s’kanë çfarë kërkojnë në BE,” gjëmonte të shtunën në mbrëmje zëri i një gruaje nga Veriu i Greqisë në një radio lokale. Me këtë ajo mbështeste parafolësin, që lidhur me këtë çështje vërente: „Ata e kanë gjetur varrin e motrës së Aleksandrit të Madh tek ne”; duke iu referuar zbulimeve të artifakteve gjatë gërmimeve për metronë e Selanikut. Edhe më shumë se një vit pas marrëveshjes së Prespës, tek shumë grekë ndizen emocionet e romantikës së lashtë. Ndërkohë që zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të bëjnë aspak me antikitetin.

Pasi Franca dhe Holanda refuzuan hapjen e negociatave të antarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, është e pasigurtë edhe e ardhmja e kryeministrit Zoran Zaev. Më 2018 ai përmes referendumit kërkoi që maqedonasit të votojnë për ndryshimin e emrit të vendit, për të mbyllur grindjen prej dekadash me Greqinë. Për këtë ai i joshi qytetarët me premtimin e pasaportave europiane dhe fundit të shumëpritur të izolimit politik dhe ekonomik. Pas Jo-së nga Brukseli tani u shpallën zgjedhje të reja në prill.

Aspak mbështetje për marrëveshjen e Prespës

Për njerëzit në pjesën greke të Maqedonisë nuk ndryshon gjë prej bllokadës së BE-së. Marrëveshja e Prespës mbetet e padëshiruar prej tyre. Nëse i pyet njerëzit se çfarë mendojnë për refuzimin BE-së për hapjen e negociatave të antarësimit, shumica tkurrin fytyrën dhe nuk duan të përgjigjen. Shumë pak janë të gatshëm të japin një përgjigje: „E gjitha çfarë mund të ndodhë tani, mund të jetë vetëm e gabuar”, thotë një shtëpiake 46 vjeçare. Ka vetëm një Maqedoni e ajo është greke. Sa i përket grindjes për emrin kryekëput gjithçka është e gabuar. Vendimi nga Brukseli nuk është gjë tjetër veçse një reagim zinxhir prej kësaj.

Të rinjtë nën dyzet vjeç janë më të shpenguar për këtë çështje. „Ndoshta është më mirë, që të qetësohen një herë gjërat, përpara se të pranohen në BE.” , thotë një studente 26 vjeçare. Një kuzhinier 37 vjeç e konsideron të gabuar vendimin e Brukselit: „Ata e vunë të gjithë këtë proces në lëvizje, për t’u antarësuar në BE. Kjo duhet të vlerësohet.”

Heshtje nga ana e qeverisë

Ndërkohë Athina është e tërhequr duke heshtur pa reaguar. Përpara samitit të BE-së kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi, se është për fillimin e bisedimeve të antarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë shtypi pas vendimit në Bruksel ai u përgjigj tërthorazi dhe iu shmang sikurse bën në shumicën e daljeve publike përmendjes së emrit Maqedonia e Veriut. Ai përdori vetën e parë të shumësit, sikur t’i duhej atij që të kujtonte Tiranën dhe Shkupin, që Greqia në kuadrin e konflikteve rajonale, ka epërsinë europiane: „Ne (shën. Red.: kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së) ndërkohë nuk mund të hapim bisedimet me dy vendet fqinjë.” Në këtë kontekst ai theksoi, se Greqia e mbështet antarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Lidhur me zgjedhjet e reja që u shpallën në fundjavë, ndërkohë ende nuk ka reagime në Athinë. Stavros Tzimas, gazetar dhe ekspert i Ballkanit në gazetën prestigjoze „Kathimerini”, thotë, se ky reagim nuk të habit: „Qeveria e Mitsotakis nuk është e gatshme të përzihet në mënyrë aktive në këto zhvillime. Ai ka bërë të qartë, se nuk do të dalë kundër marrëveshjes së Prespës. Por sigurisht që nuk është i interesuar, që të nisë nëj debat i mëtejshëm për këtë marrëveshje, ndaj së cilës ai vet ka votuar kundër.”

Kritikë nga ish-kryeministri Tsipras

Alexis Tsipras, udhëheqësi i opozitës dhe ish-kryeministri që më 2018 ishte përgjegjës për kompromisin për kontestin e emrit, e kritikon heshtjen e Mitsotakisit. Në një kohë, kur BE konfrontohet me pasojat e vendimit të saj, për mosdhënien e dritëss ë gjelbër negociatave me Maqedoninë e Veritu dhe Shqipërinë, Greqia duket inekzistente. „Kryeministri grek, që nuk guxon ta përmendë emrin e vendit fqinjë, e ka pranuar fatin e vendit fqinj dhe të Shqiëprisë lidhur me antarësimin në BE, pa kërkuar një herë që të reformohet atje situata ligjore e pakicës greke.”

Partia e Tsiprasit SYRIZA e akuzon qeverinë, se nuk është angazhuar sa duhet për antarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, thotë Stavros Tzimas. Ai tërheq vëmendjen, se „do të kishte qenë më mirë për të gjithë që ky kapitull të sqarohej një herë e përgjithmonë përmes antarësimit në BE.” Tani duhet pritur, se si do të zhvillohen gjërat. Shansi, që Zoran Zaev t’i humbasë zgjedhjet është i madh. Dështimi i premtimit për BE-në është vetëm një arsye: „dhe pavarësisht disa hapave për reforma dhe politikës së jashtme, qeveria e tij në sytë e shumë njerëzve thuajse nuk dallon nga politika nacional-konservatore e parardhësit të tij Gruevski. Skandale, korrupsion dhe manipulime në drejtësi janë të përditshme, vetëm se kësaj herë nën mantelin e socialdemokracisë.”
Tani është i madh rreziku, që njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri të distancohen nga Europa dhe të gjejnë mbështetës të tjerë, vëren Tzimas. Me këtë ai ka parasysh Moskën, që konkurron me Perëndimin për influencë në rajon. Kjo nuk është aspak në interes të BE-së dhe në këtë mënyrë edhe të Greqisë që humasin pushtet në rajon në favor të Rusisë./DW

The post DW: Qeveria greke qendron e tërhequr lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriut appeared first on 55 News.

]]>
Zbulohet emri i Kryeministrit që do çojë RMV drejt zgjedhjeve të parakohëshme https://55news.al/politike/zbulohet-emri-i-kryeministrit-qe-do-coje-rmv-drejt-zgjedhjeve-te-parakoheshme/ Mon, 21 Oct 2019 10:41:00 +0000 https://new.55news.al/?p=124388 Pas dështimit për hapjen e negociatave qeveria parashtroi bërjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Kjo u vendos në takimin e djeshëm të klasës politke me Presidentin e vendit. Më 12 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në takimin e liderëve u caktua data e zgjedhjeve, pas një kompromisi me partitë […]

The post Zbulohet emri i Kryeministrit që do çojë RMV drejt zgjedhjeve të parakohëshme appeared first on 55 News.

]]>

Pas dështimit për hapjen e negociatave qeveria parashtroi bërjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Kjo u vendos në takimin e djeshëm të klasës politke me Presidentin e vendit.

Më 12 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në takimin e liderëve u caktua data e zgjedhjeve, pas një kompromisi me partitë politike parlamentare. Por, këto zgjedhje do të organizohen nga një qeveri teknike, sipas marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria teknike ka mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa kryeministri teknik do të jetë i nominuar nga partia që deri tani ka udhëhequr Qeverinë, nga LSDM-ja. Një nga emrat që është lakuar për kryeministër teknik është Oliver Spasovski ose një kandidat tjetër nga socialdemokratët.

Ndërsa VMRO-DPMNE si partia kryesore opozitare do ti takojë posti i ministrit të brendshëm, ministria e bujqësisë, ministria e punës sociale si dhe poste zëvendësministrash. Poste ministrore do të ketë edhe për opozitën shqiptare.

Image

 

The post Zbulohet emri i Kryeministrit që do çojë RMV drejt zgjedhjeve të parakohëshme appeared first on 55 News.

]]>
Reuters: Macron përplaset me Merkel për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Shumë herët për procesin drejt zgjerimit https://55news.al/politike/reuters-macron-perplaset-me-merkel-per-negociatat-me-shqiperine-e-maqedonine-e-veriut-shume-heret-per-procesin-drejt-zgjerimit/ Wed, 16 Oct 2019 10:54:33 +0000 https://new.55news.al/?p=123433 Presidenti francez Emmanuel Macron ka pasur një përplasje të fortë me kancelaren gjermane Angela Merkel këtë javë pasi Parisi u izolua të martën duke kundërshtuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, shkruan Reuters. Danimarka dhe Holanda u bashkuan me refuzimin francez për fillimin e bisedimeve të pranimit me një vend tjetër të […]

The post Reuters: Macron përplaset me Merkel për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Shumë herët për procesin drejt zgjerimit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti francez Emmanuel Macron ka pasur një përplasje të fortë me kancelaren gjermane Angela Merkel këtë javë pasi Parisi u izolua të martën duke kundërshtuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, shkruan Reuters.

Danimarka dhe Holanda u bashkuan me refuzimin francez për fillimin e bisedimeve të pranimit me një vend tjetër të Ballkanit, Shqipërinë në një takim të ministrave të BE-së në Luksemburg, i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje për çështjen që do të kërkonte mbështetje unanime të të gjitha 28 shteteve të BE-së.

“Më vjen shumë keq që vendet anëtare nuk mund të marrin një vendim”, tha dukshëm i mërzitur zyrtari i lartë i BE Johannes Hahn. “Nuk është një moment lavdie për Evropën.”

Reuters

The post Reuters: Macron përplaset me Merkel për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Shumë herët për procesin drejt zgjerimit appeared first on 55 News.

]]>
Zaev i sinqertë: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria https://55news.al/politike/zaev-i-sinqerte-nese-nuk-marrim-daten-e-negociatave-bie-qeveria/ Wed, 16 Oct 2019 10:53:16 +0000 https://new.55news.al/?p=123431 Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër perveç BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë […]

The post Zaev i sinqertë: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër perveç BE-së. Sipas tij Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Alsat.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të filloj me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimorë.

Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdoj atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët t

The post Zaev i sinqertë: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria appeared first on 55 News.

]]>