marrveshje Archives - 55 News https://55news.al/tag/marrveshje/ Fri, 01 Mar 2019 18:18:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png marrveshje Archives - 55 News https://55news.al/tag/marrveshje/ 32 32 Sejko marrëveshje me Zvicrën, leksione për menaxhimin e krizave https://55news.al/aktualitet/sejko-marreveshje-me-zvicren-leksione-per-menaxhimin-e-krizave/ Fri, 01 Mar 2019 18:18:49 +0000 https://new.55news.al/?p=88149 Një marrëveshje mirëkuptimi midis Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Bankës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e fazës së dytë të programit të asistencës dypalëshe dhe zhvillimit të kapaciteteve për bankat qendrore për vitet 2018 – 2022 do të rrisë më tej kapacitet shkencore të Bankës së Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga […]

The post Sejko marrëveshje me Zvicrën, leksione për menaxhimin e krizave appeared first on 55 News.

]]>
Një marrëveshje mirëkuptimi midis Sekretariatit të Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Bankës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e fazës së dytë të programit të asistencës dypalëshe dhe zhvillimit të kapaciteteve për bankat qendrore për vitet 2018 – 2022 do të rrisë më tej kapacitet shkencore të Bankës së Shqipërisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, dhe Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, SH.T.Z Adrian Maître.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se kjo marrëveshje vjen pas mbylljes së një bashkëpunimi të suksesshëm në periudhën 2013-2018, e cila solli dhe një përmirësim të dukshëm të punës analitike, kërkuese dhe teknike të Bankës së Shqipërisë. Në këtë kuadër, Guvernatori theksoi se rezultatet e këtij projekti bashkëpunimi kanë qenë frytdhënëse në fushën e zbatimit të politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar dhe sistemit të pagesave.

Duke falënderuar Qeverinë Zvicerane për këtë bashkëpunim, Guvernatori Sejko u shpreh se falë marrëveshjes së re, Banka e Shqipërisë do të jetë pjesë e programit të asistencës dypalëshe në fushën e bankingut qendror. “Pritshmëria jonë nga zbatimi i fazës së dytë është që vendimmarrja e politikës monetare të mbështetet nga kapacitete parashikuese të përmirësuara, që formulimi i politikës makroprudenciale të përdorë njohuri më të zgjeruara mbi rreziqe të ndryshme, që kërkimi të pasurohet më tej me metodologjitë dhe praktikat më të mira të kërkimit shkencor. Këto synime qëndrojnë edhe në thelb të strategjisë sonë afatmesme”, u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko.

Nga ana e tij, Ambasadori i Zvicrës shprehu vlerësimet e tij për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së tij në të ardhmen. Në fjalën e tij Ambasadori Maître nënvizoi se: “Shqipëria ka nevojë për institucione të efektshme në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Unë do ta konsideroja Bankën e Shqipërisë si një institucion të tillë. Mund t’ju siguroj se programi për dhënien e asistencës për Bankën e Shqipërisë në ndërtimin e kapaciteteve të saj ka qenë mjaft frytdhënës, falë edhe burimeve njerëzore tejet profesionale që ka ky institucion. Pa dyshim, Banka e Shqipërisë ka qenë një partner i shkëlqyer, aktiv dhe i përkushtuar në këtë bashkëpunim”. Ambasadori shtoi se marrëveshja e re i hap rrugë shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive.

Programi i ri do të realizohet nëpërmjet misioneve të ekspertëve, kurseve online, ëorkshopeve teknike dhe vizitave të punës. Ai do të mbulojë fusha të tilla si menaxhimi i burimeve njerëzore, vijueshmëria e biznesit në kohë krize, komunikimi i kërkimit, etj..

Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike është qendra e ekspertizës së qeverisë federale të Zvicrës, e cila shqyrton të gjitha çështjet kryesore që lidhen me politikat ekonomike dhe ato të tregut të punës. Qëllimi i tij është mbështetja e rritjes së qëndrueshme ekonomike, rritjes së punësimit dhe kushteve të drejta të punës, përmes krijimit të kornizës së nevojshme rregullatore, ekonomike dhe të politikës së jashtme. Që prej vitit 1992, SECO, bazuar në kërkesat në rritje për asistencë teknike në fushën e bankingut qendror, ka mbështetur bankat qendrore të vendeve partnere, nëpërmjet një bashkëpunimi strategjik me institutin e Studimeve për Zhvillime Ndërkombëtare (Graduate institute of international and Development Studies). Bashkëpunimi me disa banka qendrore konsiston, përgjithësisht, në shërbime të përgjithshme këshilluese dhe aktivitete specifike të përshtatura sipas vendit, në formën e Asistencës Teknike dhe të Programeve të Trajnimit (TATPs).

Guvernatori Sejko tha se, nga ky bashkëpunim kemi përfituar mbështetje teknike dhe financiare. Për të kuptuar më mirë plotësinë dhe impaktin e tij, po rendis disa statistika për fazën e parë. Gjatë periudhës 2013-2018, janë realizuar 30 aktivitete me natyrë të ndryshme, ku janë përfshirë 360 punonjës të Bankës së Shqipërisë. Ndër to do të veçoja organizimin e 18 seminareve me tematika të dedikuara për Bankën e Shqipërisë, ku kanë marrë pjesë 270 punonjës. Banka e Shqipërisë ka qenë pjesëmarrëse në 8 konferenca me karakter akademik, në të cilat 87 punonjës të saj kanë prezantuar punët kërkimore shkencore e njëkohësisht kanë marrë komente të vyera për përmirësimin e mëtejshëm të punës së tyre. Tre punonjës tanë kanë pasur mundësinë të vizitojnë institutin e Gjenevës për studime pasuniversitare për një periudhë deri në 6 muaj dhe për të zhvilluar projektet e tyre të kërkimit nën mbikëqyrjen dhe asistencën e profesorëve të institutit.

Sejko tha se, zhvillimi i modeleve të parashikimit e analizës të politikës monetare ka mundësuar një rol më proaktiv të saj, sikundër u pa dhe në administrimin e suksesshëm të presioneve mbiçmuese që patëm mbi kursin e këmbimit gjatë vitit të shkuar.

Falë projekteve të bashkëpunimit të financuar nga SECO, Banka e Shqipërisë ka tashmë modele e metodologji bashkëkohore për vlerësimin e nivelit të përshtatshëm të rezervës valutore – nivel, i cili aktualisht është rreth vlerës 3.3-3.4 miliardë euro, për administrimin e likuiditetit në sektorin bankar, si dhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të goditjes.

Po ashtu, studimi i fenomeneve të ndryshme të funksionimit të sistemit financiar, i ka hapur rrugën zhvillimit e miratimit të një sërë rregulloresh, të cilat – ndër të tjera – kanë përshpejtuar procesin e reduktimit të kredive me probleme dhe do të krijojnë një ambient rregullator më të sigurt e më eficient në administrimin e goditjeve financiare.

Së fundi, bashkëpunimi me SECO-n ka gjeneruar një sërë projektesh, të cilat janë aktualisht në zbatim, edhe në fushën e sistemeve të pagesave. Këtu gjej me vend të përmend strategjinë kombëtare për nxitjen e përdorimit të pagesave me vlerë të vogël, e cila i shërben uljes së kostos së tyre, nxitjes së remitancave dhe rritjes së përfshirjes financiare.

The post Sejko marrëveshje me Zvicrën, leksione për menaxhimin e krizave appeared first on 55 News.

]]>
Posta Shqiptare dhe ADISA, nesër firmosin marrëveshje bashkëpunimi https://55news.al/aktualitet/posta-shqiptare-dhe-adisa-neser-firmosin-marreveshje-bashkepunimi/ Mon, 18 Feb 2019 14:52:00 +0000 https://new.55news.al/?p=86214 Posta Shqiptare  dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), ditën e mërkurë, datë 20 Shkurt, ora 12:00, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA. Marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet nga Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj dhe […]

The post Posta Shqiptare dhe ADISA, nesër firmosin marrëveshje bashkëpunimi appeared first on 55 News.

]]>
Posta Shqiptare  dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), ditën e mërkurë, datë 20 Shkurt, ora 12:00, do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e të gjitha shërbimeve të Postës Shqiptare, pranë zyrave rajonale/vendore të ADISA.

Marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet nga Administratori i Postës Shqiptare, z. Laert Duraj dhe Drejtori Ekzekutiv i ADISA, z. Lorin Ymeri, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare.
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) është agjencia e cila është përgjegjëse për administrimin e sporteleve të administratës shtetërore dhe ofrimit të shërbimeve publike sipas parimit të ndarjes së zyrave pritëse nga zyrat përgjegjëse për shërbimin. Ofrimi i shërbimeve nga Posta Shqiptare pranë zyrave rajonale të ADISA-s do të krijojë lehtësira të natyrës ekonomike dhe kohore për qytetarët, të cilët aplikojnë për marrjen e shërbimeve.

The post Posta Shqiptare dhe ADISA, nesër firmosin marrëveshje bashkëpunimi appeared first on 55 News.

]]>
Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq https://55news.al/bota-shqiptare/cfare-thuhet-ne-letren-e-trumpit-per-marreveshjen-me-kosoven-qe-s-i-pelqeu-vuciq/ Thu, 20 Dec 2018 16:01:24 +0000 https://new.55news.al/?p=75403 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”. Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që […]

The post Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është “afër dorës”.

Në letrën e dërguar më 14 dhjetor, të cilën sot e ka publikuar Zyra e presidentit të Serbisë, Trump ka theksuar se i gëzohet rastit që t’i presë në Shtëpinë e Bardhë presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, për ta festuar “marrëveshjen historike”.cc

“Marrë parasysh se po hyni në fazën përmbyllëse të arritjes së marrëveshjes me Kosovën, e cila do të sjellë paqen e dëshiruar afatgjate në rajon, ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë moment dhe të përdorni liderizmin politik për sjelljen e vendimeve që do të kënaqnin interesat e të dy vendeve. Do të ishte dëm i madh që të lëshohet ky rast unik për paqen, sigurinë dhe rritjen e ekonomike”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë në arritjen e marrëveshjes për normalizim dhe ka vlerësuar që “marrëdhëniet paqësore dhe produktive ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishin pikë kthese për rajonin”, transmeton rel.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është afër dorës. I gëzohem rastit që juve dhe presidentin Hashim Thaçi t’iu mirëpres në Shtëpinë e Bardhë, në mënyrë që të festojmë atë që do të paraqiste marrëveshjen historike”, ka thënë Trump.

Presidenti i SHBA-së në letër ka theksuar që kishte kënaqësinë që janë takuar në Paris gjatë Ditës së armëpushimit.

“SHBA-ja vlerëson liderizmin e juaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shtuar Trump.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervua

The post Çfarë thuhet në letrën e Trumpit për marrëveshjen me Kosovën që s’i pëlqeu Vuçiq appeared first on 55 News.

]]>
Juncker: Negociatat e Brexit duke lëvizur drejt një marrëveshje, por ngadalë https://55news.al/globi/juncker-negociatat-e-brexit-duke-levizur-drejt-nje-marreveshje-por-ngadale/ Mon, 12 Nov 2018 06:17:34 +0000 https://new.55news.al/?p=66519 Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përparimi është duke u bërë drejt një marrëveshje përfundimtare të Brexit, por që është e ngadaltë. “Kam përshtypjen se ne po lëvizim ngadalë por me siguri drejt një marrëveshje përfundimtare të Brexit e cila duhet të përfundojë në javët e ardhshme”, tha Juncker në Francë 24.

The post Juncker: Negociatat e Brexit duke lëvizur drejt një marrëveshje, por ngadalë appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përparimi është duke u bërë drejt një marrëveshje përfundimtare të Brexit, por që është e ngadaltë.

“Kam përshtypjen se ne po lëvizim ngadalë por me siguri drejt një marrëveshje përfundimtare të Brexit e cila duhet të përfundojë në javët e ardhshme”, tha Juncker në Francë 24.

The post Juncker: Negociatat e Brexit duke lëvizur drejt një marrëveshje, por ngadalë appeared first on 55 News.

]]>
Pse “Brexit pa marrëveshje” është një makth për bankat – Kaosi që mund të shkaktojë në tregjet financiare https://55news.al/aktualitet/pse-brexit-pa-marreveshje-eshte-nje-makth-per-bankat-kaosi-qe-mund-te-shkaktoje-ne-tregjet-financiare/ Fri, 26 Oct 2018 17:23:17 +0000 https://new.55news.al/?p=61533 Ndërkohë që data ‘e divorcit’ po afron, mbetet ende mundësia që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje që përcakton kushtet e marrëdhënies së tyre. Kjo është një perspektivë alarmante për bankat, e cila mund të shkaktonte kaos në tregjet financiare. 1.Pse është një çështje e komplikuar për bankat? Së pari, […]

The post Pse “Brexit pa marrëveshje” është një makth për bankat – Kaosi që mund të shkaktojë në tregjet financiare appeared first on 55 News.

]]>
Ndërkohë që data ‘e divorcit’ po afron, mbetet ende mundësia që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje që përcakton kushtet e marrëdhënies së tyre. Kjo është një perspektivë alarmante për bankat, e cila mund të shkaktonte kaos në tregjet financiare.

1.Pse është një çështje e komplikuar për bankat?

Së pari, sepse Brexit rrezikon marrëdhëniet e afatgjata të punës midis rrethit financiar të Londrës dhe firmave në kontinentin europian. Shpresat e hershme për të mbajtur lidhjet përmes bashkëpunimit rregullator dhe mbajtjen e licencave me sa duket janë shuar. Ndërkohë, sa më shumë firma në Britani aplikojnë për licencat e BE dhe kanë filluar të zhvendosin bazën brenda bllokut, bankat në të dy anët e kanalit anglez shpresojnë të shmangin një rënie të madhe në një territor të panjohur pas Brexit.

2.Cili është plani i aktual për të shmangur kaosin?

Zyrtarët e BE në Bruksel i bëjnë thirrje industrisë financiare të përgatitet për çdo rezultat dhe vendet anëtare të marrin në konsideratë masat e emergjencës kombëtare. Megjithatë, Komisioni Europian, nuk ka njoftuar ende një plan konkret për shërbimet financiare, duke argumentuar se fillimisht do të shqyrtojë raportin e një grupi të përbashkët pune midis Bankës Qendrore Europiane dhe Bankës së Anglisë për të parë se cilat janë rreziqet më të mëdha për stabilitetin financiar.

3.Cilat fusha janë më shqetësuese?

Industria financiare dhe rregullatorët e Britanisë paralajmërojnë se Brexit përbën një kërcënim për miliona paund kontratash ekzistuese derivative dhe sigurimesh. Shqetësimet e tjera përfshijnë qasjen në infrastrukturën e tregut në Londër, borxhin e lëshuar nga bankat e BE sipas ligjit anglez, rrjedhjen e të dhënave në të gjithë Kanalin dhe kërkesat e mundshme të kapitalit të ri për bankat.

4.Çfarë ndodh me kontratat ekzistuese midis Britanisë dhe firmave të BE-së?

Ato nuk do të bëhen domosdoshmërish të pavlefshme një ditë pas Brexit. Problemi është aktiviteti i nevojshëm për t’i shërbyer. Rregullatorëve kombëtarë të BE-së mund t’u kërkohet të japin licenca të përkohshme për kompanitë britanike, diçka që rregullatorët e Britanisë tashmë po përgatiten ta bëjnë nga ana e tyre. Por, autoritetet në Francë, Holandë dhe vende të tjera aktualisht nuk kanë fuqi për ta bërë këtë, raporton Bloomberg.

5.Çfarë infrastrukture tregu është në Londër?

Pjesa më e madhe e zhdoganimit të derivateve në euro aktualisht zhvillohet në Londër. Nëse Britania nuk bën dot një marrëveshje dhe mungon ndonjë veprim nga autoritetet e BE-së, bankat mund ta gjejnë veten në shkelje të rregullave që kërkojnë nga ata të përdorin vende të njohura vetëm për të pastruar derivatet e tyre.

6.Cili është problemi me borxhin e lëshuar nga bankat e BE-së?

Ata u mbështetën shpesh në tregun e kapitalit të Londrës për të dhënë borxhe, ose të paktën për të shitur letrat me vlerë nën ligjin anglez, sepse ai ishte pranuar universalisht nga blerësit ndërkombëtarë. Ata gjithashtu e bënë këtë në momentin e lëshimit të obligacioneve që mund të përdoren kur ato hasin probleme, gjë që është një kërkesë rregullatore për të mbrojtur taksapaguesit.

Në rast se autoritetet nuk marrin asnjë hap, një pjesë e madhe e lëshimit të bankave mund të pushonte së llogarituri sipas këtyre kërkesave. Në rastin më të keq, firmat do të detyroheshin të rilëshonin borxhin në kushte të tjera. Për të zgjidhur çështjen, autoritetet përgjegjëse për trajtimin e dështimeve të bankave mund të arrijnë një marrëveshje që siguron që ata të njohin veprimet e njëri-tjetrit, sipas Shoqatës për Tregjet Financiare në Evropë.

7.A nuk mund të rrjedhin ende të dhënat midis Britanisë dhe BE-së?

Jo domosdoshmërisht. Sipas regjimit të ri të mbrojtjes së të dhënave të BE-së, firmat nuk mund të dërgojnë asnjë informacion personal jashtë bllokut. Rregullatorët kanë paralajmëruar bankat që të kontrollojnë ku ruhen të dhënat personale që merren dhe të ndërmarrin “veprime lehtësuese” nëse është e nevojshme. Ligjbërësit britanikë i kanë bërë thirrje BE-së që të nxjerrë një të ashtuquajtur “vendim adekuat” sipas rregullave të saj, gjë që do të lejonte rrjedhën e vazhdueshme të të dhënave mes Britanisë dhe bllokut.

8.Çfarë nënkupton një Brexit pa marrëveshje për kërkesat e kapitalit?

Në teori të paktën, një ekspozim i bankës së BE-së në një vend jashtë BE-së, siç është Post-Brexit, kërkon më shumë kapital prapa saj. Në një mënyrë të ngjashme, qeveria e Britanisë ka paralajmëruar firmat britanike se ata nuk mund të trajtojnë më borxhin sovran të BE si pa rrezik, nëse nuk ka marrëveshje Brexit.

Të dyja palët mund të vendosin që ekspozimet në juridiksionin e njëri-tjetrit nuk paraqesin rrezik të shtuar, gjë që do të zgjaste status quo-në. Në BE, ky hap gjithashtu do të binte në Komisionin Evropian, i cili në të kaluarën ka nxjerrë vendime të tilla ekuivalente për vendet përfshirë Brazilin, Kinën dhe Arabinë Saudite.

The post Pse “Brexit pa marrëveshje” është një makth për bankat – Kaosi që mund të shkaktojë në tregjet financiare appeared first on 55 News.

]]>
Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë https://55news.al/bota-shqiptare/rusia-kerkon-nga-brukseli-t-i-beje-presion-kosoves-per-zbatim-te-marreveshjeve-me-serbine/ Wed, 17 Oct 2018 08:18:44 +0000 https://new.55news.al/?p=58606 Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Brukselit që t’i bëjë presion Kosovës për të zgjidhur situatën në vend, ka thënë Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko. “Brukseli duhet t’i bëjë më shumë presion Prishtinës për ta detyruar atë të përmbushë detyrimet në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë […]

The post Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje Brukselit që t’i bëjë presion Kosovës për të zgjidhur situatën në vend, ka thënë Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko.

“Brukseli duhet t’i bëjë më shumë presion Prishtinës për ta detyruar atë të përmbushë detyrimet në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Grushko në një intervistë për gazetën ruse, “Izvestia”.

Sipas Grushkos, negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Brukselit, duhet të sillen në përfundimin logjik – veçanërisht në lidhje me funksionimin normal të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu ka theksuar se BE-ja, e cila ka marrë rolin e lehtësuesit, duhet të gjejë mjete tjera për të ndikuar në palën kosovare, e cila “jo vetëm se e ka sabotuar procesin negociues, por me veprimet e tyre, edhe e kanë komplikuar atë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

The post Rusia kërkon nga Brukseli t’i bëjë presion Kosovës për zbatim të marrëveshjeve me Serbinë appeared first on 55 News.

]]>
Paqe e vështirë: 40 vjet marrëveshje e Camp-David për Lindjen e Mesme https://55news.al/globi/paqe-e-veshtire-40-vjet-marreveshje-e-camp-david-per-lindjen-e-mesme/ Mon, 17 Sep 2018 16:34:25 +0000 https://new.55news.al/?p=49913 Nga Kersten Knipp (DW) Në shtator 1978 Izraeli dhe Egjipti ranë dakord në Camp David nën ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, për një marrëveshje paqeje. Marrëveshja nuk ishte popullore, por një akt i arsyes politike. Lumi nuk është i madh e i vrullshëm, megjithatë ai është me një rëndësi të jashtëzakonshme në përfytyrimin e […]

The post Paqe e vështirë: 40 vjet marrëveshje e Camp-David për Lindjen e Mesme appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kersten Knipp (DW)

Në shtator 1978 Izraeli dhe Egjipti ranë dakord në Camp David nën ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, për një marrëveshje paqeje. Marrëveshja nuk ishte popullore, por një akt i arsyes politike.

Lumi nuk është i madh e i vrullshëm, megjithatë ai është me një rëndësi të jashtëzakonshme në përfytyrimin e presidentëve që pasuan në SHBA. Kjo për faktin, se Jordani ka një rrjedhë uji, përgjatë brigjeve të të cilit janë zhvilluar mjaft histori të biblës. E në këtë lumë u lejuan të lahen Jimmy Carter, asokohe guvernator i Georgias, dhe gruaja e tij Rosalynn gjatë udhëtimit në vitin 1973 në Izrael dhe në Jordanin Perëndimor. Ishte një leje e posaçme e Izraelit, që e kishte pushtuar më 1967 Jordanin Perëndimor, që e mundësoi këtë.

Larja në Jordan, udhëtimi përmes vendit të shenjtë të pasur me mite, i paraprinë mahnitjes së Jimmy Carters pas Lindjes së Mesme dhe dëshirës që rezultoi prej kësaj për të kontribuuar në çlirimin e këtij rajoni. Më 1977 ai zgjidhet president i SHBA-së, besimtari i zellshëm kristian, filloi ta verë në jetë këtë nismë.

“Ai kishte krijuar bindjen, që Zoti i kërkonte atij të sillte paqen e që duhej të gjente një rrugë drejt saj”, shkruan shkrimtari Lawrence Wright në librin e tij “Trembëdhjetë ditë në shtator”, një kronikë e atyre dy javëve, që sollën suksesin, i cili dukej si i pamundur: Nën ndërmjetësimin e presidentit të SHBA-së kreu i shtetit të Egjiptit Anvar al-Sadat dhe kryeministri i Izraelit Menachem Begin më 17 shtator 1978 ranë dakord për një marrëveshje paqeje midis dy vendeve, e cila u nënshkrua zyrtarisht pas disa muajsh, më 26 mars 1979.

Përvoja personale me dhunën

Të dy, Sadat dhe Begin, në fëmijërinë e tyre kanë pasur përvojë me dhunën e pushtuesve të huaj. Kur lindi Sadat me 1918 Egjipti ndodhej ende nën sundimin e britanikëve. Sadat preferonte ta tregonte historinë, që kishte ndodhur më 1906 para se ai të kishte lindur. Asokohe një shoqatë gjuetarësh britanikë marshoi përmes fshatit Dinshavai në Deltën e Nilit. Si rrjedhojë pati një përplasje mes britanikëve dhe banorëve të fshatit, gjatë së cilës gjeti vdekjen një oficer britanik. Britanikët dërguan një ekspeditë, prej së cilës u arrestuan 52 banorë të fshatit. Shumica u rëmbyen ose u dënuan me burg, katër burra u varën.

Shumë më brutal pat qenë përjetimi i Menachem Begin, i lindur në vitin 1913, i cili ishte përballur me dhunën pushtuese. Më 1941 Wehrmacht-i pushtoi qytetin e tij Brest-Litovsk në Bjellorusinë e sotme. Menjëherë nazistët arrestuan hebrejtë në qytet për t’i deportuar ata në kampet e shfarosjes. Nëna e Begin, Chasia në këtë kohë ndodhej në spital. Nazistët e vranë atë në shtratin e të sëmurit. Babait të Begin, Ze’ev Dov i lidhën gurë në trup dhe e mbytën në lumin Bug.

Këto përvoja të dobësisë dhe pamundësisë për t’u mbrojtur i nxitën të dy burrat, që të luftojnë për sigurinë e vendit të tyre – Sadat në Egjipt, Begin në Izrael. Të dy e shihnin konfliktin e nisur në Lindjen e Mesme me themelimin e shtetit të Izraelit si një spirale pafund: e mira e njerit ishte në dëm të tjetrit – çdo fitim territori prej izraelitëve kufizonte territorin e arabëve dhe anasjelltas.

Afrim i ngadalshëm

Këtë po kështu e shihnin përkatësisht edhe paraardhësit e tyre. Rivalitetet mes Egjiptit dhe Izraelit që nga viti 1948 hap pas hapi po ktheheshin në armiqësi të hapur. Deri në konferencën e Camp David të dy vendet ishin përballur në katër luftra: ajo më 1948/49, që u pasua menjëhrë me themelimin e shtetit të Izraelit, pastaj kriza e Suezit më 1956, lufta gjashtë-ditore më 1967 dhe së fundi e ashtuquajtura lufta Jom-Kippur më 1973. Një spirale e dhunës, të cilën donte ta ndalonte Carter.

Përpjekje për afrim kishte pasur edhe para takimit në Camp David. Më 9 nëntor 1977  Sadat deklaroi para parlamentit egjiptian, se ai do të shkonte deri në fund të botës, madje deri në Knesset, nëse do të duhej të shpëtonte jetën qoftë edhe të një ushtari të vetëm. Kur Begin e ftoi atë, Sadati e pranoi ftesën: më 20 nëntor ai ndodhej në  Knesset – fakt ky që e indinjoi botën arabe. Siria, Iraku, Libia dhe Algjeria i ndërprenë kontaktet diplomatike me Egjiptin, OÇP (Organizata për Çlirimin e Paletinës)e dënoi këtë hap të Sadatit.

Marrëveshje nën presionin e SHBA-së

Sidoqoftë një vit më pas Sadat dhe Begin u takuan në Camp David. Të dy e kishin të qartë, se në këto bisedime krahas paqes bëhej fjalë edhe për marrëdhënie mundësisht të mira me SHBA-në. Si egjiptianët ashtu edhe Izraelitët ishin të vendosur për një kurs të ashpër bisedimesh, por edhe e dinin, se edhe një linjë rixhide e qëndrimit të tyre do të mund të influenconte ndjeshëm e afatgjatë raportet e vendit të tyre me SHBA-në.

Impulsin më në fund e dha vetëdija, që logjika e spirales së pafundme nuk kishte më efekt, që krahas sensibiliteteve në Lindjen e Mesme duhej marrë parasysh edhe sensibiliteti i SHBA-së që ishin të lidhura ngushtë: Begin dhe Sadat ranë dakord.

Marrëveshja e paqes i detyronte të dyja palët ta njohin reciprokisht shtetin përkatës. Kjo i dha fund gjendjes së luftës që ekzistonte qysh nga viti 1948. Izraeli duhej të tërhiqej nga gadishulli i Sinait në Egjipt që vazhdonte ta mbante nën kontroll.

U përcaktuan edhe këto parime: duhej të njiheshin të drejtat e palestinezëve, të hiqeshin ngulimet izraelite në territorin palestinez. Në këmbim anijet izraelite do të kishin liri lëvizjeje në Kanalin e Suezit, edhe rruga Tiran dhe gjiri i Akabasë u njohën ndërkombëtarisht e kësisoj ishin të pranuara edhe si rrugë të qarkullimit ujor për Izraelin.

Çmime nobel të paqes, por pak entuziazëm

“Dy krerë të mëdhenj shteti – të mëdhenj për historinë e kombeve të tyre – presidenti  Anvar al-Sadat dhe kryeministri Menahem Begin e kanë drejtuar këtë betejë me më shumë guxim, këmbëngulje dhe frymëzim se çdo gjeneral, që i ka çuar njerëzit dhe makineritë në kasaphanë”, kështu e vlerësoi rezultatin e bisedimeve presidenti i SHBA-së Jimmy Carter.
Por Begin dhe Sadat fillimisht patën vështirësi të mëdha për ta zbatuar planin në vendet e tyre – pavarësisht vlerësimit me Çmimin Nobel të Paqes, që iu akordua të dyve më 1978. “Fati i kombit ndodhet në pikëpyetje”, i tha Begin Carter-it gjatë vizitës së tij në Izrael në mars 1979. Ngjashëm e shihnin situatën edhe shumë egjiptianë – në krye të tyre ekstremistët islamistë. Anvar al-Sadat në tetor 1981 u vra prej islamistëve gjatë një parade ushtarake – një arsye për këtë ishte edhe qendrimi i tij i ashpër kundrejt islamistëve.
Trashëgimia e Camp David ndonëse mbahet lart edhe sot e kësaj dite, kjo rëndom pa entuziazëm. Të dyja palët e dinë, që ato nuk mund ta përballojnë një luftë të mëtejshme, sepse ajo do të kishte pasoja fatale për të dy vendet. Një paqe e mirëfilltë është domosdoshmëri e arsyes.

The post Paqe e vështirë: 40 vjet marrëveshje e Camp-David për Lindjen e Mesme appeared first on 55 News.

]]>
Kriza greke, arrihet marrëveshje “historike” për lehtësimin e borxhit https://55news.al/aktualitet/kriza-greke-arrihet-marreveshje-historike-per-lehtesimin-e-borxhit/ Fri, 22 Jun 2018 06:50:20 +0000 https://new.55news.al/?p=28316 Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar. Ministrat e financave bënë publike pikat përfundimtare të një marrëveshjeje, në më shumë se gjashtë […]

The post Kriza greke, arrihet marrëveshje “historike” për lehtësimin e borxhit appeared first on 55 News.

]]>
Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar.

Ministrat e financave bënë publike pikat përfundimtare të një marrëveshjeje, në më shumë se gjashtë orë bisedime që u zhvilluan natën në Luksemburg të enjten, shkruan FT.
Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga qeveritë si një hap “historik” pas tetë viteve në të cilin Greqia ka kaluar tre programe shpëtimi dhe ka vuajtur depresionin më të keq të çdo ekonomie evropiane në kohët moderne.

“Është një moment i jashtëzakonshëm,” tha Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë së BE, pas takimit. “Kriza greke përfundon këtu sonte në Luksemburg”.

Marrëveshja nënkupton shlyerjen e 96 miliardë eurove kredi, duke përfshirë interesin, për 10 vjet dhe një vendim paralel për zgjatjen e maturimeve të tyre për të njëjtën kohë. Afatet më të hershme të ripagimit ndryshojnë nga 2023 në 2033.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e planit përfshin rritjen e madhësisë së këstit përfundimtar të Greqisë për paratë e ndihmës, për të ndihmuar në ndërtimin e rezervave të parave që mund ta mbështesin atë gjatë muajve të ardhshëm.

Arritja e një marrëveshje ishte shndërruar në një urgjencë, duke marrë parasysh pak kohë që mbetet deri në fund të programit të Greqisë për shpëtimin më 20 gusht, ndërsa eurozona po siguronte investitorët se borxhi i vendit është i qëndrueshëm.

“Greqia po e kthen faqen,” tha Euklid Tsakalotos, ministri i financave i vendit. “Ne kemi të gjitha mundësitë që ta përfundojmë programin e shpëtimit me besim.”

Një kompromis u arrit pas negociatave intensive për të zgjidhur shqetësimet gjermane rreth pjesës së paketës së lehtësimit të borxheve. Shpresat për marrëveshje të shpejtë të enjten u zhdukën, kur Olaf Scholz, ministri i financave gjermane, krijoi kushte të vështira për të pranuar një zgjatje të konsiderueshme të maturitetit, duke shkaktuar orë të furishme bisedash, që përfunduan me thirrje në kryeqytetet kombëtare, duke i kërkuar krerëve të shtetit që të japin bekimin e tyre për kompromisin përfundimtar.

Berlini ishte i kujdesshëm në lidhje me planet për një rritje të madhe në madhësinë e këstit përfundimtar të Greqisë të parave të shpëtimi, nga 11.7 miliardë euro që ishte planifikuar, në fund duke pranuar shumën mund të rritet në 15 miliardë euro. Kjo do të linte Athinën me rezerva parash të gatshme për 24.1 miliardë euro, të mjaftueshme për të mbështetur vendin për të paktën 22 muaj.

 “Bisedimet ishin të vështira,” tha Bruno Le Maire, ministri i ekonomisë i Francës. “Diskutimet janë gjithmonë të vështira kur aksionet janë të larta”.

Qëndrueshmëria e Berlinit reflekton presionin e brendshëm ndaj qeverisë së Angela Merkelit, veçanërisht nga partneri i saj bavarez konservator i koalicionit, CSU, i cili ka kritikuar kancelaren se është shumë e gatshme të përdorë paratë kombëtare për të zgjidhur problemet e eurozonës.

Një përparësi kryesore në bisedime ishte të krijohej një plan lehtësues i borxhit, që do të mund të bindte Fondin Monetar Ndërkombëtar që borxhet e Greqisë janë në një rrugë të qëndrueshme, pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje midis fondit të Uashingtonit dhe qeverive të eurozonës, të udhëhequr nga Berlini, gjatë krizës greke.

Christine Lagarde, kreu menaxhues i FMN, e mirëpriti marrëveshjen, por tha se fondi ende mbajti “rezerva” për qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit të Greqisë.

Si kusht për lehtësimin, Athinës do t’i kërkohet të mbajë një suficit primar buxhetor, i cili përjashton shlyerjen e borxhit prej 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2022, me një objektiv se kjo do të qëndrojë mesatarisht 2.2 për qind deri në vitin 2060.

Ministrat e financave në deklaratën e tyre e ‘lanë derën hapur’ për t’i dhënë Greqisë potencialisht më tej lehtësim, duke thënë se ata do të riktheheshin në këtë çështje në vitin 2032.

Mario Draghi, presidenti i BQE, tha se ai mirëpriti gatishmërinë e ministrave të financave për të shqyrtuar masat e mëtejshme të borxhit, në rast se do të materializoheshin zhvillimet e pafavorshme ekonomike .

The post Kriza greke, arrihet marrëveshje “historike” për lehtësimin e borxhit appeared first on 55 News.

]]>
Irani “shkel paktin”, rinis pasurimin e uranit https://55news.al/globi/irani-shkel-paktin-rinis-pasurimin-e-uranit/ Fri, 04 May 2018 14:19:16 +0000 https://new.55news.al/?p=12215 Irani nuk pranon rinegocimin e marrëveshjes së arritur në 2015-ën e kërcënon të rinisë pasurimin e shumëdiskutuar të uraniumit. Deri më tani, republika islamike duket se i është përmbajtur kushteve të paktit, por nuk pranon t’i qëndrojë ujdisë nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të largohen prej saj. “Po u tërhoq Amerika, tërhiqemi edhe ne”, ishte […]

The post Irani “shkel paktin”, rinis pasurimin e uranit appeared first on 55 News.

]]>
Irani nuk pranon rinegocimin e marrëveshjes së arritur në 2015-ën e kërcënon të rinisë pasurimin e shumëdiskutuar të uraniumit.

Deri më tani, republika islamike duket se i është përmbajtur kushteve të paktit, por nuk pranon t’i qëndrojë ujdisë nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin të largohen prej saj.

“Po u tërhoq Amerika, tërhiqemi edhe ne”, ishte deklarata e ministrit të Jashtëm Mohhamad Javad Zarif në një video të publikuar në “YouTube” dhe në “Twitter”. Të njëjtin mesazh përcolli edhe Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeidinedschad.

Vendi ynë është gati të kthehet në gjendjen e mëparshme, paralajmëroi ai, duke theksuar se një hap i tillë do të sillte edhe rishikim të marrëdhënieve me organizatën Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore IAEA.

Marrëveshja e firmosur në Vjenë tre vjet më parë mes Iranit, pesë fuqive me të drejtë vetoje në OKB dhe Gjermanisë synon t’i pengojë regjimit të Ajatollaheve zhvillimin e aftësive për të prodhuar armë nukleare.

Pikërisht në bazë të saj, Teherani e ka reduktuar dukshëm pasurimin e uraniumit dhe ka lejuar kontrolle më të ashpra të IAEA-s. Ujërat i trazoi Trump me deklaratat e tij se do të largohet nga pakti nëse nuk bëhen ndryshime, përfshirë këtu edhe një propozim për të kufizuar programin e raketave balistike të Iranit, që sipas këtij të fundit, mbahet për qëllime mbrojtëse.

The post Irani “shkel paktin”, rinis pasurimin e uranit appeared first on 55 News.

]]>