mbreti Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbreti/ Sun, 20 Jan 2019 15:04:16 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mbreti Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbreti/ 32 32 Mbreti i lirisë së Kosovës, Ibrahim Rugova! https://55news.al/bota-shqiptare/mbreti-i-lirise-se-kosoves-ibrahim-rugova/ Sun, 20 Jan 2019 15:04:16 +0000 https://new.55news.al/?p=80964 Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Nesër bëhen 13 vite kur Dr. Ibrahim Rugova shkoi në hamshim. Ishte dita më e ftohtë e vitit 2006 e megjithatë me dhjetramijë qytetarë të Kosovës pritën me orë të tëra në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të dijes, kulturës, urtësisë, mprehtësisë, kujtesës historike e shpresës […]

The post Mbreti i lirisë së Kosovës, Ibrahim Rugova! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Nesër bëhen 13 vite kur Dr. Ibrahim Rugova shkoi në hamshim. Ishte dita më e ftohtë e vitit 2006 e megjithatë me dhjetramijë qytetarë të Kosovës pritën me orë të tëra në radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut të dijes, kulturës, urtësisë, mprehtësisë, kujtesës historike e shpresës për të ardhmen, refuzuesit të pashoq të sundimit serb, arkitektit të pavarësisë dhe mbretit të lirisë së Kosovës!

Ibrahim Rugova ndërroi jetë si politikan, si presidenti i parë dhe historik i Kosovës së lirë! Por ai pati dimensionet e një gjeniu. Siç shkruan Dom Lush Gjergji, ai “Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, me njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Sot pas 13 vitesh të ndarjes së tij nga jeta, por edhe mbas 130 apo 1300 vitesh, Ibrahim Rugova do të përmendet në historinë moderne të shqiptarëve, të rajonit e të Europës si modeli i lidershipit demokrat, të vendosur e të pakompromis me veset e sunduesve mizorë e hipokritë! Ai do të shënohet në histori si gjeniu që pa ushtri, pa polici, pa gardë, pa mjetet e dhunës shtetërore ndërtoi institucione paralele me ato të pushtuesit të vendit të tij, serbët. Do të shënohet në histori si njeriu që ruajti harmoninë dhe ekuilibrin e mrekullueshëm të dy milion qytetarëve të vendit të tij! Kurrë në historinë e njerëzimit nuk kishte ndodhur më parë që një vend të promovonte paqen, solidaritetin, balancën njerëzore e harmoninë kombëtare si Kosova e Ibrahim Rugovës!|

Në kontrast me të sotmen figura dhe vepra e Ibrahim Rugovës merr përmasat e të jashtëzakonshmes. Ibrahim Rugova ishte i pakompromis dhe imponues. Argumentet e tij bënë të mundur ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare për çlirimin dhe lirinë e Kosovës, aq sa Lordi Robertson do të shprehej se “pa rolin e Rugovës dhe pa ndërhyrjen e NATO-s nuk do të kishte një Kosovë të lirë”! Ndërsa sot dikush në krye të Kosovës ka marrë flamurin e zhbërjes së investimit të atëhershëm për këtë vend.

Rugova dinte të imponohej edhe te kundërshtarët e arqmitë e popullit të tij, ashtu si te kundërshtarët politikë brenda vendit. Me shallin e vet të përhershëm lidhi dhe paralizoi propagandën serbe të viktimizimit të saj prej shqiptarëve dhe zbuloi të vërtetat e mëdha e të thjeshta lidhur me vuajtjet e tmerrshme të tyre nga regjimi gjakatar i Milosheviçit. Ndërsa sot presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë bëjnë pazare në dobi të interesave të Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe.

Rugova loboi fuqishëm dhe iu imponua me argumente të pakundërshtueshme qendrave të kancelarisë së botës, Uashingtonit, Londrës, Berlinit, Parisit, Romës e madje edhe Madridit, që bota demokratike të angazhohej për lirinë e Kosovës dhe nuk u ndal asnjë çast në këtë rrugë. Ndërsa Presidenti i sotëm i Kosovës dhe kryeinistri i Shqipërisë lobojnë fuqishëm në këto kancelari për ndarjen e vendit në interes të Serbisë së bashkëpunëtorëve të Milosheviçit!

Rugova ishte ftuar disa herë nga Presidenti i Rusisë për vizitë në Moskë, ndërkohë që ai e refuzoi pamëdyshje atë. Presidenti i sotëm i Kosovës mburret me takimet e tij me kryeministrin dhe presidentin rus! Kur Tirana zyrtare bashkëpunonte me Milosheviçin ose dilte kundër ideve të Rugovës, presidenti historik dinte t’ia tregonte edhe asaj vendin me refuzimin e tij mistik e klasik. Ndërsa presidenti i sotëm i Kosovës “së lirë” merr urdhëra nga kryeministri i Shqipërisë për të bashkëpunuar me ish-ministrat e Milosheviçit në Beograd!

Ndërkaq të dy këta (Edi Rama dhe Hashim Thaçi) spekullojnë me një deklaratë të presidentit historik të vitit 1994, kur ai paska shpreh si një nga opsionet e mundshme të zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës këmbimin e territorit të Leposaviçit me ato të Luginës së Preshevës. Me këtë spekullim banal Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i sotëm i Kosovës kanë për qëllim që të përligjin angazhimin e tyre për projektin serbo-rus që veriun e Kosovës, përfshirë Trepçen dhe Ujmanin, t’ia falin mikut të tyre, Aleksandër Vuçiq?! Spekullimi me Rugovën sa i përket çeshtjes së ndjeshme të ndryshimit të kufijve është i paskrupullt. Së pari, sepse ajo deklaratë është përmendur në kushtet e kërkesës së zgjidhjes së krizës pa dhunë. Pas dhunës së Milosheviçit në vitet 1998-1999 askush nuk e ka menduar një zgjidhje të tillë. Madje Rugova është shprehur shumë qartë se “Nuk pranon asgjë mmë pak se pavarësinë, ndryshe, ka paralajmëruar ai, mbetet si I vetmi opsion bashkii me Shqipërinë. Kjo dramë e re që Rama, Vuçiq dhe Thaçi përpiqen ta ringjallin në rajonin tonë duhet të marrë fund. Atyre nuk ju vjen në ndihmë Ibrahim Rugova.

“Rugova ishte nacionalist racional, shkruan Halil Matoshi. Kur populli ynë vuante nën shtypje dhe pothuajse po i shuheshin shpresat ai besonte tek NATO-ja”, Këtë qëndrim presidenti Rugova e ka shprehur që në vitin 1992 në revistën prestigjioze gjermane “Spiegel”. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për opsionin e ndarjes së Kosovës, Rugova thoshte: “Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore t’i takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”.

Ceshtjen e Kosovës dhe zgjidhjen e saj Ibrahim Rugova nuk e pati kurrë në jetën e tij intelektuale dhe politike si agjendë serbe. Përkundrazi ai këmbnguli gjithmonë për formulën e njohur që “Kosova fillimisht të të vendosej nën protektoratin ndërkombëtar e më pas të bëhej shtet i pavarur, neutral, I hapur për Serbinë dhe Shqipërinë. Kjo formulë zgjidhjeje erdhi në jetë në të gjallë të tij. Para 20 vitesh Kosova u bë protektorat ndërkombëtar e para 11 vitesh u bë e pavarur.

Detyra e brezit të sotëm është ta ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme që Rugova i la kombit shqiptar. Ata që duan ta shkatërrojnë projektin e Rugovës për shtetësinë e Kosovës, qoftë dhe në emër të “bashkimit të pjesës së mbetur me Shqipërinë”, ata nuk bëjnë tjetër veçse një shërbim historik për Beogradin.

Nëse presidenti i Kosovës dhe kryeministri I Shqipërisë do ia arrijnë ta ndajnë Kosovën, ata do të mund të përkujtohen me buste e monumente në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, ndërkohë që në Shqipëri e në Kosovë do të kenë fatin e Esat Pashë Toptanit, në varrin e të cilit në Paris përulen ende udhëheqësit e sotëm të Serbisë!

ibrahim.jpg

 

The post Mbreti i lirisë së Kosovës, Ibrahim Rugova! appeared first on 55 News.

]]>
Mbreti i kafshëve feston në Londër https://55news.al/aktualitet/mbreti-i-kafsheve-feston-ne-londer/ Fri, 10 Aug 2018 07:42:17 +0000 https://new.55news.al/?p=41507 Më 10 gusht është Dita Botërore e Luanit në Mbretërinë e Bashkuar. Në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet filluan herët, kur luanët aziatikë gjetën topa të mëdhenj shumë-ngjyrësh në territorin e tyre. Luanët aziatikë që dikur gjallonin nga Turqia deri në Indinë lindore, tani janë specie e rrezikuar. Por, në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet […]

The post Mbreti i kafshëve feston në Londër appeared first on 55 News.

]]>
Më 10 gusht është Dita Botërore e Luanit në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet filluan herët, kur luanët aziatikë gjetën topa të mëdhenj shumë-ngjyrësh në territorin e tyre.

Luanët aziatikë që dikur gjallonin nga Turqia deri në Indinë lindore, tani janë specie e rrezikuar.

Por, në Kopshtin Zoologjik të Londrës festimet tregojnë se ata mbeten Mbretërit e Botës së Kafshëve.

Luani është simbol tradicional në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është përdorë në shtëpinë e Normandisë në Francë si stemë mbretërore. Mbreti Henry II i Anglisë e ka përdorë mburojën me luan. Mbreti Richard u thirr Zemra e luanit dhe kishte stemën e parë luanin me tri koka.

The post Mbreti i kafshëve feston në Londër appeared first on 55 News.

]]>
ASSOCIATED PRESS: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë https://55news.al/dossier/associated-press-mbreti-i-shqiptareve-punonte-18-ore-ne-dite/ Tue, 19 Jun 2018 09:42:41 +0000 https://new.55news.al/?p=27470 Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjencia e prestigjioze amerikane e lajmeve”Associated Press) me 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjensia” Associated Press “informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë […]

The post ASSOCIATED PRESS: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë appeared first on 55 News.

]]>
Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë. Këtë lajm e jepte Agjencia e prestigjioze amerikane e lajmeve”Associated Press) me 9 qershor 1929 dhe e ribotonte Dielli në numrin e tij të 14 qershorit 1929. Agjensia” Associated Press “informonte: Mbreti i shqiptarëve, Zog I, ndonëse nuk ka më shumë se një vit që ka ardhë në fron, ka fituar emrin e Monarkut më punëtor në botë- Tetëmbëdhjetë orë pune të pandërprera ditë dhe natë-me 10 minuta shëtitje nëpër pallat çdo dy orë-është puna që bën çdo ditë. Mbreti ngrihet në mëngjes në orën gjashtë. Pi një kafe të zezë, ndez një cigare, dhe pastaj i përvishet punës.

Me përjashtimin e pak minutave që shkon çdo ditë me të Ëmën, të cilën e do dhe e nderon shumë, nuk e le tryezën e punës gjer në mes të natës.
Miqtë e Mbretit thonë se i mungojnë njerëzit e shkolluar, vendi s’ka universitet, i mungon dhe besimi që të ngarkojë të tjerë njerës me punëra të shtetit dhe prandaj ngul këmbë ta bëjë çdo gjë vetë.Po nëqoftëse e qeveris Shqipërinë në bazë të një njeriu të vetëm, ay s’ka aspak dukjen e diktatorit. Me pamjen e tij të butë, hundë të gjatë, gojë delikate, me një qëndrim plot dinjitet dhe një dukje aristokratike, të kujton më shumë një njeri nga fëmijët fisnik të Francës ose Austrisë, që s’i ka vrarë kurrë mendimi dhe puna. Po Mbreti më i ri i Evropës, larg nga të qenit -diletant-ose njeri sallonesh, e qeveris vendin e tij me dorë të hekurt ,po të drejtë, dhe i jep popullit një shembull të shkëlqyer me punën e tij të parreshtur.
Kur Korespondenti i Associated Press-it, e vizitoi sot në Pallat (9 Qershor 1929), e gjeti Mbretin duke përkëdhelur dhe shkonte kohën me një tufë shkabash(shqiponjash), të maleve, të cilat i ka zbutë vetë.
“Duke qenë se Shqipëria është një vend me shkëmbinj dhe male të larta”, tha MBreti duke qeshur- në një gjermanisht të mbaruar,”këtu kemi aq shkaba sa ju në Amerikë keni rebece(Sparroës).
Si gjithë shkabat e botës, shkaba e Shqipërisë ëshët kryelartë, e guximshme, independente, prandaj e bamë simbolin e lirisë kombëtare, siç e ka bërë dhe Amerika. Me që populli im m’i sjell me shumicë, si dhuratë, tani kam mjaft prej ryre sa të eksportoj ca në Amerikë”… Pastaj duke qeshur Mbreti shtoi:”Po populli Amerikan ka mjaft shkaba dhe mjaft Liri”…(Përgatiti për Diellin: D. Greca)

The post ASSOCIATED PRESS: Mbreti i shqiptarëve punonte 18 orë në ditë appeared first on 55 News.

]]>
“Trump, ashtu si Mbreti Cyrus, përmbushi një profeci” https://55news.al/globi/trump-ashtu-si-mbreti-cyrus-permbushi-nje-profeci/ Tue, 15 May 2018 15:16:32 +0000 https://new.55news.al/?p=16043 “Me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, Presidenti Donald Trump ka përmbushur një profeci biblike”. Në këtë mënyrë e komentoi moderatorja e Fox News, Jeanine Pirro vendimin e Uashingtonit, një ditë para se selia e re në Jeruzalem të përurohej. Ky koment u bë fillimisht në televizion dhe më vonë u pasqyrua edhe në faqen […]

The post “Trump, ashtu si Mbreti Cyrus, përmbushi një profeci” appeared first on 55 News.

]]>
“Me zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, Presidenti Donald Trump ka përmbushur një profeci biblike”.

Në këtë mënyrë e komentoi moderatorja e Fox News, Jeanine Pirro vendimin e Uashingtonit, një ditë para se selia e re në Jeruzalem të përurohej.

Ky koment u bë fillimisht në televizion dhe më vonë u pasqyrua edhe në faqen zyrtare të Fox News.

“Trump, ashtu si Mbreti Cyrus para tij, përmbushi një profeci biblike të Zotit, të hebrenjve, të krishterëve dhe të vetë myslimanëve, që Jeruzalemi është kryeqyteti i përhershëm i shtetit hebre dhe më në fund ata e meritojnë këtë të drejtë dhe sovranitet të tyre mbi këtë qytet”, tha moderatorja.

Përveç SHBA, edhe disa vende të tjera si Hondurasi dhe Guatemala njoftuan se do të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem, por pjesa më e madhe e shteteve e kundërshtojnë këtë lëvizje për momentin.

The post “Trump, ashtu si Mbreti Cyrus, përmbushi një profeci” appeared first on 55 News.

]]>
‘Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me Roosevelt-in’ https://55news.al/dossier/deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-roosevelt-in/ Mon, 07 May 2018 07:46:31 +0000 https://new.55news.al/?p=12963 “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt. Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars […]

The post ‘Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me Roosevelt-in’ appeared first on 55 News.

]]>
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë:

 

 

“Shqipëri
Pas dasmës së mbretit Zogu I

New York Herald sjell lajmin nga Durrësi:
Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.
Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze: një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën”./Aurenc Bebja, Francë/darsiani.com/

The post ‘Dëshira e madhe e Mbretit Zog për të vizituar Amerikën dhe takimi me Roosevelt-in’ appeared first on 55 News.

]]>
Video/ Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit mbretëror saudit, mbreti Selman strehohet në bunker https://55news.al/globi/video-te-shtena-me-arme-zjarri-prane-pallatit-mbreteror-saudit-mbreti-selman-strehohet-ne-bunker/ Sun, 22 Apr 2018 07:04:29 +0000 https://new.55news.al/?p=8223 Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi disa video në të cilat shihen dhe dëgjohen të shtëna me armë të rënda zjarri pranë pallatit mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh. Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të pallatit mbretëror të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.   Shumë përdorues të rrjeteve sociale, […]

The post Video/ Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit mbretëror saudit, mbreti Selman strehohet në bunker appeared first on 55 News.

]]>
Në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi disa video në të cilat shihen dhe dëgjohen të shtëna me armë të rënda zjarri pranë pallatit mbretëror në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh.

Të shtëna armësh janë dëgjuar në afërsi të pallatit mbretëror të shtunën mbrëma në Arabinë Saudite.

 

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, sugjeruan për një grushtshtet, ndërsa disa të tjerë thanë se të shtënat u dëgjuan për shkak të rrëzimit të një droni në afërsi të pallatit mbretëror.

Gazetarja e Wall Street, Margherita Stancati, e cila raporton nga Riadi tha se nuk bëhej fjalë për puç.

 

“Nuk ka tentim puçi në Riad. Një dron u rrëzua pasi ishte shumë afër me pallatin e Mbretit”,- shkroi ajo në Twitter.

 

Agjencia Saudite e Lajmeve njoftoi se një ‘dron i vogël i kontrolluar po fluturonte pa autorizim” duke bërë që organet e sigurisë ta shkatërronin.

 

Shefi i policisë në Riad tha se policia kishte rrëzuar një dron të paautorizuar në afërsi të pallatit.

Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.

 

Mbreti i Arabisë Saudite Salman nuk ishte në pallat në Riad të shtunën kur forcat e siguisë rrëzuan një dron. Njoftimi u bë për Reuters nga një zyrtar saudit.

“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”,- tha zyrtari.

 

Zëdhënësi i policisë së Riadit më herët tha se forcat e sigurisë kishin rrëzuar një dron që pa autorizim kishte hyrë në zonën e pallatit mbretëror.

Mbreti Salman bin Abdulaziz al-Saud mori fronin pas vdekjes së gjysmë-vëllait të tij, Mbretit Abdullah më 2015.

 

Ai ishte guvernator i provincës së Riadit për 48 vjet para se të bëhej Ministër i Mbrojtjes më 2011 dhe princ i kurorës një vit më vonë.

Ai erdhi në fron në moshën 79 vjeçare.

 

Mbreti Salman është pjesë e një fraksioni me ndikim brenda familjes mbretërore të formuar nga djemtë dhe nipërit e Mbretit Abdulaziz dhe gruas së tij më të pëlqyer, Princeshës Hassa al-Sudairi.

Pas vdekjeve të ish-mbretit, Fahd, i cili udhëhoqi mbretërinë nga viti 1982 deri më 2005, dhe dy princave të kurorës, Sultan dhe Nayef, Salman ishte anëtari më i fuqishëm i mbijetuar i këtij fraksioni.

 

Si Ministër i Mbrojtjes ai ishte kreu i ushtrisë saudite dhe iu bashkua SHBA-ve dhe vendeve të tjera arabe në sulmet ajrore në Siri më 2014 kundër Shtetit Islamik.

 

Raportohet se Mbreti Salman nuk është i interesuar në reformat politike dhe sociale në vend sikurse paraardhësi i tij.

Prioritet i Mbretit Salman është mbajtja e stabilitetit në Arabinë Saudite.

 

Shëndeti i 82 vjeçarit gjithmonë ka qenë çështje e interesit. Ai besohet se ka pësuar së paku një sulm në zemër që e la atë me lëvizje të limituara në krahun e majtë.

The post Video/ Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit mbretëror saudit, mbreti Selman strehohet në bunker appeared first on 55 News.

]]>