mbushen Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbushen/ Wed, 14 Nov 2018 08:10:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mbushen Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbushen/ 32 32 Sot mbushen 110 vjet nga Kongresi i Alfabetit https://55news.al/aktualitet/sot-mbushen-110-vjet-nga-kongresi-i-alfabetit/ Wed, 14 Nov 2018 08:10:06 +0000 https://new.55news.al/?p=67165 Më 14 Nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare. Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në […]

The post Sot mbushen 110 vjet nga Kongresi i Alfabetit appeared first on 55 News.

]]>
Më 14 Nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.
Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër.

The post Sot mbushen 110 vjet nga Kongresi i Alfabetit appeared first on 55 News.

]]>
Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, e kishin mbushur shtëpinë me drogë https://55news.al/aktualitet/arrestohet-cifti-i-shqiptareve-ne-greqi-e-kishin-mbushur-shtepine-me-droge/ Fri, 25 May 2018 15:54:35 +0000 https://new.55news.al/?p=19567 Policia greke zhvilloi një tjetër operacion antidrogë në Menidhi të Athinës, nga i cili u vu në pranga një çift shqiptarësh. Në banesën e çiftit 29 dhe 28 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 6 pako me 12 kg 225 gram marijuanë dhe 2 celular.

The post Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, e kishin mbushur shtëpinë me drogë appeared first on 55 News.

]]>
Policia greke zhvilloi një tjetër operacion antidrogë në Menidhi të Athinës, nga i cili u vu në pranga një çift shqiptarësh.

Në banesën e çiftit 29 dhe 28 vjeç u gjetën dhe sekuestruan 6 pako me 12 kg 225 gram marijuanë dhe 2 celular.

The post Arrestohet çifti i shqiptarëve në Greqi, e kishin mbushur shtëpinë me drogë appeared first on 55 News.

]]>