mbyll Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbyll/ Fri, 12 Oct 2018 08:38:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mbyll Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbyll/ 32 32 Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte https://55news.al/aktualitet/siguria-ushqimore-ne-shkolla-aku-mbyll-dhe-gjobit-disa-subjekte/ Fri, 12 Oct 2018 08:38:56 +0000 https://new.55news.al/?p=57233 Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime. Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative: 65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 […]

The post Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte appeared first on 55 News.

]]>
Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor (OBU) pranë institucioneve arsimore në vend (shkolla, kopshte, çerdhe) AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Konkretisht, nga trupat inspektuese të AKU-së janë marrë masa administrative:

65 masa administrative me Paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

The post Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte appeared first on 55 News.

]]>
Kompaia Mattress drejt falimentit, mund të mbyllë 700 dyqane https://55news.al/aktualitet/kompaia-mattress-drejt-falimentit-mund-te-mbylle-700-dyqane/ Mon, 08 Oct 2018 05:06:24 +0000 https://new.55news.al/?p=55838 Tashmë është zyrtare. Kompania e zinxhirit më të madh të dyqaneve të dyshekut në mbarë botën, njoftoi dy ditë më parë se do të falimentojë. Njoftimi vjen pas shumë degëve të raportuara për muaj me radhë. Si pjesë e planit të saj të ristrukturimit, firma e dyshekut mund të mbyllë deri në 700 dyqane nga […]

The post Kompaia Mattress drejt falimentit, mund të mbyllë 700 dyqane appeared first on 55 News.

]]>
Tashmë është zyrtare. Kompania e zinxhirit më të madh të dyqaneve të dyshekut në mbarë botën, njoftoi dy ditë më parë se do të falimentojë. Njoftimi vjen pas shumë degëve të raportuara për muaj me radhë. Si pjesë e planit të saj të ristrukturimit, firma e dyshekut mund të mbyllë deri në 700 dyqane nga 3.400 në total.

Kompania tha se 200 dyqane të tilla pritet të mbyllen në ditët e ardhshme. Steve Stagner, drejtor ekzekutiv i firmës së dyshekëve, tha se plani i ri i lejon ata të forcojnë “bilancin e saj dhe të përshpejtojnë optimizmin e portofolit tonë të dyqaneve”.
“Duke u nisur nga sezoni i blerjeve të sezonit të festave, ne do të dalim nga 700 dyqane në tregje të caktuara ku kemi shumë vende në afërsi të njëri-tjetrit. Ne kemi ndërmend të përdorim likuiditetin shtesë nga këto veprime për të përmirësuar ofertën tonë të produkteve, hapjen e dyqaneve të reja në tregje të reja si dhe zgjerimi strategjik në tregjet ekzistuese “, tha Stagner në një deklaratë. Në përgjithësi, ka qenë një vit mjaft negativ për zinxhirin e dyshekëve me bazë në Hjuston.
Tetorin e kaluar, kompania ngriti një padi kundër dy ish-punonjësve të saj, një ndërmjetësi dhe një grup zhvilluesish të cilët pretendonin se ishin të komplotuar për të shtyrë kompaninë që të zgjerohej në mënyrë agresive dhe të hapte dyqane. Disa muaj më vonë do të mbylleshin 200 dyqane, ndërsa ndërmarrja e tij, Steinhoff Holding, po hetohej për vonimin e llogarive të fundvitit për shkak të “parregullsive të kontabilitetit”.
Në janar të këtij viti, Reddit akuzoi disa filiale në Firence për pastrim parash. Firma e dyshekut i mohoi këto akuza. Megjithatë, në të njëjtin muaj, themeluesi i kompanisë Ken Murphy njoftoi dorëheqjen e tij.
Përveç kësaj, zinxhiri gjithnjë e më shumë është nën presion nga një numër i madh i startupeve të reja të dyshekut, përfshirë Casper dhe Avocado Green. Edhe Amazon njoftoi këtë muaj se është duke shitur dyshekët e saj të rinj.

The post Kompaia Mattress drejt falimentit, mund të mbyllë 700 dyqane appeared first on 55 News.

]]>
Italia mbyll edhe aeroportet?! Paralajmërimi i Salvinit: Do bëjmë ashtu siç kemi bërë me portet https://55news.al/aktualitet/italia-mbyll-edhe-aeroportet-paralajmerimi-i-salvinit-do-bejme-ashtu-sic-kemi-bere-me-portet/ Sun, 07 Oct 2018 13:07:20 +0000 https://new.55news.al/?p=55696 “Nëse ndokush në Berlin ose Bruksel mendon të shkarkojë në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime charter të paautorizuara, ta dijë se nuk do të ketë asnjë aeroport të disponueshëm. Do i mbyllim aeroportet ashtu sikurse kemi mbyllur edhe portet”. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, ndërsa i referohej paktit komunitar […]

The post Italia mbyll edhe aeroportet?! Paralajmërimi i Salvinit: Do bëjmë ashtu siç kemi bërë me portet appeared first on 55 News.

]]>
“Nëse ndokush në Berlin ose Bruksel mendon të shkarkojë në Itali dhjetëra emigrantë me fluturime charter të paautorizuara, ta dijë se nuk do të ketë asnjë aeroport të disponueshëm. Do i mbyllim aeroportet ashtu sikurse kemi mbyllur edhe portet”.

Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, ndërsa i referohej paktit komunitar për pritjen e emigrantëve dhe lajmeve se qeveria gjermane po planifikon të nisë nga java e ardhshme planin e rikthimeve kolektive në Itali.

Sipas shtypit italian, janë parashikuar dy fluturim në muaj për këtë qëllim ndërkohë që në Gjermani janë rreth 40 mijë emigrant që kanë hyrë në Europë përmes Italisë.

The post Italia mbyll edhe aeroportet?! Paralajmërimi i Salvinit: Do bëjmë ashtu siç kemi bërë me portet appeared first on 55 News.

]]>
SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani https://55news.al/globi/shba-ja-mund-te-mbylle-konsulaten-ne-irak-pas-kercenimeve-nga-irani/ Sat, 29 Sep 2018 07:43:37 +0000 https://new.55news.al/?p=53258 Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim […]

The post SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani appeared first on 55 News.

]]>
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsultatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj.

“Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit dhe grupe të tjera nën udhëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani, janë rritur gjatë javëve të fundit”.

“Unë kam këshilluar qeverinë e Iranit se SHBA do të mbajë përgjegjës direkt Iranin për çdo dëm ndaj amerikanëve dhe ndaj stafit tonë diplomatik në çdo vend. E kam bërë të qartë se SHBA-të do të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj çdo sulmi”, ka shtuar Pompeo.

Pomepo shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët tjerë paqedashës për të adresuar këto kërcënime./rel

The post SHBA-ja mund të mbyllë konsulatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani appeared first on 55 News.

]]>
AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online (lista) https://55news.al/aktualitet/akep-mbyll-56-faqe-interneti-bastesh-dhe-lojerash-online-lista/ Thu, 20 Sep 2018 04:58:04 +0000 https://new.55news.al/?p=50595 Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund). Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës […]

The post AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online (lista) appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (akep) ka bllokuar aksesin e 56 faqeve elektronike që ofronin zhvillimin e lojërave online, pas një kërkese të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (shih listën e faqeve të bllokuara në fund).

Burime zyrtare të AKEP thanë për Monitor se “AKEP nuk është institucioni iniciues dhe as vendimmarrës në lidhje me bllokimin e aksesit të faqeve elektronike, por AKEP ka marrë një kërkesë zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, ku është kërkuar bllokimi i faqeve të internetit të shoqërive që ofrojnë zhvillimin e lojërave online, në kundërshtim me Ligjin nr.155/2015 “Për Lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar kërkesën pranë AKEP, pasi ka vlerësuar si të paligjshme përmbajtjen e faqeve elektronike.

Pas marrjes së kërkesës AKEP u ka çuar një shkresë operatorëve, që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive, ku kërkon mbylljen e faqes. “AKEP, me disponimin e kërkesës së organit kompetent të fushës për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, i drejtohet sipërmarrësit, subjektit që ofron rrjetin dhe/ose shërbimet e komunikimit elektronik publik, për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit të kësaj përmbajtje”.

Pas kësaj kërkese për kufizimin e transmetimit me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme, sipërmarrësi është i detyruar të veprojë menjëherë për ndërprerjen dhe bllokimin e transmetimit.

Këto faqe interneti ofronin opsionin e kazinove, lojërave online dhe vendosjes së basteve për ndjeshje, një aktivitet që është konsideruar si i paautorizuar dhe i palicencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Aktiviteti i lojërave të fatit, lotove e kazinove është zgjerur ndjeshëm vitet e fundit edhe përmes pikave fizike të ofrimit të këtyre shërbimeve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, bazuar në xhirot e deklaruara të 14 kompanive kryesore të kazinove, basteve, loto, bingo, lotari, qarkullimi vjetor zyrtar i industrisë ishte 16.6 miliardë lekë, ose rreth 132 milionë euro, në vitin 2017. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet e shqiptarëve për loto e kazino janë rritur me 9.3%, apo rreth 11 milionë euro më shumë. Biznesi më i madh është te kazinotë. Nga deklarimet zyrtare, kazinotë elektronike rezultojnë kategoria ku shqiptarët tentojnë të provojnë fatin, në zgjedhjen e bardhë apo e zezë, lojërat me fruta, slot machines etj. Në subjektet e licencuara nga Autoriteti si kazino elektronike, rezultojnë të jenë shpenzuar 10 miliardë lekë, ose rreth 78 milionë euro. Kazinoja elektronike më e madhe në vend APEX – AL, e ndjekur nga ADRIATIK GAME, ASTRA ALBANIA Sh.a. Rritja e qarkullimit vjetor për kazinotë ka qenë minimale në 2017-n. Në të kundërt, kompanitë e basteve sportive kanë parë rritje të ndjeshme të të ardhurave në 2017-n, ndonëse një vit i zakonshëm pa Kampionate Botërore apo Europiane, i ndikuar nga shtimi i pikave nëpër qendrat e qyteteve. Për Top Start, Lotto Sport, ITSGA, rritja vjetore ka qenë afër 20%. Në total, shpenzimet për loto ishin 5.8 miliardë lekë, ose rreth 48 milionë euro në vitin 2017.

 

Lista e faqeve elektronike, që janë bllokuar nga AKEP, pas kërkesës së Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është si më poshtë:

www.superbast.com
www.pinnacle.com
www.williamhill.com
www.sbobet.com
www.maxbet.com
www.bet365.com
www.bwin.com
www.mollybet.com
www.asianodds.com
.www.betcity.com
www.maxlloto.com
www.betfair.com
.www.eurolive.com
www.betplus355.com
www.igcbet.com
www.m8.com
www.1xbet.com
www.matchbook.com
www.dafabet.com
www.paddypower.com
www.bet300.com
www.planetwin365.com
www.lumibet.com
www.888sport.com
www.betstars.com
www.bet111.al
www.marathonbet.com
www.10bet.com
www.unibet.com
www.5dimes.eu
www.32red.com
www.betsafe.com
www.betsson.com
www.betadria.com
www.sportbet.com
www.planetofbets.com
www.18bet.com
www.sportsbetting.ag
www.lsbet.com
www.planetofbets.ng
www.slbet.com
www.parimatch.com
www.buff88.com
www.betboro.com
www.europebet.com
www.novibet.com
www.nordicbet.com
www.guts.com
www.jetbull.com
www.netbet.com
www.mybet.com
www.optibet.com
www.tipbet.com
www.betcris.com
www.winmasters.com
www.betrally.com

The post AKEP mbyll 56 faqe interneti bastesh dhe lojërash online (lista) appeared first on 55 News.

]]>
Facebook mbyll llogari të rreme për të luftuar propagandën https://55news.al/aktualitet/facebook-mbyll-llogari-te-rreme-per-te-luftuar-propaganden/ Wed, 01 Aug 2018 04:57:09 +0000 https://new.55news.al/?p=39424 Kompania Facebook thotë se ka mbyllur 32 llogari në Facebook dhe Instagram, sepse ishin “të përfshira në sjellje të koordinuara dhe të rreme”. Kompania tha në një deklaratë të martën se ende nuk e di se kush qëndron pas tyre, por shtoi se ka gjetur pika kontakti midis llogarive që i ka hequr nga përdorimi […]

The post Facebook mbyll llogari të rreme për të luftuar propagandën appeared first on 55 News.

]]>
Kompania Facebook thotë se ka mbyllur 32 llogari në Facebook dhe Instagram, sepse ishin “të përfshira në sjellje të koordinuara dhe të rreme”.

Kompania tha në një deklaratë të martën se ende nuk e di se kush qëndron pas tyre, por shtoi se ka gjetur pika kontakti midis llogarive që i ka hequr nga përdorimi dhe atyre të lidhura me Agjencinë Ruse të Kërkimit në Internet, për të cilën mendohet të ketë postuar propagandë që ndikoi në zgjedhjet amerikane të 2016-s.
Deklarata thotë se kompania hoqi tetë faqe dhe 17 profile nga Facebook-u dhe shtatë llogari të Instagram-it që kishin shkelur rregullin, i cili ndalon “sjelljet e rreme dhe të koordinuara”.
Kompania tha se më shumë se 290 mijë llogari ishin ndjekëse të të paktën njërës prej faqeve të rreme.
Facebook tha se po e bënte publik këtë informacion, për shkak të një lidhjeje midis “aktorëve të këqij” pas faqeve të Facebook-ut dhe Instagram-it dhe disa protestave që janë planifikuar për javën e ardhshme në Uashington, D.C.
Facebook tha se subjektet, të cilat qëndronin prapa llogarive në fjalë, shpenzuan rreth 11,000 dollarë në Facebook dhe Instagram për 150 reklama, të cilat u paguan me dollarë amerikanë dhe kanadezë.
Facebook gjithashtu anuloi një ngjarje të postuar nga njëra prej llogarive, një faqe e quajtur “Resisters”, e cila u bënte thirrje njerëzve të merrnin pjesë në një kundërprotestë ndaj një grupi të quajtur “Unite the Right” të planifikuar për në muajin gusht në Uashington, D.C.
Facebook tha se ia ka raportuar të gjitha këto organeve ligjzbatuese dhe se do të vazhdojë kërkimin për llogari të tjera të rreme.

The post Facebook mbyll llogari të rreme për të luftuar propagandën appeared first on 55 News.

]]>
Twitter mbyll miliona adresa false në përpjekje për të pastruar rrjetin social https://55news.al/aktualitet/twitter-mbyll-miliona-adresa-false-ne-perpjekje-per-te-pastruar-rrjetin-social/ Tue, 10 Jul 2018 14:31:18 +0000 https://new.55news.al/?p=33669 Twitter ka arritur të mbyllë rreth 70 milionë adresa false dhe të dyshimta që nga muaji Maj. Adresat që u mbyllën ishin një përpjekje e Twitter-it për të pastruar rrjetin social. Shumica e adresave mendohej që përdoreshin për postime provokuese ose nga komunikime automatike të kontrolluara nga larg, që shumë herë abuzonin me shërbimin. Juan […]

The post Twitter mbyll miliona adresa false në përpjekje për të pastruar rrjetin social appeared first on 55 News.

]]>
Twitter ka arritur të mbyllë rreth 70 milionë adresa false dhe të dyshimta që nga muaji Maj. Adresat që u mbyllën ishin një përpjekje e Twitter-it për të pastruar rrjetin social.

Shumica e adresave mendohej që përdoreshin për postime provokuese ose nga komunikime automatike të kontrolluara nga larg, që shumë herë abuzonin me shërbimin.

Juan Guzman, një studiues pranë UCL ka vëne re me mijëra komunikime automatike që përdoreshin të stimuluar komunikimin mes njerëzve në rrjetet sociale dhe ai shprehet se Twitter e ka neglizhuar këtë komunikim automatik prej vitesh.

“Deri kohët e fundit , Twitter nuk e kishte menduar se komunikimi automatik ishte një problem në rrjetin e tij dhe as nuk bëri përpjekje për të zhvilluar një të tillë”, tha ai për BBC. “Vetëm pas zgjedhjeve të 2016 komunikimi automatik u bë një përgjegjesi dhe filloi të merrej seriozisht si për Twitter-in ashtu dhe për Facebook”.

Del Harvey, kreu i besimit dhe sigurisë i Twitter, tha për Washington Post se më e rëndësishme është siguria dhe jo komunikimi mes njerëzve, sepse njerëzit duan të ndihen të sigurt.

Një zëdhënës i Twitter tha se artikulli i Washington Post nuk ishte “asgjë e re” dhe shtoi se pezullimet e llogarisë ishin pjesë e “punës së saj të vazhdueshme për të përmirësuar shëndetin e bisedës publike në Twitter”.

Zëdhënësi vuri në dukje një blog nga Yoel Roth dhe Harvey, i cili foli për mënyrën se si Twitter trajtoi bisedat e bllokuara dhe komunikimin automatik në shërbimin e saj. Raporti i Washington Post është cituar si një shkak i çmimit të aksioneve të Twitter duke regjistruar një rënie prej 8.5% – më e madhe e saj në tre muaj.

The post Twitter mbyll miliona adresa false në përpjekje për të pastruar rrjetin social appeared first on 55 News.

]]>
Serai A mbyll sezonin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa https://55news.al/sport/serai-a-mbyll-sezonin-diskutohet-championsi-dhe-mbijetesa/ Sun, 20 May 2018 09:57:20 +0000 https://new.55news.al/?p=17699 Kampionati italian do të ulë siparin mbrëmjen e sotme, ku pritet të japë edhe verdiktet finale, në lidhje me skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe ekipin që do të shoqërojë Beneventon me Veronën në Serinë B. 5 skuadra, si Crotone, Spal, Udinese, Cagliari dhe Chievo, janë në rrymën e mbijetesës dhe […]

The post Serai A mbyll sezonin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa appeared first on 55 News.

]]>
Kampionati italian do të ulë siparin mbrëmjen e sotme, ku pritet të japë edhe verdiktet finale, në lidhje me skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane dhe ekipin që do të shoqërojë Beneventon me Veronën në Serinë B.

5 skuadra, si Crotone, Spal, Udinese, Cagliari dhe Chievo, janë në rrymën e mbijetesës dhe do të synojnë fitoren në takimet respektive të ditës së sotme, ndonëse pikërisht të parët kanë më pak shanse t’ia dalin, pasi luajnë në transfertën e vështirë të Napolit.

Milan dhe Atalanta e kanë siguruar pjesëmarrjen në “Europa League”, por sot do të duelojnë në distancë për të përcaktuar se kush do të kualifikohet direkt në këtë kompeticion dhe kush do ta nisë nga turi paraeliminator.

Bergameskët janë më të favorizuar pasi udhëtojnë në Sardenjë, përballë Cagliarit, ndërsa kuqezinjtë e Gattusos do të presin Fiorentinën.

Takimi më i rëndësishëm i javës është ai mes Lazios dhe Interit, dy skuadra që do të duelojnë deri në minutën e fundit, për të përcaktuar skuadrën e 4-t që do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kryeqytetasit kanë avantazhin e 3 pikëve dhe luajnë për dy rezultate sot, ndërsa zikaltrit e Spallettit janë të dënuar të fitojnë, për të arritur objektivin sezonal, rikthimin në kompeticionin e më të mirëve të Europës.

The post Serai A mbyll sezonin, diskutohet Championsi dhe mbijetesa appeared first on 55 News.

]]>
Bagdad/ SHBA mbyll bazën e saj kryesore https://55news.al/globi/bagdad-shba-mbyll-bazen-e-saj-kryesore/ Tue, 01 May 2018 15:10:11 +0000 https://new.55news.al/?p=11052 Baza kryesore e forcave të operacioneve tokësore të cilat udhëhiqen nga SHBA’të në Bagdad të Irakut është shpërbërë. Përmes një deklarate me shkrim Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, thekson se sot me një ceremoni zyrtare në Bagdad kanë përfunduar aktivitetet e bazës duke bërë të ditur përfundimin e operacioneve […]

The post Bagdad/ SHBA mbyll bazën e saj kryesore appeared first on 55 News.

]]>
Baza kryesore e forcave të operacioneve tokësore të cilat udhëhiqen nga SHBA’të në Bagdad të Irakut është shpërbërë.

Përmes një deklarate me shkrim Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, thekson se sot me një ceremoni zyrtare në Bagdad kanë përfunduar aktivitetet e bazës duke bërë të ditur përfundimin e operacioneve kryesore luftarake kundër DEASH-it në Irak, transmeton Anadolu Agency.

Gjithashtu në deklaratë njoftohet se operacioni tokësor i forcës së kombinuar ka ofruar mbështetje në operacionet tokësore të ndërmarrë nga forcat e sigurisë irakiane për shpëtimin e rreth 4.5 milionë irakianëve të cilët ndodheshin nën kontrollin brutal të DEASH’it.

Gjenerali Walter Piatt, nga Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operacioni Vendosmëria e Natyrshme, në një fjalim në ceremoninë e mbajtur për shpërbërjen e bazës ka shprehur falënderimet ndaj kësaj force të përbashkët e cila ka mundësuar ofrimin e një mbështetjeje për Qeverinë e Irakut në kuadër të këtij operacioni.

Ndërsa komandanti i operacioneve të përbashkëta të Irakut, major-gjeneral Jahja Resul ka vënë në dukje se është i admirueshëm fakti që të gjitha vendet në forcat e koalicionit të përbashkët kundër DEASH’it kanë ekspozuar eksperiencën, përkushtimin dhe arritjet e tyre të mëdha.

The post Bagdad/ SHBA mbyll bazën e saj kryesore appeared first on 55 News.

]]>