mbyllin Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbyllin/ Wed, 12 Dec 2018 16:20:34 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mbyllin Archives - 55 News https://55news.al/tag/mbyllin/ 32 32 VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë https://55news.al/aktualitet/video-gjimnazistet-kapercejne-hekura-pasi-u-mbyllin-dyert-per-te-mos-dale-ne-proteste/ Wed, 12 Dec 2018 16:20:34 +0000 https://new.55news.al/?p=73651 Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta. Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave të hekurta dhe të mos i lejojnë nxënësit të dalin.Kështu kanë bërë edhe sot në Berat. Maturantët e Beratit donin të organizonin një protestë […]

The post VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë appeared first on 55 News.

]]>

Protesta e studentëve ka bërë që edhe gjimnazistët të ngrihen në protesta.

Pikërisht kjo gjë, ka bërë që drejtuesit e këtyre institucioneve me urdhër nga lart, të vendosin mbylljen e portave të hekurta dhe të mos i lejojnë nxënësit të dalin.
Kështu kanë bërë edhe sot në Berat.

Maturantët e Beratit donin të organizonin një protestë paqësore në mbështetje të studentëve, por sapo lajmi u mor vesh nga Drejtoria Arsimore është vendosur të bllokohet shkolla.

Nuk është bërë as pushimi i gjatë si zakonisht dhe nuk janë lejuar nxënësit të dilnin nga oborri i shkollës pasi nuk donin që ata të bashkoheshin për protestë, duke i lënë edhe pa drekë.

Por nuk ka hekura që i mban mbyllur nxënësit. Ata kanë kapërcyer hekurat rrethues dhe janë bashkuar në protesta.

 

The post VIDEO/Gjimnazistët kapërcejnë hekura pasi u mbyllin dyert për të mos dalë në protestë appeared first on 55 News.

]]>
Komunistët e Ramës mbyllin portalin që i ironizonte https://55news.al/politike/komunistet-e-rames-mbyllin-portalin-qe-i-ironizonte/ Thu, 24 May 2018 17:58:35 +0000 https://new.55news.al/?p=19315 Në rrjet sot ka qarkulluar një faqe, kryeministri.com, e cila ironizonte qeverinë. Por siç duket kjo ironi nuk është pritur aspak mirë nga komunistët e Ramës të cilët e kanë bllokuar ekspozimin e këtij portali në web. Faqja, e ngjashme me atë të kryeministrisë, ironizonte duke njoftuar për vende të lira pune. “Thirrje e hapur […]

The post Komunistët e Ramës mbyllin portalin që i ironizonte appeared first on 55 News.

]]>
Në rrjet sot ka qarkulluar një faqe, kryeministri.com, e cila ironizonte qeverinë.

Por siç duket kjo ironi nuk është pritur aspak mirë nga komunistët e Ramës të cilët e kanë bllokuar ekspozimin e këtij portali në web.

Faqja, e ngjashme me atë të kryeministrisë, ironizonte duke njoftuar për vende të lira pune.

“Thirrje e hapur për kandidimin si Ministër i Punëve të Pista’, ‘Thirrje e hapur për kandidimin si i afërm ministri’, ‘Thirrje e hapur për kandidim si kapiten mjetesh lundruese (skafist niveli I)”, ishin disa nga thirrje ironike të publikuara në faqen në fjalë ku, po në mënyrë ironike, publikoheshin edhe disa kritere që duhet të plotësonin kandidatët.

Por tashmë kjo faqe nuk hapet më. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare e ka mbyllur faqen. Mesa duket, ironia që kjo faqe përcillte nuk i ka pëlqyer qeverisë e cila ka vendosur të ndërhyjë me një institucion varësie.

The post Komunistët e Ramës mbyllin portalin që i ironizonte appeared first on 55 News.

]]>