me thika Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thika/ Thu, 23 Aug 2018 08:29:40 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png me thika Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thika/ 32 32 Ne mes të Vlorës të rinjtë përleshen me thika https://55news.al/aktualitet/ne-mes-te-vlores-te-rinjte-perleshen-me-thika/ Thu, 23 Aug 2018 08:29:40 +0000 https://new.55news.al/?p=43839 Ngjarjet e rënda të kronikës shtohen çdo ditë e më shumë. Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në qendër të qytetit të Vlorës. Një përleshje me thika mes disa të rinjve dhe një 21-vjeccar është plagosur. Njoftimi i Policisë Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar. Arrestohet shtetasi E. P., 17 […]

The post Ne mes të Vlorës të rinjtë përleshen me thika appeared first on 55 News.

]]>
Ngjarjet e rënda të kronikës shtohen çdo ditë e më shumë. Një e tillë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në qendër të qytetit të Vlorës.

Një përleshje me thika mes disa të rinjve dhe një 21-vjeccar është plagosur.

Njoftimi i Policisë

Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Arrestohet shtetasi E. P., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë  shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues n? fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.

The post Ne mes të Vlorës të rinjtë përleshen me thika appeared first on 55 News.

]]>
Durrës/ Sherr me thika, plagoset 17 vjeçari https://55news.al/kronike/durres-sherr-me-thika-plagoset-17-vjecari/ Mon, 16 Apr 2018 14:23:00 +0000 https://new.55news.al/?p=6621 Konfliktet me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet. Qytetarët e Durrësit u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala. […]

The post Durrës/ Sherr me thika, plagoset 17 vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Konfliktet me thika mes të rinjve në Durrës për arsye nga më banalet, nuk kanë të sosur edhe pse rastet me fund tragjik nuk kanë munguar në këtë qytet. Qytetarët e Durrësit u tronditën jo pak kur në muajin mars, adoleshenti 16-vjeçar Anxhelo Gjakozaj vdiq në duart e kushëririt të tij pas një zënke me bashkëmoshatarin Devi Lala. Megjithatë, edhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë, sërish djemtë e rinj të këtij qyteti zgjedhin t’iu japin zgjidhje ‘problemeve’ të tyre nëpërmjet dhunës e thikës.

Një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15 e njohur si zona e Spitallës, ku 19-vjeçari N.B., banues në Durrës ka goditur me thikë shtetasin D.H., vjeç 17, njofton Durreslajm.

Policia në njoftimin e saj nuk bën me dije shkaqet e një ngjarjeje të tillë, ndërsa mësohet se 17-vjeçari banues në Durrës ka përfunduar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të 19-vjeçarit u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” sipas nenit 89 i Kodit Penal.

The post Durrës/ Sherr me thika, plagoset 17 vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
U përfshi në sherr me thika, humb jetën 17-vjeçari https://55news.al/aktualitet/u-perfshi-ne-sherr-me-thika-humb-jeten-17-vjecari/ Tue, 10 Apr 2018 17:50:16 +0000 https://new.55news.al/?p=5052 Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në orën 14:15. Sipas raportimeve të mediave kosovare, ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh, ku u përdorën edhe thikat. 17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, […]

The post U përfshi në sherr me thika, humb jetën 17-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi sot në Suharekë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që kushëriri i tij ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi në orën 14:15. Sipas raportimeve të mediave kosovare, ngjarja ndodhi pas një sherri mes një grupi të rinjsh, ku u përdorën edhe thikat.

17-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, pasi goditja në këmbë rezultoi fatale.
“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete. Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”. Ndërkohë, kushëriri i tij 18-vjeçar, ka marrë plagë në zonën e barkut.

Ndërkohë, në spital ndodhet edhe një nga të dyshuarit për vrasjen, shtetasi B. Muharremaj, pasi gjatë përleshjes mbeti i plagosur lehtë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plot të ngjarjes.

The post U përfshi në sherr me thika, humb jetën 17-vjeçari appeared first on 55 News.

]]>