me thike Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thike/ Tue, 25 Sep 2018 08:22:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png me thike Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thike/ 32 32 Një 41-vjeçar arrestohet në Elbasan, tentoi të vrasë me thikë https://55news.al/aktualitet/nje-41-vjecar-arrestohet-ne-elbasan-tentoi-te-vrase-me-thike/ Tue, 25 Sep 2018 08:22:03 +0000 https://new.55news.al/?p=52101 Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërhyrja në kohë e policisë, e cila ishte njoftuar përmes një telefonate mbi konfliktin mes dy shtetasve në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit, bëri që të parandalohej përshkallëzimi […]

The post Një 41-vjeçar arrestohet në Elbasan, tentoi të vrasë me thikë appeared first on 55 News.

]]>
Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërhyrja në kohë e policisë, e cila ishte njoftuar përmes një telefonate mbi konfliktin mes dy shtetasve në lagjen “Aqif Pasha” të qytetit të Elbasanit, bëri që të parandalohej përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, që mund të sillte edhe pasoja në jetë.

Në pranga ka rënë Besnik Selita, ndërsa i kërcënuari nga arma e ftohtë e mbajtur prej tij ka qenë shtetasi R.L.. Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika.

The post Një 41-vjeçar arrestohet në Elbasan, tentoi të vrasë me thikë appeared first on 55 News.

]]>
Goditet me thikë 50 vjeçari në Durrës, arrestohet autor https://55news.al/aktualitet/goditet-me-thike-50-vjecari-ne-durres-arrestohet-autor/ Thu, 02 Aug 2018 20:05:09 +0000 https://new.55news.al/?p=39875 Vetëm pak minuta më parë një 50 vjeçar është plagosur me thikë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit. I plagosuri është gjetur nga kalimtaret në trotuar dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore. Me të marrë njoftimin, policia ka bërë të mundur identifikimin […]

The post Goditet me thikë 50 vjeçari në Durrës, arrestohet autor appeared first on 55 News.

]]>
Vetëm pak minuta më parë një 50 vjeçar është plagosur me thikë në afërsi të stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit.

I plagosuri është gjetur nga kalimtaret në trotuar dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të qytetit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me të marrë njoftimin, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B.Xh. 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu nën cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

The post Goditet me thikë 50 vjeçari në Durrës, arrestohet autor appeared first on 55 News.

]]>
Austri/ Dënohet shqiptari, goditi për vdekje 12 herë me thikë gruan në sy të fëmijëve https://55news.al/aktualitet/austri-denohet-shqiptari-goditi-per-vdekje-12-here-me-thike-gruan-ne-sy-te-femijeve/ Thu, 12 Apr 2018 19:17:21 +0000 https://new.55news.al/?p=5725 Një shqiptar 25-vjeçar është dënuar me 20 vite burg pasi vrau gruan e tij në Graz të Austrisë. I riu me origjinë kosovare, u shpall fajtor nga gjykata, pasi ai thuhet se e ka vrarë gruan e tij me 12 goditje me thikë në prani të fëmijëve. 25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës […]

The post Austri/ Dënohet shqiptari, goditi për vdekje 12 herë me thikë gruan në sy të fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>
Një shqiptar 25-vjeçar është dënuar me 20 vite burg pasi vrau gruan e tij në Graz të Austrisë.

I riu me origjinë kosovare, u shpall fajtor nga gjykata, pasi ai thuhet se e ka vrarë gruan e tij me 12 goditje me thikë në prani të fëmijëve.

25 vjeçari e ka pranuar veprën gjatë së cilës fëmijët kanë qenë në banesë por jo edhe qëllimin për të vrarë.

Kosovari ishte i njohur në polici para krimit, pasi u dëbua katër herë nga apartamenti i përbashkët brenda një viti.

I dënuar gjithashtu me tre muaj para vrasjes, pasi kërcënoi gruan e tij se ai do ta “therte atë si një derr” dhe kërcënoi të vriste djalin e tyre një vjeçar, shkruhet në median austriake ORF.

I riu para trupit gjykues, me lot në sy ka thënë veç tjerash: “I urrej duart e mia, ato nuk kanë qenë të miat atë ditë. Unë e kam dashur atë mbi të gjitha dhe kurrë nuk kam dashur ta vrisja”.

Shqiptari është përbetuar para gjyqit se nuk ka pasur qëllim të vriste djalin e përbashkët. “Unë nuk do të mund t`i bëja asgjë birit tim, unë jam njeri familjar”.

Ndërsa  ka deklaruar se partnerja e tij atë natë ia kishte pranuar se e kishte tradhtuar, dhe konflikti ka shkuar duke u përshkallëzuar.

25-vjeçari dhe shoqëruesja e tij 31-vjeçare nga Grazi, në qershor të vitit të kaluar kanë qenë duke festuar lidhjen e tyre në një lokal. Me atë rast është konsumuar edhe alkool.

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, situata mes tyre eskalon dhe përfundon me vdekjen e 31-vjeçares.

The post Austri/ Dënohet shqiptari, goditi për vdekje 12 herë me thikë gruan në sy të fëmijëve appeared first on 55 News.

]]>