me thoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thoni/ Fri, 11 May 2018 08:19:43 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png me thoni Archives - 55 News https://55news.al/tag/me-thoni/ 32 32 I vranë djalin për një karikues, nëna: Më thoni si të bëj drejtësi kur autorët lirohen https://55news.al/aktualitet/i-vrane-djalin-per-nje-karikues-nena-me-thoni-si-te-bej-drejtesi-kur-autoret-lirohen/ Fri, 11 May 2018 08:19:43 +0000 https://new.55news.al/?p=14537 Mira Halili, nëna e Marvi Halilit, të riut që u vra pak kohë më parë për një karikues telefoni, ka reaguar pas lirimit të tre të rinjve që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje ku u vra djali i saj i vetëm. Vendimi që liroi Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë para […]

The post I vranë djalin për një karikues, nëna: Më thoni si të bëj drejtësi kur autorët lirohen appeared first on 55 News.

]]>
Mira Halili, nëna e Marvi Halilit, të riut që u vra pak kohë më parë për një karikues telefoni, ka reaguar pas lirimit të tre të rinjve që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje ku u vra djali i saj i vetëm.

Vendimi që liroi Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë para pak ditësh pasi ata akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

Nëna e Mavrit, me anë të një postimi në ‘Facebook’, pohon se lirimi i tyre është bërë në fshehtësi dhe kundrejt një pagese.

Ajo akuzon prokurorin e çështjes Artan Lulaj, duke e quajtur atë “sharlatan të etur për para”. Mes dhimbjes për mungesën e djalit nëna flet për vuajtje dhe tortura, ndërsa pyet se si do të vendoset drejtësi për vdekjen e Marvit.

Postimi i nënës në Facebook:

Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…

The post I vranë djalin për një karikues, nëna: Më thoni si të bëj drejtësi kur autorët lirohen appeared first on 55 News.

]]>