mega Archives - 55 News https://55news.al/tag/mega/ Wed, 31 Oct 2018 07:46:53 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mega Archives - 55 News https://55news.al/tag/mega/ 32 32 Mega-aeroporti i Stambollit https://55news.al/globi/mega-aeroporti-i-stambollit/ Wed, 31 Oct 2018 07:46:53 +0000 https://new.55news.al/?p=62820 Presidenti Erdogan inaguroi të hënën (29.10) projektin e tij prestigjioz. Aeroportin e ri të Stambollit që do të jetë një ditë më i madhi në botë. Po për këtë projekt gjigand është paguar një çmim i lartë. Jo çdo gjë ishte gati ditën e inagurimit të aeroportit të Stambollit të hënën (29.10.). Kadri Samsunlu është […]

The post Mega-aeroporti i Stambollit appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Erdogan inaguroi të hënën (29.10) projektin e tij prestigjioz. Aeroportin e ri të Stambollit që do të jetë një ditë më i madhi në botë. Po për këtë projekt gjigand është paguar një çmim i lartë.

Jo çdo gjë ishte gati ditën e inagurimit të aeroportit të Stambollit të hënën (29.10.). Kadri Samsunlu është megjithatë i kënaqur. Ai drejton shoqërinë e aeroportit, IGA. Të dhënat kryesore të projektit në momentin e inagurimit: Dy nga gjashtë pistat e zbritjes dhe fluturimit janë gati, edhe kulla në formë elegante tulipani, 225.000 vende pune do të krijojë ky aeroport, deri në vitin 2025 ai do të kontribuojë rreth 5% për prodhimin e përgjithshëm bruto të Turqisë. “Këtë e kemi bërë me paratë turke, me punëtorë turq, me dijen turke”, thotë Samsunu. “Kjo na jep shumë vetëbesim. Kur shoh rreth e rrotull, jam krenar. Ia kemi dalë mbanë.”

Për afër katër vjet, Samsunlu dhe kolegët e tij kanë arritur të ngrenë në këmbë një projekt kolosal, Berlini mund vetëm të ëndërrojë për një gjë të tillë, aeroporti i tij ende pret hapjen pas 12 vjetësh në ndërtim

200 milionë pasagjerë në vit

Dimensionet e aeroportit të ri të Stambollit janë gjigande. Me 76 milionë metra kuadrat sipërfaqe të përgjithshme ai është tre herë më i madh se aeroporti i Frankfurtit. Që nga çelja e tij, ai është më i madhi në Europë, me 90 milionë pasagjerë në vit. E kjo është faza e parë e katër etapave. Pas 10 vitesh ky aeroport do të mundësojë lëvizjen e 200 milionë pasagjerëve në vit. Sipas Samsunlu janë investuar deri më tani 7,5 miliardë euro.

Aeroporti i ri shihet si projekti më i dashur i presidentit turk, Erdogan dhe simbol i ngjitjes së Turqisë në fuqi ekonomike globale. Erdogan kërkon ta kthejë Stambollin në nyjen më të rëndësishme ajore mes Europës, Azisë dhe vendeve arabe. Por aktualisht ekonomia turke është në krizë, lira ka humbur shumë në vlerë, inflacioni është në rritje. Megjithatë Erdogan e nxiti ngritjen e aeroportit dhe inagurimin e tij në 95-vjetorin e themelimit të Republikës.

Prestigj me çmim të lartë

Por suksesi i një projekti të tillë ka edhe anën e vet të errët. Sipas raportimeve në media, fshatarët turq janë shpronësuar me detyrim. Ambientalistët turq kritikojnë, prerjen e drurëve në hapësira të mëdha pyjore, pra shkatërrimin e mushkërisë së gjelbër të Stambollit. Punëtorët që punuan për ngritjen në kohë rekord të aeroportit raportojnë për kushte të tmerrshme pune: mungesa në sigurinë e punëtorëve, aksidente me vdekje, ushqim i keq, probleme me pagesat.

“Na kanë trajtuar si skllevër”, thotë Cemal Özder që ka punuar 9 muaj në aeroport. “Kemi filluar në mëngjes në orën 8:00 dhe kemi ndalur së punuari shpesh deri në orën 23:00. Disa thonë, se duhet të punonin gjithë natën, dhe të paraqiteshin megjithatë për punë të nesërmen në mëngjes. Gjithmonë na bënin presion, më shpejt, më shpejt, duhet të mbaroni punë.” Kur ai i kritikoi publikisht problemet me punëtorët, u shkarkua, rrëfen Özder që angazhohet në sindikatën turke për të drejtat e punëtorëve të aeroportit.
Greva, protesta, të vdekur

35.000 vetë kanë punuar në kantierin e ndërtimit të aeroportit nga fillimi i punimeve. Siguria e punës dhe masat e sigurisë linin shumë për të dëshiruar, thotë Cemal Özder. Të paktën 38 vetë kanë humbur jetën, sipas të dhënave të sindikatave. Disa burime bëjnë fjalë për disa qindra të vdekur. Ndërsa qeveria dhe shoqëria e aeroportit për 30 të vdekur.

Në Shtator mijëra punëtorë hynë në grevë, pas një aksidenti me një autobus ku u lënduan 17 vetë. Edhe në këtë aksident ka pasur të vdekur. “Mund të jetë aeroporti më i madh në botë, por për mua në këtë projekt ka mbetur gjaku i punëtorëve”, thotë Cemal Özder.

Drejtuesi i aeroportit, Kadri Samsunlu pranon se ka pasur probleme gjatë realizimit të projektit, por këto janë zgjidhur, sipas tij. “Punëtorët kanë kërkuar ndryshime, dhe ne kemi reaguar pas kësaj. Mendoj, se furnizimi është më i mirë tani, dhe me këtë problemi është zgjidhur, sipas meje. Punëtorët janë të lumtur.”

Puna fillon në vitin 2019

Samsunlu thotë se dëshiron të shohë përpara e jo pas. Ka shumë për të bërë në këtë aeroport edhe pas hapjes zyrtare të tij. Zhvendosja e planifikuar e aeroportit aktual Atatürk do të kryhet në fund të vitit. Në janar 2019 pritet që aeroporti të fillojë tërësisht nga puna, deri atëherë pritet që të ketë simbolikisht vetëm 5 fluturime në ditë. Edhe lidhja hekurudhore mungon. Aeroporti është 50 kilometra larg qendrës, ndërsa linja e metrosë pritet të përfundojë në vitin 2020. Madje edhe emri i mungon aeroportit të përmasave XXL. Sipas spekulimeve ai mund të mbajë emrin e sulltanit të fundit të perandorisë osmane, Amdylhamidit të II, ose madje edhe vetë emrin e presidenti Erdogan.

The post Mega-aeroporti i Stambollit appeared first on 55 News.

]]>
Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar https://55news.al/aktualitet/nje-mega-banke-i-bashkohet-eurozones-teper-e-madhe-per-te-falimentuar/ Sun, 30 Sep 2018 15:32:11 +0000 https://new.55news.al/?p=53660 Numri i bankave që konsiderohen shumë të mëdha për të dështuar në zonën euro, do të rritet nga shtatë në tetë. Nordea Bank Abp është banka e cila po lëviz selinë e saj në Helsinki nga Stokholm. Nordea Bank ,asetet e së cilës arrijnë në 670 miliardë dollarë, vlerë e cila është më shumë se […]

The post Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar appeared first on 55 News.

]]>
Numri i bankave që konsiderohen shumë të mëdha për të dështuar në zonën euro, do të rritet nga shtatë në tetë. Nordea Bank Abp është banka e cila po lëviz selinë e saj në Helsinki nga Stokholm. Nordea Bank ,asetet e së cilës arrijnë në 670 miliardë dollarë, vlerë e cila është më shumë se dyfishi i produktit të brendshëm bruto të Finlandës, ka bërë të qartë faktin që shpërngulja është nxitur nga konsideratat rregullatore dhe një dëshirë për të qenë brenda bashkimit bankar europian.

Ardhja e një banke globale me kaq rëndësi do të ndryshojë ndjeshëm industrinë financiare të Finlandës. Pasuritë e industrisë së financave në pjesën më veriore të euros do të rriten në 400 për qind të prodhimit të brendshëm bruto pas lëvizjes dhe Nordea do të zëvendësojë Nokia Oyj si kompania më e madhe e listuar që do të ketë selinë e saj në Finlandë.

Rregullatori financiar në Helsinki ka menduar të shtojë 10 për qind të stafit për t’u përgatitur për ardhjen e Nordeas. Do të kryejë rreth 75 për qind të punës që mbikëqyr bankën, edhe pse përgjegjësia kryesore për mbikëqyrjen e Nordea qëndron në Bankën Qendrore Europiane në Frankfurt. Guvernatori i Bankës së Finlandës Olli Rehn tha se vendimi i Nordeas për të shkuar në Helsinki “duhet të shihet si një votë e besimit në unionin bankar të eurozonës”.

Nordea tha në shkurt se pret të shkurtojë shpenzimet deri në 1.2 miliardë euro pasi të jetë në Helsinki. Gjithashtu edhe departamenti menaxhimit e ka bërë të qartë se pret një mjedis rregullator më të parashikueshëm brenda zonës së euros sesa kuadri që ka vepruar brenda në Suedi. Mbetet për t’u parë nëse vendimi i Nordeas për të lëvizur do të dëmtojë bizneset e Suedisë në afatgjatë. Njoftimi për largimin e bankës nxiti zemërim mes shumë klientëve suedezë të cilët përfunduan duke dalë nga banka.

Një numër i sindikatave suedeze gjithashtu ndërprenë lidhjet e tyre me Nordean. Von Koskull shefi ekzekutiv i bankës tha se klientët nuk do të vinin re ndonjë ndryshim. Në një shënim më personal, CEO ka sinjalizuar se Stokholm do t’i mungojë. Ai tha: “Vendi i vetëm ku kam jetuar më gjatë është Londra, për më shumë se 20 vite. Vendi i dytë më i gjatë që kam jetuar është Stockholmi. Ndihem si në shtëpi këtu.”

The post Një “Mega Bankë” i bashkohet Eurozonës – Tepër e madhe për të falimentuar appeared first on 55 News.

]]>