melcine Archives - 55 News https://55news.al/tag/melcine/ Mon, 22 Oct 2018 07:13:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png melcine Archives - 55 News https://55news.al/tag/melcine/ 32 32 Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë https://55news.al/aktualitet/per-60-dite-receta-me-rozmarine-per-problemet-me-melcine/ Mon, 22 Oct 2018 07:13:28 +0000 https://new.55news.al/?p=59980 Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi. Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt efikase për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë. Si Të Përgatisni Kurën me RozmarinëNë përgatitjen e kësaj kure ju duhen 14 lugë gjelle me […]

The post Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë appeared first on 55 News.

]]>
Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi.

Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu.

AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt efikase për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Si Të Përgatisni Kurën me Rozmarinë
Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 14 lugë gjelle me degë të lulëzuara të rozmarinës.

Degët e lulëzuara të rozmarinës hidhen në një tenxhere ku keni valuar 1 litër ujë.

Ena lihet e mbuluar përreth 30 minuta dhe më pas kullohet.

Kjo kurë rekomandohet që të konsumohet 3 herë në ditë për 1 deri në 2 muaj rresht.

Rozmarina për Shëndetin e Mëlçinë
Mëlçia është organi që largon dhe pastron trupin tonë nga toksinat e dëmshme.

Në të njëjtën kohë është dhe një nga organet që i duhet më shumë energji për të kryer proceset e saj.

Rozmarina është një bimë e fuqishme e cila kryen shumë funskione për organizmin tonë.

Ajo ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe formimin e qelizave të këqija, por funksioni kryesor është pastrimi i trupit tonë nga helmet.

Mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e një përbërjeje e cila largon toksinat nga organizmi ynë. Nëse ju doni që ky process të përshpejtohet, mund të përdorni rozmarinën në dietën tuaj.

Rozmarina rrit përqindjen e ujit që largohet nga trupi ynë, dhe me të dhe patogjenët, kripërat e tepërta, toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.

Rregullon qarkullimin e strukturave biliare, vaji i rozmarinës arrin të neutralizojë ushqimet me përmbajtje acidi, kur ato shpërbëhen në stomak.

Nxit funksionin e mëlçisë, duke përshpejtuar ritmin e nxjerrjes jashtë të toksinave nga trupi ynë.

Gjethet, sit ë freskëta dhe të thara, shërbejnë si një erzë për lloje të ndryshme mishrash, suprash apo sallatash dhe puresh.

Nëse e konsumoni në formën e një çaji, mund të trajtojë dhe problemet me tretjen.

Mjafton që të shtoni disa gjethe rozmarine në ujë të nxehtë, ta lini për pesë minuta, dhe më pas do të keni të përgatitur një çaj plot shije dhe aromë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

The post Për 60 ditë/Receta me rozmarinë për problemet me mëlçinë appeared first on 55 News.

]]>
Produktet që dëmtojnë mëlçinë dhe organizmin https://55news.al/aktualitet/produktet-qe-demtojne-melcine-dhe-organizmin/ Mon, 25 Jun 2018 06:43:02 +0000 https://new.55news.al/?p=29046 Disa produkte të caktuara janë vërtet të gabuara nëse ju intereson shëndeti i mëlçisë. AgroWeb.org ju sjell një renditje të cilën duhet ta mbani parasysh. Sheqeri Shumë sheqer nuk bën vetëm dëm tek dhëmbët tuaj. Sheqeri arrin të dëmtojë fort edhe mëlçinë. Mëlçia shpërbën një lloj sheqeri të quajtur fruktozë, për të bërë yndyrë. Shumë […]

The post Produktet që dëmtojnë mëlçinë dhe organizmin appeared first on 55 News.

]]>
Disa produkte të caktuara janë vërtet të gabuara nëse ju intereson shëndeti i mëlçisë. AgroWeb.org ju sjell një renditje të cilën duhet ta mbani parasysh.

Sheqeri
Shumë sheqer nuk bën vetëm dëm tek dhëmbët tuaj. Sheqeri arrin të dëmtojë fort edhe mëlçinë.
Mëlçia shpërbën një lloj sheqeri të quajtur fruktozë, për të bërë yndyrë.
Shumë sheqerna të rafinuar dhe shurupi i misrit me përmbajtje të lartë fruktoze sjellin tepri. Kjo shkakton një grumbullim yndyror që mund të çojë në sëmundje të mëlçisë.
Disa studime tregojnë se sheqeri mund të jetë po aq i dëmshëm për mëlçinë si alkooli edhe nëse nuk jeni mbipeshë.
AgroWeb.org ju tregon me këtë rast edhe një arsye tjetër të fortë për të kufizuar ushqimet me sheqerna të shtuara.
Mbipesha
Mbipesha arrin të krijojë dhjamosje në qelizat tuaja të mëlçisë dhe të çojë në sëmundje të mëlçisë.
Si rezultat, mëlçia juaj mund të rritet dhe me kalimin e kohës, mund të ngurtësohet duke sjellë sëmundje si cirroza.
Studimet e konsultuara nga AgroWeb.org tregojnë se rreziqet me shëndetin e mëlçisë rriten nëse jeni mbipeshë ose keni diabet. Ushqimi i duhur dhe stërvitja mund ta ndalojnë sëmundjen.
Tepri nga Suplementet me Vitaminën A
Organizmi ka nevojë për vitaminë A dhe është mirë ta merrni nga frutat dhe perimet e freskëta, veçanërisht nga ato që janë të kuqe, portokalli dhe të verdhë.
Por nëse merrni suplemente apo shtesa që kanë doza të larta të vitaminës A, kjo mund të jetë një problem për mëlçinë tuaj.
Kontrolloni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë vitaminë shtesë A sepse ndoshta nuk keni nevojë për atë.
Pijet e Gazuara Plot Sheqer
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pijnë shumë pije të gazuara kanë më shumë gjasa të kenë probleme me shëndetin e mëlçisë.
Acetaminofeni
Sigurohuni që të merrni sasinë e duhur të acetaminofenit! Nëse merrni aksidentalisht më shumë acetaminofen, rrezikoni mëlçinë.
Për shembull, një tabletë për dhimbjen tuaj të kokës dhe diçka tjetër për të ftohurën tuaj dhe të dyja kanë acetaminofen – kjo mund të dëmtojë mëlçinë.
Kontrolloni dozën ditore të shkruar në kutitë e ilaçeve dhe respektojeni atë në maksimum.
Yndyrnat Trans
Këto janë yndyrna të bëra nga njeriu dhe gjenden gjerësisht në disa ushqime të paketuara.
Ju do t’i shihni ato të listuara si përbërës “pjesërisht të hidrogjenuar” nëse lexoni produktet që blini.
Këtu bën pjesë edhe margarina. Një ushqim plot me yndyrna trans, ju bën më shumë gjasa të fitoni peshë. Kjo nuk është e mirë për mëlçinë tuaj.
Alkooli
Duhet të konsumoni pije alkoolike më pak se sa mund të mendoni. Konsumi i tepërt është i keq për mëlçinë tuaj.
Nëse konsumoni alkool, sigurohuni që ta mbani atë në sasi të vogla. Masa e duhur është një pije në ditë për gratë dhe deri në 2 ditë për meshkujt./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: U.S. National Library of Medicine

The post Produktet që dëmtojnë mëlçinë dhe organizmin appeared first on 55 News.

]]>