mëngjes Archives - 55 News https://55news.al/tag/mengjes/ Sun, 21 Oct 2018 06:52:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mëngjes Archives - 55 News https://55news.al/tag/mengjes/ 32 32 Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit https://55news.al/aktualitet/nese-hani-djathe-ne-mengjes-cfare-i-ndodh-organizmit/ Sun, 21 Oct 2018 06:52:54 +0000 https://new.55news.al/?p=59732 Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme. Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka. Por e kishit menduar ndonjëherë […]

The post Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit appeared first on 55 News.

]]>
Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti të shijshme.

Djathi, edhe në të kaluarën ka qenë një nga produktet e bulmetit më të rekomanduara nga mjekët, për shkak të vlerave shëndetësore që ka.

Por e kishit menduar ndonjëherë se kur është koha më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat e tij?

Duke qenë se është një produkt që konsumohet gjërë, nuk është menduar gjatë se në cilin vakt djathi ka potencialin e tij më të madh.

Sipas të dhënave të mbledhura nga AgroWeb.org, mëngjesi është vakti më i përshtatshëm ku trupi ynë përfiton më shumë nga vlerat e djathit të bardhë.

Më poshtë gjeni të listuar gjashtë arsyet përse djathi i bardhë duhet të konsumohet në mëngjes.

Është shumë i thjesht për t’u tretur
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, djathi i bardhë është produkti i bulmetit që organizmi ynë e tret më lehtë.

Falë strukturës së tij, enzimat e stomakut arrijnë ta shpërbëjnë shumë shpej dhe në të njëjtën kohë lehtësohet dhe përthihtja e mineraleve që ai përmban.

Një vlerë tjetër është se duke qenë se ka veti anti inflamatore, ai ndihmon shumë tretjen e të gjithë personave që janë intolerantë ndaj produkteve të bulmetit.

Ka përqindjen më të ulët të yndyrës
Djathi i bardhë ka 21 gramë yndyrë për çdo 100 gramë, duke e çuar këtë produkt në shkallën më të lartë të klasifikimit të ushqimeve mirëbërëse.

Nëse ky djathë konsumohet në mëngjes nga personat që kanë probleme me kolesterolin, ai ndihmon ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të përthithjes së yndyrës edhe gjatë ditës.

Një burim i mirë i proteinës
Përveç sasisë së konsiderueshme të kalciumit, djathi i bardhë përmban edhe proteina.

Të gjithë ekspertët dhe mjekët këshillojnë këdo, që mëngjesin ta pasurojnë me sa më shumë proteina. Nga njëra anë ato i japin organizmit tonë më shumë energji gjatë ditës, dhe nga an tjetër janë jetësore për shëndetin e muskujve.

Plot me vitamina
Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja.

Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë.

Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit. Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit.

Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

Një probiotik fantastik
Djathi i bardhë është produkti ideal për shëndetin e aparatit tretës. Ai përmban një numër të lartë probiotikësh, të cilët ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të stomakut por jo vetëm.

Ndihmon në shëndetin e kockave
Duke qenë se djathi i bardhë prodhohet nga qumështi i lopës, deles apo dhisë, është burimi më i mirë i kalciumit dhe kaliumit.

Nëse ai konsumohet në mëngjes, trupi përfiton nivelet e duhura të këtyre mineraleve./AgroWeb.org

The post Nëse hani djathë në mëngjes – Çfarë i ndodh organizmit appeared first on 55 News.

]]>
Si ndikon kafeja e mëngjesit në humbjen e peshës https://55news.al/aktualitet/si-ndikon-kafeja-e-mengjesit-ne-humbjen-e-peshes/ Fri, 05 Oct 2018 07:17:13 +0000 https://new.55news.al/?p=55094 Pas gjumit, trupit i duhet energji për të nisur ditën, jo më kot rëndësia e konsumimit të mëngjesit është shumë e madhe. Shumë prej nesh nuk mund assesi t’i hapim sytë pa filxhanin e parë të kafesë, mirëpo përmes këtij artikulli po ju japim edhe një arsye më tepër pse kafeja duhet të jetë gjëja […]

The post Si ndikon kafeja e mëngjesit në humbjen e peshës appeared first on 55 News.

]]>
Pas gjumit, trupit i duhet energji për të nisur ditën, jo më kot rëndësia e konsumimit të mëngjesit është shumë e madhe.

Shumë prej nesh nuk mund assesi t’i hapim sytë pa filxhanin e parë të kafesë, mirëpo përmes këtij artikulli po ju japim edhe një arsye më tepër pse kafeja duhet të jetë gjëja e parë që bëni në mëngjes.

Kafeja e mëngjesit ndihmon në humbjen në peshë.

Ajo ndihmon në djegien e dhjamit, zvogëlimin e oreksit dhe personat që e konsumojnë çdo ditë janë më pak të rrezikuar nga mbipesha apo diabeti.

The post Si ndikon kafeja e mëngjesit në humbjen e peshës appeared first on 55 News.

]]>
Avokati i Xhisielës: Ishte e çuditshme, bëri denoncimin në mëngjes e tërhoqi në darkë https://55news.al/aktualitet/avokati-i-xhisieles-ishte-e-cuditshme-beri-denoncimin-ne-mengjes-e-terhoqi-ne-darke/ Fri, 28 Sep 2018 12:59:45 +0000 https://new.55news.al/?p=53075 Elton Frangu, avokati i Xhisela Malokut, i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur ajo tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS, thotë së është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i […]

The post Avokati i Xhisielës: Ishte e çuditshme, bëri denoncimin në mëngjes e tërhoqi në darkë appeared first on 55 News.

]]>
Elton Frangu, avokati i Xhisela Malokut, i cili ka qenë i pranishëm në komisariatin e policisë së Fushë Krujës, mbrëmjen kur ajo tërhoqi kallëzimin e bërë ndaj djalit të ish deputetit të PS, thotë së është thirrur nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa për datën thotë se nuk i kujtohet saktësisht, përveçse se ka qenë muaji korrik.

Për gazetaren Klodiana Lala, avokati shprehet se i është kërkuar të shkojë në komisariatin e Fushë- Krujës nga oficeri i policisë, Gentian Çitozi, pasi një vajzë kërkonte të tërhiqte një kallëzim penal të bërë mëngjesin po e asaj dite. Frangu thotë se në raste të tilla nuk është e nevojshme prania e avokatit, por ka vajtuar në komisariat për të mbrojtur interesat e vajzës.

 “I thash të ketë kujdes, pasi ka bërë një kallëzim penal dhe mund të mbash përgjegjësi për dëshmi të rreme”,-është shprehur avokati. Ai sqaron se ka qëndruar vetëm për këtë moment në komisariat në mënyrë që të mos rëndohen pozitat e vajzës dhe më pas është larguar, dhe pasi e ka orientuar Xhisielën është larguar.

Ndër të tjera ai tregon se tërheqja e kallëzimit është një shprehje e vullnetit personal, edhe pse në rastin në fjalë, avokati thotë se i është dukur e çuditshme pasi kallëzimi është kryer në mëngjes, po në mbrëmje është tërhequr. I pyetur nëse ka parë shenja dhune në trupin e vajzës, ai shprehet se nuk ka vënë re gjë.

Intervista e dhënë për gazetaren Klodiana Lala:

Klodiana Lala: Në këtë historinë ku një oficer policie denoncon për një ngjarje në komisariatin e Krujës, rezulton që avokat keni qenë ju në gjithë marrjen në pyetje. Mund të më japësh një qëndrim, i referohem Rexhep Rrajas dhe Xhisiela Malokut

Avokati: Me kanë thirr nga ora 22:00 e mbrapa meqë jam avokat i caktuar kryesisht dhe kam zyrën në Fushë Krujë

Klodiana Lala: Mban mend datën, periudhën? Kush të ka thirrur?

Avokati: Datën se mbaj mend, korrik ka qenë. Më ka thirrur oficeri që ishte Çitozi

Klodiana Lala: Dhe çfarë të tha?

Avokati: Ka një rast nëse mund të vish si avokat kryesisht

Klodiana Lala: Interesat e kujt do mbronit?

Avokati: Në telefon mu tha ka një rast vetëm. Shkova dhe kur pashë ishte vajza që donte të bënte tërheqjen e kallëzimit. Unë më shumë isha se tërheqja nuk ka nevojë për avokat në kodin e procedurës penale. Më shumë i thash kujdes se ti ke dhënë një kallëzim e mos mbash përgjegjësi për kallëzim të rremë vetëm ky moment. Që mos rëndohen pozitat e vajzës, më pas kam ikur

Klodiana Lala: Keni konstatuar të vi djali që vajza kishte kallëzuar apo persona të tjerë.

Avokati: Kam qenë natën dhe nuk di. Ngjarja ka filluar nga mëngjesi unë në darkë kam shkuar. Shkova vetëm që vajza mos mbajë përgjegjësi ligjore për tërheqjen, veç këtu jam përqendruar ta orientoj

Klodiana Lala: Vajza ishte ne praninë tuaj?

Avokati: Ishte edhe psikologu

Klodiana Lala: Keni qenë më pjesë e çështjes.

Avokati: Jo nuk më ka thirr kush. Nëse më kërkohet do jap sqarimet

Klodiana Lala: Po Rexhep Rrajan e njihni?

Avokati: E njoh si emër se është bërë edhe publik tani

Klodiana Lala: Ligji e lejon tërheqjen e kallëzimit?

Avokati: Është shprehje e vullnetit. Unë jam munduar që mos mbajë përgjegjësi penale. Është vullneti i saj s’kam pse ndikoj unë

Klodiana Lala: Konstatuat frikë

Avokati: Jo, përveç habisë asgjë tjetër. Habi, mu duk e çuditshme që kallëzimi është kryer në mëngjes, dhe tërhiqet në darkë.

Klodiana Lala: Shenja të dukshme dhune?

Avokati: Jo nuk kam parë./ BW

The post Avokati i Xhisielës: Ishte e çuditshme, bëri denoncimin në mëngjes e tërhoqi në darkë appeared first on 55 News.

]]>
Pse duhet të hani kos në mëngjes – Vlerat fantastike për shëndetin https://55news.al/aktualitet/pse-duhet-te-hani-kos-ne-mengjes-vlerat-fantastike-per-shendetin/ Thu, 30 Aug 2018 05:24:58 +0000 https://new.55news.al/?p=45288 Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme. Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë. Kosi është i pasur me kalium, […]

The post Pse duhet të hani kos në mëngjes – Vlerat fantastike për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>
Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët.

Ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm sepse mund të kombinohet në mënyra e shije të ndryshme.

Kosi mund të hahet me të ëmbla dhe të kripura, në mëngjes, drekë apo edhe darkë për një vakt të lehtë.

Kosi është i pasur me kalium, kalçium, magnez, vitaminë B2 dhe B12.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat befasuese të ngrënies së kosit në mëngjes ose pas tij.

Sistemi Tretës
Kosi përmirëson tretjen dhe konsumi ditor i tij veçanërisht në mëngjes, mbron sistemin tretës nga toksinat dhe bakteret.

Ai qetëson sistemin e rënduar nga inflamacioni dhe dëmet e shkaktuar prej tij.

Imuniteti
Kosi ka aftësinë të mbrojë imunitetin dhe ta bëjë atë më të fortë.

Imuniteti është më i fortë sepse kosi përmban minerale të dobishme si zinku, magnezi dhe seleniumi.

Tensioni I Lartë I Gjakut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org kaliumi tek kosi ndihmon në eliminimin e kripës së tepërt nga organizmi.

Në këtë mënyrë, kosi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Infeksionet
Kosi është veçanërisht një aleat i grave sepse parandalon mykun dhe infeksionet në organet gjenitale.

Kosi përmban lactobacile, baktere që frenojnë rritjen e infeksioneve dhe mykut.

Kockat
Një filxhan me kos përmban 275 mg kalçium.

Për këtë arsye nëse e konsumoni që në mëngjes, u keni dhënë kockave forcën e duhur.

Bakteret e Këqija
Kosi përmban probiotikë që eliminojnë mikro-organizmat nga sistemi tretës.

Nëse vuani nga fryrjet në stomak ose diarea, është e këshillueshme që të hani kos që në mëngjes.

Kos Pas Aktivitetit Fizik
Proteina tek kosi i jep muskujve amino acidet që u duhen për tu rimëkëmbur pas një aktiviteti të caktuar fizik.

Pas këtij të fundit, energjia e trupit është në rënie dhe kosi e rikthen atë.

Alergjitë
Foshnjet e grave shtatzëna që konsumojnë kos rregullisht, janë më pak të prekur nga alergjitë, thotë një studim mbi rolin e kosit.

Sipas studimit, të cilit i referohet AgroWeb.org fëmijët që ushqehen me kos rregullisht janë më pak të rrezikuar nga infeksionet dhe alergjitë.

Rënia Në Peshë
Kosi përmban pak kalori. Për më tepër, falë konsumit të tij, qelizat e yndyrës prodhojnë më pak kortizol, gjë që e nxit organizmin humbasë më shumë kilogramë.

Kaviteti
Kosi i mbron dhëmbët nga kaviteti.

Ai përmban acid laktik që i mbron mishrat e dhëmbëve nga mbetjet ushqimore dhe bakteret./AgroWeb.org

The post Pse duhet të hani kos në mëngjes – Vlerat fantastike për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Berisha i ‘uron’ mëngjesin Ramës me Zvërnecin e mbytur nga plehrat https://55news.al/politike/foto-berisha-i-uron-mengjesin-rames-me-zvernecin-e-mbytur-nga-plehrat/ Mon, 27 Aug 2018 09:43:12 +0000 https://new.55news.al/?p=44659 Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar paraditen e sotme dy foto nga zona e Zvërnecit. Ndonëse  jemi akoma në sezon turistik, fotot tregojnë këtë destinacion të rëndësishëm turistik, të përmbytur nga plehrat dhe mbetjet e tjera. Postimi i ish-kryeministrit: Nje miremengjes nga Zverneci jo me plehra por me mbetje per piktorin deshtak! sb

The post Foto/ Berisha i ‘uron’ mëngjesin Ramës me Zvërnecin e mbytur nga plehrat appeared first on 55 News.

]]>
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar paraditen e sotme dy foto nga zona e Zvërnecit.

Ndonëse  jemi akoma në sezon turistik, fotot tregojnë këtë destinacion të rëndësishëm turistik, të përmbytur nga plehrat dhe mbetjet e tjera.

Postimi i ish-kryeministrit:

Nje miremengjes nga Zverneci jo me plehra por me mbetje per piktorin deshtak! sb

The post Foto/ Berisha i ‘uron’ mëngjesin Ramës me Zvërnecin e mbytur nga plehrat appeared first on 55 News.

]]>
Një lugë vaj ulliri në mëngjes – sekreti i jetëgjatësisë https://55news.al/aktualitet/nje-luge-vaj-ulliri-ne-mengjes-sekreti-i-jetegjatesise/ Sun, 29 Jul 2018 11:54:20 +0000 https://new.55news.al/?p=38740 Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien.  Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme. Ai i […]

The post Një lugë vaj ulliri në mëngjes – sekreti i jetëgjatësisë appeared first on 55 News.

]]>
Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. 

Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

Sipas të studimeve të siguruara nga AgroWeb.org konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.

Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur.

Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E.

Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?
Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.

Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.

Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.

Organizëm i fuqishëm dhe energjik
Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira.

Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë.

Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës.

Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij./AgroWeb.org

The post Një lugë vaj ulliri në mëngjes – sekreti i jetëgjatësisë appeared first on 55 News.

]]>
Kur duhet pirë qumështi… në mëngjes apo në mbrëmje? https://55news.al/shendeti/kur-duhet-pire-qumeshti-ne-mengjes-apo-ne-mbremje/ Fri, 18 May 2018 06:40:53 +0000 https://new.55news.al/?p=17015 Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit. Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara. Proteinat Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron […]

The post Kur duhet pirë qumështi… në mëngjes apo në mbrëmje? appeared first on 55 News.

]]>
Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.

Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.

Aktiviteti Fizik
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium.

Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalçium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.

Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.
Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.

Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë AgroWeb.org ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë. Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.

Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë. Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.

Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.

Disa Këshilla për Qumështin
Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.
Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.

Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e rradhës. Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë./AgroWeb.org/

The post Kur duhet pirë qumështi… në mëngjes apo në mbrëmje? appeared first on 55 News.

]]>
Foto/ Victoria Beckham tregon mëngjesin e saj https://55news.al/show-biz/foto-victoria-beckham-tregon-mengjesin-e-saj/ Thu, 26 Apr 2018 16:48:05 +0000 https://new.55news.al/?p=9509 Victoria Beckam është nja stilistet më të famshme dhe të njohura, e cila shpesh përflitet për linjat e saj tepër të bukura edhe pas lindjes së katër fëmijëve. Ajo poston shpesh foto në profilin e saj në Instagram, nga jeta e saj private por edhe puna. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto ku […]

The post Foto/ Victoria Beckham tregon mëngjesin e saj appeared first on 55 News.

]]>
Victoria Beckam është nja stilistet më të famshme dhe të njohura, e cila shpesh përflitet për linjat e saj tepër të bukura edhe pas lindjes së katër fëmijëve.

Ajo poston shpesh foto në profilin e saj në Instagram, nga jeta e saj private por edhe puna.

Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto ku tregon linjat e saj të bukura me një pal xhinse.

Dhe gjithashtu tregon edhe se gjithmonë ushqehet shëndetshëm pavarësisht kohës së limituar për shkak të angazhimeve, ajo nuk del nga shtëpia pa ngrënë mëngjes.

 

 

The post Foto/ Victoria Beckham tregon mëngjesin e saj appeared first on 55 News.

]]>
7 Ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes https://55news.al/shije/7-ushqimet-me-te-mira-per-te-ngrene-ne-mengjes/ Thu, 29 Mar 2018 12:05:37 +0000 https://new.55news.al/?p=2905 Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar, të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë.   Në fakt, kapërcimi i mëngjesit mund të jetë më mirë se të hahen shumë ushqime të pasigurta për mëngjes.   Megjithatë, të hahet ushqimi i duhur mund t’ju japë energji dhe t’ju ndalojë urinë gjatë pjesës tjetër […]

The post 7 Ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes appeared first on 55 News.

]]>
Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar, të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë.

 

Në fakt, kapërcimi i mëngjesit mund të jetë më mirë se të hahen shumë ushqime të pasigurta për mëngjes.

 

Megjithatë, të hahet ushqimi i duhur mund t’ju japë energji dhe t’ju ndalojë urinë gjatë pjesës tjetër të ditës.

 

Këtu janë 12 ushqimet më të mira që ju mund të hani në mëngjes.

 

1. Vezë

  1. eggs 620x350 620x350 41492156094

Vezët janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme.Studimet kanë treguar ngrënia e vezëve në mëngjes rrit ndjenjat e plotësisë, zvogëlon  kaloritë  dhe ndihmon në mbajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit në gjak dhe nivelit të insulinës .  Vezët përmbajnë antioksidantë  që ndihmojnë në parandalimin e çrregullimeve të syrit .Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese që është shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe të mëlçisë . Në fakt, ngrënia e vezëve mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2. Kos grek

  1. IMG 1210edit copycrop

Kos grek është i butë, i shijshëm dhe ushqyes.Është bërë duke shtypur hirrë dhe lëngje të tjera nga gjizmat, të cilat prodhojnë një kos kremoz që është më i koncentruar në proteina.Proteina ndihmojnë në zvogëlimin  e  ndjenjës së urisë dhe ka një efekt më të lartë termik se yndyra. Termi “efekt termik” i referohet rritjes së shkallës metabolike që ndodh pas ngrënies.Kos dhe produkte të tjera të qumështit gjithashtu mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës, sepse ato rrisin nivelet e hormoneve që promovojnë plotësinë, duke përfshirë PYY dhe GLP). Përpiquni të bëni një kos grek me yndyrna me manaferra ose fruta të copëtuara, për të rritur përmbajtjen e vitaminës, mineraleve dhe fibrave.Kos grek është i lartë në proteina, ndihmon në uljen e oreksit dhe mund të ndihmojë me humbjen e peshës. Disa lloje gjithashtu përmbajnë probiotikë të dobishëm.

3. Kafe

  1. maxresdefault

Kafeja është një pije e mahnitshme për të filluar ditën tuaj.Është e lartë në kafeinë, e cila është treguar për të përmirësuar gjendjen shpirtërore, vigjilencën dhe performancën mendore.Edhe sasi të vogla të kafeinës mund të arrijnë këto efekte .Një analizë e 41 studimeve zbuloi dozën më efektive të jetë 38-400 mg në ditë, për të maksimizuar përfitimet e kafeinës duke reduktuar efektet anësore. Kjo është afërsisht 0.3 deri në 4 gota kafe në ditë, varësisht se sa e fortë është.

 

4. Bollgur

  1. drithera

Bollgur është zgjedhja më e mirë e mëngjesit për dashamirët e drithërave.Është bërë nga tërshëra, të cilat përmbajnë një fibër unike të quajtur beta-glucan. Kjo fibër ka shumë përfitime mbresëlënëse shëndetësore, duke përfshirë uljen e kolesterolit . Përveç kësaj, beta-glukani është një fibër e trashë që nxit ndjenjat e ngopjes. Një filxhan bollgur i gatuar përmban rreth 6 gram proteina. Bollgur është e pasur me fibra beta-glukani, e cila ul kolesterolin dhe rrit ndjenjen e ngopjes. Gjithashtu përmban antioksidantë.

 

5. Boronica

auto boronica1430032380

Boronicat  janë të shijshme dhe të mbushura me antioksidantë. Llojet popullore përfshijnë boronica, raspberries, luleshtrydhe dhe blackberries.Ato janë më të ulët në sheqer se shumica e frutave, por më të larta në fibër.Një filxhan manaferash përmban vetëm 50-85 kalori, varet  nga lloji. Berries gjithashtu përmbajnë antioksidantë të quajtur anthocyanins, të cilat mbrojnë zemrën tuaj dhe mund të ndihmojnë të dukeni më të rinj.

 

6. Frutat e thata

intro 1499887865

Arrat janë të shijshme, të kënaqshme dhe ushqyese.Ata janë një shtojcë e mirë për mëngjes, sepse ata janë duke mbushur dhe ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës . Edhe psefrutat e thata janë të larta në kalori, studimet sugjerojnë që trupi juaj thith vetëm 129 kalori nga një shishe me bajame prej 28 gram.

 

7. Çaji jeshil

green tea

Çaji  jeshil është një nga pijet më të shëndetshme në planet. Ai përmban kafeinë, e cila përmirëson gatishmërinë dhe humorin, së bashku me ngritjen e normës metabolike. Çaji i gjelbër siguron vetëm 35-70 mg kafeinë për filxhan është rreth gjysma e shumës në kafe. Çaji i gjelbër mund të jetë veçanërisht i dobishëm kundër diabetit. Një përmbledhje e 17 studimeve zbuloi se pijet e çajit të gjelbër kishin reduktime në nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës. Gjithashtu përmban një antioksidant të njohur si EGCG, i cili mund të mbrojë trurin, sistemin nervor dhe zemrën nga dëmtimet.

The post 7 Ushqimet më të mira për të ngrënë në mëngjes appeared first on 55 News.

]]>