menyren Archives - 55 News https://55news.al/tag/menyren/ Tue, 02 Oct 2018 15:24:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png menyren Archives - 55 News https://55news.al/tag/menyren/ 32 32 Ish-sigurimsat manipulojnë dhe fshehin në mënyrën më të paskrupullt plagosjen Sidion Tabaku https://55news.al/politike/ish-sigurimsat-manipulojne-dhe-fshehin-ne-menyren-me-te-paskrupullt-plagosjen-sidion-tabaku/ Tue, 02 Oct 2018 15:24:03 +0000 https://new.55news.al/?p=54314 Nga Xhemal Gjunkshi Polikrimi, Polivrasesit, Ishsigurimsat manipulojnë dhe fshehin ne mënyrën me te paskrupullt plagosjen ( vrasjen e qytetarit). Ka me shume se 15 ore qe ka ndodhur ngjarja ku qytetari Sidion Tabaku, banues ne Tirane, është plagosur dhe nuk është mare asnjë mase ndaj polivrasesit. Le te marrim te mirëqene deklaratën e polikrimit. Patrulla […]

The post Ish-sigurimsat manipulojnë dhe fshehin në mënyrën më të paskrupullt plagosjen Sidion Tabaku appeared first on 55 News.

]]>
Nga Xhemal Gjunkshi

Polikrimi, Polivrasesit, Ishsigurimsat manipulojnë dhe fshehin ne mënyrën me te paskrupullt plagosjen ( vrasjen e qytetarit).

Ka me shume se 15 ore qe ka ndodhur ngjarja ku qytetari Sidion Tabaku, banues ne Tirane, është plagosur dhe nuk është mare asnjë mase ndaj polivrasesit.

Le te marrim te mirëqene deklaratën e polikrimit.

Patrulla e policisë ka kërkuar te ndaloje qytetarin, ai nuk i është bindur,

Qytetari është larguar, polivrasesit e kane ndjekur, e kane qëlluar disa here, personi është plagosur, është rrezuar dhe ka ndaluar.

Pse polivrasesit nuk kane zbatuar ligjin?

Por e kane qëlluar me grushta me mjete te forta dhe janë larguar, si vrasës te qete serial.

Mbas 15 oresh qe ka ndodhur ngjarja dhe vetëm pasi u be publike nga opozita, atëherë sigurimi i shtetit deklaron se arma ka bere shkrepje te pavullneteshme.

Sipas këtij versioni qe i shërben vetëm polivrasesve siguria e qytetareve nuk është aspak e sigurte.

Ne këtë rast “me nje shkrepje te pavullnetshme” u plagos një qytetar, nesër po ne kete mënyrë do te vritet nje tjetër qytetar.

Cfare do te thone polivrasesit u vra padashje?

Kjo tregon qe përpara se te dalin ne detyre këta efektive nuk jane instruktuar.

Kjo tregon qe këta kaubojs nuk i nënshtrohen stërvitjes, si rrjedhoje nuk njohin dhe nuk dine se cfare armatimi disponojnë si dhe rregullat e sigurimit teknik.

Te dashur qytetare po i tregojmë polivrasesve se arma kryen qitje te pavullnetshme ne këto raste:

Kur ka difekt rrahsi.

Ne këtë moment ndodh qitja e pavullnetshme dhe arma bën qitje automatike.

Gjithashtu kur është dëmtuar siguresa ose arma nuk është vendosur ne pozicion sigurese.

Për rastin në fjale arma i është drejtuar viktimës duke shkel rregullat e përdorimit te armës se zjarrit kundër personave qe nuk janë me rrezikshmëri te lart shoqërore dhe nuk janë duke kryer një veprim te rrezikshëm kundër pronës ose jetës se dikujt tjetër.

Ndaj versioni qitje e pavullnetshme është i gabuar.

Po si ka mundësi qe polici..vrasës qëllon pa dashje, drejton armen. Drejtimi i armës është kanosje, kur qëllon është tentative vrasje.

Ne te dyja rastet ka veper penale.

Autori është deputet i Partisë Demokratike

The post Ish-sigurimsat manipulojnë dhe fshehin në mënyrën më të paskrupullt plagosjen Sidion Tabaku appeared first on 55 News.

]]>
Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj https://55news.al/aktualitet/si-te-eliminoni-mykun-ne-menyre-natyrale-ne-shtepine-tuaj/ Mon, 24 Sep 2018 05:12:08 +0000 https://new.55news.al/?p=51742 Myku, sidomos ai që vjen prej lagështisë, është jo vetëm një problem shtëpiak por edhe një kërcënim për shëndetin. Sipas ekspertëve, myku mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, tështima, kollë, infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. Më keq akoma, sipas informacioneve të AgroWeb.org, myku mund të përkeqësojë simptomat e azmës dhe të […]

The post Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj appeared first on 55 News.

]]>
Myku, sidomos ai që vjen prej lagështisë, është jo vetëm një problem shtëpiak por edhe një kërcënim për shëndetin.

Sipas ekspertëve, myku mund të shkaktojë bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, tështima, kollë, infeksion të rrugëve të frymëmarrjes.
Më keq akoma, sipas informacioneve të AgroWeb.org, myku mund të përkeqësojë simptomat e azmës dhe të alergjive.
Ekspertët thonë se njerëzit me një sistem të dobët imunitar, ata që vuajnë nga azma, alergjitë, sëmundjet e mushkërive janë një shënjestër më e lehtë e problemeve që shkakton myku.
Si mund të parandalohet myku
Myku është një problem që duhet parandaluar dhe eliminuar.
Këtë mund ta bëni nëpërmjet disa mënyrave të rekomanduara nga AgroWeb.org
Rregulloni cdo rrjedhje të mundshme uji
Rrjedhjet nëpër tuba, lavamanë apo dritare shkaktojnë një akumulim të rrezikshëm të ujit.
Nëse ky i fundit akumulohet në vende që arrihen me vështirësi ose janë jashtë fushëpamjes suaj, atëherë në atë vend do të lulëzojë myku.
Ajrosja eshtë e nevojshme
Ajrosja e hapësirave të brendshme  dhe tharja është thelbësore për parandalimin e mykut.
Kjo është dyfish më e rëndësishme për zonën e tualetit kur bëni dush, në kuzhinë ku gatuani dhe në përdorimin e lavatriçes ose larëses së enëve.
Kujdes me izolimin
Pllakat dhe tubacionet duhet të kenë një izolim të mirë që të parandalohet rrjedhja dhe lagështia në zonën e banjës, dushit apo lavamanët.
Rrobat duhen tharë
Sigurohuni që peshqirët, tapetët e banjës dhe pecetat e enëve të jenë plotësisht të thara dhe jo me lagështi.
A mund të zhduket myku me një zbardhues
Amvisat janë shpesh përdoruese të shpeshta të zbardhuesve. Këto solucione janë shumë përdorimëshe por kundër mykut nuk vlejnë. Zbardhuesi mund të eliminojë mykun në sipërfaqe por jo në brendëësi.
Për më tepër, zbardhuesi gërryen çdo material dhe mund t’ju dëmtojë mushkëritë.
Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale.
Disa prej mënyrave më natyrale për pastrimin e mykut janë më poshtë të listuara nga AgroWeb.org:
Uthulla
Uthulla duhet përdorur gjithmonë e tretur në ujë.
Në rastin e mykut në sipërfaqe të ndryshme duhet të përdorni tretësirë prej 80 përqind uthull dhe 20 përqind ujë dhe një leckë prej mikrofibre
Në rastin e mykut në rroba duhet të përdorni një tretësirë prej 50 përqind uthull dhe 50 përqind ujë.
Rrobat duhen lënë gjatë gjithë natës në këtë solucion dhe më pas  duhen shpëlarë.
Uji i oksigjenuar
Uji i oksigjenuar është një alternativë e shkëlqyer kundrejt zbardhuesve të tjerë. Ai kushton pak, nuk është toksik dhe nuk lë mbetje toksike

Soda e Bukës/Soda e bukës është një zgjedhje e sigurt edhe nëse përdoret pranë fëmijëve.
Në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë ose me një përzierje gjysëm me ujë e gjysëm me uthull, shtoni një çerek luge gjelle me sodë buke.
Tundeni shishen deri sa soda e bukës të tretet dhe më pas spërkateni tretësirën në sipërfaqen me myk.
Pas gjysëm ore fërkojeni me furçë ose leckë./AgroWeb.org

The post Si të eliminoni mykun në mënyrë natyrale në shtëpinë tuaj appeared first on 55 News.

]]>