meriton Archives - 55 News https://55news.al/tag/meriton/ Fri, 01 Feb 2019 14:00:09 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png meriton Archives - 55 News https://55news.al/tag/meriton/ 32 32 Edukata naziste e Ramës meriton të futet në kazanin politik më 16 shkurt https://55news.al/aktualitet/edukata-naziste-e-rames-meriton-te-futet-ne-kazanin-politik-me-16-shkurt/ Fri, 01 Feb 2019 14:00:09 +0000 https://new.55news.al/?p=83234 Nga Lisandër Hoxha Edukata naziste e Edi Rames ndaj te tjerëve është pare qarte këto dite. Te fyesh dike pse nuk e shqipton dot mire një germe është njëlloj si te tallesh një njeri qe çalon duke e imituar atë. Sipas Rames paaftësia fizike e tjetrit është faj dhe meriton përbuzje. Kjo lloj sjellje me […]

The post Edukata naziste e Ramës meriton të futet në kazanin politik më 16 shkurt appeared first on 55 News.

]]>
Nga Lisandër Hoxha

Edukata naziste e Edi Rames ndaj te tjerëve është pare qarte këto dite. Te fyesh dike pse nuk e shqipton dot mire një germe është njëlloj si te tallesh një njeri qe çalon duke e imituar atë. Sipas Rames paaftësia fizike e tjetrit është faj dhe meriton përbuzje. Kjo lloj sjellje me kujton propagandën e Hitlerit, se: njerëzit jo perfekt duhej te vriteshin. Nese njeriu qe na drejton tallet me një deputet te Kuvendit nisur nga bindje te tilla, imagjinoni sa e vret mendjen per popullin. Kjo qe ndodhi dje ne Kuvend është përtej vizave te kokainës, është bindja e tij rreth te tjerëve. Ky Edi qe tall nje njeri per menyren se si ai flet dhe jo për ate qe thote nuk është gje tjetër veç nje mbeturine sociale. Arber Xhaferri ishte ne karrige me rrota dhe nuk kam dëgjuar asnjë maqedonas qe ta tallte per kushtet e tij fizike. Stephen Haëking ishte nje shkencëtar qe fliste përmes nje paisje dhe e gjithe bota e respektonte. Por Rama cilesohet si i çmendur dhe si tip i veçante ndaj sjellje te tilla kane kaluar e jane harruar pa marre vemendjen e duhur. Ai talli banoret e unazës se re si Kadrinj, tall verioret dhe dialektin gege sa here qe i jepet mundesia. Tallet me studentet dhe i cilëson ngelesa. Rama eshte nje Nazist dhe ka bindje te rrezikshme dhe te pa pranueshme per çdo njeri. Ai meriton titullin Nazist dhe jo thjeshte i çmendur apo i droguar. Ai eshte ajo qe pasqyron çdo dite me gjestikulacionet e tij. Ai urren dhe përbuz kedo qe nuk beson tek ai. Ai fyen dhe i gjen te meta te gjithe atyre qe nuk jane si ai. Ai eshte nje Nazist i vogel, i cili meriton te futet ne kazanin politik tek i cili duhet te përfundojë me 16 Shkurt.

The post Edukata naziste e Ramës meriton të futet në kazanin politik më 16 shkurt appeared first on 55 News.

]]>
Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim https://55news.al/aktualitet/presidenti-meta-tjeter-mesazh-te-forte-rinia-meriton-kushte-me-te-mira-per-arsimim-e-punesim/ Tue, 18 Dec 2018 17:57:06 +0000 https://new.55news.al/?p=74950 Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë. Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta: […]

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në 25 vjetorin e pranisë së Organizatës Ndërkombëtarë të Migrimit në Shqipëri. Në këtë aktivitet, presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e rastit, ndërsa është shprehur se Shqipëria është një ndër vendet me emigrim të lartë.

Më poshtë pjesë nga fjala e Presidentit Ilir Meta:

Javën e kaluar mora pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të Kompaktit Global për Migrim të Sigurt, të Organizuar dhe të Rregullt, zhvilluar në kuadër të OKB-së në Marrakesh.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit pohuan gjerësisht se çështja e migracionit ka marrë përmasa shqetësuese, duke rrokur natyrshëm vëmendje dhe angazhim të shtuar ndërkombëtar, sidomos europian.
Duke njohur faktin dhe duke pranuar natyrën përsëritëse të tij, u evidentua nevoja për një marrëveshje globale, jo detyruese, që synon të menaxhojë më mirë fenomenin e migrimit në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global, duke tkurrur kështu rreziqet që migrantët, ose refugjatët ndeshin në faza të ndryshme të rrugëtimit të tyre.
Shqipëria nuk mund të ishte indiferente në këtë debat, për shkak të historisë së saj si vend origjine, tranziti por edhe vendmbërritje e emigrantëve dhe refugjatëve.
Në këtë kontekst, ne e kuptojmë fort mirë se migrimi ka të bëjë mbi të gjitha me jetën dhe dinjitetin njerëzor. Ndaj të gjithë duhet të solidarizohemi, veçanërisht për të garantuar dinjitetin e atyre që largohen nga rreziqet reale në kërkim të azilit, të zonave më të sigurta, të një jete më të mirë.

Në mënyrë të veçantë mbrojtje kërkojnë gratë dhe fëmijët që janë të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe abuzimeve skllavëruese.

Migrimi është një fenomen shumë kompleks dhe i vështirë.

Edhe nga përvoja jonë, shpesh e dhimbshme, kemi mësuar se kjo sfidë mund të përballet vetëm në solidaritet dhe partneritet.

Ne i jemi mirënjohës Bashkimit Europian dhe vendeve të tij anëtare për ndihmën që i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve në ato kohë të vështira.

Sot Shqipëria, duke marrë përgjegjësitë e saj bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Kufirit dhe Rojes Bregedtare Europiane për menaxhimin e kufirit të jashtëm të BE, të prekur nga fenomeni i refugjatëve dhe emigrantëve që vijnë kryesisht nga Lindja e Mesme.

Këtë partneritet e dëshmon edhe marrëdhënia jonë me IOM, prania e së cilës në Shqipëri ka qenë gjithmonë një aset i çmuar, si për menaxhimin e situatave të krizave, ashtu edhe për ndërtimin e strategjive afatgjata për qeverisjen sa më efikase të migracionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në këto 25 vite bashkëpunim tek IOM-i kemi gjetur gjithmonë një partner të besueshëm dhe mbështetës për të përballur këtë fenomen, në cilëndo formë është shfaqur ai.

Strategjia Kombëtare për Qeverisjen e Migracionit që ju do të prezantoni sonte, është një tjetër produkt konkret i bashkëpunimit efikas ndërmjet Shqipërisë dhe IOM, dhe unë ju përgëzoj për punën e bërë.

Dua të vlerësoj gjithashtu punën e përbashkët për të nxjerrë në pah anët pozitive të migracionit nëpërmjet angazhimit të diasporës shqiptare, si agjentë të nxitjes së investimeve serioze të huaja në Shqipëri.  

Emigracioni është prej vitesh një element tejet i rëndësishëm në ekonominë, në raport me remitancat që u vijnë në ndihmë familjeve shqiptare dhe të gjithë vendit.

Në 2017 dhe 2018, ‘remitancat’ arritën rreth 1.15 miliard euro, ose rreth 12% e GDP-së.

Është shumë e rëndësishme që këto të kanalizohen në mënyrë më efikase drejt veprimtarisë që nxit prodhimin vendas dhe zhvillon ekonominë e vendit.

Kjo është njëra anë e medaljes, por nga ana tjetër ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve jashtë vendit.

Të dhënat e ‘Gallup’, të publikuara javën e kaluar, ku Shqipëria renditej në vendin e katërt në botë me prirjen më të lartë për emigrim, padyshim janë shumë shqetësuese.

Kjo është një këmbanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtynë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme e dëshpëruese.

Ky fenomen, përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë, varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe më të shpejtë të vendit.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vërejti me shqetësim se Shqipëria ka nevojë për rritje më të lartë ekonomike dhe investime në sektorë prioritarë, si arsimi dhe shëndetësia për të zbutur prirjen e popullsisë për të emigruar.

Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e tyre të vërteta në vend, por edhe potencialet e të gjithë vendit për një zhvillim më të mirë e më të qëndrueshëm.

The post Mesazhi i Presidenti Meta: Rinia meriton kushte më të mira për arsimim e punësim appeared first on 55 News.

]]>
Buxheti që meriton protestën https://55news.al/opinion/buxheti-qe-meriton-protesten/ Tue, 04 Dec 2018 14:55:22 +0000 https://new.55news.al/?p=71916 Nga Luçiano Boçi Arsimi u trajtua në buxhetin e 2019, përsëri si sektori më pa vlerë dhe si vrima e fundit e kavallit qeveritar.Pak a shumë, ai konsiderohet nga kjo qeverisje, ndër këto vite, si një i vdekur klinik që mbahet gjallë, sa për sy e faqe të publikut e që megjithatë, nga i cili […]

The post Buxheti që meriton protestën appeared first on 55 News.

]]>
Nga Luçiano Boçi

Arsimi u trajtua në buxhetin e 2019, përsëri si sektori më pa vlerë dhe si vrima e fundit e kavallit qeveritar.
Pak a shumë, ai konsiderohet nga kjo qeverisje, ndër këto vite, si një i vdekur klinik që mbahet gjallë, sa për sy e faqe të publikut e që megjithatë, nga i cili mund “të nxjerrësh dhjam” korruptiv, sa herë të duhet.
“Ushqimi” financiar për fushat e tij është po ai standardi. Anemik dhe përçmues.
Ky buxheti i arsimit, mbulon shpenzimet operative dhe disa nga iniciativat që përsëriten shabllon vit pas viti, duke shmangur investimet kapitale të domosdoshme si dhe financime të tjera, pa të cilat nuk mund të pretendosh cilësi arsimore.
Buxheti i arsimit mbetet mjeran, i pamjaftueshëm dhe gropat e tij nuk i mbushin, as iniciativat boshe formale për orare të çuditshme e as shkollat për drejtorë militantë.
5% i PPB i premtuar, as nuk përmendet e jo më të synohet.
Pak para për paga që me rritjen e pretenduar, nuk mbulojnë as normën e inflacionit të këtyre viteve.
Pak para për mjete mësimore, apo ndonjë libër falas.
Pak para për Arsimin e Lartë.
Aspak para me shumë për Kërkimin shkencor.
Aspak para për shkolla të reja e infrastrukturë moderne, përveç PPP-ve.
Asgjë për sportin.
Asgjë për rininë.
E kjo është revoltuese e meriton protestën.
Edhe kaq sa i japin arsimit, Ramës i duket shumë dhe nuk është çudi që, sikurse vitin e kaluar, nga mesi i vitit, ai t’i fusë një drapër tjetër buxhetit skandaloz të arsimit.
Braktisja vazhdon rrjedhshëm, ndërsa mbyllja e 228 shkollave shitet rrejshëm për sukses.
Ministrinë vërtetë, këto ia kanë lënë Linditës, por arsimin e vërtetë askujt.
Arsimi ka mbetur jetim dhe trajtohet si thesi që sa herë i bihet me shqelm, nxjerr miell përfitimi e të mirash vetëm për ato që e drejtojnë.
Arsimi profesional mbetet i degdisur pa lidhje, në zyrat me merimanga të stërministrisë së Financave, Ekonomisë e Punës.
Vlera e arsimit paruniversitar tretet çdo ditë e më shumë në lumin e paaftësisë e papërgjegjshmërisë ministrore.
Mësuesi denigrohet, me trajtimin që i bëhet, ndërsa pedagogët vuajnë rënien në pikiatë të ardhurave e kredibilitetit të tyre.
Nxënësit shihen si numra, ndërsa studentët si klientë, xhepat e të cilëve rrëmohen nga qeveria, nga fakulteti, nga konviktet, apo qeratë marramendëse.
Ka kohë që Universitetet publike, të detyruar nga Ligji i Arsimit të Lartë, janë kthyer në sportele që vetëm vjelin, për të mbajtur gjallë ekzistencën.
Tarifë për këtë apo atë.
Tarifë këtu e tarifë atje.
Ndërkohë, shteti as përkrah dhe as mbështet e akoma më keq rrit tarifat, duke krijuar kështu hendekun e rrezikshëm ndërmjet studentit dhe institucionit, duke fikur misionin e Universitetit dhe rolin e studentit.
Prandaj sot protesta e studentëve të inxhinierisë ka nisur dhe prandaj ajo duhet të vazhdojë.
Derisa qeveria t’i vendosë gishtin kokës, për të financuar arsim në masën që meriton.
Derisa ajo të mbështesë arsimin e lartë, kërkimin shkencor e universitetet, studentët e pedagogët. Përndryshe kjo qeverisje meriton shporrjen.

The post Buxheti që meriton protestën appeared first on 55 News.

]]>
Taulant Balla, në Librazhd do marrësh ndëshkimin që meriton https://55news.al/politike/taulant-balla-ne-librazhd-do-marresh-ndeshkimin-qe-meriton/ Tue, 11 Sep 2018 14:12:40 +0000 https://new.55news.al/?p=48318 Nga Bujar Vreto 20 minuta shi dhe rruga e Babjes në periferi të Librazhdit ka dalë jashtë funksioni. Është e trishtë se si zona e mrekullueshme, ballkoni i qytetit i quajtur për nga terreni gjeografik pasi pamjet panoramike që ofron me sy të lirë dhe qyteti vështirësohet si në pëllëmbë të dorës. Taulanti si hipnotizues […]

The post Taulant Balla, në Librazhd do marrësh ndëshkimin që meriton appeared first on 55 News.

]]>
Nga Bujar Vreto

20 minuta shi dhe rruga e Babjes në periferi të Librazhdit ka dalë jashtë funksioni. Është e trishtë se si zona e mrekullueshme, ballkoni i qytetit i quajtur për nga terreni gjeografik pasi pamjet panoramike që ofron me sy të lirë dhe qyteti vështirësohet si në pëllëmbë të dorës.

Taulanti si hipnotizues është tallur dhe vazhdon te tallet me banoret e Babjes dhe Spatharit (nuk po flas për veglat e tij ne Bashki se qëllon fati te bie ndonjëherë edhe telebingo dhe fudullëku te thyen kokën) sepse këto fshatra e kane votuar sistematikisht ne çdo zgjedhje te drejta e te vjedhura dhe vetëm janë shpërfillur sapo kane dale nga kutia e votimit (kalova lumin e te dh… kalin).

Banorët e shume vuajtur dhunohen psikologjikisht nga disa pizevenge qe nuk dine gjë tjetër vetëm te mashtrojnë duke dërguar ndihmën ekonomike shtëpi me shtëpi dhe duke thënë se kush ndryshon kurs apo hap goje për problemet e zonës apo te familjes do i hiqet ndihma ekonomike, a thua valle se sharlatanët i kane dhënë shpirtin për te jetuar këtyre njerëzve te shkëlqyer.

Pse o te mallkuar për fushate zgjedhjesh vendosni ne dispozicion, paketa ushqimore, para, euro e dollare, fugona e makina te ndryshme për transport votuesish, dërgoni fadroma e kamionë për te pastruar rrugët qe te jene funksionale dhe sapo mbaroni pune duke marre votën zhdukeni e nuk ktheni me kokën pas.

Pse o të mallkuar premtoni e nuk bëni atë qe thoni apo ecni me versionin se Babjen e Spatharin e marrim sikur Taulanti te vari vetëm xhaketën ne ndonjë dushk ne mezin e dy fshatrave.

A e dini o të mallkuar se Babja e Spathari edhe pse është ballkoni i qytetit është ç’populluar dhe rinia e ka braktisur vendin për një rruge, për një shkolle, për një ujësjellës, për kanalet vaditëse dhe për pa mundësinë e tregtimit te prodhimeve bujqësore dhe atyre blegtorale.

A e dini o te mallkuar qe votat i rrëmbeni për një thes miell dhe transportin me makine vetëm ditën e votimit, qe keto dy fshatra shpëtojnë po te behet rruga me asfalt nga Librazhdi-Babje-Qershize-Spathar mal- Spathar dhe lidhet me Librazhdin përsëri tek ura e Spatharit, pra bëhet unaza, kjo zonë e mrekullueshme jo që nuk ç’popullohet por do behet zona me e frekuentueshme nga qytetaret dhe zona ku do dynden investimet si nga djemtë e zonës emigrante ashtu dhe nga biznesmenë të tjerë duke zbatuar ligjet dhe ekonominë e tregut (kjo është ndihmë reale për banoret dhe jo mashtrimi i herë pas hershëm në datën e votimit me trastën bosh).

Taulant bashke me sahanlëpirësit e tu, populli të ka kuptuar mirë dhe tashme jo vetëm xhaketën të varësh por dhe pantallonat do marrësh ndëshkimin e merituar, të garantoj se s’do të bëjnë me fajde as ninullat as lekët.

Unë jam me ju dhe do të luftoj dhemb për dhemb me hajdutët në pushtet…

Autori është kryetar i Degës së PD Librazhd

The post Taulant Balla, në Librazhd do marrësh ndëshkimin që meriton appeared first on 55 News.

]]>
Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Vezët janë simbol, ti meriton burgun (foto) https://55news.al/politike/kellici-i-pergjigjet-veliajt-vezet-jane-simbol-ti-meriton-burgun-foto/ Thu, 14 Jun 2018 15:38:51 +0000 https://new.55news.al/?p=25985 Kryetari grupit të të rinjve të FRPD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave e të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sulmin me vezë e krahasoi me sulmet e ISIS. Përmes një postimi në “facebook”, Këlliçi i kujton Veliajt se vezët janë simbol i vërtetë që kryebashkiaku meriton burgun pasi është një vrasës. Postimi […]

The post Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Vezët janë simbol, ti meriton burgun (foto) appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari grupit të të rinjve të FRPD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave e të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sulmin me vezë e krahasoi me sulmet e ISIS.

Përmes një postimi në “facebook”, Këlliçi i kujton Veliajt se vezët janë simbol i vërtetë që kryebashkiaku meriton burgun pasi është një vrasës.

Postimi i plotë:

Vezët janë simbol sepse Erion Veliaj i çertifikuar si vrasës meriton burgun.

Blerja e drejtësisë me kulla dhe lekë nuk do të zgjasë shumë. Vrasja e Arditit është vepër e jotja Erion Veliaj dhe s’do ta harrojmë derisa sa drëjtësia të vendoset në vend.

veliaj

The post Këlliçi i përgjigjet Veliajt: Vezët janë simbol, ti meriton burgun (foto) appeared first on 55 News.

]]>