merkelit Archives - 55 News https://55news.al/tag/merkelit/ Thu, 06 Dec 2018 17:24:26 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png merkelit Archives - 55 News https://55news.al/tag/merkelit/ 32 32 CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit https://55news.al/opinion/cdu-ja-dhe-trashegimia-e-merkelit/ Thu, 06 Dec 2018 17:24:26 +0000 https://new.55news.al/?p=72404 Nga Christoph Hasselbach Për 18 vjet me radhë Angela Merkeli ishte në krye të CDU-së. Tani ajo largohet si kryetare partie. Si i ka ndryshuar ajo kristjandemokratët? A do të mbetet CDU-ja në kursin e Merkelit apo do ta kthejë timonin? CDU-ja në fillim të vitit 2000: një parti popullore e dominuar nga meshkujt, pak […]

The post CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Christoph Hasselbach

Për 18 vjet me radhë Angela Merkeli ishte në krye të CDU-së. Tani ajo largohet si kryetare partie. Si i ka ndryshuar ajo kristjandemokratët? A do të mbetet CDU-ja në kursin e Merkelit apo do ta kthejë timonin?

CDU-ja në fillim të vitit 2000: një parti popullore e dominuar nga meshkujt, pak e mërzitshme, por edhe përfaqësuese e shtetit dhe me parime të qarta. Politika liberale ekonomike ka rëndësi shumë të madhe, përfytyrimi kristjan për njeriun i jep pamjen partisë – kështu e përshkruan politologu Oskar Niedermayer.
CDU-ja me besim në vetvete atëherë ndodhej në krizë. Ajo pati pësuar një disfatë të rëndë në zgjedhje kundër SPD. Helmut Kohli pati marrë në kabinetin e tij Angela Merkelin e re, atë e thërrasin “vajza e Kohl-it”. Por ajo emancipohet shpejt. Më shumë se kaq: në mes të aferës për donacionet partiake të CDU-së Merkeli distancohet nga babai i saj politik në një letër të hapur. Pak muaj më vonë ajo është vetë kryetare e partisë. Si gjermanolindore, protestante, shkencëtare e shkencave të natyrës, e divorcuar ajo duket si një trup i huaj në CDU-në e Kohlit.
Njëri nga ata që e pa që atëherë në mënyrë kritike kandidaturën e saj është Friedrich Merzi – sot një kandidat me mjaft shanse për t’u bërë pasardhës i Merkelit në krye të partisë. Ai bën pjesë në një radhë të tërë rivalësh meshkuj, të cilët e konsiderojnë veten shefa më të mirë për partinë, midis tyre bën pjesë edhe Wolfgang Schäuble. Por Merkeli i spostoi ata të gjithë në anë. Kur në vitin 2005 kandidon për kryetare partie, atë nuk mund ta rrezikojë më njeri. Në çështje pushteti ajo tregon ashpërsi. Së jashtmi ajo shfaqet racionale dhe e dashur.
Kohli e drejtoi CDU-në për 25 vjet, Merkeli për 18 vjet. Niedermayer flet për një “epokë Merkel”, “jo vetëm për shkak të gjatësisë së kryesimit, por edhe sepse ajo e transformoi thellë partinë, e ka zhvendosur nga e majta si në politikën ekonomike, ashtu edhe në atë sociale.”
Një kryetare partie “e kthesës”
Shumë ndryshime nën Merkelin zor se do të ishin të përfytyrueshme nën Kohlin. Kjo në një kohë kur që në krye atë nuk e konsideronin si person me koncepte të mëdha. Shpesh e akuzonin se manovronte gjatë dhe ngurronte në vend që të vendoste. Pastaj u bë e qartë: pikërisht për çështjet e rëndësishme Merkeli vendos shpesh pa bërë zhurmë dhe pa e vënë partinë që të diskutojë. Për disa tema ajo krijoi habi:

-2010: Merkeli shihet si “grua kursimtare, si gratë nga Shvabeni”. Në mes të krizës financiare ajo i përjashton ndihmat financiare për Greqinë e mbytur në borxh. Por pa kaluar kohë ajo bie dakord për paketën e parë të ndihmave për Athinën, dy të tjera pasojnë. Euroja dhe kohezioni i Evropës bëhet një nga temat e mëdha të saj.

-2011: Merkeli konsiderohet mbështetëse e energjisë bërthamore. Por pas aksidentit shkatërrimtar në Fukushima, ajo e kthen pllakën brenda natës; koalicioni qeveritar vendos braktisjen e energjisë bërthamore nga Gjermania.

-2013. Ajo shprehet edhe kundër nënshtetësisë së dyfishtë, të cilën e ka futur qeveria e mëparshme e socialdemokratëve dhe e të Gjelbërve. Por në vitin 2017 ajo e mbron nënshtetësinë e dyfishtë kundër vendimit të partisë së saj.

-2015: Në vitin 2004 Merkeli e konsideron të dështuar shoqërinë “multikulturore”. Por në krizën e refugjatëve të vitit 2015 ajo thotë “Do t’ia dalim mbanë”. Mbajtja e kufijve hapur për refugjatët e ndan deri më sot CDU-në.

-2017: Merkeli ka qenë për një kohë të gjatë kundër martesave midis të njëjtit seks. Por pak para zgjedhjeve për Bundestagun në vitin 2017 ajo hap rrugën që në parlament të votohet, pa u ndjerë deputeti i lidhur me pozicionin e grupit të vet parlamentar. E ashtuquajtura martesë për të gjithë pranohet.

Tema të reja dhe pozicione

Merkeli si kryetare e partisë e shtyu CDU-në në mesin politik, dhe pjesërisht me këtë ajo mblodhi pikë. Për këtë shërbyen një sërë temash, të cilat tradicionalisht kanë qenë tema të socialdemokratëve ose të të Gjelbërve, dhe të cilat Merkeli pa pritur i shpalli si tema të CDU-së. Një shembull: politika ndaj familjes. Nën Merkelin u imponua subvencioni për prindërit dhe e drejta ligjore për një vend në kopsht për fëmijën tënd. Me këtë, CDU-ja arriti të marrë mbi 40 përqind të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, sot kjo është një ëndërr e largët.

Vetëm për politikën e migrimit dhe të azilimit ndodhi një ndarje e ashpër nën kristjandemokratët. Në një kohë kur shumë kërkuan një kufi të sipërm për numrin e azilkërkuesve dhe të refugjatëve të luftës civile, Merkeli ishte kundër. “Këtu ajo përcaktoi një pozicion për veten dhe e mbrojti atë përballë gjithë kundërshtive dhe kritikës shumë të fortë”, thotë Oskar Niedermeyer.
Ky qëndrim i kushtoi shumë vota zgjedhësish CDU-së në zgjedhjet e vitit 2017. Edhe heqja dorë para kohe e Merkelit nga kryesia e partisë në fund të fundit ka të bëjë me politikën polemizuese për migrimin.
“Si emërues i përbashkët mund të thuash se për CDU-në ka qenë një kohë shumë e suksesshme”, shprehet politologu Werner Patzelt, i cili është vetë anëtar i CDU-së. Por ajo “errësohet, nga rrethana se në fund Merkeli ishte shumë pak e zhdërvjellët, shumë refuzuese për të dalluar rrezikun më të madh për CDU-në: ngritjen e një partie në të djathtë të saj”, të AfD-së.
Kulturë partiake e hapur
Në procesin e zgjedhjes të pasardhësit të saj ndoshta lexohet më mirë ndryshimi i CDU-së në kohën nën Merkelin: tri kandidatë kryesorë dalin publikisht kundër njëri-tjetrit. Të tjerë dalin nga pas dhe sulmojnë shefen e deritashme. Për kristjandemokratët kjo është risi. Në një kohë kur Helmut Kohli madje e pati propozuar vetë veten si kandidat për kancelar, për zgjedhjet parlamentare të vitit 1998.
Sot CDU-ja është më e hapur dhe më e larmishme. Ajo pasqyron një shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene. Vërtet që te CDU-ja ka tani një mall të përhapur për të pasur sërish pozicione të qarta, konservatore. Por “koha nuk do të kthehet pas, pavarësisht se kush do të bëhet pasardhës i Merkelit”, mendon Oskar Niedermeyer. Politologu nuk e konsideron “as të mundur” fare këtë dhe me këtë kupton se “këtë nuk e do askush”. Diskutimi bëhet vetëm “nëse do të ketë një vazhdim krejtësisht si tani apo një korrigjim të moderuar të kursit”. Për kohën e patriarkut Helmut Kohl shumica e partisë duket se nuk ka mall. DW

The post CDU-ja dhe trashëgimia e Merkelit appeared first on 55 News.

]]>
Lamtumira e Merkelit – Ajo nuk kandidon më si kryetare e CDU-së https://55news.al/globi/lamtumira-e-merkelit-ajo-nuk-kandidon-me-si-kryetare-e-cdu-se/ Mon, 29 Oct 2018 09:59:13 +0000 https://new.55news.al/?p=62109 Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do […]

The post Lamtumira e Merkelit – Ajo nuk kandidon më si kryetare e CDU-së appeared first on 55 News.

]]>
Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë.

The post Lamtumira e Merkelit – Ajo nuk kandidon më si kryetare e CDU-së appeared first on 55 News.

]]>
Vjeshta e stuhishme e Angela Merkelit https://55news.al/globi/vjeshta-e-stuhishme-e-angela-merkelit/ Thu, 11 Oct 2018 06:09:12 +0000 https://new.55news.al/?p=56851 Nga Kay-Alexander Scholz  Unioni i të Rinjve të CDU-së, zgjedhjet në Bavari dhe Hesen, kongresi i partisë CDU në dhjetor. Këto janë disa fushëbeteja politike të kancelares Merkel. Por sa e fuqishme është ende ajo? Disa analistë e vlerësuan pozitivisht fjalimin e Merkelit në fundjavën që shkoi para rinisë së partisë konservatore, CDU. Ajo i […]

The post Vjeshta e stuhishme e Angela Merkelit appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kay-Alexander Scholz 

Unioni i të Rinjve të CDU-së, zgjedhjet në Bavari dhe Hesen, kongresi i partisë CDU në dhjetor. Këto janë disa fushëbeteja politike të kancelares Merkel. Por sa e fuqishme është ende ajo?

Disa analistë e vlerësuan pozitivisht fjalimin e Merkelit në fundjavën që shkoi para rinisë së partisë konservatore, CDU. Ajo i bëri të rinjtë të duken të vjetër, thotë gazeta “Welt.” Merkel mbajti një fjalim me vetëkritikë, por edhe me dëshirën për kundërsulm. E pikërisht para Unionit të të Rinjve të CDU-së, që paraqitet më konservator se partia mëmë dhe prej kohësh ndjek një kurs opozitar kundër kancelares. Ndaj Merkelit në fundjavë pati kritika, por jo revolucion. Një pikë në avantazh për kancelaren.

Ora po troket, por sa shpejt?

Merkel është mësuar me kritikat ndaj saj. Në fillim të mandatit të parë si kancelare në vitin 2005 thuhej, se Merkeli nuk është aq e pjekur politikisht për detyrën e kancelares. Në vitet e mëpasme u zhvilluan zgjedhje me humbje për CDU, por Merkel mbeti në pushtet. Në shumë raste ajo dështimet e saj i ka zgjidhur duke “ndenjur”, siç thonë gjermanët. Këtë e kujtojnë jo pak vetë këto ditë në Berlin, kur – ndoshta me nxitim- bëhet thirrje për fundin e kancelares.

Që fundi një çast vjen, këtë e dinë të gjithë. Çështja që shtrohet është: Kur? Merkel vetë thotë, se ajo është e zgjedhur për këtë legjislaturë dhe ajo zgjat deri në vitin 2021. Por ajo do ta moderojë mirë transferimin e pushtetit, thonë shumë vëzhgues, ndoshta në mesin e mandatit. Në fund të fundit bëhet fjalë edhe për trashëgiminë e saj si kancelare. Por shumë spekulojnë se krizat e deritanishme në koalicionin qeveritar do ta thyejnë kancelaren e do ta bëjnë të largohet. Dhe kritikat bëhen gjithnjë e me zë më të lartë.
Kërkohen pasues për Merkelin

Ajo që të bën të jesh pro transferimit të rregullt është, se nuk ka asnjë pasues aq karizmatik që mund t’i mbledhë kritikët e Merkelit. Politologu, Wolfgang Merkel mendon, se “nëse Merkel nuk reziston, atëherë unioni ka një problem të madh”. Nuk ka një “figurë bindëse”. Megjithatë trazirat kërcënojnë të vijnë. Sepse nga kjo fundjavë Merkelin e përfshin një stuhi politike.

Zgjedhjet në Bavari, ku partia simotër CSU duket se mund të pësojë një humbje historike. CDU qeveris prej vitesh me shumicë absolute. Ndërkohë në sondazhe ajo kap tani rreth 35% të votave. Mund të ketë jo pak vetë që do t’ia hedhin Merkelit fajin për këtë dështim. Kryetari i CSU-së, Horst Seehofer është edhe ministër i Punëve të Brendshme.

Dy javë më vonë pasojnë zgjedhjet në landin e Hesenit. Atje qeveris CDU me Të Gjelbrit, e ky koalicion me gjasë mund të mos zgjidhet më. Kjo do të ishte një tjetër goditje për kancelaren.

Probleme në përgjithësi tek partitë popullore

Që sondazhet kanë vlera të tilla kaq të dobta lidhet me konfliktet e hapura në qeveri. Rasti tipik ishte mënyra e veprimit mes ish-presidentin e Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen. Në Gjermani vlen parimi i unitetit. Vetëm kështu binden votuesit.

Por megjithatë partitë popullore të njohura si ajo konservatore dhe SPD po zvogëlohen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë të Gjelbrit liberalë dhe partia populiste, AfD po shtojnë votat. Disa madje i shohin këto parti si partitë e reja të forta në plan afatgjatë. Ato janë pole të konfliktit të ri për globalizimin, thotë politologu Werner Patzelt.

Që pushteti i Angela Merkelit dobësohet e tregon këto ditë edhe në një intervistë të deputetit të CDU-së dhe mjaft i fuqishëm tek konservatorët në landin Renani Veriore dhe Vestfali. Në një intervistë për Spiegel ai kërkoi ndryshime strategjike dhe personeli.

Kritika vijnë edhe nga ministri aktual i Shëndetësisë, Jens Spahn dhe Carsten Linneman, kreu i Shoqatës së Ekonomisë të CDU/CSU-së. 50 Edhe 50 vjeçari Ralph Brinkhaus që fitoi papritur kundër të preferuarit të Merkelit, Volker Kauder postin e kreut të grupit parlamentar, vjen nga landi Renani Veriore-Vestfali.

Pas tejkalimit të zgjedhjeve në dy lande, Merkelin e pret sfida tjetër politike. Kongresi i Partisë Kristiandemokrate, CDU në dhjetor. Merkel do të kandidojë sërish. Por kësaj here ka kundërkandidatë, tre politikanë, por politikanë nga radha e katërt. Koka të CDU-së, si Wolfgang Schäuble kanë bërë të ditur, se do të duan të kenë Merkelin si kryetaren e partisë.

Pra nuk mund të mos e vësh re se po punohet për epokën pas Merkelit. Por Merkel ende ka një bazë të fortë në presidiumin e CDU-së dhe mes ministrave konservatorë. DW

The post Vjeshta e stuhishme e Angela Merkelit appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i LDK Mustafa, letër Merkelit dhe liderëve tjerë të BE-së: “Prekja e kufijve, rrezik për tërë Ballkanin” https://55news.al/bota-shqiptare/kreu-i-ldk-mustafa-leter-merkelit-dhe-lidereve-tjere-te-be-se-prekja-e-kufijve-rrezik-per-tere-ballkanin/ Sun, 30 Sep 2018 09:34:52 +0000 https://new.55news.al/?p=53530 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, por edhe ministrave të jashtëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të cilët i ka njoftuar me gjendjen aktuale në vend dhe me qëndrimin e LDK-së ndaj këtyre ngjarjeve. Mustafa thotë ta ketë shfaqur brengën e tij dhe […]

The post Kreu i LDK Mustafa, letër Merkelit dhe liderëve tjerë të BE-së: “Prekja e kufijve, rrezik për tërë Ballkanin” appeared first on 55 News.

]]>
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, por edhe ministrave të jashtëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të cilët i ka njoftuar me gjendjen aktuale në vend dhe me qëndrimin e LDK-së ndaj këtyre ngjarjeve.

Mustafa thotë ta ketë shfaqur brengën e tij dhe të partisë së tij në lidhje me dialogun me Serbinë i cili, siç thotë ai, duhet të udhëhiqet “nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues”.

“Si Kryetar i LDK-së, i kam shkruar Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe ministrave të jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian. I kam njoftuar për vlerësimet e LDK-së ndaj situatës aktuale në Kosovë dhe procesit të dialogut me Serbinë. Kam shprehur mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Gjermania dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e qartë të LDK-së për dialogun me Serbinë. Kam nënvizuar se krahas sqarimit të përmbajtjes së dialogut dhe objektivave, dialogu do të duhej të drejtohet nga institucione që kanë legjitimitet politik dhe kushtetues, të cilat duhet të dalin nga zgjedhjet e lira, pasi koalicioni i tanishëm përfaqëson pakicën dhe nuk siguron që marrëveshjet të jenë të zbatueshme”, ka thënë Mustafa.

Thotë ta ketë përçuar mesazhin te këto vende se LDK-ja kundërshton korrigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territorit përgjatë vijave etnike, “se kjo zgjidhje do të ishte me rrezik jo vetëm për Kosovën por edhe për Ballkanin në tërësi”, e po ashtu edhe “faktin se Shteti i Kosovës dhe kufijtë e tij janë përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutë si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe se Kosova në kufijtë aktual është njohur nga shumica e madhe e vendeve anë e mbanë rruzullit tokësor, se LDK është kundër kthimit mbrapa”.

Kreu i LDK-së, Mustafa, u ka treguar liderëve evropianë se partia e tij, sa e drejtonte Qeverinë, “ka punuar me përkushtim në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizim të vizave, kurse këtë vit, edhe pse në opozitë, deputetët e saj e kanë votuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që procesi i liberalizimit të vizave të ec përpara”.

“Shfrytëzova rastin, po ashtu, të kërkoj përkrahjen e vazhdueshme të çdo vendi të BE-së në këtë proces duke theksuar bindjen se është e padrejtë që qytetarët tanë të mbesin edhe më tutje të përjashtuar nga regjimi i lirë i vizave”, theksoi Mustafa.

Ndërkaq, në fund tha se një letër të ngjashme më parë ia ka përcjellë edhe Kryetarit të Partive Popullore Evropiane EPP, Joseph Daul.

The post Kreu i LDK Mustafa, letër Merkelit dhe liderëve tjerë të BE-së: “Prekja e kufijve, rrezik për tërë Ballkanin” appeared first on 55 News.

]]>
Plani B i May dhe lëkundja e Merkelit https://55news.al/aktualitet/plani-b-i-may-dhe-lekundja-e-merkelit/ Mon, 24 Sep 2018 06:18:13 +0000 https://new.55news.al/?p=51754 Në Britaninë e Madhe po mendohet për planet rezervë, në rast dështimi të negociatave për Brexitin. Ndërsa në Berlin janë intensifikuar mosmarrëveshjet dhe është dobësuar pozita e kancelares.Si pasojë e rezistencës në Bashkimin Evropian dhe planeve për Brexit, kryeministrja britanike Theresa May duket se po mendon edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Britani të […]

The post Plani B i May dhe lëkundja e Merkelit appeared first on 55 News.

]]>
Në Britaninë e Madhe po mendohet për planet rezervë, në rast dështimi të negociatave për Brexitin. Ndërsa në Berlin janë intensifikuar mosmarrëveshjet dhe është dobësuar pozita e kancelares.
Si pasojë e rezistencës në Bashkimin Evropian dhe planeve për Brexit, kryeministrja britanike Theresa May duket se po mendon edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Britani të Madhe. May u ka dhënë për detyrë këshilltarëve të saj politikë që në rastin më urgjent të mbahen zgjedhje të parakohshme në nëntor të këtij viti, njofton gazeta “Sunday Times”. Kështu ajo synon të rifitojë mbështetjen e popullit për punën e saj si kryetare e qeverisë. Në Londër ka pasur edhe kërkesa për një referendum të ri për Brexitin, ku populli britanik edhe një herë do të thoshte mendimin e tij për këtë vendim. Negociatat e Brexitit janë futur në qorrsokak dhe aktualisht nuk dihet se si do të përfundojnë.
Brukseli dhe Berlini
Komisioneri i BE, Günther Oettinger ka kërkuar nga partitë në koalicion në Berlin që t’u japin fund mosmarrëveshjeve të shumta, sepse imazhi i këtyre partive dhe i vendit po bie nga dita në ditë. “Do të jetë gjithnjë e më e vështirë që t’u shpjegojmë partnerëve tanë në Bruksel se pse në koalicionin e madh në Berlin po shpërthejnë kriza të rregullta dhe konflikte të reja, të cilat në fakt kanë një peshë shumë të vogël”, tha Oettinger, duke folur për rastin e ish-shefit të Zyrës federale për Mbrojtjen Kushtetuese, Maaßen, i cili është larguar nga ky post dhe më pas është emëruar në postin e sekretarit të shtetit në Ministrinë e Brendshme
Por më pas liderja e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles ka kërkuar rishikimin e këtij vendimi, për shkak të pakënaqësisë së madhe në bazë. Pritet që me këto mosmarrëveshje të merren sërish krerët e tri partive në koalicion. Por fakt është që mosmarrëveshjet e fundit kanë dobësuar pozitën e Gjermanisë në Bruksel, sepse pozita e kancelares Merkel rrallë herë është lëkundur kaq shumë. Kjo gjendje natyrisht që influencon edhe bisedimet e Brexitit, të cilat duhet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm
Irani akuzon vendet e BE për bashkëfajësi
Pas sulmit në paradën e përgjakshme në Iran, në qytetin Ahvas ku u vranë të paktën 29 persona, qeveria iraniane ka ftuar në raport diplomatët e të paktën tri vendeve evropine. Teherani ka fajësuar këto vende për përzierje në këtë sulm terrorist. Ishte ky një sulm shumë i rëndë gjatë paradës ushtarake në Iran, ku ky vend paraqiti arsenalet e veta ushtarake. Krerët e Iranit kanë paralajmëruar vazhdimin e programeve të tyre bërthamore, pavarësisht kërkesave të shumta të vendeve perëndimore për ndërprerjen e tij.

The post Plani B i May dhe lëkundja e Merkelit appeared first on 55 News.

]]>