Meshe Archives - 55 News https://55news.al/tag/meshe/ Thu, 05 Sep 2019 07:45:59 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Meshe Archives - 55 News https://55news.al/tag/meshe/ 32 32 Presidenti Meta nis ditën me meshën për Nënë Terezën https://55news.al/politike/presidenti-meta-nis-diten-me-meshen-per-nene-terezen/ Thu, 05 Sep 2019 07:45:59 +0000 https://new.55news.al/?p=116526 Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë mëngjes në një meshë që është mbajtur në Ishëm. Në Fb, Meta zbulon dhe qëllimin e pjesëmarrjes. “I lumtur ta nisja ditën me pjesëmarrjen në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën,” shkruan ai.

The post Presidenti Meta nis ditën me meshën për Nënë Terezën appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë këtë mëngjes në një meshë që është mbajtur në Ishëm. Në Fb, Meta zbulon dhe qëllimin e pjesëmarrjes. “I lumtur ta nisja ditën me pjesëmarrjen në meshën e mbajtur në Bizë (Ishëm) nga Padre Serxhio, për Shën Nënë Terezën,” shkruan ai.

69857221_2467769489935976_4770150803908329472_n.jpg

69726227_2467769419935983_4455750960093855744_n.jpg

The post Presidenti Meta nis ditën me meshën për Nënë Terezën appeared first on 55 News.

]]>
Prishtinë/Meshë për Shën Terezën, bëhet thirrje të ndiqet shembulli i saj https://55news.al/aktualitet/prishtine-meshe-per-shen-terezen-behet-thirrje-te-ndiqet-shembulli-i-saj/ Sun, 02 Sep 2018 15:07:54 +0000 https://new.55news.al/?p=46085 Në meshën e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të Festës së Shën Nënë Terezës, u tha se vepra e saj është dëshmia më e mirë e dashurisë universale, teksa u bë thirrje që të ndiqet shembulli i saj. Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se Nënë Tereza është shenjtëresha e dashurisë, e […]

The post Prishtinë/Meshë për Shën Terezën, bëhet thirrje të ndiqet shembulli i saj appeared first on 55 News.

]]>
Në meshën e mbajtur sot në Prishtinë, në kuadër të Festës së Shën Nënë Terezës, u tha se vepra e saj është dëshmia më e mirë e dashurisë universale, teksa u bë thirrje që të ndiqet shembulli i saj.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se Nënë Tereza është shenjtëresha e dashurisë, e cila dëshmoi dashurinë në veprim, në shërbim, në flijim dhe në dhurim. Cilësi këto që sipas tij, Shën Terezën e bëjnë shenjtëreshë të jetës.

“Sot ne kremtojmë për një zemër të madhe e cila përqafoi mbarë botën. Jo vetëm botën e rëndomtë, por edhe botën e cila ishte e shëmtuar, e cila ishte nën peshën e së keqes, e cila ishte nën sundimin e padrejtësive të ndryshme, siç janë njerëzit buzë vdekjes, siç janë ndasitë e ndryshme mes njerëzve, sidomos në Indi ndasitë me kaste. Kjo zemër e madhe e Shën Nënës Terezë, apo më mirë të themi zemra e Krishtit përmes Shën Nënës Terezë dëshmoi dashurinë universale. Asnjë personalitet në historinë e njerëzimit dhe në historinë e krishterimit nuk ka dëshmuar aq bindshëm, aq fuqishëm, dashurinë për çdo kënd, sepse dashuria është dhurata universale që Zoti do të derdhë në zemrat tona”, tha ai, raporton KsP.

Mes tjerash, Gjergji tha se gjaku i Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë është sfidë, qortim, e thirrje për njerëzit e tjerë dhe si i tillë, sipas tij fton që të imitohet jeta e saj.

“Kultura e jetës na përgatitë për qytetërimin e dashurisë. Shën Nëna jonë Terezë këtë na e mundëson dhe na e dhuron me ndërmjetësimin e saj. Pra mos të mbesim vetëm në fazën e nderimit, apo të falënderimit, apo të admirimit. Është koha o vëllezër e motra, o njerëz të vullnetit dhe zemrës së mirë, t’i lutemi Shën Nënës tonë Terezë dhe mbi të gjitha ta imitojmë jetën dhe veprën e saj, ose edhe më mirë veprën e Zotit nëpërmes saj”, u shpreh ai.

Në kuadër të Festës së Nënës Terezë, Ipeshkvia e Kosovës nga sot deri më 4 shtator do të mbajë aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

The post Prishtinë/Meshë për Shën Terezën, bëhet thirrje të ndiqet shembulli i saj appeared first on 55 News.

]]>