mësim Archives - 55 News https://55news.al/tag/mesim/ Mon, 28 Jan 2019 07:53:44 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mësim Archives - 55 News https://55news.al/tag/mesim/ 32 32 Fakulteti Histori-Filologji bojkoton mësimin https://55news.al/aktualitet/fakulteti-histori-filologji-bojkoton-mesimin/ Mon, 28 Jan 2019 07:53:44 +0000 https://new.55news.al/?p=82335 Vazhdon protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka bojkotuar mësimin. Protesta do të vazhdojë sipas axhendës së mëposhtme, vendosur bashkarisht nga të rinjtë që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre si dhe abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, mbështetur nga profesorët.  

The post Fakulteti Histori-Filologji bojkoton mësimin appeared first on 55 News.

]]>
Vazhdon protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka bojkotuar mësimin.

Protesta do të vazhdojë sipas axhendës së mëposhtme, vendosur bashkarisht nga të rinjtë që kërkojnë plotësimin e tetë kërkesave të tyre si dhe abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, mbështetur nga profesorët.

 

The post Fakulteti Histori-Filologji bojkoton mësimin appeared first on 55 News.

]]>
Bora mbyll dhjetëra shkolla shqiptare, Ministria e Arsimit vendos pezullimin e mësimit https://55news.al/aktualitet/bora-mbyll-dhjetera-shkolla-shqiptare-ministria-e-arsimit-vendos-pezullimin-e-mesimit/ Thu, 10 Jan 2019 10:43:04 +0000 https://new.55news.al/?p=78854 Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019, disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla. Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat […]

The post Bora mbyll dhjetëra shkolla shqiptare, Ministria e Arsimit vendos pezullimin e mësimit appeared first on 55 News.

]]>
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike të rënduara që vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë, për datën 10 janar 2019, disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në disa shkolla.

Nga informacionet e raportuara nga Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore për datën 10 janar 2019, Ministria e Arsimit njofton si më poshtë vijon:

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit. Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore, mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla dhe Delvinë në 1 shkollë. Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

 

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vijon të jetë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me institucionet e varësisë dhe drejtuesit e prefekturave për menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.

The post Bora mbyll dhjetëra shkolla shqiptare, Ministria e Arsimit vendos pezullimin e mësimit appeared first on 55 News.

]]>
Vijon bojkoti i mësimit, një grup studentësh mblidhen para Ministrisë së Arsimit https://55news.al/aktualitet/vijon-bojkoti-i-mesimit-nje-grup-studentesh-mblidhen-para-ministrise-se-arsimit/ Wed, 09 Jan 2019 10:20:43 +0000 https://new.55news.al/?p=78685 Protesta e studentëve sot (9 janar 2019) është përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit ka vijuar teksa kanë nxjerrë në korridore bankat dhe karriget. Rreth orës 11, një grup studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

The post Vijon bojkoti i mësimit, një grup studentësh mblidhen para Ministrisë së Arsimit appeared first on 55 News.

]]>
Protesta e studentëve sot (9 janar 2019) është përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit ka vijuar teksa kanë nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Rreth orës 11, një grup studentësh janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

The post Vijon bojkoti i mësimit, një grup studentësh mblidhen para Ministrisë së Arsimit appeared first on 55 News.

]]>
Temperaturat deri -19 Gradë Celsius, pezullohet mësimi në dy shkolla në Korçë https://55news.al/aktualitet/temperaturat-deri-19-grade-celsius-pezullohet-mesimi-ne-dy-shkolla-ne-korce/ Tue, 08 Jan 2019 09:11:14 +0000 https://new.55news.al/?p=78451 Edhe e marta ka nisur me pezullim të procesit mësimor në disa shkolla në juglindje të vendit. Temperaturat deri në -19 gradë në Korçë  kanë të bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në dy shkolla, në fshatin Orman dhe Sheqeras. Këto dy fshatra njihen si pikat më të ftohta në gjithë Shqipërinë. Ndërkohë në gjithë […]

The post Temperaturat deri -19 Gradë Celsius, pezullohet mësimi në dy shkolla në Korçë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe e marta ka nisur me pezullim të procesit mësimor në disa shkolla në juglindje të vendit.

Temperaturat deri në -19 gradë në Korçë  kanë të bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në dy shkolla, në fshatin Orman dhe Sheqeras.

Këto dy fshatra njihen si pikat më të ftohta në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë në gjithë shkollat e tjera ka reduktim të orëve të mësimit.

The post Temperaturat deri -19 Gradë Celsius, pezullohet mësimi në dy shkolla në Korçë appeared first on 55 News.

]]>
Nxënësit e shkollës “At Gjon Karma” bojkotojnë mësimin https://55news.al/aktualitet/nxenesit-e-shkolles-at-gjon-karma-bojkotojne-mesimin/ Mon, 17 Dec 2018 07:21:39 +0000 https://new.55news.al/?p=74508 Nxënësit e Shkollës së Mesme “At Gjon Karma” në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e kushteve higjieno-sanitare në shkollë.  

The post Nxënësit e shkollës “At Gjon Karma” bojkotojnë mësimin appeared first on 55 News.

]]>
Nxënësit e Shkollës së Mesme “At Gjon Karma” në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit.

Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e kushteve higjieno-sanitare në shkollë.

 

The post Nxënësit e shkollës “At Gjon Karma” bojkotojnë mësimin appeared first on 55 News.

]]>
Koment: Dёshtimi i referendumit nё Maqedoni njё mёsim i hidhur https://55news.al/opinion/koment-d-shtimi-i-referendumit-n-maqedoni-nj-m-sim-i-hidhur/ Mon, 01 Oct 2018 07:01:36 +0000 https://new.55news.al/?p=53778 Pjesёmarrja e ulёt nё referendumin pёr emrin nё Maqedoni ёshtё njё pikёnisje e keqe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё vendit, mendon Adelheid Feilcke.   Dёshtimi qartazi i referendumit nё Maqedoni si rrjedhojё e njё pjesёmarrjeje  shumё tё ulёt ёshtё njё mёsim i hidhur pёr shumё palë: Pёr qeverinё nё Shkup, pёr qeverinё nё Athinё, pёr mbёshtetёsit […]

The post Koment: Dёshtimi i referendumit nё Maqedoni njё mёsim i hidhur appeared first on 55 News.

]]>
Pjesёmarrja e ulёt nё referendumin pёr emrin nё Maqedoni ёshtё njё pikёnisje e keqe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё vendit, mendon Adelheid Feilcke.  

Dёshtimi qartazi i referendumit nё Maqedoni si rrjedhojё e njё pjesёmarrjeje  shumё tё ulёt ёshtё njё mёsim i hidhur pёr shumё palë: Pёr qeverinё nё Shkup, pёr qeverinё nё Athinё, pёr mbёshtetёsit nё BE dhe nё NATO dhe pёr rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjё peshё tё veҁantё, prej tij varej diҁka e madhe: bёhej fjalё pёr emёrtimin e ri tё shtetit tё Ballkanit, pёr pajtimin me Greqinё dhe kёsisoj pёr anëtarёsimin nё NATO dhe nё BE, shkurt pra pёr tё ardhmen e republikёs sё vogёl nё bashkёsinё e shteteve dhe tё vlerave europiane dhe perёndimore.
Ende kёto nuk janё humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferёn nё popull, gjё qё tё fut nё mendime. Edhe pse tani shumё pёrpiqen ta zbukurojnё situatёn, pёr faktin se 90 pёrqind e votuesve u shprehёn pro, shumica e madhe nё vend heshti dhe bojkotoi nё mёnyrё aktive. E kёsisoj mungon miratimi i gjerё i shpresuar pёr njё proces, qё nё referendum kishte ndёrlidhur qartazi tre ҁёshtje tё sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё. Integrimi nё BE dhe nё NATO. Ndaj dёshtimi i referendumit ёshtё edhe njё sinjal paralajmёrues jo vetёm pёr zhvillimet nё vend, por edhe pёr orientimin e ardhshёm gjeopolitik tё Balllkanit.
Pavarёsisht mbёshtetjes masive nga politikanё tё nivelit tё lartё si kancelarja Merkel, presidenti i Kёshillit tё BE-sё Kurz, Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatё javёve tё fundit nuk ia arritёn ta mobilizojnё sa duhet popullin dhe ta bindin atё pёr avantazhet e marrёveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ёshё rezistenca e kundёrshtarёve, tё cilёt donin pjesёrisht tё ndёshkonin qeverinё dhe pjesёrisht tё mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon pёrҁarjen politike tё shoqёrisё maqedonase dhe njё pasiguri tё madhe lidhur me ҁёshtjen e identitetit kombёtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombёtare do tё pakёsoheshin nё favor tё njё perspektive europiane, nuk doli. Pёrkundrazi: konfrontimi edhe mё emocional pёr ҁёshtjen e emrit stilizohet si temё e kombit dhe identitetit maqedonas.
Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatё tё cilave brenda vendit dhe nё nivel ndёrkombёtar ёshtё bёrё shumё pak pёr ta zgjidhur grindjen mes Greqisё dhe Maqedonisё pёr emrin e Maqedonisё dhe trashёgiminё e perandorisё antike. Kёmbёngulja, frika dhe plagёt nё Shkup janё tё thella. Euforia e deritanishme pёr BE-nё dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.
Edhe nёse frikёrat prej influencёs ruse nuk u vёrtetuan nё referendum, narrativa antiperёndimore po zgjerohet. Lufta pёr kokat nё Maqedoni ёshtё nё kulmin e saj. Pas referendumit tё dёshtuar, kryeministri i Maqedonisё tani tё gjitha shpresat i var tek e vetmja kartё qё i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisё tё votojё pёr marrёveshjen me Greqinё, pёr tё cilёn janё tё nevojshme dy tё tretat e votave tё deputetёtve. Tё dielёn nё mbrёmje ai u bёri thirrje deputetёve tё opozitёs qё ta mbёshtesin. Nё rast tё kundёrt nё dhjetor do tё shpallen zgjedhjet e reja.
Partia nё opozitё VMRO DPMN triumfon pas dёshtimit tё referendumit dhe e shpall qeverinё e Zaevit e po ashtu edhe Marrёveshjen e Prespёs me Greqinё tё dёshtuar. Pavarёsisht pёrbetimit, se ёshtё gjithashtu pёr integrimin nё BE dhe nё NATO, opozita tregohet lidhur me ҁёshtjen e emrit e palёkundshme dhe pas suksesit tё bojkotit tё sotёm e inkurajuar.
Me luftrat nё politikёn e brendёshme ajo po mban peng tё gjithё vendin. Ajo qё duket e pamundur duhet tё ndodhё tani, disa deputetё nga radhёt e opozitёs duhet tё ndryshojnё mendjen pёr arritjen e shumicёs sё nevojshme tё dy tё tretave. Nё rast tё kundёrt marrёveshja me Greqinё ёshtё e dёshtuar, antarёsimi nё NATO dhe nё BE do tё jetё sёrish i largёt. Pasojat pёr Maqedoninё do tё ishin fatale. E ardhmja e vendit sёrish do tё jetё mё shumё se e pasigurtё.

The post Koment: Dёshtimi i referendumit nё Maqedoni njё mёsim i hidhur appeared first on 55 News.

]]>
Tiranë/ Nxënësit e shkollës ‘Hasan Prishtina’ bojkotojnë mësimin, ja arsyeja https://55news.al/aktualitet/tirane-nxenesit-e-shkolles-hasan-prishtina-bojkotojne-mesimin-ja-arsyeja/ Fri, 18 May 2018 13:05:16 +0000 https://new.55news.al/?p=17169 Nxënësit e klasës së dytë B të ciklit fillor në shkollën 9 vjeçare  ‘Hasan Prishtina’ kanë bojkotuar mësimin. Bojkoti është ndërmarrë me inciativën e prindërve të nxënësve, të cilët kundërshtojnë vendimin për vendosjen e italishtes si gjuhë të huaj. Ata thonë se do ti sjellin fëmijët në shkollë deri sa të vendoset anglishtja gjuhë e […]

The post Tiranë/ Nxënësit e shkollës ‘Hasan Prishtina’ bojkotojnë mësimin, ja arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Nxënësit e klasës së dytë B të ciklit fillor në shkollën 9 vjeçare  ‘Hasan Prishtina’ kanë bojkotuar mësimin.

Bojkoti është ndërmarrë me inciativën e prindërve të nxënësve, të cilët kundërshtojnë vendimin për vendosjen e italishtes si gjuhë të huaj.

Ata thonë se do ti sjellin fëmijët në shkollë deri sa të vendoset anglishtja gjuhë e huaj.

Pasi vendimi është marrë pa aprovimin e tyre, ndërsa kanë bërë një peticion por drejtoria nuk I ka dhënë përgjigje.

Prindërit e nxënësve thonë se janë të detyruar ti dërgojnë fëmijët në kurse private,  një kosto shtese per ta dhe e pamundur per t’u perballuar financiarisht.

The post Tiranë/ Nxënësit e shkollës ‘Hasan Prishtina’ bojkotojnë mësimin, ja arsyeja appeared first on 55 News.

]]>
Disa sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre… https://55news.al/lifestyle/disa-sekrete-qe-milioneret-ua-mesojne-femijeve-te-tyre/ Tue, 15 May 2018 09:05:14 +0000 https://new.55news.al/?p=15847 Shumica e prindërve e cekin shumë pak njohurinë financiare kur vjen puna te mësimet e jetës që u japin fëmijëve të tyre, por duket se prindërit e pasur bëjnë ekzaktësisht të kundërtën. Këtë sekret, Steve Siebold e zbuloi pasi kaloi 34 vite duke intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1200 milionerë të bërë vetë. Ndoshta […]

The post Disa sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre… appeared first on 55 News.

]]>
Shumica e prindërve e cekin shumë pak njohurinë financiare kur vjen puna te mësimet e jetës që u japin fëmijëve të tyre, por duket se prindërit e pasur bëjnë ekzaktësisht të kundërtën. Këtë sekret, Steve Siebold e zbuloi pasi kaloi 34 vite duke intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1200 milionerë të bërë vetë.

Ndoshta dobia e të kuptuarit të parasë dhe matematikës nuk duhet të na habisë. Një analizë e vitit 2007 me 35000 nxënës parashkollorë në SHBA, Kanada dhe Angli zbuloi se zhvillimi i aftësive matematikore që në moshë të hershme sjell avantazh të madh.

Zotërimi i aftësive matematikore parashikon jo vetëm arritjet e të ardhmes në matematikë, por edhe në lexim. Më poshtë janë disa prej këshillave më të rëndësishme të prindërimit, nga ata që kanë patur sukses financiar në jetë, dhe që Siebold i bëri të ditura për CNBC.

  1. Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm

Mund të jetë njësoj e thjeshtë si të luash sporte që dominohen nga njerëz të pasur, si për shembull golfi. Kjo ju krijon shanse rrjetëzimi, këshillon Siebold. Ai thotë për CNBC: “Duhet të keni miq të pasur. Ekspozimi ndaj vetëdijësimit të tyre të lartë për çdo gjë që lidhet me pasurinë, do të zgjerojë në mënyrë dramatike mënyrën se si mendoni”.

  1. Fitoni para duke zgjidhur probleme

Nëse jeni të fiksuar pas pasurimit, mund të ndihmoni në ndërkohë të tjerët. Nëse ndihmoni për të zgjidhur një problem të përhapur, kjo është një mënyrë e sigurt për të fituar para. Siebold tha për CNBC: “Kaloni kohë vetëm në argëtim, dhe do të vuani financiarisht gjithë jetën. Investojeni kohën tuaj duke krijuar zgjidhje për problemet e njerëzve, dhe nuk do të humbni asnjë minutë gjumë prej shqetësimit se si do të paguani kredinë”.

  1. Zgjidhni një karrierë që e doni

Do të jeni shumë më të motivuar nëse fitoni para duke bërë një punë që e doni, se sa një që e urreni. Por kjo gjë harrohet shumë kollaj gjatë garës për t’u pasuruar. Siebold i tha CNBC: “Është e vështirë të harxhosh kohën dhe energjinë e nevojshme për një profesion që të mërzit, apo që ka shumë pak kuptim përtej parave. Të zgjohesh përditë i ngazëllyer që po shkon në punë, kjo është formë për bollëk financiar, përmbushje emocionale dhe kënaqësi në jetë”.

  1. Shpenzoni me kujdes

Edhe nëse paga juaj është e madhe, buxhetimi është sërish shumë i rëndësishëm që të mbeteni të pasur. Siebold i dha një paralajmërim CNBC: “Shpenzimet e tepruara të shkatërrojnë. U ndodh përditë njerëzve që kanë miliona dollarë në dispozicion”.

  1. Ju meritoni t’ia dilni

Më e rëndësishmja, mos e harroni kurrë se ju e meritoni begatinë. Ajo nuk duhet të jetë e rezervuar vetëm për njerëz me një të kaluar të caktuar. Të besosh te vetja, kjo e bën të mundur, argumenton Siebold. “Të vetmit që thonë se nuk e meritoni, janë ata që nuk ia kanë dalë dot kurrë. Më besoni, kur të jeni bërë të pasur, do të jeni të bindur që e keni fituar vetë”./’The Independent’/Bota.al/

The post Disa sekrete që milionerët ua mësojnë fëmijëve të tyre… appeared first on 55 News.

]]>
Fëmijët nuk mësojnë më shpejt se të rriturit https://55news.al/kuriozitete/femijet-nuk-mesojne-me-shpejt-se-te-rriturit/ Wed, 04 Apr 2018 19:34:20 +0000 https://new.55news.al/?p=3566 Franca vendos arsimin e detyrueshëm për trevjeçarët. Por a është ky fillim i hershëm vërtetë më i mirë për fëmijët? Dhe a mësojnë ata më shpejt se të rriturit?   Fati i Francës varet nga sistemi arsimor, thotë Presidenti Macron. Prandaj duke nisur nga muaji shtator arsimi parashkollor do të jetë i detyrueshme për të […]

The post Fëmijët nuk mësojnë më shpejt se të rriturit appeared first on 55 News.

]]>
Franca vendos arsimin e detyrueshëm për trevjeçarët. Por a është ky fillim i hershëm vërtetë më i mirë për fëmijët? Dhe a mësojnë ata më shpejt se të rriturit?

 

Fati i Francës varet nga sistemi arsimor, thotë Presidenti Macron. Prandaj duke nisur nga muaji shtator arsimi parashkollor do të jetë i detyrueshme për të gjithë fëmijët.

 

Në vend që detyrimi shkollor të nisë nga mosha gjashtë vjeçare, fëmijët francezë duhet të shkojnë tani në shkollë që nga mosha tre vjeçare.

 

Sistemi parashkollor është mjaft i preferuar në Francë dhe rreth 97 për qind e të gjithë fëmijëve marrin pjesë në të edhe pa detyrim.

 

Megjithatë për shkak se presidenti Macron ka frikë se tre përqind që nuk shkojnë janë kryesisht fëmijë nga familjet e pafavorizuara, sistemi parashkollor do të bëhet i detyrueshëm dhe duke nisur nga muaji shtator edhe ushqimi në shkolla do të jetë falas.

 

Avantazh për Francën, por mirë edhe për fëmijët?

Ndoshta arsimi i hershëm me detyrueshëm është një avantazh për Francën, por a është i mirë edhe për fëmijët?

 

Jo, thotë prof. Brigitte Rollett, sepse fëmijët nuk mund të mësojnë kaq shpejt sa të rriturit. Sidomos tek trevjeçarët nuk janë zhvilluar mirë të gjitha sektorët e trurit, si psh. dallimi majtas-djathtas.

 

Kjo vlen edhe për gjuhët, sepse në tru ka dy qendra për gjuhën lidhja mes të cilave bëhet e qëndrueshme me kalimin e kohës.

 

E vetmja gjë që fëmijët e mësojnë më mirë dhe më shpejt se të rriturit, thotë psikologia Brigitte Rollett është shqiptimi i saktë.

 

Kur fëmijët mësojnë një gjuhë të huaj, ata tingëllojnë shpesh si ta kenë gjuhën e nënës, ndërsa për të rriturit kjo është më e vështirë.

 

Njeriu mund të mësojë në çdo moshë

Eksperimentet neurologjike kanë treguar se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe njerëzit mund të mësojnë në çdo moshë.

 

P.sh. tek shoferët e taksive në Londër neurologët konstatuan në vitin 2011 se pas katër vjetësh në profesion zona e e tyre e trurit përgjegjëse për orientimin ishte më e madhe se sa ajo e qytetarëve të zakonshëm.

 

Pra nevoja dhe stërvitja e vazhdueshme për t’u orientuar në rrugët e Londrës çoi në një ndryshim të strukturës së trurit të shoferëve të taksive. Ky është një zbulim tepër i rëndësishëm, sepse tregoi se edhe të rriturit mund të mësojnë.

 

Në kopsht po, por në bankat e shkollës …. 

Sipas psikologes Brigitte Rollett kopshti është shumë i rëndësishëm për fëmijët, sepse ata mësojnë aty aftësi si të sillen në shoqëri dhe si të kooperojnë.

 

Po ashtu shumë mirë është që ata të mësojnë përmes lojërave edhe si të numërojnë apo të shkruajnë dhe të lexojnë. Por këto duhen bërë në përgjigje të moshës.

The post Fëmijët nuk mësojnë më shpejt se të rriturit appeared first on 55 News.

]]>