Metalurgjik Archives - 55 News https://55news.al/tag/metalurgjik/ Sat, 13 Oct 2018 19:03:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Metalurgjik Archives - 55 News https://55news.al/tag/metalurgjik/ 32 32 Kjo është saldatorja që punon prej 38 vitesh tek Metalurgjiku https://55news.al/aktualitet/kjo-eshte-saldatorja-qe-punon-prej-38-vitesh-tek-metalurgjiku/ Sat, 13 Oct 2018 19:03:03 +0000 https://new.55news.al/?p=57609 Profesioni saldator është parë gjithë si një profesion mashkullor, por në Shqipëri duket se ka ende gra që e zotërojnë. Një prej tyre është edhe Hamide Glaceri.60-vjeçarja është ndër saldatoret më të vjetra të Metalurgjikut të Elbasanit. Ndonëse sot shumica e uzinave janë privatizuar, Hamideja nuk ka hequr dorë nga profesioni. Në një intervistë për […]

The post Kjo është saldatorja që punon prej 38 vitesh tek Metalurgjiku appeared first on 55 News.

]]>
Profesioni saldator është parë gjithë si një profesion mashkullor, por në Shqipëri duket se ka ende gra që e zotërojnë.

Një prej tyre është edhe Hamide Glaceri.60-vjeçarja është ndër saldatoret më të vjetra të Metalurgjikut të Elbasanit. Ndonëse sot shumica e uzinave janë privatizuar, Hamideja nuk ka hequr dorë nga profesioni.

Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” të Orinda Hutës në Tv Klan, Hamideja tregon se prej 38 vitesh jeta e saj është një sfidë e përditshme për të përkulur hekurin.

“Çdo gjë që shikoni ju këtu në lidhje me rezervuaret, hyrja dhe dalja e tubacioneve është bërë nga unë. Saldimi i tubave, saldimi i fllanxhave dhe çdo gjë tjetër është bërë nga unë dhe jam shumë krenare. Këtë proces pune unë e kam filluar që në vitin 1975. Kam punuar në montim për 16 vjet, pastaj në nikel-kobalt, rimont dhe pasi u mbyll gjithçka kalova në një firmë private ku vazhdoj akoma.

Gra që merren me këtë punë ka patur shumë, por punimet me oksigjen rrallë i bëjnë sepse ka presion. Të gjithë luftojnë të kenë një punë të mirë nëpër zyra, por mua më pëlqen ky profesion. 

Kujdesem shumë për veglat e punës dhe i dua. Gjatë gjithë jetës profesionale nuk më ka ndodhur asnjë aksident. Edhe pse sot jam pensioniste unë vazhdoj të punoj në lartësi pa asnjë problem. Të jesh saldatore është profesion shumë i vështirë, nuk është profesion për femra”, tha Hamide Glaceri./tvklan.al

The post Kjo është saldatorja që punon prej 38 vitesh tek Metalurgjiku appeared first on 55 News.

]]>