metes Archives - 55 News https://55news.al/tag/metes/ Mon, 26 Nov 2018 16:16:46 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png metes Archives - 55 News https://55news.al/tag/metes/ 32 32 Shorti i KED, zbardhet letra e Metës për Ruçin: Vendi është në një situatë shqetësuese https://55news.al/aktualitet/shorti-i-ked-zbardhet-letra-e-metes-per-rucin-vendi-eshte-ne-nje-situate-shqetesuese/ Mon, 26 Nov 2018 16:16:46 +0000 https://new.55news.al/?p=70131 Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i ka kaluar Kuvendit. Presidenti Ilir Meta nuk e ka hedhur shortin, pasi nuk e ushtron këtë kompetencë dhe përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, informon se ia ka kaluar Kuvendit kompetencat për përzgjedhjen e anëtarëve të KED. Presidenti e ka informuar Kuvendin se për shkak vakumit ligjor […]

The post Shorti i KED, zbardhet letra e Metës për Ruçin: Vendi është në një situatë shqetësuese appeared first on 55 News.

]]>
Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i ka kaluar Kuvendit.

Presidenti Ilir Meta nuk e ka hedhur shortin, pasi nuk e ushtron këtë kompetencë dhe përmes një shkrese drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, informon se ia ka kaluar Kuvendit kompetencat për përzgjedhjen e anëtarëve të KED. Presidenti e ka informuar Kuvendin se për shkak vakumit ligjor nuk mund të hedh dot shortin për KED. Pas tërheqjes së Metës, shorti për KED pritet të hidhet më 5 dhjetor nga Kuvendi.

Me përzgjedhjen e anëtarëve të KED, do t’i hapet rruga edhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej gati një viti është jashtë funksionit, për shkak të mungesës së anëtareve.
LETRA

Në letrën drejtuar Ruçit, kreu i shtetit shpjegon edhe arsyet se pse duhet që shorti të hidhet nga parlamenti.

“Me përgjegjësinë e lartë dhe vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri të realizojë procesin e përzgjedhjes së anëtareve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, garanton dhe i ofron Kuvendit të Shqipërisë, të gjithë mbështetjen e nevojshme me qëllim zgjidhjen e kësaj situatë të krijuar dhe kapërcimin e saj”, thuhet ndër të tjera në letrën e Metës.

Në letër, kreu i shtetit shpreh shqetësim për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së anëtareve dhe vonesën në ngritjen e institucioneve të reja nga reforma në drejtësi.

Meta kërkon nga parlamenti që “jo vetëm të sigurojë përzgjedhjen e anëtareve të KED-së së re, por duhet të sigurojë njëkohësisht edhe vazhdimësinë dhe funksionalitetin e këtij organi përgjatë gjithë vitit 2019”.

 

 

 

The post Shorti i KED, zbardhet letra e Metës për Ruçin: Vendi është në një situatë shqetësuese appeared first on 55 News.

]]>
Mediu thirrje Metës e Zaganjorit: Mos miratoni ligjet antikushtetuese të Ramës https://55news.al/politike/mediu-thirrje-metes-e-zaganjorit-mos-miratoni-ligjet-antikushtetuese-te-rames/ Fri, 27 Jul 2018 14:33:16 +0000 https://new.55news.al/?p=38358 Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë thirrje kreut të shtetit Ilir Meta dhe kreut të Gjykatës së Lartë Zoganjori që të mos miratojnë asnjë ligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Ja kërkesa e kreut të Republikanëve shqiptarë:Thirrje  për Presidentin e Republikës z.Meta: Thirrje për Kryetarin e Gjykatës se […]

The post Mediu thirrje Metës e Zaganjorit: Mos miratoni ligjet antikushtetuese të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë thirrje kreut të shtetit Ilir Meta dhe kreut të Gjykatës së Lartë Zoganjori që të mos miratojnë asnjë ligj të qeverisë që bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Ja kërkesa e kreut të Republikanëve shqiptarë:Thirrje  për Presidentin e Republikës z.Meta: Thirrje për Kryetarin e Gjykatës se Larte Xhezair Zaganjori: Të mos dekretojë asnjë ligj të miratuar në Kuvend, i cili kontestohet për mospërputhje me kushtetutën nga opozita. Presidenti është garant i Unitetit të popullit. Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, në mungesë të saj Presidenti duhet të garantoj unitetin në mbrojtje të Kushtetutës. Do i bëja thirrje z.Zaganjori, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë të flasë,  si gjyqtar me eksperiencë për pasojat e mosfunksionimit të kësaj gjykate dhe rrënimit të gjyqësorit, po ashtu duhet te bërtasë kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Pa gjykatë kushtetuese një Parlament normal do pushonte së funksionuari, sepse ndryshe ai kthehet siç është kthyer në noter të krimit dhe korrupsionit qeveritar. Gjykata e Lartë për shkak të bllokimit ka 26000 dosje pa shqyrtuar kjo është e papranueshme mosfunksionimi i kësaj Gjykate do thotë cenim i drejtpërdrejtë i të drejtave civile dhe penale të qytetarëve.

The post Mediu thirrje Metës e Zaganjorit: Mos miratoni ligjet antikushtetuese të Ramës appeared first on 55 News.

]]>
Artistët sërish letër Metës: Jeni filtri i fundit, ktheni ligjin për rishqyrtim https://55news.al/politike/artistet-serish-leter-metes-jeni-filtri-i-fundit-ktheni-ligjin-per-rishqyrtim/ Mon, 23 Jul 2018 09:22:57 +0000 https://new.55news.al/?p=37173 Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i ka dërguar një letër të dytë Presidentit Ilir Meta. Artistët  janë shprehur në letrën drejtuar Presidentit se Meta është filtri i fundit i cili mund të kthejë për shqyrtim ligjin për teatrin. Ka qenë aktori Çeloaliaj ai i cili ia ka bërë këtë kërkesë presidentit në emër të aleancës […]

The post Artistët sërish letër Metës: Jeni filtri i fundit, ktheni ligjin për rishqyrtim appeared first on 55 News.

]]>
Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit i ka dërguar një letër të dytë Presidentit Ilir Meta. Artistët  janë shprehur në letrën drejtuar Presidentit se Meta është filtri i fundit i cili mund të kthejë për shqyrtim ligjin për teatrin. Ka qenë aktori Çeloaliaj ai i cili ia ka bërë këtë kërkesë presidentit në emër të aleancës

“Po ju ridrejtohemi me një letër të dytë , për rishqyrtim për ligjin e teatrit në lidhje me projektin dhe godinën e re të Teatrit Kombëtar.

Si asnjë vend në botë Shqipëria ndodhet pa Gjykatë Kushtetuese. Ju si President jeni garanti i Kushtetutës. Pra në kushtet tona kur nuk ka Gjykatë Kushtetuese , ju jeni filtri i fundit dhe final dhe keni shumë rëndësi. Ju kërkojmë ta ktheni për rishqyrtim ligjin. Ky ligj po prish  balancat e pushteteve”, shprehet artistët në letrën e tyre.

The post Artistët sërish letër Metës: Jeni filtri i fundit, ktheni ligjin për rishqyrtim appeared first on 55 News.

]]>