michele placido Archives - 55 News https://55news.al/tag/michele-placido/ Sat, 20 Oct 2018 10:50:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png michele placido Archives - 55 News https://55news.al/tag/michele-placido/ 32 32 Shembja e Tetarit/ Vasili: Unë jam me Michele Placidon dhe jo me ‘shkollëpaktit’ https://55news.al/politike/shembja-e-tetarit-vasili-une-jam-me-michele-placidon-dhe-jo-me-shkollepaktit/ Sat, 20 Oct 2018 10:50:30 +0000 https://new.55news.al/?p=59574 Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka përshëndetur deklaratën e aktorit të madh Italian Michele Placido I cili e konsideroi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si një akt barbar. Vasili I krahasoi deklarimet e Placidos me ato të kryeministrit Rama të cilin ai e cilësoi si “një sharlatan të mjerë në logjikë, […]

The post Shembja e Tetarit/ Vasili: Unë jam me Michele Placidon dhe jo me ‘shkollëpaktit’ appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka përshëndetur deklaratën e aktorit të madh Italian Michele Placido I cili e konsideroi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si një akt barbar.

Vasili I krahasoi deklarimet e Placidos me ato të kryeministrit Rama të cilin ai e cilësoi si “një sharlatan të mjerë në logjikë, të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër”.

Postimi I plotë I Petrit Vasilit  

Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar te shkollepaktit.

I madhi Michele Placido foli per Teatrin tone Kombetar dhe tha

“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”

Por ja cfare thote shkollepakti Rama ne studion e Canit:

Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje

Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur.”

Gjykoni vete se cfare sharlatani kemi ne krye te qeverise,te mjere ne logjike,te trashe ne argumentim dhe bajat ne shqipen e tij te varfer si nje perzierje mendimesh moçalore qe kuterbojne boshllek idesh dhe horizonti.

The post Shembja e Tetarit/ Vasili: Unë jam me Michele Placidon dhe jo me ‘shkollëpaktit’ appeared first on 55 News.

]]>
Teatri Kombëtar/ Aktori Michele Placido: Shembja e tij, akt barbarie https://55news.al/aktualitet/teatri-kombetar-aktori-michele-placido-shembja-e-tij-akt-barbarie/ Sat, 20 Oct 2018 09:10:14 +0000 https://new.55news.al/?p=59544 Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë ekskluzive për Fax News foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, e cilëson shembjen e tij si një akt barbarie. Placido, një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve në rolin e komisar Katanit dhe një personalitet i kinematografisë italiane është prononcuar ekskluzivisht për Fax […]

The post Teatri Kombëtar/ Aktori Michele Placido: Shembja e tij, akt barbarie appeared first on 55 News.

]]>
Regjisori dhe aktori i njohur italian Michele Placido në një intervistë ekskluzive për Fax News foli për çështjen e Teatrit Kombëtar, e cilëson shembjen e tij si një akt barbarie.

Placido, një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve në rolin e komisar Katanit dhe një personalitet i kinematografisë italiane është prononcuar ekskluzivisht për Fax News në një lidhje telefonike duke mbrojtur kauzën e artistëve shqiptarë në mbrojtje të ruajtjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Vendin tuaj e kam njohur kur sapo kishte dalë nga regjimi komunist, ndërsa xhironim filmin “Amerika” dhe kam kujtime shumë të bukura. Kam vizituar gjithashtu dhe godinën e Teatrit Kombëtar, ndërtesë shumë e rëndësishme për artin dhe trashëgiminë e një vendi. Kam shumë vite që i kam humbur kontaktet me Shqipërinë, por mbështes çdokënd që përpiqet të ruajë trashëgiminë kulturore të vendit të tij”, tha për Fax News Michele Placido.

Por regjisori dhe aktori i njohur ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar si një akt barbar shembjen e kësaj godine për të ndërtuar një të ri “në emër të artit bashkëkohor”:

“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.

Placido e kondiseron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe se politika duhet të ndalet dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është për një vend pasja e një memorieje historike.

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”– u shpreh për Fax News regjisori dhe aktori italian Michele Placido.

Gjithashtu ky i fundit bëri dhe një premtim për artdashësit shqiptarë, sjelljen në Tiranë, në godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar të shfaqjes së Pirandelos.

The post Teatri Kombëtar/ Aktori Michele Placido: Shembja e tij, akt barbarie appeared first on 55 News.

]]>