Michelle Obama Archives - 55 News https://55news.al/tag/michelle-obama/ Sat, 18 Jan 2020 08:06:56 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png Michelle Obama Archives - 55 News https://55news.al/tag/michelle-obama/ 32 32 Barack Obama i bën Michelle urimin e veçantë për ditëlindje https://55news.al/lifestyle/barack-obama-i-ben-michelle-urimin-e-vecante-per-ditelindje/ Sat, 18 Jan 2020 08:06:56 +0000 https://new.55news.al/?p=139764 Barack Obama ka qenë dhe mbetet një President që ka lënë gjurmë jo vetëm në Amerikë për edhe në botë. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një shembull se si duhet ta duash familjen dhe partnerin që ke në krah. Dashuria e tij me bashkëshorten, Michelle Obama janë shembulli më i bukur i një çifti modern […]

The post Barack Obama i bën Michelle urimin e veçantë për ditëlindje appeared first on 55 News.

]]>

Barack Obama ka qenë dhe mbetet një President që ka lënë gjurmë jo vetëm në Amerikë për edhe në botë. Ai gjithashtu ka dhënë edhe një shembull se si duhet ta duash familjen dhe partnerin që ke në krah.

Dashuria e tij me bashkëshorten, Michelle Obama janë shembulli më i bukur i një çifti modern dhe romantik.

Obama dhe Michelle të bëjnë të besosh se dashuria e vërtetë ekziston. Se sa shumë është i dashuruar në gruan e ti, Obama e ka dëshmuar edhe në urimin që sot ka bërë për ditëlindjen e saj të 56-të.

“Në çdo skenë, ti je ylli im. Michelle Obama, urime ditëlindjen e dashur!”, ka shkruar Barack Obama sipër fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

The post Barack Obama i bën Michelle urimin e veçantë për ditëlindje appeared first on 55 News.

]]>
Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 mln kopje https://55news.al/kulture/autobiografia-e-michelle-obama-libri-me-mbi-10-mln-kopje/ Mon, 06 May 2019 11:19:38 +0000 https://new.55news.al/?p=98470 Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan , pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer. ‘Becoming” ose “Të behesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama. Becoming, libri autobiografik […]

The post Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 mln kopje appeared first on 55 News.

]]>
Libri autobiografik i Michelle Obama, bashkëshortes së ish-presidentit amerikan , pas rekordit të thyer me më shumë se 10 milionë kopje të shituara vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer. ‘Becoming” ose “Të behesh” ka surprizuar lexuesit për transparencën dhe vërtetësinë e ngjarjeve nga jeta e përditshme e jetës bashkëshortore të Michelle Obama.

Becoming, libri autobiografik i Michelle Obama, që ka thyer rekord shitjesh me më shumë se 10 milion kopje, vjen dhe për lexuesin shqiptar nën titullin “Becoming, Të bëhesh”.

Arlinda Dudaj, botuesja e librit shprehet se përpos emocioneve,  ky libër  të fal edhe frymëzim përmes një historie të vërtetë sesi mund të bëhesh.

Arlinda DudajMichelle Obama ka shkruar një libër të vërtetë për jetën e saj, duke nisur që nga fëmijëria deri në çastin që u bë zonja e parë dhe ajo që vazhdoi më pas. E gjithë historia e librit është sesi ti mund të bëhesh ajo që do.

Duke qëndruar larg jetës me xixa që të gjithë mund të  imagjinojnë për ish zonjën e parë të Amerikës, Michelle Obama ka surprizuar lexuesit me transparencën dhe vërtetësinë e hedhur në letër për shumë aspekte jetësore edhe për jetën bashkëshortore.

Arlinda Dudaj: Duke treguar gjithçka, duke treguar edhe fustrimet. Ky është një libër i sinqertë deri në kockë.

Dudaj thekson se për të është e rëndësishme që libri të lexohet sepse arrin të penetrojë te lexuesi duke e bërë njeri më të mirë. Ndërsa po afrohet momenti që lexuesit të njihen dhe me anën tjetër të medalies, me librin autobiografik të Barack Obamës.

The post Autobiografia e Michelle Obama, libri me mbi 10 mln kopje appeared first on 55 News.

]]>
Libri i javës – “Becoming”, nga Michelle Obama https://55news.al/kulture/libri-i-javes-becoming-nga-michelle-obama/ Mon, 03 Dec 2018 14:48:53 +0000 https://new.55news.al/?p=71688 Redaksia e kulturës në gazetën “Zëri” në bashkëpunim me librarinë “Buzuku” në Prishtinë, në kuadër të rubrikës “Libri i javës”, këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “Becoming” të ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama. Vetëm pak ditë pasi është botuar në SHBA, libri në gjuhën angleze ka arritur në Prishtinë […]

The post Libri i javës – “Becoming”, nga Michelle Obama appeared first on 55 News.

]]>
Redaksia e kulturës në gazetën “Zëri” në bashkëpunim me librarinë “Buzuku” në Prishtinë, në kuadër të rubrikës “Libri i javës”, këtë të hënë jua rekomandojnë për lexim librin “Becoming” të ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama. Vetëm pak ditë pasi është botuar në SHBA, libri në gjuhën angleze ka arritur në Prishtinë dhe është në dispozicion të të gjithë anglishtfolësve në Kosovë. Në librin e ri Michele Obama romantizon Amerikën e vjetër duke analizuar dhe duke kritikuar Amerikën e re. Ajo flet për jetën e saj si Michelle Robinson dhe për periudhën që ka kaluar në Çikago para se të bëhej Michelle Obama që e njohim ne. Ajo shkruan me modesti dhe afirmitet për ngjarjet në të cilat ka qenë dëshmitare gjatë administrimit Obama. Historia e saj është histori që i prek dhe i motivon të gjitha gratë, të cilat duan të arrijnë të njëjtin sukses. Bukuria e këtij libri qëndron në himnizimin e rasteve të vogla, si hapja e dritares për të marrë ajër të pastër, padurimi i saj për t’u përfshirë në politikë dhe të dashurit e saj para se të takohej me Barack Obaman. Duke lexuar këtë libër lexuesi merr rolin e shikuesit të afërt dhe e ndjek në çdo hap teksa ajo përballet me barrierat kulturore e politike për t’u shndërruar në zonjën që ka arritur të bëhet model për të gjitha vajzat e reja.

Vlerësime të larta ky libër ka marrë edhe nga mediumet prestigjioze. “The New York Times” e cilëson librin si “margaritarë të lëmuar kujtimesh”, kurse “The Guardian” shkruan se ky libër është dinjitoz dhe reflekton ndershmëri. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para të shitjes dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

Libri “Becoming”, i botuar nga Crown, do të përkthehet në 24 gjuhë të botës. Është bërë e ditur se 1 milion kopje do t’i dhurohen organizatës “First Book”, që është një organizatë jofitimprurëse amerikane e cila ofron libra falas për fëmijët. Librin “Becoming” mund ta blini në librarinë “Buzuku” në Prishtinë për një çmim prej 28 eurosh. Zëri

The post Libri i javës – “Becoming”, nga Michelle Obama appeared first on 55 News.

]]>
Libri i Michelle Obama më i shituri këtë vit në SHBA https://55news.al/show-biz/libri-i-michelle-obama-me-i-shituri-kete-vit-ne-shba/ Sun, 02 Dec 2018 08:33:46 +0000 https://new.55news.al/?p=71424  “Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit. Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada. Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten. Shtëpia botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë […]

The post Libri i Michelle Obama më i shituri këtë vit në SHBA appeared first on 55 News.

]]>
 “Becoming” i ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama është bërë libri më i shitur i nxjerrë këtë vit në SHBA vetëm 15 ditë pas botimit. Janë shitur më shumë se 2 milionë kopje në SHBA dhe Kanada. Shifrat e shitjeve u njoftuan nga Penguin Random House të premten. Shtëpia botuese tha se libri është gjithashtu një bestseller në shumë vende të tjera, duke përfshirë Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Korenë dhe Afrikën e Jugut. Libri është një dritare në jetën personale të çiftit Obama para, gjatë dhe pas qëndrimit së tyre në Shtëpinë e Bardhë, si Zonja e Parë afrikano-amerikane dhe presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë, Barack Obama.

The post Libri i Michelle Obama më i shituri këtë vit në SHBA appeared first on 55 News.

]]>