miell Archives - 55 News https://55news.al/tag/miell/ Sat, 01 Sep 2018 14:14:07 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png miell Archives - 55 News https://55news.al/tag/miell/ 32 32 55 ton miell nga Serbia, i dëmshëm edhe për kafshët https://55news.al/aktualitet/55-ton-miell-nga-serbia-i-demshem-edhe-per-kafshet/ Sat, 01 Sep 2018 14:14:07 +0000 https://new.55news.al/?p=45885 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 55 ton miell me origjinë nga Serbia dhe Kosova që u tentua të futej në tregun shqiptar përmes pikës doganore të Morinës. Dy kompanitë që kishin porositur mallin kishin të deklaruar në dokumentacion nivel më të lartë të proteinës nga sa ishte në të vërtetë. Pas analizave të bëra […]

The post 55 ton miell nga Serbia, i dëmshëm edhe për kafshët appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 55 ton miell me origjinë nga Serbia dhe Kosova që u tentua të futej në tregun shqiptar përmes pikës doganore të Morinës.

Dy kompanitë që kishin porositur mallin kishin të deklaruar në dokumentacion nivel më të lartë të proteinës nga sa ishte në të vërtetë.

Pas analizave të bëra u gjet se për ngarkesën me 30 ton që vinte nga Kosova, niveli i proteinës ishte 11.4%, ndërsa në etiketë ishte shënuar 12.08%.  Ky standard është më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Për miellin nga Serbia niveli i proteinës ishte edhe më i ulët, 9%.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për të kthyer ngarkesat mbrapsht në vendet e origjinës. Vetëm gjatë muajit të fundit AKU ka bllokuar 107 ton miell me nivel proteinik më të ulët nga sa lejohet për të prodhuar bukën. Ngarkesa me miell jashtë standardit janë bllokuar kohët e fundit edhe në pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës.

Disa muaj më parë ky autoritet kallëzoi penalisht dy kompanitë më të mëdha që importojnë miell në Shqipëri, pasi dyshohen për falsifikim të etiketave dhe dëm në shëndetin e konsumatorëve./Tv Klan

The post 55 ton miell nga Serbia, i dëmshëm edhe për kafshët appeared first on 55 News.

]]>
Parregullsi me dokumentacionin, bllokohen dhe kthehen 10 tonë miell i ardhur nga Greqia https://55news.al/aktualitet/parregullsi-me-dokumentacionin-bllokohen-dhe-kthehen-10-tone-miell-i-ardhur-nga-greqia/ Sun, 29 Jul 2018 12:26:21 +0000 https://new.55news.al/?p=38752 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion. Të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit. Trupat inspektuese e Drejtorisë Rajonale, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se […]

The post Parregullsi me dokumentacionin, bllokohen dhe kthehen 10 tonë miell i ardhur nga Greqia appeared first on 55 News.

]]>
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar dhe bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri për shkak se kishte parregullsi në dokumentacion. Të dhënat sipas dokumenteve shoqërues nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

Trupat inspektuese e Drejtorisë Rajonale, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

The post Parregullsi me dokumentacionin, bllokohen dhe kthehen 10 tonë miell i ardhur nga Greqia appeared first on 55 News.

]]>