mikut Archives - 55 News https://55news.al/tag/mikut/ Mon, 26 Nov 2018 15:21:42 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mikut Archives - 55 News https://55news.al/tag/mikut/ 32 32 Vrasja e mikut të Shullazit, zbulohet telefonata e fundit e Harizajt https://55news.al/aktualitet/vrasja-e-mikut-te-shullazit-zbulohet-telefonata-e-fundit-e-harizajt/ Mon, 26 Nov 2018 15:21:42 +0000 https://new.55news.al/?p=70117 Grupi hetimor ka zbuluar fakte të reja rreth vrasjes së Edision Harizajt dhe Genci Cacës, në një atentat në Durrës. Nga këqyrja e tabulateve telefonike të Harizajt është zbuluar një telefonatë që i është bërë atij pak minuta para ekzekutimit.Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë […]

The post Vrasja e mikut të Shullazit, zbulohet telefonata e fundit e Harizajt appeared first on 55 News.

]]>
Grupi hetimor ka zbuluar fakte të reja rreth vrasjes së Edision Harizajt dhe Genci Cacës, në një atentat në Durrës.

Nga këqyrja e tabulateve telefonike të Harizajt është zbuluar një telefonatë që i është bërë atij pak minuta para ekzekutimit.
Një person e telefonoi 25 sekonda Edison Harizajn vetëm pak minuta se ai të ekzekutohej bashkë me shokun e tij Genci Caca. Grupi hetimor për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 7 Nëntorit në Durrës, ka siguruar prova të reja.

19 ditë nga ngjarja, ekspertët arritën të zbërthejnë celularët e ‘faqedjegurit’ Harizaj dhe të Cacës.

Një burim i tha ABC News se po punohet për zbardhjen e telefonatës para atentatit, çfarë i thanë 39-vjeçarit Harziaj dhe cili ishte personi.

Ka dyshime që përmes kësaj telefonate ka folur vetë porositësi për vrasjen e Edison Harizajt, por këto mbeten vetëm supozime.

Me ç’kodimin e celularit të viktimës, janë gjetur edhe mesazhe të shkëmbyera mes Edison Harizajt dhe dy personave të tjerë natën e atentatit.

Njëri prej të cilëve eksponent i njohur në botën e krimit në zonën e Durrësit. Përmbajtja mbahet akoma e fshehtë për shkak hetimor.

Burime nga grupi hetimor dyshojnë se lëvizja e Edison Harizajt dhe Genci Cacës nga Vlora në Tiranë, dhe më pas kthimi nga Durrësi nuk ka qenë i rastësishëm.

Porositësit e atentatit apo vetë autorët, kanë ndikuar në lëvizjen e viktimave, duke krijuar mundësinë e ekzekutimit.

Emri i vlonjatit Harizaj, sipas hetuesve, ka dalë vazhdimisht në ngjarje të rënda kriminale siç është përfshirja në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë.

Kurse së fundmi, miku i Emiljano Shullazit ishte përfolur si person që nëpërmjet kanosjes u vinte gjoba biznesmenëve të ndryshëm.

Veç dyshimeve fillestare për një ekzekutim për hakmarrje referuar ngjarjeve të vjetra, hetuesit tani kanë në dosje edhe konfliktet aktuale që viktima kishte krijuar me të tjerë persona. /AbcNews

 

The post Vrasja e mikut të Shullazit, zbulohet telefonata e fundit e Harizajt appeared first on 55 News.

]]>
Zëdhënësja e PD-së: Bashkia i dha tenderin ofruesit me çmimin më të lartë, mikut të Veliajt https://55news.al/politike/zedhenesja-e-pd-se-bashkia-i-dha-tenderin-ofruesit-me-cmimin-me-te-larte-mikut-te-veliajt/ Wed, 02 May 2018 17:43:05 +0000 https://new.55news.al/?p=11556 Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tender të dhënë së fundmi nga Bashkia e Tiranës. Përmes një postimi në “facebook’ Zhupa thotë se Bashkia i dha tenderin ofertuesit më të lartë me 100 mijë dollar diferencë nga ofertuesi i dytë. “Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me […]

The post Zëdhënësja e PD-së: Bashkia i dha tenderin ofruesit me çmimin më të lartë, mikut të Veliajt appeared first on 55 News.

]]>
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tender të dhënë së fundmi nga Bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në “facebook’ Zhupa thotë se Bashkia i dha tenderin ofertuesit më të lartë me 100 mijë dollar diferencë nga ofertuesi i dytë.

“Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije dollar diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije dollar per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.”

Në postim shkruhet se babëzia e oligarkëve po manipulon edhe për ushqimin e fëmijëve, “Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te femijeve.”

Postimi i plotë:

Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije dollar diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije dollar per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.

Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te femijeve.”

Merret tenderi ne vleren me te larte, afer asaj limit nga Nikolin Jaka duke skualifikuar firmat e tjera me oferte me te ulet. Plot 100 mije dollar me shume, fut ne xhep dyshja Jakaj-Veliaj. Firma e dyte “ Delta Doni” e ankimon vendimin por me institucionet e rilindjes e drejta eshte ceshtje oligarkesh dhe parash. Nikolin Jaka kryetari i dhomes se tregtise, njihet per miqesine me Veliajt, te cilin e pagezoi me cmimin Administratori i vitit 2017 qe e perdori Erioni per propagande suksesi.

Ne foto gjenden:

  1. 1. Vendimi i Institucionit te Bashkise qe perzgjedh fituese kompanin AGS sh.p.k me oferten me cmim me te larte
  2. 2. Vendimi i Komisionit Prokurimi Publik ku nuk pranon ankimin e kompanive te tjera me oferte me te ulet
  3. 3. Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet pronesia e AGS sh.p.k ne pronesi te familjares se Nikolin Jakes .

4.Foto nga miqesia e njohur dhe cmimi qe i japin njeri tjetrit Jaka/ Veliajt

The post Zëdhënësja e PD-së: Bashkia i dha tenderin ofruesit me çmimin më të lartë, mikut të Veliajt appeared first on 55 News.

]]>