militantet Archives - 55 News https://55news.al/tag/militantet/ Mon, 14 Jan 2019 18:23:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png militantet Archives - 55 News https://55news.al/tag/militantet/ 32 32 Tao Balla braktiset nga emigrantët, takon militantët e PS në Athinë https://55news.al/aktualitet/tao-balla-braktiset-nga-emigrantet-takon-militantet-e-ps-ne-athine/ Mon, 14 Jan 2019 18:23:25 +0000 https://new.55news.al/?p=79792 Nga Fatmir Gjoçi Taulanti, bashke me parinë e tij ne Athine, ne një takim me strukturat dhe elektoratin e majte te Partisë Socialiste ne Greqi. Mire Ben shoku Taoooo, por me mire do ishte qe te beje një takim te zgjeruar me bashkatdhetarët emigrante ne tërësi, duke qene se qeverisni Shqipërinë plot 6 vite, ju […]

The post Tao Balla braktiset nga emigrantët, takon militantët e PS në Athinë appeared first on 55 News.

]]>
Nga Fatmir Gjoçi

Taulanti, bashke me parinë e tij ne Athine, ne një takim me strukturat dhe elektoratin e majte te Partisë Socialiste ne Greqi.
Mire Ben shoku Taoooo, por me mire do ishte qe te beje një takim te zgjeruar me bashkatdhetarët emigrante ne tërësi, duke qene se qeverisni Shqipërinë plot 6 vite, ju detyroheni një takim dhe ti ndërroni dy fjale, ne lidhje me çfarë keni arritur dhe me çfarë premtimesh erdhët ne qeveri.
Por takimin me emigrantet nuk e arrini dot, shoku Tao, pasi jam i sigurte qe do te merrnit një dajak…., po po dajak qe se kishit imagjinuar ndonjëherë, pasi atë qe bëtë ne kurriz te popullit shqiptar gjithë këto vite, nuk do te munde ta kalonit lehte duke lustruar dhe përrallisur, nëse do te arrihej një “dialog” i hapur.
Mashtrues te rilindjes, kriminel, drogmen, përdhunues, modeli me i shëmtuar i njerëzimit dhe i shoqërisë, po ju them qe ishim përgatitur t’ju vinim aty, gjithsesi pre hire te disa normave njerëzore qe i ndjekim si një standard largpamës, morëm vendim te mos ju shqetësojmë projektet e tuaja te Partisë, tashme si Partia e trishtimit te njerëzve bashke me shokun tuaj ne krye Edi Rama. Vazhdoni projektet e fëlliqura qe keni, por mos harroni qe se shpejti dajakun qe meritoni do ta merrni se s’ben!! Poshtë rilindja socialiste e degradimit te Shqipërisë! Autori eshte kreu i deges se PD, Greqi

The post Tao Balla braktiset nga emigrantët, takon militantët e PS në Athinë appeared first on 55 News.

]]>
Rama sillet me dekanët dhe rektorët si me militantët e PS https://55news.al/aktualitet/rama-sillet-me-dekanet-dhe-rektoret-si-me-militantet-e-ps/ Thu, 13 Dec 2018 17:31:29 +0000 https://new.55news.al/?p=73913 Shfaqja e sotme e Edi Ramës në takimin me dekanët dhe rektorët ishte vazhdim i gjendjes së tij mendore të rënduar që i ka sjell protesta e studentëve. Fjala e Ramës, kreut të organizatës Rilindje përballë drejtuesve të universiteteve, përballë profesorëve që mbajnë grada shkencore ishte skandaloze, e turpshme dhe e patolerueshme në atë çfarë […]

The post Rama sillet me dekanët dhe rektorët si me militantët e PS appeared first on 55 News.

]]>
Shfaqja e sotme e Edi Ramës në takimin me dekanët dhe rektorët ishte vazhdim i gjendjes së tij mendore të rënduar që i ka sjell protesta e studentëve.

Fjala e Ramës, kreut të organizatës Rilindje përballë drejtuesve të universiteteve, përballë profesorëve që mbajnë grada shkencore ishte skandaloze, e turpshme dhe e patolerueshme në atë çfarë ai artikulonte përballë tyre.
Kreu i ekzekutivit e kishte humbur toruan, dukej qartë pasi sillej me dekanët dhe rektorët si ti kishte militantë të organizatës Rilindje, sikur ata të ishin struktura të partisë të tij apo vartës administrate. Një sjellje e tillë është tejet e dënueshme edhe sikur kjo të ndodhte dhe me militantët partiakë. Rama sonte rrekej të shfajësohej sikur nuk e kishte ai fajin për katandisjen e universiteteve në këtë pikë të degraduar dhe se faji ishte i dekanëve dhe rektorëve!

Pasi çfarë nuk tha ndaj tyre kryeministri në detyrë zbrazi atë çfarë kishte për të iu thënë drejtuesve të universiteteve dhe nuk dëgjoi asnjë prej tyre të artikulonte ndaj tij nëse realisht do të kishte të tillë.

Kjo shfaqje e Ramës sonte, por dhe ajo gjatë këtyre ditëve nuk do ta shpëtojë nga llogaridhënia ndaj studentëve dhe plotësimi i kërkesave të tyre.

Studentët janë mjaft të qartë në kërkesat e tyre dhe kërkojnë veçse realizimin e tyre. Sa i përket dekanëve dhe rektorëve duke qenë se nuk u lanë të flisnin, do të ishte mirë që ata të reagojnë nëse nuk kanë pjesën e tyre të fajit si dhe ruajnë integritetin e tyre profesional dhe moral në këtë histori si dhe nga sjellja teje skandaloze e kryeministrit si dhe kërcënimi që ai iu bëri!

Studentët janë të vendosur në qëndresën e tyre. Është qeveria ajo që duhet të iu zgjidh kërkesat e tyre ndaj dhe janë në rrugë prej 9 ditësh në pritje të reagimit zyrtarë të Ramës! Një gjë është e sigurt!. Studentët do të fitojnë.

The post Rama sillet me dekanët dhe rektorët si me militantët e PS appeared first on 55 News.

]]>
Rilindja sistemon militantet, punësimi në shtet në nivelin më të lartë, mbi 6300 pozicione të reja në prill-qershor https://55news.al/aktualitet/rilindja-sistemon-militantet-punesimi-ne-shtet-ne-nivelin-me-te-larte-mbi-6300-pozicione-te-reja-ne-prill-qershor/ Wed, 12 Sep 2018 11:37:06 +0000 https://new.55news.al/?p=48514 Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dyte të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT që i referohen listpagesave të tatimeve, punësimi në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga […]

The post Rilindja sistemon militantet, punësimi në shtet në nivelin më të lartë, mbi 6300 pozicione të reja në prill-qershor appeared first on 55 News.

]]>
Punësimi në shtet shënoi rritje domethënëse në tremujorin e dyte të vitit, me 170,652 të punësuar gjithsej, duke u zgjeruar me 3,7 për qind në raport me tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të INSTAT që i referohen listpagesave të tatimeve, punësimi në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2005, ku sektori publik numëronte mbi 175 mijë të punësuar.

Shqipëria hyn në vendet ish komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.
Ulja e madhësisë së shtetit në ekonomi ishte në themel të programit të qeveriave, të cilët pas vitit 2005 ulën me tej peshën e sektorit shtetëror në ekonomi si në pronësinë e ndërmarrjeve ashtu edhe në punësim.
Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.
Por tre vite vitet e fundit punësimi në sektorin publik është në rritje të shpejtë edhe pse Kryeministri Rama ka ndërmarrë një reformë ristrukturimi me qëllim shkurtime të mëtejshëm në mandatin e dytë të qeverisjes.
Në kuadër të kësaj reforme, numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe eficiente. Por teksa numri i ministrive dhe agjencive në varësi të tyre është në ulje, nga ana tjetër punonjësit në administratën publike janë në rritje të shpejtë.
Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.
Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015, teksa shihet se shtesa më e madhe ka ndodhur në vitin 2016 me rreth 9655 persona më shumë se në vitin 2015, teksa në vitin 2017 u shtuan 4300 persona ose 2.8 për qind.
Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional, por shifrat zyrtare që i takojnë tremujorit të dytë të vitit tregojnë për një rritje të mëtejshme të punësimit në sektorin shtetëror.

The post Rilindja sistemon militantet, punësimi në shtet në nivelin më të lartë, mbi 6300 pozicione të reja në prill-qershor appeared first on 55 News.

]]>