minatoret Archives - 55 News https://55news.al/tag/minatoret/ Wed, 12 Dec 2018 14:29:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png minatoret Archives - 55 News https://55news.al/tag/minatoret/ 32 32 Po Ndodh: Minatoret e Bulqizës, kërkesa qeverisë…(video) https://55news.al/aktualitet/video-po-ndodh-minatoret-e-bulqizes-kerkesa-qeverise/ Wed, 12 Dec 2018 14:29:49 +0000 https://new.55news.al/?p=73621 Zgjerohet harta e protestave ndaj qeverise. Sot ne qytetin e Bulqizes po protestojne minatoret te cilet deri me tani jane gjendur perballe shurdherise se qeverise. Ata kane shprehur pakenaqesine e tyre si dhe dal me disa kerkesa ndaj ekzekutivit. Ne rast te mosplotesimit te tyre pritet pershkallezim. Minatorët shoqërohen në protestë nga familjarët e tyre, si […]

The post Po Ndodh: Minatoret e Bulqizës, kërkesa qeverisë…(video) appeared first on 55 News.

]]>
Zgjerohet harta e protestave ndaj qeverise. Sot ne qytetin e Bulqizes po protestojne minatoret te cilet deri me tani jane gjendur perballe shurdherise se qeverise. Ata kane shprehur pakenaqesine e tyre si dhe dal me disa kerkesa ndaj ekzekutivit. Ne rast te mosplotesimit te tyre pritet pershkallezim. Minatorët shoqërohen në protestë nga familjarët e tyre, si dhe qytetarë të Bulqizës. Ata kanë lëshuar një sërë akuzash në drejtim të qeverisë, ndërsa presin përmirësimin e kushteve.

The post Po Ndodh: Minatoret e Bulqizës, kërkesa qeverisë…(video) appeared first on 55 News.

]]>
Minatorët protestë para Kryeministrisë https://55news.al/aktualitet/minatoret-proteste-para-kryeministrise/ Wed, 13 Jun 2018 08:09:54 +0000 https://new.55news.al/?p=25507 Minatorët kanë nisur të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar statusin e minatorit. Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga kryeministria dhe do të protestojnë derisa ky status të miratohet. Ata shprehen se do t’i japin fund protestës vetëm nëse kërkesat e tyre te marrin zgjidhje përfundimtare brenda 2 javëve te ardhshme. Kreu […]

The post Minatorët protestë para Kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Minatorët kanë nisur të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar statusin e minatorit.

Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga kryeministria dhe do të protestojnë derisa ky status të miratohet.

Ata shprehen se do t’i japin fund protestës vetëm nëse kërkesat e tyre te marrin zgjidhje përfundimtare brenda 2 javëve te ardhshme.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë shprehet se nuk do te presin pastrimin e skemës se pensioneve nga abuzuesit, që të miratohet statusi i tyre, duke qene se ky proces është zvarritur prej vitesh nga shteti shqiptar.

The post Minatorët protestë para Kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Protesta, policia ndalon dy minatorë https://55news.al/aktualitet/protesta-policia-ndalon-dy-minatore/ Wed, 06 Jun 2018 10:43:03 +0000 https://new.55news.al/?p=23250 Pas protestës së zhvilluar përpara ambjenteve të kryeministrisë policia e Shtetit ka shoqëruar dy minatorë. Minatorët të cilët janë ndaluar nga ana e Policisë janë Taf Koleci dhe Nikoll Gjoka. Dy minatorët janë dërguar në ambientet e Policisë, pasi kanë qenë organizatorë të protestës, e cila u cilësua si e paligjshme nga ana e bluve. […]

The post Protesta, policia ndalon dy minatorë appeared first on 55 News.

]]>
Pas protestës së zhvilluar përpara ambjenteve të kryeministrisë policia e Shtetit ka shoqëruar dy minatorë.

Minatorët të cilët janë ndaluar nga ana e Policisë janë Taf Koleci dhe Nikoll Gjoka. Dy minatorët janë dërguar në ambientet e Policisë, pasi kanë qenë organizatorë të protestës, e cila u cilësua si e paligjshme nga ana e bluve.

Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj. Gjatë protestës së sotme minatorët i kërkuan kryeministrit Rama që të mbante fjalën që iu kishte dhënë kohë më parë, dhe që ende sot ata nuk kanë mundur dot të përfitojnë statusin e tyre.

The post Protesta, policia ndalon dy minatorë appeared first on 55 News.

]]>
Provokohen minatorët, policia nuk i lë të protestojnë para Kryeministrisë https://55news.al/aktualitet/provokohen-minatoret-policia-nuk-i-le-te-protestojne-para-kryeministrise/ Wed, 06 Jun 2018 08:46:14 +0000 https://new.55news.al/?p=23202 Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje “3 ditë para protestës”.  “Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri […]

The post Provokohen minatorët, policia nuk i lë të protestojnë para Kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Policia e Shtetit nuk ia ka lejuar minatorët të protestojnë para Kryeministrisë, siç ata kishin paralajmëruar. Argument i dhënë nga Policia për mosdhënien e lejes për protestë i ka provokuar jo pak minatorët, pasi ata duhej të kishin kërkuar leje “3 ditë para protestës”.  “Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës “ç”, pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, minatorët nuk janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë; ata janë shprehur se do ta vazhdojnë protestën edhe pa lejen e Policisë  pasi ajo është thjesht e vetëm paqesore dhe kërkon vetëm të drejtat e mohuara prej vitesh, statusin e minatorit. Protesta e fundit e tyre është mbajtur më 21 mars 2018 kur ata u përplasën me Policinë, pasi kërkuan të hyjnë me forcë në takim me Kryeministrin Edi Rama.

  1. Z. Taf Koleci nga Federata e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë tha se nuk e kuptojmë arsyen pse nuk na jepet statusi, ndaj përgjigja është vetëm protesta. I pyetur nga mediat pse minatorët janë të përçarë në disa sindikata, Koleci tha se “ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme, në Gjykatë, sipas profesioneve. Ne nuk jemi bërë palë me qeverinë, unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë drejtues.

Nuk kam qenë në interpelancën e minatorëve me Kryeministrin, por kam qenë në interpelancën që a bë me naftëtarët dhe ata sot janë në punë falë kërkesave. Shtabi drejtues do të mblidhet sot për ecurinë e protestave të mëtejshme dhe ne nuk do të ndalemi. Do të vijnë të gjithë minatorët e Shqipërisë këtu, madje edhe familjarët e tyre sepse këta kanë ndërtuar shtetin. Me 120 apo 140 mijë lekë që minatori del në pension nuk mjafton as për ilaçe jo për të mbajtur familjen”.

The post Provokohen minatorët, policia nuk i lë të protestojnë para Kryeministrisë appeared first on 55 News.

]]>
Mjerimi dhe vdekjet në miniera/ Minatorët rrethojnë nesër Kryeministrinë https://55news.al/aktualitet/mjerimi-dhe-vdekjet-ne-miniera-minatoret-rrethojne-neser-kryeministrine/ Tue, 05 Jun 2018 08:41:42 +0000 https://new.55news.al/?p=22856 Sindikatat pritet të zhvillojnë të mërkurën një nga protestat më të mëdha në mbrojtje të interesave të minatorëve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, drejtuesit e sindikatave paralajmërojnë në mënyrë zyrtare se në tubim do të ketë bllokim të institucioneve, rrethim të kryeministrisë, si dhe përplasje me policinë deri në realizimin e kërkesave të […]

The post Mjerimi dhe vdekjet në miniera/ Minatorët rrethojnë nesër Kryeministrinë appeared first on 55 News.

]]>
Sindikatat pritet të zhvillojnë të mërkurën një nga protestat më të mëdha në mbrojtje të interesave të minatorëve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, drejtuesit e sindikatave paralajmërojnë në mënyrë zyrtare se në tubim do të ketë bllokim të institucioneve, rrethim të kryeministrisë, si dhe përplasje me policinë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Arsyeja e protestës është mosmiratimi nga qeveria i projektligjit për “Statusin e minatorit”, propozuar nga sindikata e minatorëve. Projekti parashikon ndryshimin e viteve për marrjen e statusit të punonjësve që kanë punuar në miniera, rritje të trajtimit financiar dhe kushte më të mira sociale për punëtorët e nëntokës.

Dy muaj më parë, një projektligj të ngjashëm dhe me më shumë efekte ndihmuese sociale për minatorët u hartua nga LSI dhe deputeti i Dibrës, Përparim Spahiu. Duke njohur problematikën e këtij sektori, Spahiu paraqiti një variant që rregullonte jo vetëm pagesat e punëtorëve të nëntokës, por edhe kushtet e punës në minierat vdekjeprurëse dhe statusin social të familjeve të minatorëve. Projekti u rrëzua nga Partia Socialiste në komisionet e Kuvendit. Vetë sindikatat e minatorëve, të kompleksuar nga ideja se do mbështesnin një parti politike, apo të mashtruar nga qeveria nuk e përkrahën publikisht këtë projekt edhe pse privatisht ishin tërësisht dakord. Drafti i LSI-së u rrëzua në Kuvend edhe për shkak se minatorët dhe një pjesë e sindikatave që drejtuesit i kanë anëtarë të forumeve të PS nuk e përkrahën.

Por sot minatorët ndodhen në një situatë edhe më të rëndë se më parë. Jo vetëm që sugjerimet e një partie politike, e vetmja që bëri një projekt të ri, nuk u morën parasysh, por edhe vetë drafti i tyre ligjor u rrëzua. Mazhoranca refuzoi të merrte në shqyrtim edhe dokumentin e hartuar nga sindikata e minatorëve duke argumentuar se barra financiare në buxhet është shumë e lartë. Praktikisht deputetët e mazhorancës në zonat ku ka aktivitet minerar janë tallur me këtë shtresë sociale. Statusi i minatorit ka qenë premtim i PS që në vitin 2013, por deri më sot nuk ka asnjë projekt që të zgjidhë problemet e minatorëve. Sektori minerar është ndër më fitimprurësit gjatë viteve të fundit, por fitimet kanë shkuar te kompanitë e pronarët e tyre dhe jo punëtorët. Në miniera vazhdojnë të humbasin jetën dhe të plagosen çdo javë minatorë që punojnë të keqpaguar dhe në kushte të papërshtatshme. Për shkak edhe të përçarjes së sindikatave e flirtimit të drejtuesve të tyre me qeveritë e radhës, minatorët ndodhën sot në gjendjen më kritike.

Minatorët thonë se ketë herë do të jenë ndryshe. Në protestën e ditës së mërkurë kanë deklaruar se nuk do të ketë kthim pas deri në detyrimin e qeverisë që të miratojë kushtet e tyre. Në takimin e zhvilluar dje mes kreut të Sindikatave të Pavarura, Kol Nikollaj,  kreu të Sindikatës Minatorëve, Tafë Koleci është hedhur ideja e bllokimit të institucioneve. Tubimi pritet të jetë i madh, pasi para kryeministrisë janë thirrur minatorët e gjithë vendit. Sektori minerar në gjithë vendin numëron mbi 7 mijë punonjës.  Duke u bazuar dhe në disa protesta të mëparshme minatorët pritet të tentojnë që të hyjnë me forcë në Kryeministri, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Policia është përgatitur për të mos lejuar asnjë cenim të kryeministrisë.

Drejtuesit e sindikatave kanë deklaruar se nuk duan në protestë përfaqësues të opozitës e natyrisht të asnjë partie tjetër politike. Pavarësisht strategjisë së tyre, këtë herë minatorët premtojnë se nuk do të ikin nga sheshi pa detyruar qeverinë të dorëzohet përballë kërkesave të tyre.

Minatorët kur ia dalin të përballen me nëntokën dhe rreziqet që sjellë ajo, nuk e kanë problem përplasjen me qeverinë për të drejtat e tyre./Kohajone

The post Mjerimi dhe vdekjet në miniera/ Minatorët rrethojnë nesër Kryeministrinë appeared first on 55 News.

]]>
Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! https://55news.al/aktualitet/minatori-qe-vdiq-ne-bulqize-ish-keshilltari-i-berishes-te-ndershmit-i-kane-njerezit-e-tyre-te-varfer/ Sat, 12 May 2018 08:34:30 +0000 https://new.55news.al/?p=14901 Minatori që humbi jetën ditën e djeshme në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur Urim Bajrami. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale teksa dha një mesazh prekës për gjyshin e fëmijëve të tij. Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Berisha, Ilir Kadia ka reaguar lidhur me ngjarjen ku […]

The post Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! appeared first on 55 News.

]]>
Minatori që humbi jetën ditën e djeshme në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur Urim Bajrami.

Ky fakt është bërë i ditur nga vetë gazetari në një postim në rrjetet sociale teksa dha një mesazh prekës për gjyshin e fëmijëve të tij.

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Berisha, Ilir Kadia ka reaguar lidhur me ngjarjen ku thotë se gazetarët e ndershëm i kanë njerëzit e varfër.

Postimi i plotë:

Gazetarët e ndershëm i kanë njerëzit e tyre të varfër!

Kolegu ynë Urim Bajrami ka humbur sot gjyshin e fëmijve të tij, babain e gruas. E ka zënë miniera në Bulqizë!Goja e kaçedrës që nuk u ngop kurrë! Po të ish si shumë prej nesh Urimi tani, gjyshi i fëmijve të tij do ish duke shëtitur me nipërit e mbesat shëtitores me blira në Tiranë se Urimi, po të ish si shumë prej nesh, do kish “zbuluar” një scoop e për ta mbyllur do kish kërkuar aq para se të blinte shpi për vjehrrin e për vete mes “kolegësh”milionerë! Mirëpo Urimi është gazetar i ndershëm, nuk e shet fjalën! Ndaj njerëzit e tij janë siç kanë qënë:të ndershëm dhe të varfër! Dhe ndaj kuçedra minierë ushqehet me djersën e gjakun e tyre!

Minatori që vdiq në Bulqizë është vjehrri i gazetarit të njohur , ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër!

Postimi i gazetarit:

Miniera që vret…

————————-

Miniera vazhdon të vrasë.

Sot, për fat të keq, në listë shtoi edhe vjehrrin tim, Mehdi Hidri 🙁

Qofsh i Parajsës, mik!

Fli i qetë atje ku do të shkojmë të gjithë. Atje ku do të shkojnë edhe ata që shfrytëzojnë barbarisht minierat dhe njerëzit plot halle: Skllavopronarët e kohëve moderne.

Edhe pse janë bërë miliarderë, falë djersës tënde dhe qindra e qindra kolegëve të tu, po aq do marrin: dy metra vend. Vetëm dy metra që do t’i çojnë drejt Ferrit.

The post Minatori që vdiq në Bulqizë, ish-këshilltari i Berishës: Të ndershmit i kanë njerëzit e tyre të varfër! appeared first on 55 News.

]]>
Deputeti i LSI: Pushteti vret, statusi i minatorit mbetet “hallexhi i dënuar me vdekje” https://55news.al/politike/deputeti-i-lsi-pushteti-vret-statusi-i-minatorit-mbetet-hallexhi-i-denuar-me-vdekje/ Mon, 16 Apr 2018 10:18:41 +0000 https://new.55news.al/?p=6497 LSI ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për ‘takimin” qe ai zhvilloi pak mw parw me minatorët për problemet e tyre, takim me videokonferencë, vite dritë larg asaj ç’u premtoi gjatë fushatave elektorale në Bulqizë dhe kudo ku ata jetonin dhe i duhej vota Spahiu tha se LSI, që ka mbështetur çdo iniciativë të […]

The post Deputeti i LSI: Pushteti vret, statusi i minatorit mbetet “hallexhi i dënuar me vdekje” appeared first on 55 News.

]]>
LSI ka sulmuar kreun e qeverisë Edi Ramën për ‘takimin” qe ai zhvilloi pak mw parw me minatorët për problemet e tyre, takim me videokonferencë, vite dritë larg asaj ç’u premtoi gjatë fushatave elektorale në Bulqizë dhe kudo ku ata jetonin dhe i duhej vota

Spahiu tha se LSI, që ka mbështetur çdo iniciativë të çdo shqiptari, do të mbështetëse më shumë se askush tjetër, minatorët.

Deklarata e plotë e Spahiut

Dy ditë më parë një 37 vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës, pak ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në ato të Klosit, 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit në galeritë e këtyre zonave. Këto fatkeqësi bëhen akoma edhe më të rënda kur lënë pas familje pa asnjë mbështetje financiare, pa asnjë të ardhme, pa asnjë shpresë. Kur fëmijë, të mbetur jetim nga humbja e prindit, rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike, pasi babai mund t’ju ketë lënë një shtëpi apo edhe makinë.

Situatën e tyre mund ta lehtësonte vetëm statusi i minatorit duke iu siguruar një minimum jetik këtyre njerëzve, të punës më të vështirë dhe më të rrezikshme për jetën, që kanë dhënë kaq shumë për ekonominë e këtij vendi. Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër, ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë. Mes tyre është edhe gënjeshtari më i madh i minatorëve të Përrenjasit, kryetari i Grupit Parlamentar të Rilindjes.

Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, i depozituar në kuvend që në mars 2017 dhe i ngjashëm me atë të naftëtarit.  Gënjeu dhe vazhdon të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë një propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore, asgjë nuk ka sjellë deri tani.

Pushteti vret për statusin e tij, të ndenjes në karrigen e pushtetit, ndërsa Statusi i Minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje.  Kryeministri i sotëm, dikur kryetar opozite, në vitin 2011 përbetohej për minatorët. Ai u kërkonte votën banorëve të Bulqizës me premtimin që minatorët do të merrnin atë që u takon. Madje bënte thirrje që minatorët të bëheshin bashkë kundër sundimit të së keqes. E pamë edhe sot ku në vend që të shkonte te galeria ku minatori humbi jetën, gjë që asnjëherë se ka bërë, të kërkonte nga organet përkatëse zbardhjen e ngjarjes e të shikonte me sytë e tij kushtet skandaloze ku minatorët punojnë, na shfaqet në një video-konferencë të shëmtuar a thua se ai dhe qeveria e tij akoma nuk e dinë se çfarë minatorët kërkojnë.

Minatorët i pamë dhe do të vazhdojmë ti shohim në protesta masive përpara kryeministrisë, deri në miratimin e statusit, që të gjitha qeveritë ia kanë borxh. Valën e protestave këtë vit e nisën minatorët, e vazhduan naftëtarët, kuksianët e më pas biznesi i vogël.  Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu siç ka mbështetur çdo iniciativë që ka lidhje me mirëqenien e çdo shqiptari, absolutisht do të mbështesë dhe përkrahë shtresën më të vuajtur të shoqërisë por që i ka dhënë më shumë se çdo kush tjetër, minatorët.

The post Deputeti i LSI: Pushteti vret, statusi i minatorit mbetet “hallexhi i dënuar me vdekje” appeared first on 55 News.

]]>