minishengen Archives - 55 News https://55news.al/tag/minishengen/ Mon, 17 Feb 2020 12:50:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png minishengen Archives - 55 News https://55news.al/tag/minishengen/ 32 32 “Gënjeu se ka mbështetjen e BE për Mini-Shengenin”, Vasili pyet Ramën: Pse po i ngul thikë pas shpine Kosovës? https://55news.al/politike/genjeu-se-ka-mbeshtetjen-e-be-per-mini-shengenin-vasili-pyet-ramen-pse-po-i-ngul-thike-pas-shpine-kosoves/ Mon, 17 Feb 2020 12:50:23 +0000 https://new.55news.al/?p=145394 Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për ‘Mini-Shengenin’ Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili teksa ka publikuar dy deklarata në kohë të ndryshme të bëra nga Rama, i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit. Ai pyet publikisht Ramën […]

The post “Gënjeu se ka mbështetjen e BE për Mini-Shengenin”, Vasili pyet Ramën: Pse po i ngul thikë pas shpine Kosovës? appeared first on 55 News.

]]>
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se ky i fundit gënjeu se ka mbështetje nga BE për ‘Mini-Shengenin’

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili teksa ka publikuar dy deklarata në kohë të ndryshme të bëra nga Rama, i ka drejtuar disa pyetje publike kryeministrit. Ai pyet publikisht Ramën se pse po i ngul thikë pas shpine Kosovën dhe po bën gjithçka për ta izoluar.

REAGIMI I VASILIT
Ja se si genjeu Edi Rama per mbeshtetjen e BE per Minishengenin!
Ne 30 dhjetor 2019, Edi Rama i akuzuar me te drejte se kishte ndermare nje nisme te pabese dhe thike pa shpine per Kosoven tha se Minishengeni kishte mbeshtetjen e BE dhe SHBA.
Ja si gënjente ne 30 dhjetor:

“Shengeni ballkanik ka pozitivitet në ekonomi. Nga Shengeni, nuk ka asnjë dëm për Kosovën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë racionale për Shengenin, që mbështetet nga Europa e SHBA. ”, deklaroi Rama
Ndersa sot ne 17 shkurt 2020 ne mes te Brukselit deklaron te kunderten, qe BE nuk e ka mbeshtetur Minishengenin dhe lexoni cfare thote:
“Unë jam i bindur që, më herët se vonë, BE, KE do ta mbështesin patjetër këtë vizion se s’ka si të ndodhë ndryshe”.
Pse gënjen Edi Rama?
Pse Edi Rama ja ngul thikën pas shpine Kosovës?
Pse Edi Rama bën gjithshka per izolimin e Kosovës?
Pse Edi Rama genjen edhe per mbeshtetjen e BE?

The post “Gënjeu se ka mbështetjen e BE për Mini-Shengenin”, Vasili pyet Ramën: Pse po i ngul thikë pas shpine Kosovës? appeared first on 55 News.

]]>
Tritan Shehu: Provokacion i rëndë, Rama deklaron se s’ka bashkëpunim shqiptar pa ‘Jugosllavi të Re’! https://55news.al/politike/tritan-shehu-provokacion-i-rende-rama-deklaron-se-s-ka-bashkepunim-shqiptar-pa-jugosllavi-te-re/ Tue, 11 Feb 2020 10:46:34 +0000 https://new.55news.al/?p=144277 Nga Tritan Shehu. Provokacion i rëndë sot, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”! Qartësisht kështu përkthehet në shqip, thënia e tij në takimin me Kurtin se “nuk ka makro-Shengen shqiptar pa mini-shengen ballkanik”! E pabesueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar, projektin serb […]

The post Tritan Shehu: Provokacion i rëndë, Rama deklaron se s’ka bashkëpunim shqiptar pa ‘Jugosllavi të Re’! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Tritan Shehu.

Provokacion i rëndë sot, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”! Qartësisht kështu përkthehet në shqip, thënia e tij në takimin me Kurtin se “nuk ka makro-Shengen shqiptar pa mini-shengen ballkanik”!

E pabesueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar, projektin serb të “Jugosllavisë së Re” me Kosovën nën hije e shqiptarët faktorë sekondarë në rajon.

E papranueshme kjo tezë vuçiane, që kondicionon bashkëpunimin rajonal me atë “Shengen” të ëndrrës serbe.

Krejtësisht kjo në kundërshtim me interesat tona kombëtare, të rajonit, të rrugës sonë të integrimit europian, që i vihet përpara “Jugosllavia e Re”, e cila në fakt të degdis larg në Euroazi e në Lindje.

O tempora, o mores!

The post Tritan Shehu: Provokacion i rëndë, Rama deklaron se s’ka bashkëpunim shqiptar pa ‘Jugosllavi të Re’! appeared first on 55 News.

]]>
Veton Surroi: Shqipëria po shkrin me Serbinë, por ngre barriera me Kosovën https://55news.al/politike/veton-surroi-shqiperia-po-shkrin-me-serbine-por-ngre-barriera-me-kosoven/ Fri, 27 Dec 2019 07:37:10 +0000 https://new.55news.al/?p=136812 Nga Veton Surroi Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije 1. Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen […]

The post Veton Surroi: Shqipëria po shkrin me Serbinë, por ngre barriera me Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Nga Veton Surroi

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije

1.

Ndërsa po synohet të rrënohen barrierat mes Shqipërisë dhe katër vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ngrihen barrierat mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu duket rezultati i deritanishëm i iniciativës mini-Shengen. Së fundmi, në Tiranë javën e kaluar u nënshkruan marrëveshje mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi (në nivel krerësh shtetesh a qeverish) dhe Bosnjë-Hercegovinës me synim heqje barrierash në qarkullim mallrash e njerëzish më 2020-n.

Në po të njëjtën kohë, kryeministri i Shqipërisë e quajti atë të Kosovës gënjeshtar, ndërsa elitën politike të saj të papërgjegjshme e me përcaktim që ta çojë më tutje vendin në një rrugë qorre. Debati që po zhvillohet këto ditë në media dhe rrjete sociale, në relacionin Kosovë- Shqipëri, tejkalon politikën dhe ka mbërritur të përfshijë madje edhe një artist të famshëm kosovar, tenor i shquar në disa prej shtëpive të operës në botë. Ai e quajti publikisht kryeministrin “psikopat” dhe mesazhi i tij u ripërsërit në media sociale në nivele rekorde.

Po të bëhej fjalë për dy shtete të tjera, mund ta imagjinoj situatën ku SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nisin të dërguar të veçantë për të afruar qëndrimet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në terminologjinë e tenorit, kjo do të ishte pjesë e kontekstit të operës.

Por, bëhet fjalë për mu këto dy shtete, pra Shqipërinë dhe Kosovën, dhe në terminologjinë e tenorit, këtu kemi të bëjmë me një operetë. Është kategori më e lehtë se opera ky këmbim verbal Kosovë-Shqipëri dhe ka një nën-kontekst komik; tingëllojnë si batutat e mëhallës që duhet të ofendojnë, por edhe të harrohen pas disa ditësh.

2.

Ekzistimi i operetës paraqet problem më vete dhe ka të bëjë me nënkuptueshmëri, kësaj here etnike.

është e nënkuptueshme që kryeministri i Shqipërisë të ketë të drejtë të vlerësojë se çka është apo jo në interes të Kosovës dhe është e nënkuptueshme ta quajë kryeministrin e Kosovës gënjeshtar, ndonëse një formulim i këtillë nuk do të shqiptohej nga ai për një prijës të Serbisë a ndonjë vendi tjetër-ani pse s’do mend që prijësi i Serbisë a ndonjë vendi tjetër do të ketë shqiptuar ndonjëherë apo shumë herë të pavërteta.

Dhe, është e nënkuptueshme që veç e veç apo në kor nga Kosova të vlerësohet se cili veprim i Edi Ramës është apo jo “kombëtar”. Dhe bëhet e nënkuptueshme që të kemi të drejtë ta quajmë “psikopat” kur ai takohet me Vuçiqin, por ky përshkrim i aftësive mendore e shpirtërore nuk i jepet cilitdo prej liderëve kosovarë që jo vetëm është takuar me të, por ka nënshkruar marrëveshje për “bosnjëzim” të Kosovës apo ka vizatuar harta për copëtimin territorial të saj.

Nënkuptueshmëria etnike përcakton, siç po shihet gabimisht, se Edi Rama ka kompetenca e përgjegjësi edhe për Kosovën. Nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që ai të vlerësojë se çka është në interes të Kosovës apo jo; këtë duhet ta vlerësojnë të zgjedhurit politikë të Kosovës. Dhe nuk duhet të jetë e nënkuptueshme që kur kryeministri i Shqipërisë mbron një interes të shtetit të tij- e “katër liritë evropiane” në Ballkan janë në interes të Shqipërisë – të detyrohet t’i japë shpjegime dhe përgjegjësi opinionit kosovar. Këtë obligim e kanë të zgjedhurit kosovarë.

3.

Të zgjedhurit kosovarë nuk kanë mundur të japin shpjegime më të hollësishme e të strukturuara për një arsye të thjeshtë: Kosova po kalon në një gjendje që mund të jetë përtej rotacionit të rëndomtë politik. E tërë gjysma e dytë e këtij viti ka kaluar duke u bërë gati për një Qeveri dhe, më me rëndësi, për mundësinë e një qeverisjeje të re.

Iniciativa mini-Shengen, e cila ndodhi si një përpjekje për të tejkaluar ngathtësitë e deritanishme evropiane për integrim të Ballkanit Perëndimor (përfshirë edhe “dialogun” e Brukselit) e zuri Kosovën në këtë lloj transicioni, i cili ende është duke u zhvilluar. Pra, ndërsa shtetet e Ballkanit Perëndimor janë nisur në një proces që shkon përtej atij të Berlinit, Kosova ende merret me përpjekjen për Qeveri dhe qeverisje të re.

Rrjedhimisht, Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi për Kosovën si vend që ka zgjedhur rrugë qorre është i pashije. Kosova, në fakt, po përpiqet të dalë nga rruga qorre ku e kanë futur, mes tjerash, kapësit e shtetit, me të cilët, Tirana zyrtare për fat të keq ka bashkëpunuar në projektin e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova pritet që së shpejti ta ketë zërin e vet legjitim të qeverisjes. Atëbotë mund të kontribuojë në një debat që shkon përtej operetës.

4.

E tash opera.

Kryeministri i Shqipërisë i është bashkëngjitur korit të bonsensit evropian dhe amerikan që thotë se problemet zgjidhen duke biseduar dhe se popujt që kanë luftuar mund të arrijnë në paqe e bashkëpunim, dhe ja shembulli i Bashkimit evropian. Pra, iniciativa e mini-Shengenit, sipas korit, është një përpjekje e një modeli evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe ky kor ngrihet kundër çdokujt që shtron pikëpyetje rreth këtij modeli, duke i cilësuar si udhëtarë të “rrugës qorre”.

Por, ekziston një dallim në thelb. Modeli i cili po përpiqet të ndërtohet me mini-Shengenin nuk ka precedent. Bashkimi Evropian u ndërtua si model pajtimi e bashkëjetese mes kombeve dhe shteteve të lira pas përfundimit të konfliktit dhe vendosjes së marrëdhënieve bazike të respektit mes shteteve të dala nga konflikti.

Në Ballkanin Perëndimor nuk është arritur ende kjo gjendje, meqë Kosova dhe Serbia jetojnë në gjendje konflikti të papërfunduar. Shteti i Serbisë ende mban në paqe caqet politike të cilat u përpoq t’i arrijë me luftë, madje në një luftë në të cilën në formë sistematike arriti në kufijtë e gjenocidit.

Ky është një model krejtësisht i ri dhe i paprovuar, andaj edhe potenciali i madh i zbrazjes emocionale ndër shqiptarë e serbë. Kjo është përpjekja, ende e padëgjuar në botë, për të ndërtuar pajtimin e bashkëjetesën e kombeve dhe shteteve të lira ende pa përfunduar konflikti.

Për këtë, ende nuk ka libretto.

The post Veton Surroi: Shqipëria po shkrin me Serbinë, por ngre barriera me Kosovën appeared first on 55 News.

]]>
Mini-shengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan! https://55news.al/bota-shqiptare/mini-shengeni-i-rrezikon-interesat-e-shqiptareve-ne-ballkan/ Mon, 23 Dec 2019 19:34:35 +0000 https://new.55news.al/?p=136234 Nga Skënder MULLIQI Ne Kosovë, po zhagitet për tu bërë qeveria e re.Ne Shqipëri Edi Rama, e pret armikun e shqiptarëve ,përfaqësuesin e çetnikizmit në pushtet, Aleksandar Vuqiq.Këto dy ngjarje sigurisht së nuk kan lidhshmeri, por të cilat janë tregues i mirë, së bartësit e politikave të dy shtetëve tona, ose janë tranu me ka […]

The post Mini-shengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Skënder MULLIQI

Ne Kosovë, po zhagitet për tu bërë qeveria e re.Ne Shqipëri Edi Rama, e pret armikun e shqiptarëve ,përfaqësuesin e çetnikizmit në pushtet, Aleksandar Vuqiq.Këto dy ngjarje sigurisht së nuk kan lidhshmeri, por të cilat janë tregues i mirë, së bartësit e politikave të dy shtetëve tona, ose janë tranu me ka krejt, duke ja bërë argatin djallit, ose me vetëdije po na dërgojnë në greminë!
Mos formimi i organeve në njerën anë dhe miqësia e re më Serbinë, neofashiste në anën tjetër, janë dy tabllot më të zymta për shqiptarët që po na ndodhin sot.
Të shesesh mend për të ditur në fushën e politikës, dhe të veprosh në këtë mynyrë hazarde, aspak konceptuale , kjo nuk justifikohet në asnjë menyrë.Këta në Kosovë, janë zhytur më trurin e tyre të vockël , në batakun e ndarjës së posteve, së kush prej dy taborreve të merr pushtet më shumë së pala tjetër!Kjo maskaradë politike është duke na qite futën e zëzë edhe si popull Minishengeni nuk është asgjë tjetër, veq një mashtrim i madh për shqiptarët në Ballkan.Serbia ka plane afatgjate hegjemoniste, kurse nisma e Ramës më Minishengenin ,
po jua trason rrugën mirë serbëve për dalje në deti .Strukturat politike në krye të dy shtetëve tona, po ju intereson mbajtja e pushtetit, së sa punët e shtetit, edhe nese vjen në pyetje ekzistimi ynë në hapësirat ende të trazuara ballkanike.
Vuqiq duke u fshehur më Minishengenin, kane për synim rrënimin së pari të Shqipërisë, e pastaj edhe të shtetit të ri të Kosovës.Nuk do të ishte vëtem akt patriotik , por edhe menquri e madhe politike e Edi Ramës, që të mos pranonte formulat antishqiptare të Vuqiqit.
Rama , e di së Kosova nuk është larguar nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj.Rama, nuk është që nuk e dinë mirë, së Serbia vrau dhe masakroi mbi 14 mijë shqiptarë. Kryeministri i Shqipërisë, e dinë edhe të dhënën tjetër së Serbia kurrë deri më sot, nuk ka kërkuar falje për viktimat e pafajshme të luftës.As qe serbët mendojnë ta pranojnë
Kosovën si shtet. Edi Rama, dinë mirë për dhunimet e 20 mijë grave dhe motrave tona , edhe të Edit!

Ende nuk janë kthyer edhe 1800 shqiptarë që kriminelët serbë i kan bartur në Serbi.Jo vëtem udhëheqjet tona që nuk po tregohen të dijshem e as atdhetarë, po nuk po tregohemi vigjilent edhe shumica prej nesh.
Atë ditë kur Vuqiq , një përfaqësues i denjë i Millosheviqit , ka zbritur në tokën shqiptare, për mbajtjen e Minishengenit, do të ishte dashur të ngritën në këmbë i madh e vogël
,e jo të shohim vetëm disa protesta të vogla dhe reagime sporadike. Rasti i mirë ishte që përfundimisht të hiqët nga rendi i ditës një nismë e tillë  fund e krye antikombëtare duke e kthyer Vuqiqin mbrapa.
Të shetitet një pismilet si Vuqiq në germadhat e termetit, e hapur e pohon së Reçaku është inskenim, kjo është vrasje për të dytën herë të atyre që humben jetën në këtë fatkeqësi natyrore dhe vrasje për të dytën herë edhe të te gjithë atyre që ranë në altarinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Minishengeni e faktorizon Serbinë në rajon,duke i dhënë aq shumë kurajo një çetniku i cili, shqiptarët i dëshiron ti shohë të gjithë të vdekur.
Këto eksprimentime të rrezikshme duhet të ndalohen sa nuk është bërë tepër vonë.Ne politikë  nuk ka miqësi , ka interesa.Shqiptarëve ju duhet integrimi i ndersjellë për tu integruar pastaj edhe në Evropë, e jo minishengenat hileqare, të atyre që kurrë nuk i shuan pretendimet territoriale dhe zhdukjën e qenjës tonë kombëtare…

The post Mini-shengeni i rrezikon interesat e shqiptarëve në Ballkan! appeared first on 55 News.

]]>
Mini Shengeni si rrezik i heqjes dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në BE https://55news.al/politike/mini-shengeni-si-rrezik-i-heqjes-dore-nga-anetaresimi-me-te-drejta-te-plota-ne-be/ Sun, 22 Dec 2019 12:18:34 +0000 https://new.55news.al/?p=135992 Nga Lulzim Basha   Partia Demokratike mirëpret në parim çdo nisëm rajonale që ka për qëllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Por ne gjykojmë se fqinjësia e mirë në Ballkanin Perëndimor kurrsesi nuk mund të arrihet duke përjashtuar Republikën e Kosovës. Prandaj e konsideroj të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me […]

The post Mini Shengeni si rrezik i heqjes dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në BE appeared first on 55 News.

]]>
Nga Lulzim Basha
 

Partia Demokratike mirëpret në parim çdo nisëm rajonale që ka për qëllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Por ne gjykojmë se fqinjësia e mirë në Ballkanin Perëndimor kurrsesi nuk mund të arrihet duke përjashtuar Republikën e Kosovës.

Prandaj e konsideroj të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me Kosovën për këtë iniciativë dhe bërjen pjesë të saj pa e kushtëzuar paraprakisht pjesëmarrjen e Shqipërisë me praninë e Kosovës.

Këto qëndrime bien ndesh me parimet e partneritetit strategjik për të cilat qeveria e Shqipërisë është zotuar disa herë gjatë mbledhjeve me qeverinë e Kosovës. Ato shkelin hapur marrëveshjen dyshtetërore për unifikimin dhe koordinimin e politikës së jashtme të dy vendeve tona.

 Theksoj se i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia.

Ndihem i turpëruar që qeveria e Shqipërisë nuk demonstron empati dhe përgjegjësi për plagët e pambyllura të Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kur populli i saj u ngrit i gjithi në këmbë e me zemër të hapur në solidaritet për të ndihmuar, si e me sa të mundeshin familjet e prekura nga tërmeti. Ushtria, policia dhe të gjitha institucionet e Kosovës ishin të parat që u angazhuan në mënyrë profesionale në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ofruan ndihmë humanitare për vëllezërit dhe motrat e goditur nga fatkeqësia natyrore e njerëzore, ndërsa kryeministri i padenjë i Shqipërisë ua shpërblen duke nëpërkëmbur të gjithë figurat e larta të shtetit të Kosovës.

Partia Demokratike, si parti e qendrës së djathtë natyrshëm mbështet tregtinë dhe qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe krahut të punës, por për ne është e pashpjegueshme nevoja për një nisëm të re rajonale, ndërkohë që për këto qëllime kemi nisma të tjera me synime të ngjashme, siç është CEFTA e cila është dëshmuar tashmë si model i suksesshëm për integrimin rajonal dhe përgatitjen e të gjitha vendeve të Europës Qendrore e Lindore për integrimin në BE.

Është papërgjegjshmëri dhe dështim i kësaj qeverie fakti që pikërisht gjatë vitit kur Shqipëria ka presidencën e CEFTA-s, në vend që ta konsolidojë këtë organizatë e të nxisë zgjerimin me vende të tjera që aspirojnë integrimin europian si Ukraina apo Gjeorgjia, kjo qeveri po e saboton këtë organizatë duke shtyrë përpara një nisëm të re që e rivalizon dhe i mbivendoset.

Po kaq shqetësues është fakti se kjo nisëm u propozua pas refuzimit të BE për hapjen e negocitave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sepse lë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian.

Në tetor të këtij viti, Serbia nënshkroi në Moskë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian të dominuar nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli se kjo marrëveshje nuk përputhet me kriteret e integrimit europian. BE vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2014 mirëpo Serbia, megjithëse vend kandidat, refuzoi ti vendoste. Pavarësisht retorikës pro-perëndimore, gjatë viteve të fundit Serbia ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke ndërmarrë manovra të përbashkëta dhe bërë blerje masive armatimi. Të gjitha këto veprime të Serbisë hedhin hije dyshimi mbi orientimin gjeopolitik të një blloku të ri shtetesh ballkanike ku shteti më i fuqishëm që shërben si lokomotivë e kësaj nisme, flirton haptazi me Rusinë dhe nuk e ka të sinqertë orientimin drejt perëndimit.

Kjo nisëm ka hasur në hezitim jo vetëm prej Kosovës por edhe prej dy vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina çka dëshmon se kjo iniciativë rajonale me pjesëmarrje të gjymtuar i ka gjasat e mëdha që të dështojë pa u formuar mirë.

Prandaj e gjithë kjo seri takimesh duket se është propagandë që synon të largojë vëmendjen nga dështimi me hapjen e negociatave si dhe nga keq-qeverisja socialiste që po shkakton gjithmonë e më shumë kosto tek çdo qytetar.

Së fundmi, duke ndarë shqetësimin se kjo nisëm mund të bëhet pjesë e një skenari të “anëtarësimit minus” për vendet e Ballkanit Perëndimor, shpreh bindjen e thellë se Shqipëria nuk meriton të penalizohet për dështimet, abuzimet dhe paaftësitë e kësaj qeverie që kanë çuar në errësimin e perspektivës europiane për shqiptarët.

Ne besojmë se Shqipëria nuk duhet të pranojë një ofertë alternative degraduese të integrimit por duhet të vazhdojë të synojë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë të gjithë potencialin e duhur për të arritur kriteret e kërkuara. Dhe ne jemi të bindur se vetëm rotacioni politik dhe krijimi i një qeverie të re do ta çlirojë këtë potencial europianizues dhe do ti hapë rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The post Mini Shengeni si rrezik i heqjes dorë nga anëtarësimi me të drejta të plota në BE appeared first on 55 News.

]]>
“Ka thirr vllau vrasësin e djalit”, poezia brilante për minishengenin https://55news.al/politike/ka-thirr-vllau-vrasesin-e-djalit-poezia-brilante-per-minishengenin/ Sun, 22 Dec 2019 11:57:58 +0000 https://new.55news.al/?p=135988 Nga Mark Deda Vrasësi në sofër   Po hek nana shaminë e ballit, me durë n’kry nise me vajtu. Ka thirr vllau, vrasësin e djalit, midis sofrës ma ka pru.   Po ndin bjeshkët vjain e nanës, edhe zogjt mbi mal zanë vend. Po thotë nana, sytë drejt Hanës, ky nuk asht ma djali jem. […]

The post “Ka thirr vllau vrasësin e djalit”, poezia brilante për minishengenin appeared first on 55 News.

]]>

Nga Mark Deda

Vrasësi në sofër

 

Po hek nana shaminë e ballit,

me durë n’kry nise me vajtu.

Ka thirr vllau, vrasësin e djalit,

midis sofrës ma ka pru.

 

Po ndin bjeshkët vjain e nanës,

edhe zogjt mbi mal zanë vend.

Po thotë nana, sytë drejt Hanës,

ky nuk asht ma djali jem.

 

Kush trathton vllanë dhe Kosovën,

kjoftë mallku për njëmijë vjet.

Kush anmikut ja shtrin dorën,

hapt me durë vorrin e vet!

 

The post “Ka thirr vllau vrasësin e djalit”, poezia brilante për minishengenin appeared first on 55 News.

]]>
Gazetari: Në janar nis zbatimi i Minishengenit, përse hesht opinioni pubik në Shqipëri https://55news.al/opinion/gazetari-ne-janar-nis-zbatimi-i-minishengenit-perse-hesht-opinioni-pubik-ne-shqiperi/ Sun, 22 Dec 2019 08:02:55 +0000 https://new.55news.al/?p=135932 Enver Robelli gazetar shqiptar, redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger”, ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit të opinionit në Shqipëri lidhur me marrëveshjen Rama-Vuçiç. Duke ju referuar tekstit të marrëveshjes mes vendeve të rajonit, Robelli thotë se në muajin janar çdo shtetas i Serbisë ka të njëjtat të drejta për banim dhe punësim […]

The post Gazetari: Në janar nis zbatimi i Minishengenit, përse hesht opinioni pubik në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>

Enver Robelli gazetar shqiptar, redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger”, ka shprehur shqetësimin për mungesën e reagimit të opinionit në Shqipëri lidhur me marrëveshjen Rama-Vuçiç. Duke ju referuar tekstit të marrëveshjes mes vendeve të rajonit, Robelli thotë se në muajin janar çdo shtetas i Serbisë ka të njëjtat të drejta për banim dhe punësim si një shtetas i Shqipërisë në Shqipëri.

Ai shprehet se pas kësaj marrëveshje fshihen interesat e oligarkëve të dy vendeve, ndërsa shton se është e çuditshme mungesa e rezistencës së opinionit shqiptar.

 

Shkrimi i gazetarit Enver Robelli:

Nga janari 2020 çdo shtetas i Serbisë në Shqipëri do të trajtohet si shtetas shqiptar, domethënë si vendas lidhur me udhëtimin, banimin dhe punësimin. Kështu shkruan në deklaratën e përbashkët të miratuar sot nga Rama, Vuçiqi dhe Zaevi. Në deklaratë nënvizohet se «liderët kanë rënë dakord që secili anëtar i Ballkanit Perëndimor duhet të lejohet të jetojë, udhëtojë dhe punojë si vendas, duke kontribuar në krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik». Përfituese e kësaj marrëveshjeje do të jetë Serbia si shteti me potencialin më të madh ekonomik në rajon. Ngutësia e kryeministrit të Shqipërisë për një marrëveshje të tillë nuk mund të shpjegohet me asgjë tjetër përveç se me ambicien që pushteti ekonomik i oligarkëve serbë dhe ortakëve të tyre shqiptarë të konsolidohet sa më shumë. Nga ky bashkëpunim edhe deri më tani kanë përfituar politikanët, të cilët duan të bëhen sheikë të Ballkanit dhe të kontrollojnë çdo pasuri, edhe nëse një ditë formalisht largohen nga pushteti.

Më 1946 ka pasur edhe një propozim që ushtria shqiptare të shkrihet në ushtrinë jugosllave. Kësaj radhe këtë nuk e lejon NATO-ja se për hir të oligarkëve politikanët edhe këtë hata do e bënin. Mungesa e një debati dhe e rezistencës në Shqipëri kundër kësaj hapjeje masive dhe jokritike ndaj Serbisë është një nga çudirat jo të pakta të politikës dhe opinionit shqiptar. Edhe po të mos ekzistonte fare Kosova si problem në këtë mes, shqetësimi do të duhej të ekzistonte për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, e cila rrezikon të mbetet peng i biznesmenëve të papërgjegjshëm, që vendin e shohin vetëm si treg për të shitur mallra serbe dhe për të ndarë milionat me kamarillën politike dhe përkrahësit e tyre publikë. Shqipëria nuk do të fitojë po-në nga BE nëse një serb të Kralevës e trajton njëjtë si një shqiptar të Dibrës apo të Korçës. Kjo është një hallvë e ftohtë e një hallvaxhiu që e ka kapluar deliri i madhështisë.

The post Gazetari: Në janar nis zbatimi i Minishengenit, përse hesht opinioni pubik në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>