ministrave Archives - 55 News https://55news.al/tag/ministrave/ Fri, 01 Feb 2019 15:59:49 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ministrave Archives - 55 News https://55news.al/tag/ministrave/ 32 32 Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë https://55news.al/aktualitet/maqedoni-akuza-ndaj-tre-ish-ministrave-te-bujqesise/ Fri, 01 Feb 2019 15:59:49 +0000 https://new.55news.al/?p=83258 Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në parlament. Të […]

The post Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Policia maqedonase ka ndaluar të premten tre ish-Ministra dhe një ish-Zëvendës ministër të Bujqësisë dhe ata janë dërguar menjëherë në gjykatë, nën akuzat për shpërdorim të detyrës. Njëri nga ta, Lupço Dimovski është aktualisht deputet në parlament dhe po ashtu i amnistuar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të prillit të 2017-s në parlament.

Të akuzuarit e tjerë janë ish-Ministri Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe ish-zv.Ministri Kristijan Delev. Tre të parët ishin, apo vazhdojnë të jenë përfaqësues të Partisë Socialiste, aktualisht në opozitë, ndërsa Z. Delev është kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Vepra e tyre penale ka të bëjë me shpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien me qira të tokave bujqësore në pronë të shtetit gjatë periudhës prej vitit 2009, deri më 2016.

Ministri i Rendit i Maqedonisë Oliver Spasovski, u tha mjeteve të informimit se dëmi që kishin shkaktuar të akuzuarit arrinte një vlerë prej 1,4 milionë eurosh.

The post Maqedoni: akuza ndaj tre ish Ministrave të Bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?! https://55news.al/politike/edhe-perzgjedhja-e-ministrave-ka-brenda-intrigen-e-rames/ Sun, 30 Dec 2018 13:44:57 +0000 https://new.55news.al/?p=77300 Nga Enver Bytyçi Pse Rama i përzgjodhi këta për në kabinet? Le t’i marrim me emra: 1. Erion Braçe njihet si trazavaç. Rama kuptoi se trazavaçi bënte cubin edhe me ndonjë ministër të mëparshëm për një copë fli në tepsi. Por nuk i dha asnjë copë. I dha detyrën e zevendëskryeministrit, me qëllim që të […]

The post Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?! appeared first on 55 News.

]]>
Nga Enver Bytyçi

Pse Rama i përzgjodhi këta për në kabinet? Le t’i marrim me emra:

1. Erion Braçe njihet si trazavaç. Rama kuptoi se trazavaçi bënte cubin edhe me ndonjë ministër të mëparshëm për një copë fli në tepsi. Por nuk i dha asnjë copë. I dha detyrën e zevendëskryeministrit, me qëllim që të mos kish as të drejtë firme, as të drejtë vendimmarrjeje e as të drejtë vote. Të kishte thjesht të drejtën e fjalës. Sic e kam unë e shumëkush tjetër. Si zv. kryeministër Braçe do të bëjë më pak fjalë, se po të pështyjë lart ajo do t’i bjerë në sy, po të pështyjë poshtë do të lagë gjoksin e tij.

2. Ministri i jashtëm u mor nga sorosistët e Kosovës. Ditmiri nuk u bë njësh me Ramën për ta ndarë Kosovën, edhe pse ishte i besuari I tij. I duhej i besuari i Aleksit. E gjeti te i birësuari i Baton Haxhiut. Kur ta pyesin për këtë rast, Rama do të thotë se “Unë jam i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë që kam emruar ministër të Jashtëm një kosovar”! Do mburret pra! Por në fakt nuk e ka emruar për këtë shkak! Ai deshi një ministër që të ishte në të njëjtën linjë me kryeiministrin e Shqipërisë dhe me presidentin e Kosovës që t’ia dhurojnë gati një të tretën e territorit të Kosovës Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

3. Ministrja e infrastrukturës dhe energjitikës është nga Kuçi i Vlorës, nga fshati i dajos së Edi Ramës. Në Kuç ai donte të kalonte pleqërinë bashkë me Koço Kokëdhimën. Por meqë Koçua e la, tani në pleqëri i duhet një kuçiote. Mundësisht e kamur dhe e gjeti!

4. Spiropali është me dy merita, edhe se e shpalli Ramën “Skënderbe”, edhe se grabiti 5 milion euro në dogana. Ramës i duhet një personazh i tillë. Sa më me përvojë në korrupsion e në vjedhjen e taksave të shqiptarëve, aq më shumë karrrierë me Edi Ramën! Sipas kësaj devize kryeministri zgjodhi edhe një ministër tjetër, Shalsin. Ai ka thënë se “di të vjedhë”! Dhe kryeministri ka nevojë për profesionistë në hajdutllëk! Sidomos pas gjithë atyre budallallëqeve që bënë Tahiri, Gjiknuri e të tjerë ministra të korruptuar e hajdutë, trafikantë dhe drogaxhinj! Sa për Belinën, nuk ka nevojë për vlerësim. Ka të njëjtat karakteristika si edhe Spiropali e Shalsi!

5. Mbetet Çuçi. Mesa duket Dalina ka shumë pushtet te Rama. Se kur bën dy herë burrin e gruas ministër ka një arësye të fortë. Arësye më të fortë se ish-gruaja nuk mund të gjendet!

The post Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?! appeared first on 55 News.

]]>
Ikja e ministrave?! Ku ishim..? Asgjëkundi..! Nevojitet ndryshim i filozofisë së qeverisjes https://55news.al/aktualitet/ikja-e-ministrave-ku-ishim-asgjekundi-nevojitet-ndryshim-i-filozofise-se-qeverisjes/ Sat, 29 Dec 2018 16:45:08 +0000 https://new.55news.al/?p=77186 Nga Henrik Zotaj Pas presionit te opozites, protestave qytetare dhe sidomos pas presionit te shtuar te studenteve, Kryeministri vendosi te ndryshoje kabinetin qeveritar.Ne fakt, sic eshte vene re muajt fundit, opozita, protestat qytetare dhe ne vecanti protesta e studenteve, nuk kerkojne ndryshimin e disa ministrave me disa te tjere por,— Ndryshimin e Filozofise se Qeverisjes […]

The post Ikja e ministrave?! Ku ishim..? Asgjëkundi..! Nevojitet ndryshim i filozofisë së qeverisjes appeared first on 55 News.

]]>
Nga Henrik Zotaj

Pas presionit te opozites, protestave qytetare dhe sidomos pas presionit te shtuar te studenteve, Kryeministri vendosi te ndryshoje kabinetin qeveritar.
Ne fakt, sic eshte vene re muajt fundit, opozita, protestat qytetare dhe ne vecanti protesta e studenteve, nuk kerkojne ndryshimin e disa ministrave me disa te tjere por,
— Ndryshimin e Filozofise se Qeverisjes —
Studentet nuk kerkuan asnje dite doreheqjen e ministres por, kerkonin ndryshim total te qeverisjes se universiteteve.
Ne fund, ajo qe u pa nga keto ndryshime ishte si nje nje tabllo ku, Kryeministri ndryshoi disa individe me disa te tjere,
por, Jo – Filozofine e Qeverisjes.
Ka disa arsye te forta qe te cojne ne kete perfundim.
E para, kabineti i ri, i tanishem ka afersisht gjysmen e ministrave jo perfaqesues (jo deputete), qe do te thote gjysma e kabinetit nuk mund te perfaqesoje shumicen e qytetareve, por, nje pakice qytetaresh ne rastin me te mire, ose veten e tyre ne rastin me te keq.
E dyta, ky formacion politik qe sot eshte ne qeverisjen e vendit, eshte PS, ne kete kabinet perfaqesuesit reale te saj numerohen me gishtat e njeres dore, ne kete kabinet “gjithcka eshte per Rilindjen”
E treta, ky kabinet i ri duke mos qene perfaqesues (parlamentare), do ta kete te paket mbeshtetjen e grupit parlamentar ne rastin me te mire, dhe do ti mungoje fare, ne rastin me te keq por, ne te njejten kohe do ta kete te paperfillshme dhe mbeshtetjen e qytetareve qe nuk i kane pare, takuar apo votuar, ne asnje rast ministrat e rinj.
E katerta. nje pjese e mire e ketyre ministrave kane qene zv.ministra dhe drejtore te rendesishem ne dikasteret e tyre, ne asnje rast keto ministra te rinj nuk kane promovuar ose propozuar nje filozofi tjeter qeverisjeje nga kjo qe ishte deri me tani, pra kontributi i tyre ne kete drejtim ka qene zero.
E pesta, nuk kemi dyshimin me te vogel qe ne nje vend si Shqiperia, ku me shpejt “behesh minister”pa punuar asnje dite, se sa behesh profesionist i fushes por, ne rastin konkret, me shume se gjysma e kabinetit te ri, jane persona pa nje karriere profesionale, jo te dalluar ne fushat e tyre, jo personazhe te njohur ne marrdheniet me publikun, apo sipermarrjet e tyre private.., kjo e ul me teper nivelin e qeverisjes, dhe nuk jep asnje shenje per ndryshimin e filozofise se qeverisjes.
E gjashta, duke mos qene perfaqesues (parlamentare) dhe duke mos qene profesioniste te zote te fushes, ato do te jene te kompleksuar ne rastin me te mire dhe do te jene gojekycur ne rastin me te keq perpara nje kryeministri si ky i yni.
E fundit:
Ku ishim..?? Asgjekundi..!!

 

The post Ikja e ministrave?! Ku ishim..? Asgjëkundi..! Nevojitet ndryshim i filozofisë së qeverisjes appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli i Ministrave vendim për administratën publike! Çfarë do ndodh të premten? https://55news.al/aktualitet/keshilli-i-ministrave-vendim-per-administraten-publike/ Wed, 21 Nov 2018 13:31:34 +0000 https://new.55news.al/?p=68995 Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Si rrjedhojë e festave të nëntorit (28-29), administrata publike do të jetë pushim […]

The post Këshilli i Ministrave vendim për administratën publike! Çfarë do ndodh të premten? appeared first on 55 News.

]]>
Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar vendimin për të caktuar si ditë pushimi për administratën publike, të premten e 30 nëntorit. Vendimi përcakton se dita e punës e datës 30 nëntor do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Si rrjedhojë e festave të nëntorit (28-29), administrata publike do të jetë pushim të mërkuren, të enjten dhe të premten e ardhshme.

The post Këshilli i Ministrave vendim për administratën publike! Çfarë do ndodh të premten? appeared first on 55 News.

]]>