ministrite Archives - 55 News https://55news.al/tag/ministrite/ Tue, 15 Oct 2019 09:05:21 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ministrite Archives - 55 News https://55news.al/tag/ministrite/ 32 32 Ministritë në Kosovë që do të shkrihen, sipas marrëveshjes Kurti – Osmani https://55news.al/politike/ministrite-ne-kosove-qe-do-te-shkrihen-sipas-marreveshjes-kurti-osmani/ Tue, 15 Oct 2019 09:05:21 +0000 https://new.55news.al/?p=123159 Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë një marrëveshje në parim, për t’i hapur mundësi bashkëpunimit për formimin e qeverisë së re. Njëra ndër pikat, ku ata janë pajtuar mes vete, është reduktimi i numrit të ministrive. Burime të Gazetës Blic, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë me dije që deri më […]

The post Ministritë në Kosovë që do të shkrihen, sipas marrëveshjes Kurti – Osmani appeared first on 55 News.

]]>
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë një marrëveshje në parim, për t’i hapur mundësi bashkëpunimit për formimin e qeverisë së re. Njëra ndër pikat, ku ata janë pajtuar mes vete, është reduktimi i numrit të ministrive.

Burime të Gazetës Blic, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëjnë me dije që deri më tani, ata janë pajtuar që 7 ministri të shkrihen në vetëm tri sosh. Sipas këtyre burimeve, Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Evropiane, do të shkrihen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Po ashtu, një dakordim mes LVV-së dhe LDK-së, është bërë që të bashkohen në një ministri të vetme, Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Administratës Publike.

Kurse, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, pritet të bëhet bashkë me atë të Tregtisë dhe Industrisë. Deri më tani, këto janë ministritë ku të dyja partitë janë pajtuar që të bëhen së bashku, teksa ditëve në vijim pritet të shikohet edhe rritje e reduktimit të numrit të tyre.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zotuar se me shumë gjasë, qeveria e re, do t’i ketë vetëm 12 ministri, nga 21 sa i kishte qeveria e kaluar.

Sipas Kurtit, kjo gjë do të zvogëlonte edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit. Një pajtim për këtë gjë e kanë dhënë edhe zyrtarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ani pse ende nuk janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë filluar punën për të arritur një koalicion qeverisës.

Por, negociatat mes tyre janë ndërprerë deri në vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, e cila pritet që shumë shpejt të dalë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën një javë më parë.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalur e para në zgjedhje, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kurse, në vendin e tretë ka dalur Partia Demokratike e Kadri Veselit, e pasuar nga koalicioni mes AAK-së dhe PSD-së.

The post Ministritë në Kosovë që do të shkrihen, sipas marrëveshjes Kurti – Osmani appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare “kthehet” në agjenci udhëtimi për Kryeministrinë dhe ministritë https://55news.al/aktualitet/drejtoria-e-sherbimeve-qeveritare-kthehet-ne-agjenci-udhetimi-per-kryeministrine-dhe-ministrite/ Fri, 28 Dec 2018 09:24:50 +0000 https://new.55news.al/?p=76896 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajtimit të Personaliteteve të Larta tani do të funksionojë edhe si agjenci udhëtimi që do të rezervojë bileta dhe hotele për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë dhe Ministritë e linjës. Një ndryshim i fundit i bërë ne vendimin që përcakton funksionimin e kësaj drejtorie, saktëson se përpos nëntë detyrave që […]

The post Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare “kthehet” në agjenci udhëtimi për Kryeministrinë dhe ministritë appeared first on 55 News.

]]>
Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajtimit të Personaliteteve të Larta tani do të funksionojë edhe si agjenci udhëtimi që do të rezervojë bileta dhe hotele për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë dhe Ministritë e linjës. Një ndryshim i fundit i bërë ne vendimin që përcakton funksionimin e kësaj drejtorie, saktëson se përpos nëntë detyrave që kjo drejtori kishte më herët i shtohet edhe një tjetër e re.

Kështu në pikën 2 të vendimit pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” ku thuhet se tek detyrat kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare është edhe: Ofron shërbime si agjenci udhëtimesh, për shitjen e biletave në fushën e transportit ajror dhe rezervimin e akomodimin në hoteleri jashtë vendit, për institucionet e larta shtetërore, Kryeministrinë e ministritë e linjës dhe, me kërkesë të tyre, për Presidencën dhe Kuvendin e Shqipërisë”.

Në çdo rast shpenzimet për tre prej pikave që përfshijnë detyrat e kësaj drejtorie( përfshirë biletat e udhëtimit jashtë dhe rezervimin apo akomodimin në hotel) insitucionet duhet t’i përballojnë me fondet e tyre.

Detyrat kryesore që ka Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare

Sipas ligjit në fuqi Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Trajtimit të Personaliteteve të Larta ka nëntë detyra kryesore. Së pari kryen shërbime qeveritare të pritjes së delegacioneve të huaja, të personaliteteve të larta, të miqve e dashamirësve të vendit tonë etj., të cilët vijnë të ftuar nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Këshilli i Ministrave.

Së dyti trajton me kushte banimi e ushqimi delegacionet e rangjeve të larta, që vijnë në ministri e institucione qendrore. Së treti trajton e plotëson nevojat jetësore të personaliteteve të larta.

Së katërti plotëson kushtet e nevojshme për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë shtetërore, si të mbledhjeve, konferencave, seminareve, veprimtarive ndërkombëtare etj., që kryhen në mjediset e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare.

Së pesti në përputhje me aktet ligjore në fuqi ajo kryen aktivitet tregtar siç është: dhënia me qira e vilave, objekteve që ka në administrim, si dhe kryen veprimtari ekonomike të turizmit e të shërbimeve hoteleri për persona fizike e juridike vendas e të huaj. Për nevoja të veçanta në rrethet ku nuk disponon rezidenca apo vila, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare mund të marrë objekte me qira nga subjekte shtetërore apo private, vendas apo te huaj.

Së gjashti në objektet e saj, ku ka organizuar restorante, trajton kundrejt pagesës edhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, deputetet e Kuvendit dhe titullarët e institucioneve të tjera qendrore. Rregullat e caktimit të çmimeve miratohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Së shtati kryen veprimtari shitblerjeje, veprimtari prodhimi me porosi, riparim shërbime, shërbime me taksi dhe veprimtari të tjera të kësaj natyre në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Së teti ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare mund t’i kërkohet, pjesërisht apo tërësisht, ofrimi/transferimi i këtyre shërbimeve të përgjithshme edhe nga institucionet më të larta të shtetit, si Presidenca apo Kuvendi i Shqipërisë. Shpenzimet për shërbimet e ofruara përballohen nga buxheti i shtetit. Së nënti kjo drejtori ka detyrë organizimin e eventeve, si dhe të aktiviteteve ceremoniale, publike dhe jopublike, sipas kërkesës, duke trajtuar me përparësi nevojat e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Shpenzimet për këto evente përballohen nga buxheti i vetë institucioneve

 

The post Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare “kthehet” në agjenci udhëtimi për Kryeministrinë dhe ministritë appeared first on 55 News.

]]>