miqesorja Archives - 55 News https://55news.al/tag/miqesorja/ Wed, 10 Oct 2018 13:01:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png miqesorja Archives - 55 News https://55news.al/tag/miqesorja/ 32 32 Miqësorja me Jordaninë, ja si do rreshtohen kuqezinjtë në fushë https://55news.al/sport/miqesorja-me-jordanine-ja-si-do-rreshtohen-kuqezinjte-ne-fushe/ Wed, 10 Oct 2018 13:01:17 +0000 https://new.55news.al/?p=56669 Kombëtarja do të luajë sot në “Elbasan Arena” miqësoren me Jordaninë, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë. Një test miqësor, për të parë gjendjen e grupit përballë një ndeshjeje vendimtare për fatet në turneun e Ligës së Kombeve. Siç bëhet me dije, formacioni për […]

The post Miqësorja me Jordaninë, ja si do rreshtohen kuqezinjtë në fushë appeared first on 55 News.

]]>
Kombëtarja do të luajë sot në “Elbasan Arena” miqësoren me Jordaninë, vetëm 4 ditë para se të përballet për ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit në transfertë.

Një test miqësor, për të parë gjendjen e grupit përballë një ndeshjeje vendimtare për fatet në turneun e Ligës së Kombeve.

Siç bëhet me dije, formacioni për sot pritet të jetë 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos.

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Balotazhin për pozicionin e vetëm në sulm, mes Balajt e Manajt, mesa duket e ka fituar shkodrani.

The post Miqësorja me Jordaninë, ja si do rreshtohen kuqezinjtë në fushë appeared first on 55 News.

]]>
Pas pak nis miqësorja me Ukrainën, ja formacioni zyrtar i Shqipërisë https://55news.al/sport/miqesorja-me-ukrainen-ja-formacioni-zyrtar-i-shqiperise/ Sun, 03 Jun 2018 13:20:46 +0000 https://new.55news.al/?p=22272 Në Evian të Francës në orën 16:00 do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 3-0 me Kosovën, teksa ndaj ukrainasve të Shevçenkos u duhet të ndryshojnë “fytyrë”. Për këtë arsye trajneri Panucci ka bërë disa ndryshime në formacion, teksa në sulm ka preferuar të aktivizojë si titullar Rey Manajn. […]

The post Pas pak nis miqësorja me Ukrainën, ja formacioni zyrtar i Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Në Evian të Francës në orën 16:00 do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes 3-0 me Kosovën, teksa ndaj ukrainasve të Shevçenkos u duhet të ndryshojnë “fytyrë”.

Për këtë arsye trajneri Panucci ka bërë disa ndryshime në formacion, teksa në sulm ka preferuar të aktivizojë si titullar Rey Manajn.
Tashmë gjithçka është gati dhe Panucci ka publikuar formacion zyrtar të kuqezinjve.
Formacioni i Shqipërisë:
Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj.

The post Pas pak nis miqësorja me Ukrainën, ja formacioni zyrtar i Shqipërisë appeared first on 55 News.

]]>
Miqësorja/ Duka: I lumtur për Kosovën mos i fryni një “zjarri” që nuk ekziston https://55news.al/sport/miqesorja-duka-i-lumtur-per-kosoven-mos-i-fryni-nje-zjarri-qe-nuk-ekziston/ Wed, 30 May 2018 18:18:24 +0000 https://new.55news.al/?p=21163 Presidenti iFederatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar sot për humbjen që Shqipëria pësoi në miqësoren kundër Kosovës. Kreu i federatës së futbollit përmes një shkrimi në ëebsajtin zyrtar të FSHF-së shkruan se fitorja e Kosovës e ka lumtuar shumë, por në të njëjtën kohë deklaron se ishte një ditë e errët për kombëtaren […]

The post Miqësorja/ Duka: I lumtur për Kosovën mos i fryni një “zjarri” që nuk ekziston appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti iFederatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar sot për humbjen që Shqipëria pësoi në miqësoren kundër Kosovës.

Kreu i federatës së futbollit përmes një shkrimi në ëebsajtin zyrtar të FSHF-së shkruan se fitorja e Kosovës e ka lumtuar shumë, por në të njëjtën kohë deklaron se ishte një ditë e errët për kombëtaren kuqezi.

Armando Duka nuk ka harruar të komentoj as reagimet e shumta që dolën menjëherë pas ndeshjes, duke thënë se disa po përpiqen t’i fryjnë një zjarri që nuk ekziston.

Reagimi i plotë i Dukës:

Të nderuar dashamirës të Futbollit, shqiptar kudo ku ndodheni!

Mbrëmë ishte një ditë e madhe për shqiptarët kudo që ndodhen: realizuam një ëndërr të kahershme, miqësoren e zyrtarizuar mes dy ekipeve të një gjaku Kosovë-Shqipëri. Qe një ditë e madhe për shqiptarët kudo që jetojnë, por nuk mund ta mohoj që ishte një dite e errët për kombëtaren tonë. Por, ndodh në futboll, ka edhe ditë si kjo, megjithëse askush nuk i dëshiron. Unë uroj dhe besoj shumë që skuadra, stafi dhe të gjithë ne, do të dijmë që ta lexojmë këtë paraqitje të keqe sportive.

Kjo skuadër ka shumë e më shumë potencial dhe uroj që këtë ta tregojë menjëherë që në ndeshjen e radhës me Ukrainën. Kosova luajti më mirë se ne, dhe për këtë unë i përgëzoj dhe nuk kam pse ta fsheh që jam i lumtur për suksesin e këtij ekipi, si të ishte Shqipëria. I uroj nga zemra shumë suksese ekipit të Kosovës në të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, e kam jo pak të vështirë të kuptoj, të besoj, e jo vetëm unë, por edhe shumë nga qytetarët e paindoktrinuar dhe pa paragjykime në të dyja anët e kufirit, se si një ndeshje miqësore vëllezërish, të bëhet shkak për anatemime, negativitet dhe baltë nga disa të pa udhë , të cilët kërkojnë me çdo kusht të bëhen “protagonistë” të neveritshëm duke menduar se po i hedhin benzinë një “zjarri” që nuk ekziston aspak. Shqipëria dhe Kosova luajtën thjesht një ndeshje sportive.

Kombëtarja e Shqipërisë ka qenë e hapur për futbollistët e të gjitha trevave shqiptare. Ne kemi patur nevojë për futbollistë cilësorë, dhe ata kanë pasur dëshirë që të shprehin cilësitë e tyre, dhe njëherësh të japin kontributet e veta në të vetmin ekip shqiptar.

Të gjithë bashkë kemi bërë krenarë çdo shqiptar në çdo cep të globit , me vepra e jo me lehje. Ne kemi lobuar me pasion dhe me fanatizëm që Kosova të ketë këtë Federatë që ka edhe sot. Ndaj, një miqësore midis vëllezërish, me çfarëdo rezultati, duhet të na gëzojë të gjithëve më shumë.

Kjo është e gjitha, ishte thjesht një miqësore: autokritikë Shqipëria, dhe urime Kosova. Për të tjerat e kam të pamundur të futem në debate me analistë politikë, apo edhe ish-presidentë, që brenda 24 orësh gdhihen trajnerë futbolli, këndej dhe andej kufirit.

Gëzuar shqiptarë kudo që ndodheni!

The post Miqësorja/ Duka: I lumtur për Kosovën mos i fryni një “zjarri” që nuk ekziston appeared first on 55 News.

]]>
Shqipëri-Kosovë, formacionet zyrtare. Debutojnë 2 kuqezinj https://55news.al/sport/shqiperi-kosove-formacionet-zyrtare-debutojne-2-kuqezinj/ Tue, 29 May 2018 17:43:50 +0000 https://new.55news.al/?p=20857 Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes dy përfaqësueseve është quajtur “vëllazëror”, edhe pse të dy trajnerët duan nga të besuarit e tyre të shfaqin më të mirën në fushën e lojës. Christian Panucci dhe Bernard Challande i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. Panucci ka zgjedhur […]

The post Shqipëri-Kosovë, formacionet zyrtare. Debutojnë 2 kuqezinj appeared first on 55 News.

]]>
Në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi mes dy përfaqësueseve është quajtur “vëllazëror”, edhe pse të dy trajnerët duan nga të besuarit e tyre të shfaqin më të mirën në fushën e lojës.

Christian Panucci dhe Bernard Challande i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare. Panucci ka zgjedhur të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë dy debutuesit Ndoji dhe Guri, duke shpresuar që dëshira e tyre të bëjnë diferencën në një rreshtim ku mungojnë shumë nga titullarët e zakonshëm.

Nga ana tjetër, Challande i ka besuar një rreshtimi shumë sulmues, me emra si Rashica, Avdijaj, Zeneli e Muriqi që luajnë të gjithë që nga minuta e parë e takimit së bashku, me dëshirën për të shënuar në portën e Berishës. Kjo miqësore do të startojë në orën 20:00.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Ramadani, Qaka, Ndoj, Roshi, Guri, Cikalleshi

Trajner: Ch. Panucci

Kosova: Ujkani, Vojvoda, Ismajli, Rrahmani, Aliti, Halimi, Shala, Rashica, Avdijaj, Zeneli, Muriqi

Trajner: B. Challande

The post Shqipëri-Kosovë, formacionet zyrtare. Debutojnë 2 kuqezinj appeared first on 55 News.

]]>
Miqësorja e kombit, De Biasi me syrin e tifozit https://55news.al/sport/miqesorja-e-kombit-de-biasi-me-syrin-e-tifozit/ Tue, 29 May 2018 17:42:30 +0000 https://new.55news.al/?p=20855 Gianni De Biasi do të jetë një tifoz special mbrëmjen e sotme në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut. Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi do të ndjekë nga afër përballjen mes Shqipërisë e Kosovës, një ndeshje që e ka përjetuar edhe vet para pak vitesh. Në një intervistë për Top-channel ish-trajneri i kombëtares ka treguar për miqësoren që […]

The post Miqësorja e kombit, De Biasi me syrin e tifozit appeared first on 55 News.

]]>
Gianni De Biasi do të jetë një tifoz special mbrëmjen e sotme në stadiumin “Letzigrund” të Zyrihut. Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi do të ndjekë nga afër përballjen mes Shqipërisë e Kosovës, një ndeshje që e ka përjetuar edhe vet para pak vitesh.

Në një intervistë për Top-channel ish-trajneri i kombëtares ka treguar për miqësoren që është luajtur gjatë drejtimit të tij të kombëtares sonë.

“Ishte një ndeshje në miqësi të plotë para dy-3 vitesh, mes vëllezërve, por një ndeshje e çuditshme për mua. Preferoj të luaj ndaj kundërshtarëve të vërtetë. Ndryshimet që ka sjellë Panuçi janë të goditura dhe synojnë rritjen e ekipit. Sigurisht ka lënë lojtarë në shtëpi, por duhet të provojë të rinj. Kur të vijë koha e pikëve do të llogarisë vlerësimet e këtyre miqësoreve”, tha Gianni De Biasi, ish-trajner i Shqipërisë.

Italo-shqiptari pranon se tani do të ketë përplasje mes dy federatave për talentet e futbollit.

“Është e qartë që tani, me njohjen e Kosovës do të jetë normale që do të ketë pak konflikt. Por ka hapësirë për të manovruar, sepse ka lojtarë të brezit të dytë që kanë lindur jashtë dhe janë interesantë. Të gjithë sot duan të fitojnë. Mbaj mend herën e fundit ishte një festë e bukur. Sot është ndryshe, pasi është fundsezoni dhe lojtarët janë të lodhur, e vlerësimet janë të vështira”, tha më tej De Biasi.

Për momentin e ardhmja e De Biasit është e fokusuar vetëm në rolin e opinionistit sportiv.

“Tani për tani jam parkuar te Rai për të ndjekur me interes ndeshjet e Botërorit. Kam folur me një Federatë të rëndësishme, të një vendi që merr pjesë në Botëror, e shpresoj ta konkretizojmë pas Botërorit, ndërsa kam dhe dy oferta nga ekipe jashtë Italisë”, tha ai.

The post Miqësorja e kombit, De Biasi me syrin e tifozit appeared first on 55 News.

]]>