miqte e njeriut Archives - 55 News https://55news.al/tag/miqte-e-njeriut/ Mon, 14 May 2018 12:16:05 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png miqte e njeriut Archives - 55 News https://55news.al/tag/miqte-e-njeriut/ 32 32 Të “flasësh” me kafshët, të bën mirë për shëndetin https://55news.al/shendeti/te-flasesh-me-kafshet-te-ben-mire-per-shendetin/ Mon, 14 May 2018 12:16:05 +0000 https://new.55news.al/?p=15503 Kafshët shtëpiake nuk janë vetëm miqtë e njeriut, por me to edhe mund të ndash sekretet. Nuk të ndërpresin teksa i flet e mbi të gjitha nuk të japin këshilla të lodhshme… Një studim anglez këshillon se të ndash “hallet e problemet” me qenin apo cilëndo kafshë shtëpiake bën mirë për shëndetin. “Është një gabim […]

The post Të “flasësh” me kafshët, të bën mirë për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>
Kafshët shtëpiake nuk janë vetëm miqtë e njeriut, por me to edhe mund të ndash sekretet.

Nuk të ndërpresin teksa i flet e mbi të gjitha nuk të japin këshilla të lodhshme…

Një studim anglez këshillon se të ndash “hallet e problemet” me qenin apo cilëndo kafshë shtëpiake bën mirë për shëndetin.

“Është një gabim i madh të nënvlerësosh rolin që kanë në jetët tona ditët e sotme kafshët shtëpiake. T’u rrëfehesh atyre, edhe për sekretet më të mëdha që ke, ndihmon për të luftuar stresin, eliminon ankthin dhe një sërë ndjesish të tjera të dëmshme për shëndetin fizik e mendor”, thotë psikologia angleze Corinne Sëeet.

“Kafshët mund të mos kuptojnë atë çfarë u thuhet, mund të mos flasin, por padyshim janë miqtë më besnikë të padronëve të tyre. Sigurisht t’u flasësh atyre tingëllon pak e sikletshme, por siç tregojnë studimet ta bësh këtë ndihmon në shëndetin tonë dhe miku me katër këmbë vlerëson vëmendjen e kushtuar ndaj tij”, thotë udhëheqësja e studimit, Janet Connor.

Në fakt përfundimi i psikologëve anglezë mbështetet nga një tjetër sondazh kryer nga një agjencia e specializuar për ushqimin e kafshëve shtëpiake.

Sondazhi i asaj kohe i publikuar nga “DailyMail”, arrinte në përfundimin se 18 përqind e grave të martuara flisnin më shumë me kafshën e tyre shtëpiake se sa me bashkëshortin.

The post Të “flasësh” me kafshët, të bën mirë për shëndetin appeared first on 55 News.

]]>