mision Archives - 55 News https://55news.al/tag/mision/ Mon, 06 Aug 2018 07:15:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mision Archives - 55 News https://55news.al/tag/mision/ 32 32 BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë https://55news.al/bota-shqiptare/be-ja-e-dergon-ne-shtator-nje-mision-vleresues-ne-kosove/ Mon, 06 Aug 2018 07:15:06 +0000 https://new.55news.al/?p=40538 Në fund të muajit shtator Kosovën do ta vizitojë një mision vlerësues i Bashkimit Evropian për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë, konkretisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë për “Zërin” se dërgimi i këtij misioni ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për […]

The post BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Në fund të muajit shtator Kosovën do ta vizitojë një mision vlerësues i Bashkimit Evropian për t’i parë arritjet në fushën e drejtësisë, konkretisht në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile dhe komerciale. Zyra e BE-së në Prishtinë ka thënë për “Zërin” se dërgimi i këtij misioni ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian, ndërsa kanë pohuar se ndërlidhet edhe me liberalizimin e vizave. Kurse ministrja, Dhurata Hoxha, ka thënë se ky mision nuk ka ndikim në procesin e liberalizimit

Nga data 24 deri më 28 shtator në Kosovë do të qëndrojnë disa ekspertë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian në kuadër të një misioni vlerësues, të cilin e dërgon Komisioni Evropian për të parë përparimin e Kosovës në fushën e drejtësisë, përkatësisht për progresin në zbatimin e vendimeve gjyqësore në çështjet civile, komerciale dhe për çështjet që lidhen me to.
Zyra e BE-së në Prishtinë ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Komisioni Evropian rregullisht bën misione të rishikimit, duke përfshirë këtu edhe ato në fushën e sundimit të ligjit.
Sipas kësaj Zyre, kjo ndihmon që të përcaktohen prioritetet kyçe për Kosovën në rrugëtimin evropian.
Zyra e BE-së në Prishtinë po ashtu ka thënë se ky proces ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave…

The post BE-ja e dërgon në shtator një mision vlerësues në Kosovë appeared first on 55 News.

]]>
Salvini kërkon mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare https://55news.al/globi/salvini-kerkon-mbylljen-e-porteve-dhe-per-anijet-e-misioneve-nderkombetare/ Sun, 08 Jul 2018 15:37:54 +0000 https://new.55news.al/?p=33057 Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane. Pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, Matteo Salvini ka vendosur mbylljen […]

The post Salvini kërkon mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare appeared first on 55 News.

]]>
Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane.

Pas mbylljes së porteve italiane për anijet e organizatave humanitare të impenjuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, Matteo Salvini ka vendosur mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.

Numri 1 i Ministrisë së Brendshme italiane ka informuar se në samitin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do  zhvillohet këtë të enjte 12 korrik në Innsbruck, Italia do të kërkojë mbylljen e  porteve dhe për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

“Për fat të keq, qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantët në Itali. Por me qeverinë e re kjo lloj muzike ka ndryshuar do vazhdoj të ndryshoj”,  shprehet Salvini.

Vendimi i Ministrit të Brendshëm italian erdhi pas zbarkimit në portin siçilian të Messinës të 106 emigrantëve të anijes së misionit ndërkombëtar Eunavformed.

Sipas verifikimeve të Ministrisë së Brendshme italiane këta emigrantë janë shpëtuar në brigjet libiane në natën e 4-5 korrikut.

 “Është e papranueshme, shprehet Salvini që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane.”

Edhe ministri italian i Transportit dhe Infrastrukturës Danilo Tonili i Lëvizjes 5 Yje ka përkrahur këtë vendim të Matteo Salvinit duke akuzuar ish kryeministrin Matteo Renzi i cili ka firmosur marrëveshjen europiane Sophia që sipas tij ka zhvlerësuar të gjitha interesat kombëtare italiane duke pranuar zbarkimin në portet italiane të emigrantëve të shpëtuar nga të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe.

The post Salvini kërkon mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare appeared first on 55 News.

]]>