mjerimit Archives - 55 News https://55news.al/tag/mjerimit/ Mon, 03 Dec 2018 15:56:03 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mjerimit Archives - 55 News https://55news.al/tag/mjerimit/ 32 32 Shifrat e mjerimit – Ja si jetojnë invalidët dhe pensionistët https://55news.al/aktualitet/shifrat-e-mjerimit-ja-si-jetojne-invalidet-dhe-pensionistet/ Mon, 03 Dec 2018 15:56:03 +0000 https://new.55news.al/?p=71710 Një invalid në Shqipëri jeton me më pak se 450 lekë në ditë… nëse ka fatin të përfitojë pension qyteti. Sot është dita botërore e personave me aftësi të kufizuara dhe rasti për të kthyer në vëmendje mjerimin ekonomik me të cilin përballet kjo shtresë në Shqipëri. Pensioni mesatar i invaliditetit në qytet i siguron […]

The post Shifrat e mjerimit – Ja si jetojnë invalidët dhe pensionistët appeared first on 55 News.

]]>
Një invalid në Shqipëri jeton me më pak se 450 lekë në ditë… nëse ka fatin të përfitojë pension qyteti. Sot është dita botërore e personave me aftësi të kufizuara dhe rasti për të kthyer në vëmendje mjerimin ekonomik me të cilin përballet kjo shtresë në Shqipëri.

Pensioni mesatar i invaliditetit në qytet i siguron një përfituesi në qytet më pak se 450 lekë në ditë, ndërsa një invalid që jeton në fshat merr vetëm 215 lekë në ditë. Në mesatare të thjeshtë, një invalid në Shqipëri duhet të jetojë me rreth 300 lekë ose 2.6 euro në ditë.

Në mungesë të të ardhurave të tjera familjare, këta njerëz do të ishin në kufijtë e mbijetesës; një pjesë e mirë e tyre, padyshim janë. Dhe nuk flasim për pak njerëz, por për mbi 70 mijë shqiptarë që jetojnë me pension invaliditeti.

Ndonëse në morinë e lajmeve mund të flasim përditë për një ekonomi që rritet dhe standarde jetese që përmirësohen, e vërteta është se shtresat më të brishta të shoqërisë shqiptare ngelen në varfëri.

Një pensionist në qytet jeton sot me një të ardhur mesatare prej 520 lekësh në ditë, ndërsa një pensionist në fshat me më pak se 300 lekë në ditë. Një individ që përfiton pension familjar merr vetëm 223 lekë në ditë në qytet dhe 83 lekë në ditë në fshat.

Akoma më dramatike është gjendja e një familjeje që varet vetëm nga ndihma ekonomike. Sipas Instat, në mesin e këtij viti, numri mesatar i familjeve që përfitonin ndihmë ekonomike ishte mbi 53 mijë.

Masa mesatare e ndihmës ekonomike është rreth 175 lekë në ditë për çdo familje. Nëse llogarisim se përbërja mesatare e një familjeje është 3.7 persona, atëherë përfitimi për frymë është më pak se 50 lekë në ditë!

Këto shifra tregojnë qartë gjendjen ku ndodhen mbi 820 mijë shqiptarë të varur nga pensioni ose ndihma ekonomike. Një pjesë e mirë e tyre jetojnë në mjerim të mirëfilltë, ndërsa një pjesë ngelet e varur nga të tjerët dhe sidomos nga dërgesat e familjarëve në emigracion.

The post Shifrat e mjerimit – Ja si jetojnë invalidët dhe pensionistët appeared first on 55 News.

]]>
Denoncim/ “Narkokryetari që vjedh edhe kafshatën e mjerimit!” https://55news.al/politike/denoncim-narkokryetari-qe-vjedh-edhe-kafshaten-e-mjerimit/ Mon, 20 Aug 2018 14:39:25 +0000 https://new.55news.al/?p=43301 “Kryetari i Bashkisë së Hasit është duke vjedhur ndihmën ekonomike të 260 familjeve në prag të festës së Bajramit” ky është denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në “facebook”, Berisha e ka bërë publik këtë denoncim ku ka thënë në këtë “kriminelë” po vjedhin edhe kafshatën e mjerimit. […]

The post Denoncim/ “Narkokryetari që vjedh edhe kafshatën e mjerimit!” appeared first on 55 News.

]]>
“Kryetari i Bashkisë së Hasit është duke vjedhur ndihmën ekonomike të 260 familjeve në prag të festës së Bajramit” ky është denoncimi që një qytetar ka bërë të Ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në “facebook”, Berisha e ka bërë publik këtë denoncim ku ka thënë në këtë “kriminelë” po vjedhin edhe kafshatën e mjerimit.

Postimi i plotë:

Narkokryetari qe vjedh edhe kafshaten e mjerimit! sb

“ZOTI BERISHA PERSHENDETJET E MIA TE PERZEMRTA JU LUTEM TA DENENCONI NJE KRIM DHE VJEDHJE QE U BEHET BANORVE TE HASIT ME NDIHMEN EKONOMIK DUKE HEQ 260 FAMILJE NE PRAG TE FESTES SE BAJRAMIT KSHILLI BASHKIAK I KA KALUAR LISTAT E PLOTA POR KRYETARI I BASHKIS I BER NJE ME KRIMIN PASI KA VJEDH ME MILJONA EURO PO VJEDHE DHE THESIN E MILLIT KTYRE FAMILJEVE NE SKAMJE TE MJERUSHME KJO ESHTE BASHKIA E HALABAKVE.”

The post Denoncim/ “Narkokryetari që vjedh edhe kafshatën e mjerimit!” appeared first on 55 News.

]]>