mjetesh Archives - 55 News https://55news.al/tag/mjetesh/ Mon, 09 Jul 2018 08:21:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mjetesh Archives - 55 News https://55news.al/tag/mjetesh/ 32 32 Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   https://55news.al/aktualitet/tirane-arrestohen-16-drejtues-mjetesh-dhe-pezullohen-86-patenta/ Mon, 09 Jul 2018 08:21:23 +0000 https://new.55news.al/?p=33213 16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi. Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e […]

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë, po ashtu janë pezulluar edhe 86 leje drejtimi, nga të cilat:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara
30 për pije alkoolike
7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

Ndërkohë, po ashtu janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi 12 drejtues mjetesh, nga të cilat 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, nga kontrollet policore të ushtruara në fundjave, 75 mjete janë ndaluar administrativisht, ku 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim si dhe janë vendosur 645 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore u bën apel jo vetëm drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ky është edhe aksioni i dytë i policisë për këtë javë në kuadër të Operacioneve Tispol” Korrik 2018.

The post Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta   appeared first on 55 News.

]]>
Policia aksione të fshehta/ Gjobit 167 drejtues mjetesh në 72 orët e fundit https://55news.al/aktualitet/policia-aksione-te-fshehta-gjobit-167-drejtues-mjetesh-ne-72-oret-e-fundit/ Tue, 29 May 2018 18:51:48 +0000 https://new.55news.al/?p=20889 Ndonëse kontrollet dhe masat, sipas Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë çdo ditë në rrugë të ndryshme, përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor. Vetëm për 72 orët e fundit në rrugët urbane të kryeqytetit […]

The post Policia aksione të fshehta/ Gjobit 167 drejtues mjetesh në 72 orët e fundit appeared first on 55 News.

]]>
Ndonëse kontrollet dhe masat, sipas Policisë Rrugore Tiranë vazhdojnë çdo ditë në rrugë të ndryshme, përsëri “shkelja e semaforit”, mbetet evidente dhe me shifra që tregojnë rrezikun që u kanoset këmbësorëve dhe vetë drejtuesve të automjeteve, në kryqëzimet dhe rrugëkalimet, që rregullohen me semafor.

Vetëm për 72 orët e fundit në rrugët urbane të kryeqytetit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor), 167 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, njofton Policia.

Gjithashtu janë evidentuar edhe shumë shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, që janë burim aksidenti, si: mospërdorimi i kaskave mbrojtëse, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat e banuara si dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shtuan të një njëjtat burime.

The post Policia aksione të fshehta/ Gjobit 167 drejtues mjetesh në 72 orët e fundit appeared first on 55 News.

]]>