mls Archives - 55 News https://55news.al/tag/mls/ Fri, 11 May 2018 11:47:14 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mls Archives - 55 News https://55news.al/tag/mls/ 32 32 MLS, Giovinco lojtari më i paguar në Amerikë, lë pas Ibran https://55news.al/sport/mls-giovinco-lojtari-me-i-paguar-ne-amerike-le-pas-ibran/ Fri, 11 May 2018 11:47:14 +0000 https://new.55news.al/?p=14617 Me kalimin e Zlatan Ibrahimoviç në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), dukej se sulmuesi suedez do ishte më i paguari në “tokën e premtuar” në sportin e futbollit. Por, sipas bilanceve zyrtare del se është talenti italian, Sebastian Giovinco është ai që vlerësohet më shumë në aspektin financiar në “MLS”. Ish-sulmuesi i Juventusit, që luan […]

The post MLS, Giovinco lojtari më i paguar në Amerikë, lë pas Ibran appeared first on 55 News.

]]>
Me kalimin e Zlatan Ibrahimoviç në kampionatin amerikan të futbollit (MLS), dukej se sulmuesi suedez do ishte më i paguari në “tokën e premtuar” në sportin e futbollit.

Por, sipas bilanceve zyrtare del se është talenti italian, Sebastian Giovinco është ai që vlerësohet më shumë në aspektin financiar në “MLS”.

Ish-sulmuesi i Juventusit, që luan te Toronto që prej vitit 2015, ka një kontratë me skuadrën kanadeze që i garanton 7 milionë dollarë, falë edhe bonuseve të majme.

Shpikjet e tij nga goditjet e dënimit i kanë sjellë jo pak të ardhura skuadrës kanadeze, përmes sponsorëve dhe publiciteteve, e duket se investimi, që ishte një bast i rrezikshëm para 3 vitesh, po jep frytet e tij.

Ndërkohë, Ibra ka lënë mbresa te tifozët amerikanë që në debutimin e tij, me gola spektakolarë, por në listën e më të paguarve është jashtë 5 të parëve.

Në vendin e dytë, në klasifikimin e futbollistëve më të vlerësuar financiarisht, është lojtari tjetër i Torontos, Michael Bradley, ndërsa pas tij renditet sulmuesi i Los Angeles, Carlos Vela, lojtar që lë jashtë podiumit gjermanin Bastian Schëeinsteiger.

The post MLS, Giovinco lojtari më i paguar në Amerikë, lë pas Ibran appeared first on 55 News.

]]>