modeli Archives - 55 News https://55news.al/tag/modeli/ Tue, 25 Dec 2018 18:27:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png modeli Archives - 55 News https://55news.al/tag/modeli/ 32 32 Modeli i suksesit në mikrofinancë që ndihmon zhvillimin e bujqësisë https://55news.al/aktualitet/modeli-i-suksesit-ne-mikrofinance-qe-ndihmon-ne-zhvillimin-e-bujqesise/ Tue, 25 Dec 2018 18:27:55 +0000 https://new.55news.al/?p=76414 Me një eksperincë të gjatë në sektorin e mikrofinancës ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit te anëtari dhe nevojat e tij, duke i shërbyer anëtarëve në mënyrë të vazhdueshme, përcjell imazhin dhe mesazhat e duhura, duke i qëndruar pranë anëtarit. FED invest ofron transparencë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta të gjith anëtarve të […]

The post Modeli i suksesit në mikrofinancë që ndihmon zhvillimin e bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Me një eksperincë të gjatë në sektorin e mikrofinancës ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit te anëtari dhe nevojat e tij, duke i shërbyer anëtarëve në mënyrë të vazhdueshme, përcjell imazhin dhe mesazhat e duhura, duke i qëndruar pranë anëtarit. FED invest ofron transparencë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta të gjith anëtarve të cilët, përfituesit më të mëdhenj janë banorët e zonave rurale.
Institucioni është inspiruar nga modelet e kooperativës financiare si Rabobank në Hollandë dhe Raiffeisen në Austri, të cilat kanë rrënjë të forta sociale në komunitetin lokal. FED invest përdor praktikat e bakingut modern duke ofruar produktet nga më konkurruese në treg. Përmirësimin e nivelit të jetesës dhe nxitjen e zhvillimit në zonën rurale.
Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni financiar po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. Njëherësh po zbaton aktualisht dy projekte; projekti katër vjeçar, bashkëpunim i Agjensisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) dhe FED invest,“Përfshirja Financiare e Fermave Familjare në Shqipëri” dhe projekti 4-vjeçar i financuar nga Qeverinë Holandeze, EFSE DF and Rabobank International“Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale” gjendjes aktuale financiare dhe ekonomike (sidomos në prodhimin bujqësor) të familjeve në zonat rurale.

Mundësia e financimit në bujqësi është rritur më tej, pasi në korrik të këtij viti, institucioni nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit « IPARD II » si dhe Skemave Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, të financuara nga Qeveria Shqiptare me qëllim rritjen e ofertës dhe promovimin e produkteve financiare, që u vihen në dispozicion bizneseve të cilat operojnë në zonat rurale.
Gjithashtu ka zgjeruar gamën e shërbimeve për të gjithë anëtarët e saj, në zonat urbane dhe semi urbane, për të zhvilluar aktivitetet e tyre në mënyrë që të gjenerojnë të ardhura dhe të rrisin kapacitetet. Krahas Bujqësisë dhe Blegtorisë financimet mund të jenë edhe për Prodhim, Shërbime, Tregti, Kredi Familjare, Investime, Projekte, Hoteleri, Transport, Shërbime në turizëm etj

Me 26 vitet e tij po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. Ka 60 degë të shtrira në të gjithë territorin e vendit dhe mbulon mbi 1700 fshatra,ku sëfundi është zgjeruar në Gjirokastër, Përmet dhe Lezhë, për më tej dhe për 2019-n, FED invest do të hapë dy degë të reja.
Aktualisht janë mbi 60 000 anëtarë që i besojnë ҫdo ditë Institucionit dhe për më tepër numëron 231 të punësuar, ku 55% e tyre janë femra. Gjithashtu, në drejtim të trajnimeve Institucioni është investuar duke organizuar një sërë trajnimesh të ndryshme me tematika të fokusuara sipas nevojave institucionale.
Gjatë nëntorit të këtij viti, portofoli i kredisë mbërriti në ALL 3.7 miliardë dhe objektivi për vitin 2019 është 4.2 milliardë lekë ndërsa portofoli i depozitave arriti vleren 3.7 miliardë.
Tashmë, në kuadër të programit të asistencës teknike të Komisionit Europian – EaSI – është përfitues i vlerësimit institucional që do të kryhet nga MicroFinanza Rating . Në këtë kuadër ky institucion u vizitua pak kohë më parë nga perfaqësuesit e MicroFinanza Rating, të cilët kryen intervista me të gjithë përfaqësuesit e departamenteve të institucioneve, mbi ecurinë dhe zbatimin e punës në sistemin e mikrofinancës. Në optikën e përfaqësuesve të MFR vlerësimi për FED invest është një Institucion, që përmbush të gjitha standartet ndërkombëtare në sektorin e mikrofinancës.
Një mundësi shumë e mirë për antarët e FED invest, veçanërisht ata të përfshirë në zinxhirin e vlerës, që të përfitojnë nga interesa shumë të favorshëm me anë të një kredie të butë në këmbim të investimeve fizike që ata duhet të kryejnë në mallra me origjinë italianë në bashkëpunim me Programin Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve.

Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Interreg V-B “Balkan-Mediterranean 2014-2020” që financohet nga Fondi Europian Rajonal për Zhvillim, FED invest është partner lokal i projektit fitues Skills4SME-s. Qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i një strukture të integruar mësimore (platformë elektronike) ndërkufitare për ofrimin e shërbimeve të zhvillimit të biznesit dhe instrumenta të tjerë ndihmës për SME-të ekzistuese dhe potenciale, si në formë elektronike ashtu edhe përmes trajnimeve. Ky projekt është parashikuar që të zhvillohet gjatë periudhës dy vjeçare Tetor 2018 – Tetor 2020.
Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon antarësinë në aktivitetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregëti, shërbime etj., gjë e cila ka bërë të qëndrueshëm dhe domosdoshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale

MicroFinanza Rating (MFR) është një agjenci private dhe e pavarur ndërkombëtare e specializuar për mikrofinancim, e themeluar në vitin 2000. Misioni i saj është të sigurojmë industrinë e financave me mikrofinancim dhe përgjegjësi me vlerësime të pavarura, me cilësi të lartë dhe shërbime informacioni, duke synuar rritjen e transparencës, lehtësimin e investimeve dhe promovimin e praktikave më të mira në mbarë botën.

 

 

The post Modeli i suksesit në mikrofinancë që ndihmon zhvillimin e bujqësisë appeared first on 55 News.

]]>
Modeli Mid’hat Frasheri https://55news.al/opinion/modeli-mid-hat-frasheri/ Thu, 15 Nov 2018 20:00:37 +0000 https://new.55news.al/?p=67511 Nga Aurel Plasari Zotëria e tij Mid’hat Frashëri qe njëri ndër më buzëhollët e kulturës shqiptare ndaj të shkruarave dhe të folurave, përveç që qe edhe shumë ironik. Është prandaj jo vetëm nder, por edhe trazim i madh të flasësh para eshtrave, që mbas pak do t’i kthehen dheut të Shqipërisë, të një buzëholli dhe […]

The post Modeli Mid’hat Frasheri appeared first on 55 News.

]]>
Nga Aurel Plasari

Zotëria e tij Mid’hat Frashëri qe njëri ndër më buzëhollët e kulturës shqiptare ndaj të shkruarave dhe të folurave, përveç që qe edhe shumë ironik.
Është prandaj jo vetëm nder, por edhe trazim i madh të flasësh para eshtrave, që mbas pak do t’i kthehen dheut të Shqipërisë, të një buzëholli dhe ironiku të tillë, i cili edhe në shëtitje merrte me vete Dialogët e të vdekurve të Lukianit që i kishte lexuar më shumë se dhjetë herë, siç thoshte.
Para se të qe burrë i madh, Mid’hat Frashëri rezulton të ketë qenë një djalosh gjenial. Dy copë shkrime të thjeshta që mbajnë vitin 1887, të parat e botuara prej tij, nuk janë veçse hartime të një adoleshenti 16-vjeçar, mirëpo ja që njëri syresh i kushtohet “Skanderbegut”, kurse tjetri dallimit mes koncepteve “fe” dhe “komb”. Të ishte gjallë nuk besoj t’u bënte vend në Veprat e veta, ndërsa përfshirja e tyre sot në botimin e Veprave të Zgjedhura të tij ka vlerë unikale për të përfytyruar atë mjedis intelektual dhe njëherësh atdhetar në të cilin u formua ky djalosh gjenial.
Pothuaj nuk ka tërhequr vëmendjen që, fill mbas tyre, pasioni i 17-vjeçarit qe përkthimi i letërsisë. Dhe çfarë përkthente? Një kryevepër e vogël botërore: “Gyjom Tell” të frëngut Lamartin, d.m.th. atë ndodhi të hershme të shek. XIV, në të cilën aspirata e çlirimit të atdheut triumfonte mbi tiraninë. Dishepujt e Freud-it mund të mendonin me të drejtë që në atë vit 1898 djaloshi përkthyes të ketë parë të projektuar në atë tragjedi heroike veten dhe sidomos të atin: sakrificën e Abdyl Frashërit për atdheun, duke rrezikuar jo vetëm jetën e vet, por edhe familjen e tij. Mirëpo jo, 17-vjeçari u ka ofruar lexuesve të shqipes të tjera ide, të përmbledhura në një “Mbithënie” të botimit. U ka ofruar modelin e luftës për çlirim të një populli “me trimëri e me dëshirët të mëmëdheut”; të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme, që e bën të lumtur e të pasur; të një sistemi republikan, me të cilin populli organizon jetën e vet shoqërore e politike: “s’kanë mbret, po një të parë, i cili s’bën dot ligësi as sa një mizë”; të barazisë së qytetarëve përpara ligjit, madje dhe të mirëkuptimit ndërfetar mes katolikësh e protestantësh; më në fund, edhe të progresit të një vendi të tillë nëpërmjet arsimimit falë universiteteve dhe akademive.
Ideve të dy faqeve prezantuese të Vilhelm Telit të tij Mid’hat Frashëri do t’u kthehej edhe më vonë, me një libërth kërshëror të konceptuar si Letra nga Zvicera (1915), përsëri duke e marrë modelin zviceran si shkas. Ndërkaq është një e papritur emocionuese të konstatohet që në ato dy faqe të vogla pasthënieje të djaloshit gjenial kanë zënë vend të sintetizuara idealet që kanë për t’ia shenjuar në mënyrë të qëndrueshme të gjithë jetën dhe të gjithë veprën, deri në momentin kur zemra iu ndal në një hotel të Nju Jorkut më 1949. Aty, tek ato ideale të sintetizuara, do ta gjejnë edhe fillin ku lidhen më vonë antifashizmi i tij i shpallur dhe aktiv, sikurse edhe antikomunizmi i tij po aq i shpallur dhe po aq aktiv, ata që interesohen veçan për këto dy fusha të betejës së tij.
Guxoj të pohoj me bindje që një qëndrueshmëri të tillë në kufizat e idealeve nuk e dëshmoi asnjëri nga bashkëkohësit e tij, të mëdhenj edhe ata, prandaj Mid’hat Frashëri do ta meritonte apelativin “i patjetërsueshmi”. Duke qëndruar përmbi jetën dhe vdekjen, duke e ruajtur balancën e shpirtit edhe ndër fatkeqësi, ai mbeti i patjetërsueshëm në përmbushjen mbi tokë të misionit me të cilin e kishte ngarkuar veten.
Ishte krijuar në kulturën tonë, që nga Rilindja Kombëtare e këndej, një traditë enciklopedike. Asaj i brendashkruhet, krahas Konicës pesë vjet më të madh dhe Nolit dy vjet më të vogël, edhe Mid’hat Frashëri. Ky enciklopedizëm, kjo etje për të njohur gjithçka dhe njëherësh për të kontribuar në fusha ndër më të ndryshmet, në të cilat kombi kishte zbrazëti, shfaqet si një nga punët e mëdha – mirabilia – të kulturës shqiptare, le ta shihnin sa të donin me skepticizëm të huajt. Mendimtarë dhe njëherësh veprimtarë të tillë nuk mund të mos ishin enciklopedistë. Të ushqyer në takim me kultura të mëdha, ata dinin domosdoshmërish më shumë. Kur studionin në Stamboll, në Paris, në Nju Jork a gjetiu, kishin ndaj të tjerëve avantazhin të dinin tri, katër ose pesë gjuhë, siç njihnin më shumë se një kulturë, në kohë e sipër që të rinjtë e andejshëm dinin shpesh vetëm gjuhën e tyre dhe lëviznin brenda një kulture të vetme. Mbas shkëputjes nga mjedisi familjar i Frashërllinjve, produkt i këtyre rrethanave kulturore rezulton Mid’hat Frashëri shkrimtar, publicist, politikan, diplomat, albanolog, librar, mësues.
Të qenit “mësues” madje Mid’hat Frashërit do t’i duhej numëruar më parë në radhë. Sepse, ndërsa i është mëshuar me të tepërt përfshirjes së tij në politikë ose të qenit ministër a diplomat, ngjan të jetë shpërfillur kontributi i tij për mësimin dhe shkollën shqipe në një ndërkohë kur arsimi shqiptar në lindje e sipër s’priste, kur nuk kishte ende shtet shqiptar dhe zotëria e tij flijonte potencialet e veta mendore duke zbritur te nevojat e nxënësve, çfarë zor se e bën sot ndonjë prej nesh mendjemëdhenjve, edhe pa qenë gjeni. Ka ndodhur madje që Mid’hat Frashëri as të mos i nënshkruante libra të tillë dore, si Këndime për reshtatë filltare (1910), Dheshkronja pas programit të mësonjëtorevet të para (1912), Këndime për shkollat e para (1910), Këndime pas programit të mësonjëtoreve të para (1912), deri edhe “Metodat praktike” për të mësuar gjuhën frënge (1902), gjuhën angleze (1908) etj.
Nëse mes pirgut madhor të kontributeve të tij në fushat nga më të larmishmet të dijes, të kulturës dhe të politikës do të hulumtohej për të gjetur se cila është kryevepra e tij, mendoj se përgjigjja do të ishte: kryevepra që Mid’hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vetë personaliteti i tij. Ai personalitet që te njerëzit e mëdhenj funksionon si thelb i tyre dinamik dhe që, nga të gjitha format e ekzistimit, rezulton ai që nuk zhgënjen.
Historianë të përkushtuar Mid’hat Frashërit, si miqtë e nderuar Sherif Delvina, Uran Butka, Luan Malltezi etj., kanë shkruar gjerë e gjatë për jetën dhe veprën e tij. Të distancuar tanimë nga epoka dhe mjedisi kur ai jetoi dhe punoi, e quaj me vlerë didaktike të vështrohet se çfarë mund të na interesojë neve të sotmëve nga modeli i personalitetit të këtij burri të madh, ndërkohë që eshtrat e tij po i kthehen dheut të Shqipërisë. Dhe çfarë mund të na interesojë mendoj që janë përbërësit e atij aliazhi alkimik që formuan personalitetin e tij të patjetërsueshëm, falë të cilave Mid’hat Frashëri të shërbejë ende sot si manual i gjallë edukate atdhetare dhe morale, kulturore dhe politike po që po.
* * *
Z. Mid’hat qe i pajisur me dhantinë e krijimit. – Është fjala për atë dhanti që natyra ta fal ose nuk ta fal, ndërsa njeriu vetë nuk ka ç’i bën. Edhe vetëm tri vëllimet e para të Veprave të Zgjedhura të tij, botim i sipërmarrë nga “Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo””, po zbulojnë në përmasa reale jo vetëm veprën e tij publicistike dhe shkencore, por edhe tekste të vyera të një rrafshi të lartë vlerash estetike. Të lumtur botuesit e Veprave në fjalë që kanë depërtuar në parajsën e dorëshkrimeve të tij! Sot, për shembull, mund të na befasonte konstatimi i tij modern për kohën: “Cili mund ta mohojë që poezia dhe aktiviteti mendor në përgjithësi nuk kanë një burim tek instinkti seksual i njeriut?” Ndërkaq, për ç’i takon shkrimtarisë së z. Mid’hat, saktësimi që do të duhet bërë është qortimi i tezës së zhvendosjes së tij të baraspeshuar nga letërsia në politikë dhe anasjelltas. Për Lumo Skëndon, siç e quajti ai veten, një baraspeshë e tillë nuk ka ekzistuar. Dhe as ka pasur si të ekzistojë: për të shkrimtaria dhe politika nuk qenë entitete të barabarta. E ka sqaruar vetë këtë kur saktësoi: “Zgjimi dhe përparimi i popujve ka nisur me veprën e shkrimtarëve”. Fjalë që meritojnë të gdhenden. Nuk gjej të ketë formuluar për politikën ndonjë vlerësim të ngjashëm të epërm.
Z. Mid’hat qe promovues i kultit të kombit. – Promovimi i kultit të kombit lexohet si mision që ia ka përshkuar atij tej-e-tej veprimtarinë, të shkruarën dhe të folurën. “Po qe se nuk e zgjuam dot një kult, një adhurim për çdo send që i përket kombit dhe tokës sonë, – këshillonte ai, – nuk mund të kemi as shqiptarë, as Shqipëri”. Ishte nga fundi i jetës kur ngulmonte që organizatës politike që themeloi dhe drejtoi në emigracion t’i ushqente pikërisht kultin e kombit. Në vëll. III të Veprave të Zgjedhura mund ta gjeni se si shkruan: “Është një gjë e natyrshme, pra, që qysh në hapat e parë organizata jonë të kujdesej për çdo send që ka të bëjë me shqiptarizmën, me Shqipërinë, me kombin. Të zgjojë në shpirtin e njerëzve ndjenjën e patriotizmës me rrënjë të thella, të ekzaltojë çdo gjë në lidhje me shqiptarësinë. Të zgjojë mistikën e Atdheut”. Për kombin që e lindi dhe e përftoi një promovues si ai ngjan një bekim.
* * *
Z. Mid’hat qe edhe një europian mes europianëve. – Jo thjesht ngase jetoi dhe veproi në Shqipërinë si pjesë e kontinentit europian. Të qe për këtë pozicion ai e kishte formuluar një herë konstatimin dërrmues: “Evropa mbaron në Budapest dhe Orienti nis në Brusë e në Kalip; midis këtyre vendeve është një kloak [fr. llagëm, gjiriz], ku rrjedhin ndyrësitë e Perëndimit dhe të Lindjes”. Qe europian sepse dëshmoi që mundi të merrte pjesë me denjësi në debatet e mëdha të politikës europiane të kohës, për shembull me tekstet e veta mjeshtërore në mbrojtje të të drejtave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Po lejohem të përmend disa pak tituj të tij në ato debate: L’Affaire de l’Epire: le martyre d’un people (1915), L’Albanie et les Albanais ( 1918), Albanais et slaves (1919), Pour l’Albanie (1919), Les Albanais chez eux et à l’étranger (1919), Le Différend albano-serbe (1921) etj. Nuk di të them me siguri nëse ne “europianët” e sotëm jemi në gjendje të shkruajmë tekste të një cilësie të tillë profesionale.
* * *
Z. Mid’hat qe një luftëtar. – Si burrë i vërtetë që ishte, dëshmoi që e gjithë jeta e tij qe ajo e një trimi që ngrihet mbi të zakonshmen, ngritje nga ato që kërkojnë pareshtur luftë. Dhe, si të gjithë njerëzit e mëdhenj në jetën politike shqiptare, u dëshmua edhe ai një nga ata që me potencialet e tyre kërkojnë armiq ashtu si mushkëritë kërkojnë ajrin. Dhe ja vërtetimi: paska ende sot armiq.
* * *
Z. Mid’hat ushqeu devocionin e punës. – Njëri ndër të rrallët shkrimtarë atëherë të rinj, që Lumo Skëndo e vlerësoi duke i shkruar ndoshta të vetmen parathënie për një vepër letrare shqiptare, ishte Vedat Kokona. Duke treguar për neve, që z. Mid’hat nuk e njohëm në të gjallë, Vedati ka shënuar: “Nuk e kisha parë kurrë në kafenetë Bella Venezia dhe Kursal të kryeqytetit, siç shihja qeveritarët dhe intelektualët e asaj kohe. Lumo Skëndon mund ta gjeje vetëm në librarinë “Lumo Skëndo”…”. Refuzimi i atij që e kam quajtur qytetërim i kafehanes nuk ishte për Lumo Skëndon ndonjë ngërç individual. Që e gjithë jeta e tij pati qenë punë dhe vetëm punë, e dëshmojnë shqiptarë e të huaj sa herë ia rendisin shkrimet, fjalimet, konferencat, letërkëmbimet diplomatike, veprimtaritë kulturore dhe ato politike. Punën dhe vetëm punën, si e vetmja veprimtari për të prodhuar gjithçka të dobishme në funksion të progresit, – mbrothësisë, siç e quante, – ai ua ka rekomanduar shqiptarëve në shkrime pa fund të publicistikës së vet. Madje edhe duke i qortuar rëndë për mungesën e zellit të punës shqiptarët e thjeshtë, sikundër ata të shkolluarit duke i cilësuar “pjellorë dështakë”. Sa herë ia numëroi shoqërisë shqiptare plagët e shumta, ndër të parat përmendi mungesën e zellit për punë dhe kalimin e kohës kafene më kafene, njëzet e katër orë në ditë, “duke hapur gojën që t’u bjerë një hallvë e gatuar në kuzhinën e Evropës”. Ashtu e përshkroi situatën deri te fataliteti i një Shqipërie që rrezikonte të shndërrohej në “një kafene të madhe”. Penës së tij do të duhet t’ia njohim trajtimin e konceptit origjinal “jeta mendore e kafeneve”.
* * *
Z. Mid’hat qe një nismëtar. – Ai nuk do të kishte qenë njeri i madh, sikurse e vlerësojmë, po të mos ishte edhe “nismëtar”. Duke e vlerësuar nga këndvështrimi i sotëm, nuk mund të mos konstatosh që, si nismëtar, ai jo vetëm propozoi zgjidhje për problemet shqiptare atëherë në rendin e ditës, por dëftoi edhe cilat qenë nevojat e reja të shoqërisë që vetë zhvillimi i marrëdhënieve sociale parashtronte. Ashtu sikundër u ndodh të shumtës së nismëtarëve, me kontributin e tij në fushat atëherë pa-fund-e-anë të problematikës shqiptare ai fshiku caqet e një heroi. Ky status i duhet pranuar sidomos në këtë moment historik kur ndodhemi para eshtrave të tij të sapokthyera në atdhe. Hero jo në kuptimin se mundi të ndryshonte a të ndalonte rrjedhën e natyrshme të ngjarjeve, por në kuptimin që veprimtaria e tij rezultoi shprehje e vetëdijshme dhe e lirë e asaj rrjedhe të domosdoshme dhe njëherësh të paqëndrueshme të zhvillimeve. Këtu qëndron domethënia e nismëtarit, këtu buron forca e tij befasuese.
* * *
Z. Mid’hat qe një vetëflijues i ndërgjegjshëm. – Vetëflijimin për idealet, qofshin ato sociale, kulturore ose politike, ai e ka formuluar më se një herë në parim, si vetëflijim vullnetar, me vetëdije të plotë dhe pa kurrfarë shtrëngimi, “pa le të mos e dijë bota”, sikurse përsëriste. Nuk përjashtohet mundësia që në propagandimin e vetëflijimit të ketë ndikuar tek ai mistika e bektashinjve si në parashtrimin befasues: “Ata që s’kanë ndier ngazëllimin mistik të sakrificës së inteligjencës padyshim janë zvjerdhur prej një nga më të mëdhenjtë faktorë të lumturisë”. Por të zbresim në truallin shqiptar dhe të kujtojmë largimin e tij prej detyrës diplomatike si Ministër i Shqipërisë në Athinë dhe tërheqjen në një librari të vetën. Historianët e kanë faktuar tanimë, edhe në bazë të burimeve diplomatike britanike, që shkak për largimin e Mid’hat Frashërit nga misioni i tij diplomatik në Athinë u bënë shqetësimet që ai i krijonte shtetit fqinj me ngritjen e problemit të Çamërisë: “For the Tchamuria agitation”. Në bashkëpunim në autoritetet fqinje, “Kryetari i Republikës” i asaj kohe gjeti vjegën për ta detyruar të jepte dorëheqjen. Që t’i flasim gjërat shqip: kjo do të thotë që Mid’hat Frashëri flijoi karrierën e vet diplomatike për hir të problemit të Çamërisë. Flijimi i vetes për të mirën e të gjithëve – idealisht të kombit – do të duhet numëruar si virtyti më i lartë i zhvillimit të personalitetit të Mid’hat Frashërit.
* * *
Z. Mid’hat qe historibërës. – Nuk mund të ketë dyshim që, në historinë e kombit shqiptar, Mid’hat Frashëri është nga aktorët veprues që bënë historinë e kombit. Që aktorë të tillë veprues të jenë gjithnjë fitimtarë, nuk është e thënë. Le të kuptojmë më në fund që rrjedha e ngjarjeve historike nuk përcaktohet vetëm nga aksionet e vetëdijshme të individëve: shpesh janë vetë kushtet historike më të fuqishme se potencialet e personaliteteve më të fuqishëm. Një personalitet si Mid’hat Frashëri është historibërës jo sepse aftësitë e tij vetjake mundën t’ia ndryshojnë rrjedhën historisë, por sepse qe pajisur me cilësitë më të përshtatshme për t’u shërbyer atyre nevojave që zhvillimi historik i nxirrte përballë shoqërisë shqiptare të kohës së tij.
* * *
Z. Mid’hat, ndonëse aristokrat, nuk lakmoi kamje. – Me gjasë, ndër ata që e njohën, vetëm Vedat Kokona e pati penën për të na transmetuar më të gjallin portret të tij: “Ajo që më ra në sy posa e pashë ishte jaka e ngrirë, e kollarisur, me dy cepa të ngritur siç e mbanin ata të shekullit XIX, kapaku i kollarisur i mëngës së këmishës, që dilte nga xhaketa e kostumit krem shantung, që binte menjëherë në sy nga pastërtia dhe pastaj ajo fytyrë që s’ishte si fytyrat e tjera, një fytyrë ndryshe nga të tjerat është ajo që të godet menjëherë vështrimin si një rreze dielli. Ajo që më bëri përshtypje në fytyrën e thatë ishte shkëlqimi i syve. Thashë se ky njeri ishte ndryshe nga ata që kisha njohur deri atëherë, me përjashtim, sigurisht, të babait tim”. Në fillimet e shtetit shqiptar zotëria e tij ishte ministër. Dhe ç’ka treguar? Ka treguar që në Vlorë e pati të vështirë të gjente një banesë sadokudo të rëndomtë sepse: “s’kisha as para në xhept dhe as nga kush të merrnja”. Ndërsa kur shkon në Shkodër i mbetet borxh hamallit që i barti plaçkat, sepse nuk kishte as t’i paguante “një grosh”. Të tillë ministër ka pasur dikur Shqipëria! Edhe kur u tërhoq në jetën private, në librarinë e tij emërmadhe, nuk ngurroi ta pohonte: “m’u desh të zë një punë landore për të siguruar jetën”. Të durosh mizerjen dhe të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese të cilin ai ia këshillonte edhe çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmërinë dhe integritetin: “mund të rrijë një ditë me këpucë të vjetëruara dhe të hajë buk’ e djathë”. Një model i tillë nuk e pengoi të ruante deri në fund atë që po e quaj aristokratizëm intelektual, si në gjestin kur i mësoi shkrimtarit të ri traditën angleze të pirjes së çajit me vetëm një petë sheqeri duke i cituar edhe thënien e një De Quincey: që çaji do të jetë gjithnjë pija e parapëlqyer e intelektualit. Turpi, para eshtrave të tij, le t’u mbetet atyre që në tekstet e historisë zyrtare e përmendën deri si “feudali Mid’hat Frashëri…” burrin i cili gjithë pasurinë që pati – librat! – ia la Shqipërisë.
* * *
Z. Mid’hat i gëzoi treguesit e gjenialitetit. – Kur Mid’hat Frashërin e kanë quajtur gjeni, janë ngritur edhe ata që e kanë kundërshtuar ose – më e pakta – e kanë vënë në diskutim gjenialitetin e tij: A mundet të jetë gjeni dikush që paska në veprimtarinë e vet edhe gabime, edhe dështime? Padyshim që po, mund të pohohet sot. Sepse gjenitë, si nismëtarë të mëdhenj, si sipërmarrës sprovash mbas sprovash, nuk janë të përjashtuar as nga dështimet, as nga gabimet. Vlen kjo jo vetëm për njerëzit, por edhe për popujt: dështime më shumë regjistrojnë ata popuj që kanë eksperimentuar më shumë përgjatë historisë së tyre dhe që kanë arritur më shumë: ata janë sot edhe popujt më të zhvilluar e më të përparuar. Por të vëmë re: shpesh të ashtuquajturat “gabime” dhe “dështime” të tij janë vështruar si të tilla ngaqë ai pati qenë i rrethuar nga gjëja më e trishtë në botë: nga mediokriteti. Dhe për mediokritetin nuk ka ngazëllim më të madh se të gjejë te njeriu i jashtëzakonshëm “gabime”, sikundër nuk ka ngushëllim më të madh për mediokrit se ai që edhe gjenitë vdesin.
* * *
Z. Mid’hat qe kritiku i vetvetes. – Të tillë janë pothuaj gjithnjë njerëzit e mëdhenj. “Beteja nga vetja kundër vetes sonë”: kështu e quajti ai këtë proces çudibërës. Ky proces donte të thoshte për të pranim i çdo përgjegjësie për gjithë sa ke bërë ose sa nuk ke bërë mirë. Pati edhe ndër bashkëluftëtarët e tij që nuk e kuptuan, për të mos thënë që edhe ia tradhtuan idetë. Siç nuk e kuptuan kur ai porosiste detyrën për të luftuar ushtrinë e Rajhut të Tretë në Shqipëri dhe as kur porosiste që Komiteti “Shqipëria e Lirë” duhej të formohej “prej njerëzish mbi të cilët të mos peshojnë njolla dhe faje kundër atdheut”.
* * *
Z. Mid’hat, më në fund, qe edhe vizionar. – E pati këtë aftësi dhe nuk mund t’i mohohet: që të vështronte më përtej nga shumë të tjerë. Lexon vizionin e tij për të ardhmen e zhvillimit ekonomik e kulturor të një shoqërie të lirë, për shoqëritë e kapitalit dhe bankat, për emancipimin e njeriut shqiptar dhe veçan të gruas shqiptare, deri dhe për formimin e një elite të re, dhe gati s’të besohet se bëhet fjalë për shkrime që fillojnë qysh në krye të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Do të mjaftonte për t’u përmendur pikërisht në rrethanat tona vizioni i tij për ndihmën që do të duhej t’i jepej Shqipërisë për një periudhë të caktuar nga një fuqi jo drejtpërsëdrejti e interesuar në Ballkan dhe kjo fuqi për të nuk mund të ishte veçse “Amerika”, siç e quajti. Si nëpërmjet ndonjë procesi shelbimi pikërisht ajo “Amerikë” ia pranoi trupin dhe ia ruajti varrin. Sepse ndodh edhe më zi në Shqipëri: më 28 nëntor 1996 kam qenë i nderuar të mbaja fjalën në ceremoninë solemne të rindërtimin të varrit të At Gjergj Fishtës. Dhe ishte edhe më e dhimbshme, sepse bëhej fjalë për një varr të rindërtuar pothuaj bosh. Historinë i dihet. Të mos habitemi pra me vizionarin Mid’hat Frashëri që edhe për këtë ceremoni tonën, athua se për këtë varr që po ia pret eshtrat, i pati marrë masat të na paralajmëronte: “Një varr nuk mbulon kurdoherë një njeri të vdekur. Shumë herë jeta e vërtetë, rrojtja shpirtërore, fillon kur mbaron fryma. Ç’ka të bëjë zhdukja e trupit në qoftë se ideja rron, kur ajo ide ngjall njëmijë shpresa dhe entuziazëm te të tjerët? Dhe bash këto janë jetë e vërtetë”.
*Teksti, i shkurtuar, u lexua në Ceremoninë shtetërore të përcjelljes së eshtrave të Mid’hat Frashërit në banesën e fundit

The post Modeli Mid’hat Frasheri appeared first on 55 News.

]]>
Ajo ra nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda – kur u zgjua nga koma, nuk e njohu as të dashurin e saj https://55news.al/show-biz/ajo-ra-nga-shkallet-dhe-pesoi-lendime-te-renda-kur-u-zgjua-nga-koma-nuk-e-njohu-as-te-dashurin-e-saj/ Thu, 18 Oct 2018 06:21:36 +0000 https://new.55news.al/?p=58898 Një modele e cila kishte mbetur me një vrimë masive në kokë pas rënies nga shkallët, gropën e krijuar e kishte “mbushur” me anë të një printeri 3D. Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Francesca Burr e cila kishte mbetur me pesë fraktura në kafkë, një hundë të thyer dhe nofull të dëmtuar […]

The post Ajo ra nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda – kur u zgjua nga koma, nuk e njohu as të dashurin e saj appeared first on 55 News.

]]>
Një modele e cila kishte mbetur me një vrimë masive në kokë pas rënies nga shkallët, gropën e krijuar e kishte “mbushur” me anë të një printeri 3D.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Francesca Burr e cila kishte mbetur me pesë fraktura në kafkë, një hundë të thyer dhe nofull të dëmtuar pas një rënie horrori në shtëpinë e nënës së saj.

Pastaj, 27 vjeçarja, u gjet në fund të shkallëve, me gjak që i dilte nga ‘sytë, hundët dhe veshët’ e saj.

Më pas ajo ishte përballur me tri operacione në të cilat kirurgët me kujdes i kanë larguar fragmente të vogla kockash nga truri i saj.

Më pas asaj i është vendosur një pllakë titani në kafkën e saj, me ndihmën e një printeri 3D.

Megjithatë, rruga e rimëkëmbjes u provua e vështirë për 27-vjeçaren, e cila kur u zgjua nga koma nuk e kishte njohur të dashurin e saj, e as nuk i kujtohej divorci i prindërve të saj. 

The post Ajo ra nga shkallët dhe pësoi lëndime të rënda – kur u zgjua nga koma, nuk e njohu as të dashurin e saj appeared first on 55 News.

]]>
Modeli jo personi https://55news.al/opinion/modeli-jo-personi/ Mon, 24 Sep 2018 08:46:57 +0000 https://new.55news.al/?p=51811 Nga Ylli Manjani Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po. Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot. Por Edi Rama suksesshëm, në […]

The post Modeli jo personi appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ylli Manjani

Edi Rama është një njeri si gjithë të tjerët. Ka plot ambiciozë, manipulatorë e llafollogë si puna e tij. Skultorë, poçarë apo edhe ish basketbollistë po e po.
Edhe njerëz që janë martuar më shumë se njëherë apo kanë shtëpi në katund, pa dyshim që ka plot.
Por Edi Rama suksesshëm, në dallim nga shumë të tjerë, ndërtoi dhe imponoi një model politik sundimi. Një model që prodhon të këqija të pariparueshme.
Modeli politik i Ramës, që e pagëzoi me emrin Rilindje, bazohet në perceptimin se politika (e të tjerëve) është e kalbur, e korruptuar dhe që nuk punon për njerëzit.
Këto teza nguli fort në opinion gjatë viteve të opozitës. Ndërsa sot, ky model prodhon më shumë korrupsion dhe gjithnjë e më shumë politikë të keqe. Ndaj dhe propaganda është më e fortë dhe më e kushtueshme.
Sot njerëzit shohin pas dhe kujtojnë se “të korruptuarit” Nano, Berisha, Meta e Basha ishin shumë më mirë se modeli mashtrues i Rilindjes.
Farkeqsisht askush nuk arrin të shohë përpara, sepse perspektiva është e zymtë. Ndaj shumica ikin ose duan të ikin!
Protesta e vetme që nuk kontrollohet dot nga pushteti sundimtar.
Ka shumē ndër ne që besojnë se do vijnë Amerikanë e Europianë që të na i zgjidhin punën tona këtu. Naivitet i madh është kjo gjë, por sidoqoftë një formë proteste është edhe kjo.
Modeli Rilindas ka prerë shpresën dhe me fuqi të jashtëzakonshme manipulative ka krijuar idene se do sundojë për kohë të gjatë. Mjeshtrisht hapin thashetheme se kanë nën kontroll opozitën dhe se kjo e fundit nuk vjen dot ne pushtet…
Ne fakt të dhënat reale nuk e mbështesin këtë thashethemnajë, por thashethemi ngjit, për fat të keq.
Rilindja si model sundimi ka vrarë demokracinë, konkurrencën, tregun e lirë, nismën private. Ka zhdukur idenë e shtetit dhe e ka zëvendësuar me pushtetin e saj.
Rilindja ka krijuar idenë se “duhet mbajtur mirë me qeverinë” se ndryshe të piu e zeza.
Në fakt ka shembuj plot që po të jesh me qeverinë mund të bësh edhe krime dhe stë hyn gjëmb në këmbë. Në të kundërt arrestohesh me “disa përgjime”…
Model i pastër sundimi! Shteti bëhet pushtet; ekonomia bëhet pronë e pak njerëzve; demokracia shumëzohet me zero!
Përmbledhtas ky është modeli Rilindjes që Rama e nguli suksesshëm që ditën që yshti njerëzit për të djegur Kryeministrinë dhe ku la të vritëshin qytetarë të gënjyer nga propaganda.
Pa dyshim kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia vrasësit.
Përballë këtij modeli, njerëzit vijojnë të pranojnë ose kritikojnë personin Rama!! Edhe opozita e bën këtë gjë.
Ky është gabim shumë i rëndë!
Duhet zbërthyer mirë dhe goditur fort modeli politik i Ramës, jo vetë Rama!
Sulmet që i bëhen atij si person i pranon me qejf Ai, sepse e di shume mire se modeli i tij veç forcohet.
Modeli goditet duke propozuar nje model te ri, krahas zbërthimit të këtij që sot sundon!
Ndaj lufta është me modelin politik dhe jo me politikanin apo njeriun vdekatar, si gjithë të tjerët Edi Rama!
Modeli është e keqja! Se ja ta zëmë se njerëzit në tokë, apo zoti në qiell e heqin Ramën, a u zgjidh problemi?
Mund të zgjidhet disa përqind, por nëse nuk shfaroset modeli i sundimit nuk kemi asgjë në terezi…

The post Modeli jo personi appeared first on 55 News.

]]>
“Modeli i Ramës, t’i shpërndajë buxhetin e shqiptarëve grupeve të krimit të organizuar” https://55news.al/politike/modeli-i-rames-t-i-shperndaje-buxhetin-e-shqiptareve-grupeve-te-krimit-te-organizuar/ Thu, 23 Aug 2018 10:06:43 +0000 https://new.55news.al/?p=43857 Ish-Presidenti, Bujar Nishani është shprehur se Rama ka vetëm një model qeverisjeje dhe ajo bazohet te deviza: : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”. Sipas tij kjo është arsyeja që vendi është në gjendjen katastrofale social-ekonomike. Postimi i […]

The post “Modeli i Ramës, t’i shpërndajë buxhetin e shqiptarëve grupeve të krimit të organizuar” appeared first on 55 News.

]]>
Ish-Presidenti, Bujar Nishani është shprehur se Rama ka vetëm një model qeverisjeje dhe ajo bazohet te deviza: : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”.

Sipas tij kjo është arsyeja që vendi është në gjendjen katastrofale social-ekonomike.

Postimi i plotë

Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”.

Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash !

Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja !

Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfrit.

Krimi organizuar pastron paratë, rilindësit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.

Ky model duhet të marrë fund !

The post “Modeli i Ramës, t’i shpërndajë buxhetin e shqiptarëve grupeve të krimit të organizuar” appeared first on 55 News.

]]>