moderatore Archives - 55 News https://55news.al/tag/moderatore/ Wed, 07 Aug 2019 12:22:32 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png moderatore Archives - 55 News https://55news.al/tag/moderatore/ 32 32 Zbardhen lëvizjet e bujshme në ekranet shqiptare/ Emrat https://55news.al/show-biz/zbardhen-levizjet-e-bujshme-ne-ekranet-shqiptare-emrat/ Wed, 07 Aug 2019 12:22:32 +0000 https://new.55news.al/?p=112849 Një merkato e vërtetë televizive mund të quhet pa frikë kjo periudhë për ekranet dhe prezantuesit shqiptarë. Kur na ndan edhe 1 muaj nga nisja e sezonit të vjeshtës, shumë lëvizje janë mësuar dhe janë zyrtarizuar në media e deri më tani plot 8 prezantues janë larguar nga një ekran në tjetrin apo kanë zgjedhur […]

The post Zbardhen lëvizjet e bujshme në ekranet shqiptare/ Emrat appeared first on 55 News.

]]>
Një merkato e vërtetë televizive mund të quhet pa frikë kjo periudhë për ekranet dhe prezantuesit shqiptarë. Kur na ndan edhe 1 muaj nga nisja e sezonit të vjeshtës, shumë lëvizje janë mësuar dhe janë zyrtarizuar në media e deri më tani plot 8 prezantues janë larguar nga një ekran në tjetrin apo kanë zgjedhur të heqin dorë nga televizioni.

Kjo maratonë lëvizjesh ka nisur që në ditët e para të verës, fillimisht me zëra të pakonfirmuar e në kuadrin e thashethemeve në redaksitë e lajmeve. Dikush zë ‘vendin’ e dikujt, e një program ndërron ‘shtëpi’, deri në nisje të sezonit, me gjasë ditët do të jenë të mbushura me lajme të tilla.

 

Më poshtë po listojmë të rejat më të fundit lidhur me vendimet që kanë marrë emrat e njohur të ekranit lidhur me karrierën e tyre në televizion.

 

1- Ilda Bejleri– Sherri i kushton 11 vite Digitalb, e pret Top Channel

Një ndër lëvizjet e bijshme të këtij sezoni ka qenë padyshim ajo e gazetares sportive Ilda Bejleri. Pas 11 vitesh, duket se përplasja me Dritan Shakohoxhën, i ka kushtuar largimin nga Supersport Ildës, e cila ka gjetur menjëherë një shtëpi të re televizive. Në sezonin e ri është konfirmuar se Ilda do të shfaqet në Top Channel dhe dy programet që përfliten për të janë: “Procesi Sportiv” dhe “E Diell”.

2- Sokol Balla– Kaq e pati Vizion Plus, tani në News 24

Merkatoja e ka prekur edhe këtë vit gazetarin politik Sokol Balla. Pas ‘Real Story” në Vizion Plus, Balla mësohet se ka nënshkruan një kontratë me News 24 dhe sipas CNA.al, gazetari do të marrë në duar drejtimin e News 24 dhe të një emisioni politik aty.

3- Dajana Shabani: Lamtumirë karrierës, zgjedh dashurinë!

Prezantuesja e njohur e Ora News ka vendosur të heqë dorë nga ekrani. Pas 2 sezoneve në drejtimin e mëngjesit dhe emisionit “Ditë e Re”, Dajana ka vendosur të largohet jo vetëm nga ekrani i televizionit informativ por edhe nga Shqipëria. Thuhet se prezantuesja do të ndjekë zemrën dhe do të nisë një jetë të re pranë partnerit të saj, boksierit Kamer Maloku që jeton në Gjermani.

4- Kelvi Kadilli: Nga Top Channel në Ora News

Kelvi u mor me bujë në Top Channel, por duket se gjërat nuk shkruan sipas pritshmërive të prezantuesit. Pas bashkëprezantimit të emisionit “Pop Culture”, Kelvi u largua nga Top-i për të nisur një emision të ri në Ora News. Ai së bashku me Arjola Shehun kanë marrë në dorë mëngjeset e RTV Ora.

5- Brunilda Lahe- Pritje të ëmbël larg ekranit

Brunilda Lahe ka zgjedhur që pas 4 vitesh të shkëputet nga ekrani i Tring dhe të lërë emisionin e saj “My Living” për një moment të rëndësishëm të jetës së saj, siç është shtatzënia. Prezantuesja është në muajt e parë të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë. Ka qenë pikërisht kjo arsyeja që e shtyu Brunildën të marrë kohë për veten dhe të largohet nga ekrani, deri në një moment të dytë.

6- Arber Çepani– Lë mëngjesin në RTSH, po tani…

Arbër Çepani ka mbyllur një eksperincë të rëndësishme e të suksesshme 3-vjeçare në ekranin e e RTSH-së, ku bashkëprezantonte emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”. Pas këtij angazhimi, Çepani ka thënë se do ta shohin në projekte të reja pa specifikuar llojin, formatin apo televizionin ku do të shfaqet.

7- Arjola Shehu- Pas pushimit, nga dreka në mëngjes

Moderatoja ka konfirmuar tashmë vendin e saj në sezonin e ardhshëm. Pas mbylljes së emisionit “Për drekë me mua” në Tv Klan, Arjola pati një periudhë pauze nga televizioni dhe tashmë ka nënshkruar kontratën e saj me Ora News, ku do të bashkëprezantojë me Kelvi Kadillin emisionin e mëngjesit në këtë televizion.

8- Albana Osmani- Pakënaqësitë e lënë jashtë ekranit

Albana Osmani ka zgjehdur të largohet nga Top Channel pas disa sezonesh që mbeti e paangazhuar në emisionet e këtij televizioni. Pakënaqësitë dhe përplasjet me drejtuesit e shtyn prezantuesen shtatlartë të heqë dorë nga televizioni, duke mos sqaruar se çfarë ka ndërmend të bëjë me të ardhmen e saj televizive./BORDO

The post Zbardhen lëvizjet e bujshme në ekranet shqiptare/ Emrat appeared first on 55 News.

]]>
Shpërthen me fansen moderatorja shqiptare: E ke fytyrën si b*** https://55news.al/lifestyle/shperthen-me-fansen-moderatorja-shqiptare-e-ke-fytyren-si-b/ Thu, 27 Sep 2018 06:58:05 +0000 https://new.55news.al/?p=52641 Aulona Musta është një prej personazheve të showbizz-it, e cila, edhe pse është bërë nënë prej disa vitesh, ka arritur të mbajë një formë të përsosur trupore. Herë pas here ajo publikon foto e video nga aktiviteti i përditshëm në palestër dhe ndan me ndjekësit rreshta frymëzues, për të inspiruar edhe të tjera femra të […]

The post Shpërthen me fansen moderatorja shqiptare: E ke fytyrën si b*** appeared first on 55 News.

]]>
Aulona Musta është një prej personazheve të showbizz-it, e cila, edhe pse është bërë nënë prej disa vitesh, ka arritur të mbajë një formë të përsosur trupore.

Herë pas here ajo publikon foto e video nga aktiviteti i përditshëm në palestër dhe ndan me ndjekësit rreshta frymëzues, për të inspiruar edhe të tjera femra të duan trupin e tyre.

Mirëpo, ka edhe nga ato, të cilat nuk janë dakord me atë çfarë Aulona poston. Njëra prej tyre, madje, edhe i komenton në këtë mënyrë:

E rëndësishme është të na tregosh b***n tënde këtu. Atëherë ndihesh mirë me veten, por çfarë na hyn në punë ne me këto foto që poston ti”.

Siç nuk pritej, Aulona është treguar e papërmbajtshme, por njeri si gjithë të tjerët, me mish e me shpirt e siç duket, tejet e prekur nga komenti i ndjekëses, i është kthyer asaj si mos më keq.

Nuk kanë munguar as sharjet e ofendimet personale, teksa lexohet që mes rreshtash Aulona t’i thotë se komentuesja e ka “fytyrën si b**ë”.

Ajo mbyll bisedën teksa i thotë ndjekëses:

Ke të drejtë, duke qenë se e ke fytyrën si b**ë, siç duket qartë nga foto e profilit, s’ke nevojë të prezantohesh me b**ë se të mjafton fytyra që e ke me ofertë, dy në një”.

The post Shpërthen me fansen moderatorja shqiptare: E ke fytyrën si b*** appeared first on 55 News.

]]>
Alketa zbulon kush e shoqëron në “aventurën afrikane” https://55news.al/show-biz/alketa-zbulon-kush-e-shoqeron-ne-aventuren-afrikane/ Fri, 22 Jun 2018 09:16:06 +0000 https://new.55news.al/?p=28358 Prej ditësh moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet në Afrikë. Herë pas here ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video ku ka treguar si bukuritë e vendit, por edhe problemet e një vendi mjaft të varfër. Megjithatë Vejsiu nuk është vetëm në këtë aventurë.  Ajo ka treguar përmes një foto në rrjete sociale se sëbashku […]

The post Alketa zbulon kush e shoqëron në “aventurën afrikane” appeared first on 55 News.

]]>
Prej ditësh moderatorja Alketa Vejsiu ndodhet në Afrikë.

Herë pas here ajo ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video ku ka treguar si bukuritë e vendit, por edhe problemet e një vendi mjaft të varfër. Megjithatë Vejsiu nuk është vetëm në këtë aventurë. 

Ajo ka treguar përmes një foto në rrjete sociale se sëbashku me të është vajza e Timo Fllokës dhe Vera Grabockës, Linda. “Jam shumë e lumtur që e përjetova Afrikën magjike me Lindën time të dashur”,-përfundon moderatorja në rrjete sociale.qwqw_1529657345-4010668.jpg

The post Alketa zbulon kush e shoqëron në “aventurën afrikane” appeared first on 55 News.

]]>
Moderatorja i jep fund beqarisë, ja si duket me fustanin e bardhë https://55news.al/show-biz/moderatorja-i-jep-fund-beqarise-ja-si-duket-me-fustanin-e-bardhe/ Mon, 11 Jun 2018 06:27:42 +0000 https://new.55news.al/?p=24669 Ditën e djeshme moderatorja simpatike, Jona Spahiu, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Frenkli Ymerin. Në një festë shumë të ngushtë mes miqsh dhe të afërmish, Jona do i dha fund beqarisë. Revista Who ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga ceremonia martesore, në momentin e hyrjes së çiftit. E veshur me fustanin e bardhë, […]

The post Moderatorja i jep fund beqarisë, ja si duket me fustanin e bardhë appeared first on 55 News.

]]>
Ditën e djeshme moderatorja simpatike, Jona Spahiu, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Frenkli Ymerin. Në një festë shumë të ngushtë mes miqsh dhe të afërmish, Jona do i dha fund beqarisë. Revista Who ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga ceremonia martesore, në momentin e hyrjes së çiftit.

E veshur me fustanin e bardhë, Jona duket thjesht e mrekullueshme. Përveç nurit të nusërisë, moderatorja ka dhe një pamje shumë të ëmbël nga shtatzënia e saj. Nga fotografitë mund të dallohet lehtësisht barku i fryrë dhe duket se Jona ka shtuar disa kile.

Mund të themi se e gjithë ceremonia duket përrallore, ambienti i rrethuar nga gjelbërimi dhe një nuse e veshur si një princeshë. Megjithatë ajo që ka më shumë rëndësi është dashuria dhe lumturia që lexohet qartë në sytë e çiftit të ri. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Jonës dhe Frenklit jetë të lumtur dhe plot bekime! /revistawho/

The post Moderatorja i jep fund beqarisë, ja si duket me fustanin e bardhë appeared first on 55 News.

]]>
Moderatorja e njohur dhe simpatike tashmë edhe këngëtare… https://55news.al/show-biz/moderatorja-e-njohur-dhe-simpatike-tashme-edhe-kengetare/ Tue, 22 May 2018 09:39:58 +0000 https://new.55news.al/?p=18393 Moderatorja simpatike që shfaqet çdo mëngjes në “Top Channel”, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ka një surprisë për publikun dhe fansat e saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Anjeza Maja, ka treguar se për stinën e verës, ka një projekt shumë emocionues për të cilin po punon. “Do të shihemi shpejt diku në […]

The post Moderatorja e njohur dhe simpatike tashmë edhe këngëtare… appeared first on 55 News.

]]>
Moderatorja simpatike që shfaqet çdo mëngjes në “Top Channel”, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ka një surprisë për publikun dhe fansat e saj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Anjeza Maja, ka treguar se për stinën e verës, ka një projekt shumë emocionues për të cilin po punon.

“Do të shihemi shpejt diku në këngë”,- shkruan ajo në diçiturën e fotos së saj në Instagram.

Nuk dihet nëse moderatoren do ta shohim edhe si këngëtare apo ajo po merr pjesë në një videoklip të ri por një gjë është e sigurt, ky do të jetë një projekt i bukur vere, siç premton ajo.

The post Moderatorja e njohur dhe simpatike tashmë edhe këngëtare… appeared first on 55 News.

]]>