modifikimin Archives - 55 News https://55news.al/tag/modifikimin/ Wed, 31 Oct 2018 09:21:23 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png modifikimin Archives - 55 News https://55news.al/tag/modifikimin/ 32 32 Pritet vetëm modifikim i UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit https://55news.al/globi/pritet-vetem-modifikim-i-unmik-ut-ne-keshillin-e-sigurimit/ Wed, 31 Oct 2018 09:21:23 +0000 https://new.55news.al/?p=62876 Në muajin nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë. Në konferencën e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, i dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia do […]

The post Pritet vetëm modifikim i UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit appeared first on 55 News.

]]>
Në muajin nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë.

Në konferencën e Këshillit të Sigurimit për situatën në Kosovë, i dërguari special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të raportojë për zhvillimet aktuale dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia do të marrë pjesë në takim me përfaqësues të nivelit të lartë, ndërkohë që Kosova do të prezantohet nga ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Security Council Report.

Këshilli i Sigurimit ka vendosur si praktikë mbajtjen e takimeve informuese një here në tre muaj, megjithëse rezoluta 1244 nuk e ka përcaktuar si duhet bërë raportimi i Sekretarit të Përgjithshëm.

Gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit në muajin gusht, Mbretëria e Bashkuar vendosi të mos mbahet takimi për Kosovën. Ambasadorja Karen Pierce, tha se Kosova nuk ka kërkuar takime të tilla dhe se Këshilli i Sigurimit duhet të fokusohet në çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare, që kërkojnë detyrime më të mëdha.

Haley: Rishikim strategjik të misionit

Në letrën e saj dërguar më 9 tetor Sekretarit të Përgjithshëm, ambasadorja e SHBA, Nikki Haley i kërkoi Sekretariatit të inicojë një rishikim strategjik të misionit dhe të zhvillojë një strategji për t’ i dhënë fund UNMIK-ut. Një nga temat kryesore, me të cilën Këshilli i Sigurimit përballet në Kosovë është ruajtja e stabilitetit dhe ulja e tensionit midis Prishtinës dhe Beogradit. Një çështje tjetër është roli që mund të luajë UNMIK për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës.

Këshilli do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet për një marrëveshje të mundshme midis Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë edhe mundësinë për rregullime territoriale. Një nga çështjet e Këshillit, është nëse kjo mund të ketë efekt destabilizues në vendet fqinje duke nxitur tensionet etnike në rajon, shkruan Security Council Report.

Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, sidomos SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë theksuar mungesën e nevojës për ciklin e raportimeve aktuale dhe kanë bërë thirrje për zvogëlimin e misionit për shkak të stabilitetit relativ në bazë. Ka rritje të numrit të vendeve që ndajnë këto pikëpamje, prandaj Këshilli mund të marrë parasysh propozime për ndryshimin e ciklit të raportimeve, përfshirë ndryshimin e formatit të takimeve për konsultime. Sa i përket efektivitetit të misionit, Këshilli mund t’ i kërkojë Sekretarit të Përgjithshëm të kryesojë një rishikim strategjik, për të parë mënyrat e rritjes së efektivitetit të UNMIK-ut.

 

The post Pritet vetëm modifikim i UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit appeared first on 55 News.

]]>
Japonia vendosi të lejojë modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore https://55news.al/globi/japonia-vendosi-te-lejoje-modifikimin-e-gjeneve-ne-embrionet-njerezore/ Thu, 04 Oct 2018 17:43:22 +0000 https://new.55news.al/?p=54996 Japonia ka nxjerrë projekt-udhëzime që lejojnë përdorimin e mjeteve për modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore. Propozimi është lëshuar nga një panel ekspertësh që përfaqëson ministrinë e shëndetësisë dhe shkencës në vend më 28 shtator. Deri më tani Japonia sipas rregullave mund të përdorte embrionet njerëzore vetëm për hulumtime, por nuk ka pasur udhëzime specifike […]

The post Japonia vendosi të lejojë modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore appeared first on 55 News.

]]>
Japonia ka nxjerrë projekt-udhëzime që lejojnë përdorimin e mjeteve për modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore. Propozimi është lëshuar nga një panel ekspertësh që përfaqëson ministrinë e shëndetësisë dhe shkencës në vend më 28 shtator.

Deri më tani Japonia sipas rregullave mund të përdorte embrionet njerëzore vetëm për hulumtime, por nuk ka pasur udhëzime specifike për përdorimin e mjeteve të tilla si “CRISPR-Cas9” për të bërë modifikime të sakta në ADN-në e tyre.

Tetsuya Ishii, një bioetist në Universitetin Hokkaido në Sapporo, thotë se nëse udhëzimet miratohen, do të kufizonin modifikimin e embrioneve njerëzore për riprodhim, edhe pse kjo nuk do të ishte ligjërisht e detyrueshme.

Modifikimi i ADN-së në embrione mund të zbulojë njohuri për zhvillimin e hershëm njerëzor. Hulumtuesit gjithashtu shpresojnë se në afat të gjatë, këto mjete mund të përdoren për të rregulluar mutacionet gjenetike që shkaktojnë sëmundje, para se ato të trashëgohen.

Por modifikimi i gjeneve në embrionet njerëzore, madje edhe për hulumtime, ka qenë e diskutueshme. Etikët dhe shumë studiues shqetësohen se kjo teknikë mund të përdoret për të ndryshuar ADN-në në embrione për arsye jo mjekësore. Shumë vende e ndalojnë praktikën, duke lejuar mjetet e modifikimit të gjeneve të përdoren vetëm në qelizat jo-riprodhuese të të rriturve.

Hulumtuesit në mbarë botën kanë botuar së paku tetë studime mbi modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore.

Projekt-udhëzimet e Japonisë do të jenë të hapura për komente publike nga muaji i ardhshëm dhe ka gjasa të zbatohen në gjysmën e parë të vitit 2019.

The post Japonia vendosi të lejojë modifikimin e gjeneve në embrionet njerëzore appeared first on 55 News.

]]>