mona liza Archives - 55 News https://55news.al/tag/mona-liza/ Wed, 07 Nov 2018 07:49:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png mona liza Archives - 55 News https://55news.al/tag/mona-liza/ 32 32 Ekspozohet “Mona Lisa afrikane” https://55news.al/globi/ekspozohet-mona-lisa-afrikane/ Wed, 07 Nov 2018 07:49:17 +0000 https://new.55news.al/?p=65036 “Mona Lisa afrikane” piktura e famshme, e cila u shit për 1.6 milionë dollarë, para pak kohësh, është ekspozuar në Nigeri, aty ku u zhduk 4 dekada më parë. “Tutu” e realizuar nga Ben Enwonwu’s, një piktor dhe skulptor nga Nigeria, konsiderohej si “Mona Lisa afrikane”. Piktura  kishte më shumë se 40 vite që kishte […]

The post Ekspozohet “Mona Lisa afrikane” appeared first on 55 News.

]]>
“Mona Lisa afrikane” piktura e famshme, e cila u shit për 1.6 milionë dollarë, para pak kohësh, është ekspozuar në Nigeri, aty ku u zhduk 4 dekada më parë.

“Tutu” e realizuar nga Ben Enwonwu’s, një piktor dhe skulptor nga Nigeria, konsiderohej si “Mona Lisa afrikane”. Piktura  kishte më shumë se 40 vite që kishte humbur. Ajo u gjet në një banesë në Londër vitin e kaluar dhe kishte qëndruar e varur në mur për më shumë se 30 vite, pa e ditur vlerën e saj.

“Tutu” përshkruan një princeshë nigerane, të cilën piktori e pa ndërsa po ecte në një fshat nigerian.  Para se të shitej, hera e fundit që piktura  u pa ishte në Nigeri, në vitin 1975, në ambasadën italiane në Lagos.

“Tutu” është pjesë e tre veprave të artit të krijuara nga Ben Enwonwu’s, gjatë luftës së përgjakshme civile të Nigerisë, e cila u zhduk menjëherë pasi u krijua në vitin 1974. Ndërsa dy pikturat e tjera të tij nuk janë gjetur ende.

The post Ekspozohet “Mona Lisa afrikane” appeared first on 55 News.

]]>