muzika Archives - 55 News https://55news.al/tag/muzika/ Mon, 17 Feb 2020 12:10:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png muzika Archives - 55 News https://55news.al/tag/muzika/ 32 32 72-vjeçari Elton John detyrohet të lërë koncertin për shkat të shëndetit https://55news.al/show-biz/72-vjecari-elton-john-detyrohet-te-lere-koncertin-per-shkat-te-shendetit/ Mon, 17 Feb 2020 12:10:30 +0000 https://new.55news.al/?p=145378 Gjatë turit të shumëpritur në Zelandën e re këngëtari britanik Elton John është detyruar të ndërpresë shfaqjen e tij për shkak të  problemeve me shëndetin. 72-vjeçari Elton John u tregoi fansave të tij në Twitter dhe në Instagram se se një pneumoni shëtitëse, kalimtare, ishte arsyeja që ai nuk mund të përfundonte koncertin në Auckland, Zelanda […]

The post 72-vjeçari Elton John detyrohet të lërë koncertin për shkat të shëndetit appeared first on 55 News.

]]>
Gjatë turit të shumëpritur në Zelandën e re këngëtari britanik Elton John është detyruar të ndërpresë shfaqjen e tij për shkak të  problemeve me shëndetin.

72-vjeçari Elton John u tregoi fansave të tij në Twitter dhe në Instagram se se një pneumoni shëtitëse, kalimtare, ishte arsyeja që ai nuk mund të përfundonte koncertin në Auckland, Zelanda e Re.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncertin “Elton Fareëell Tour në Auckland sonte”, ka postuar ikona 72-vjeçare e muzikës. “Unë u diagnostikova me pneumoni sot, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë të mundshme.”

Pneumonia shëtitëse, që nuk është në të vërtetë një term mjekësor – nuk është aq e rëndë sa pneumonia e përgjithshme, e cila është një infeksion serioz i mushkërive që ndodh kur qeset e ajrit në mushkëri mbushen me lëng ose qelb. Ajo përhapet kryesisht tek fëmijët e shkollave dhe tek njërëzit nën 40 vjeç, por e bën më të vështirë frymëmarrjen dhe marrjen e oksigjenit të mjaftueshëm. Pa trajtim, nivelet e oksigjenit mund të bien në nivele të rrezikshme për jetën.

Madje, në rastin e “pneumonisë shëtitëse a kalimtare”, një person mund ta ketë këtë sëmundje dhe të mos e dijë. Infeksioni, i shkaktuar nga një bakter i zakonshëm i quajtur Pneumonia Mycoplasma, shkakton simptoma më të buta sesa pneumonia, duke përfshirë “lodhje dhe dhimbje të fytit, ethe dhe kollë”, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Shumë herë, thonë ekspertët, njerëzit me këtë lloj pneumonie nuk janë të sëmurë sa duhet për të qëndruar në shtrat.

“Pushimi në shtrat ose shtrimi në spital zakonisht nuk është i nevojshëm, dhe simptomat mund të jenë mjaft të lehta sa të mund të vazhdoni aktivitetet tuaja të përditshme. Termi” ëalking” nënkupton se personat e sëmurë me këtë lloj pneumonie mund të ecin dhe të vazhdojnë rutinën e tyre.”  thotë Shoqata Amerikane e mushkërive

The post 72-vjeçari Elton John detyrohet të lërë koncertin për shkat të shëndetit appeared first on 55 News.

]]>
Pas 8 vitesh martesë do bëhet nënë, këngëtarja shqiptare ndan me fansat lajmin e bukur https://55news.al/show-biz/pas-8-vitesh-martese-do-behet-nene-kengetarja-shqiptare-ndan-me-fansat-lajmin-e-bukur/ Sun, 16 Feb 2020 09:02:58 +0000 https://new.55news.al/?p=145182 Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një foto me barkun e rrumbullakosur dhe me bashkëshortin e saj pranë. “Dashni”- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos, ku nuk munguan urimet e shumta. Previous Next Yllka dhe […]

The post Pas 8 vitesh martesë do bëhet nënë, këngëtarja shqiptare ndan me fansat lajmin e bukur appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo, përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet në një foto me barkun e rrumbullakosur dhe me bashkëshortin e saj pranë.

“Dashni”- shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos, ku nuk munguan urimet e shumta.

Yllka dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër pas 8 vitesh martesë. Ende nuk dihet në cilin muaj të shtatzënisë është këngëtarja apo dhe gjinia e fëmijës, por kjo mbetet për t´u zbuluar në vazhdim.

The post Pas 8 vitesh martesë do bëhet nënë, këngëtarja shqiptare ndan me fansat lajmin e bukur appeared first on 55 News.

]]>
Robert Berisha surprizon ish-gruan në emision: Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua https://55news.al/show-biz/robert-berisha-surprizon-ish-gruan-ne-emision-do-jeni-gjithmone-rruga-ime-ju-dua/ Sun, 02 Feb 2020 09:44:24 +0000 https://new.55news.al/?p=142545 Këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të lumturuar një gjyshe heroinë, por u bë dhe vet pjesë e surprizave. Pasi sqaroi se hiti i saj “Anna”, nuk kishte lidhje me jetën e saj personale dhe se femër tjetër nuk e kishte vënë […]

The post Robert Berisha surprizon ish-gruan në emision: Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua appeared first on 55 News.

]]>
Këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të lumturuar një gjyshe heroinë, por u bë dhe vet pjesë e surprizave. Pasi sqaroi se hiti i saj “Anna”, nuk kishte lidhje me jetën e saj personale dhe se femër tjetër nuk e kishte vënë në rrezik martesën me Robert Berishën. Surpriza e parë për Norën ishte një video në të cilën vajza e saj, Rene këndonte një pjesë të këngës “Anna”.

Surpriza e dytë ishte një video-mesazh nga ish-bashkëshorti i saj, artisti i njohur Robert Berisha i cili u shpreh: “Pavarësisht se kënga ime e fundit tregon se ajo nuk është më pjesë e rrugës time, dua të them publikisht që ti Nora dhe Rene do të jeni gjithmonë rruga e jetës sime!”.

Gjatë bisedës të zhvilluar në studio, Nora rrëfeu se me Robertin kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe se kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. “Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare”, tha Nora. Surpriza e fundit që e befasoi ishte nëna e saj, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Suzana Tahirsylaj, e cila këndoi për herë të parë pas 17-vitesh. Këngëtarja Nora Istrefi pohoi se kjo ishte hera e parë që e dëgjonte nënën e saj të këndonte që pas ndarjes nga jeta të babait të saj.

The post Robert Berisha surprizon ish-gruan në emision: Do jeni gjithmonë rruga ime! Ju dua appeared first on 55 News.

]]>
“Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncert me krijimtarinë e kompozitorit Feim Ibrahimi https://55news.al/kulture/rrjedh-ne-kenge-e-ligjerime-koncert-me-krijimtarine-e-kompozitorit-feim-ibrahimi/ Tue, 19 Nov 2019 10:13:28 +0000 https://new.55news.al/?p=129964 “Rrjedh në këngë e ligjërime” është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitorit Feim Ibrahimi, në gjithë gjinitë krijuese të tij. Me dirigjent Ermir Krantjen, mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, interpretues të veprave të kompozitorit Feim Ibrahimit do të jenë solistët, orkestra dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit. […]

The post “Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncert me krijimtarinë e kompozitorit Feim Ibrahimi appeared first on 55 News.

]]>
“Rrjedh në këngë e ligjërime” është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitorit Feim Ibrahimi, në gjithë gjinitë krijuese të tij. Me dirigjent Ermir Krantjen, mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, interpretues të veprave të kompozitorit Feim Ibrahimit do të jenë solistët, orkestra dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit. Por në këtë koncert premierë në skenë do të jenë dhe të ftuar të tjerë, si aktori Bruno Shllaku apo këngëtarja Kejsi Tola. Një program i pasur muzikor, ku “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)- ouverturë; finale- poezia Fatos Arapi do të interpretohet nga kori dhe orkestra. “Shembja e idhujve” (1979)- Largimi i mësuesit; “Shkëndij e diellit ndaj Manushaqes”, poezia Naim Frashëri do të interpretohet nga Kejsi Tola dhe orkestra. Në program është dhe poemë vokalo-simfonike për kor, tenor, bariton, zë recitues dhe orkestër “Tan Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lshue” (1978)- kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku interpretojnë Armaldo Kllogjeri, Bruno Shllaku, kori dhe orkestra. “Pylli i lirisë” (1976) vjen në skenë Etrita Ibrahimi, e shoqëruar nga orkestra, etj. Në koncertin, që i kushtohet kompozitorit Feim Ibrahimi në mbrëmjen e datës 21 nëntor, përmendim dhe “Balada e Kurbinit” (1990)- Kthimi i Gurgemit; Ndeshja; Varrimi i Kaçorrit; Rrëmbimi i Gurgemit, interpretuar nga Elton Katroshi dhe orkestra, “Xhaketa e kuqe” (1970)- teksti V. Musta vjen me interpretim nga Vikena Kamenica dhe orkestra, “Rrjedh në këngë e ligjërime” (1980) – teksti Gjok Beci vjen e interpretuar nga Armaldo Kllogjeri dhe orkestra, për të vijuar dhe me pjesë të tjera muzikore të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi. Ky koncert sjell në skenë artistë të njohur, por Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se është muzikë, që nuk njeh kohë. “E tillë është e gjithë krijimtaria e Feim Ibrahimit, e cila pasohet brez pas brezi në kohë e zëra. Nga Vaçe Zela tek Rame Lahaj e kudo, “himni”- “Rrjedh në këngë e ligjërime” është kolona zanore e çdokujt, në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar. Eja në koncertin e 21 nëntorit dedikuar krijimtarisë së mjeshtrit Feim Ibrahimi, ndjehu më shumë se kurrë shqiptar”, pohon TOB.

The post “Rrjedh në këngë e ligjërime”, koncert me krijimtarinë e kompozitorit Feim Ibrahimi appeared first on 55 News.

]]>
Muzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa” https://55news.al/kulture/muzike-dhome-ne-elbasan-10-trupa-do-te-ngjiten-ne-teatrin-skampa/ Sun, 20 Oct 2019 08:40:23 +0000 https://new.55news.al/?p=124208 Për të katërtin viti radhazi në skenën e teatrit ‘Skampa’ do të performojnë 10 trupa të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës. Pjesëmarrës do të ketë edhe nga Kosova ndërsa Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, ndalet te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni. Për profesorin Zeqir Sulkuqi, muzika e dhomës […]

The post Muzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Për të katërtin viti radhazi në skenën e teatrit ‘Skampa’ do të performojnë 10 trupa të orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës.

Pjesëmarrës do të ketë edhe nga Kosova ndërsa Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, ndalet te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni.

Për profesorin Zeqir Sulkuqi, muzika e dhomës është e përzgjedhur dhe nuk perceptohet njëlloj nga të gjithë.

Orkestra, pritëse e Elbasanit do të performojë ditën e dielë, duke pasur peshën e fituesit të një viti më parë me veprën e Andersonit dhe tre të tjera kompozitori shqiptar Isak Shehu. 

The post Muzikë dhome në Elbasan, 10 trupa do të ngjiten në Teatrin “Skampa” appeared first on 55 News.

]]>
Mukades Çanga – Kënga e mban gjithmonë të re https://55news.al/kulture/mukades-canga-kenga-e-mban-gjithmone-te-re/ Fri, 30 Aug 2019 13:56:25 +0000 https://new.55news.al/?p=115759 Nga Ramazan Çeka Sot, këngëtarja e mirënjohur e këngës qytetare shkodrane, Mukades Çanga ” Mjeshtër i Madh” ka 60 vjetorin e lindjes.Edhe 100 vite plot shëndet dhe sukses ! Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e […]

The post Mukades Çanga – Kënga e mban gjithmonë të re appeared first on 55 News.

]]>
Nga Ramazan Çeka

Sot, këngëtarja e mirënjohur e këngës qytetare shkodrane, Mukades Çanga ” Mjeshtër i Madh” ka 60 vjetorin e lindjes.
Edhe 100 vite plot shëndet dhe sukses !

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur një vajzë e vogël çapkëne, shpalosi talentin e saj në moshën 9 vjeçare në aktivitetet që organizonte shtëpia e pionierit në atë kohë. Ky zë i bukur fëminor premtonte për një këngëtare të ardhshme, e cila jo shumë vonë hodhi dhe hapat e parë në skenat rinore të qytetit. Interpretimi i këngës së parë “Mori drandofilja e vogël”, nën drejtimin e violinistit, mjeshtrit Mark Kaftalli, befasoi specialistët dhe muzikantët e asaj kohe. Ishte akoma e re në karrierën e saj artistike dhe me që në këtë kohë në Tiranë ekzistonin kurse për kualifikimin e talenteve të reja, Mukades Çanga pati fatin e madh të mbarojë këtë kurs, por pati fatin më të madh që “kaloi nëpër duart” e mjeshtrave të mëdhenj të këngës popullore si: Ramadan Sokoli, Abdulla Grimci, Luçije Miloti, Ibrahim Tukiqi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, etj. Shkëlqimi i talentit të saj ishte një premisë që ajo të thirrej pa ngurrim në skenën e Teatrit “Migjeni” si këngëtare e estradës profesioniste duke u radhitur përkrah kolosëve të jareve shkodrane, mjeshtrave Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi dhe që nga ajo ditë nuk është shkëputur nga skena. Ajo është trashëgimtarja e denjë e brezit të këngëtarëve të mëdhenj shkodranë, është një nga zërat që ka dhënë kontribut të shquar për ta ruajtur traditën e muzikës popullore shkodrane. Pjesëmarrëse në spektaklin “12 në Hollywood”, i zhvilluar në Tiranë në vitin 1994. Në festivalin Folk Izmir, Turqi, viti 1996, në Maratona e Këngës Popullore. Gjatë karrierës së saj artistike ka bashkëpunuar me shumë figura të shquara të muzikës shqiptare si me kompozitorët: Pjetër Gaci, Mark Kaftalli, Luan Barova, Zef Çoba, Adil Ujkashi, Shefqet Kruja, Shpëtim Saraçi, Naim Krasniqi, Ilir Zoga, Xhavit Ujkani, Jetmir Barbullushi etj. Këshilli Bashkiak i Shkodrës i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin: “Këngëtare e shquar e muzikës popullore shkodrane që me zërin e saj melodioz ruajti vlerat e këngës qytetare, si dhe shumë vlera të tjera të mëdha”. Ja si shprehet në vlerësimet e tij shkrimtari dhe dramaturgu i njohur prof. Fadil Kraja: “Në qoftë se do të flasim për ditët e sotme mund të themi pa hezitim se Mukades Çanga është një pikë referimi për këngën popullore qytetare shkodrane, që fillon nga ajo dhe vazhdon me këngëtarë të tjerë që për fat të mirë i kemi me shumicë”.
“Zonja e këngës popullore qytetare shkodrane”. Ky është titulli që i japin bashkëqytetarët e vet dhe ndoshta ka më shumë vlerë se titulli ” Mjeshtër i Madh” dhe “Mirënjohje e Qytetit”. Desin nuk e bëjnë të madhe titujt, por lidhja me këngën dhe me qytetin e saj ku ajo e ndien veten gjithmonë një vajzë shkodrane.

70148960_1471219199683659_1323680359094681600_n.jpg

The post Mukades Çanga – Kënga e mban gjithmonë të re appeared first on 55 News.

]]>
“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 10-të https://55news.al/kulture/shkodra-jazz-festival-ne-edicionin-e-10-te/ Thu, 29 Aug 2019 10:10:40 +0000 https://new.55news.al/?p=115549 Në Shkodër nisën koncertet e edicionit të 10 të festivalit të Jazzit, aktivitetet kulturore që organizohet si nderim për artistin Rrok Jakaj.  Shtrirja në kohë e koncerteve dhe vendet karakteristike të përzgjedhura cilësohen risia e këtij edicioni. Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet edicioni i dhjetë i  Festivalit të Jazzit. Ambientet e Muzeut Historik të […]

The post “Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 10-të appeared first on 55 News.

]]>
Në Shkodër nisën koncertet e edicionit të 10 të festivalit të Jazzit, aktivitetet kulturore që organizohet si nderim për artistin Rrok Jakaj.  Shtrirja në kohë e koncerteve dhe vendet karakteristike të përzgjedhura cilësohen risia e këtij edicioni.

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet edicioni i dhjetë i  Festivalit të Jazzit.

Ambientet e Muzeut Historik të qytetit u përshtatën si skenë për koncertin e grupit.

Suing kuartet është i përbërë nga nxënësit e Rrok Jakaj, artistit  të cilit i kushtohet.

Një aktivitet që ka një jetëgjatësi të tij por që këtë vit është shtrirë në kohë dhe vjen edhe si një shkollë për muzikantët.

Janë 10 koncerte nga formacione të ndryshme orkestrale që për dy javë më radhë zhvillohen në ambiente të hapura në zonat më karakteristike të qytetit.

 “Shkodra Jazz Festival” bashkon çdo vit muzikantë të njohur nga Shqipëria dhe bota dhe organizohet nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Kulturës.

The post “Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 10-të appeared first on 55 News.

]]>
“Bashtova Festival”, festë muzikore në mes të natyrës spektakolare https://55news.al/kulture/bashtova-festival-feste-muzikore-ne-mes-te-natyres-spektakolare/ Thu, 29 Aug 2019 10:08:01 +0000 https://new.55news.al/?p=115547 “Bashtova Festival” do të dhurojë për tri net muzikë të bukur në magjinë e natyrës në Kalanë e Bashtovës në Shqipëri. Me ftesën për të mos humbur këtë event, kryeministri Edi Rama theksoi se nga dita e nesërme ky festival do të ofrojë për pushuesit e vizitorët muzikën më të mirë dhe aktivitete të tjera […]

The post “Bashtova Festival”, festë muzikore në mes të natyrës spektakolare appeared first on 55 News.

]]>
“Bashtova Festival” do të dhurojë për tri net muzikë të bukur në magjinë e natyrës në Kalanë e Bashtovës në Shqipëri.

Me ftesën për të mos humbur këtë event, kryeministri Edi Rama theksoi se nga dita e nesërme ky festival do të ofrojë për pushuesit e vizitorët muzikën më të mirë dhe aktivitete të tjera në natyrën spektakolare të zonës.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për të mos humbur Festivalin e Bashtovës që nga 30 gushti do të ofrojë për pushuesit e vizitorët 3 ditë të mbushura me muzikën më të mirë e plot aktivitete të tjera në natyrën spektakolare të zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Më tepër se 15 artistë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria do të mblidhen nesër në Bashtovë për të performuar në netët e bukura të këtij festivali, transmeton kp.

Ky festival është i ndërtuar me fokus mjedisin dhe trashëgiminë e synon të ofrojë shkëputje për tri ditë nga jeta dinamike urbane.

Në Kalanë e lashtë të Bashtovës do të performojnë artistë të veçantë të muzikës shqiptare, e ndër ta edhe Dren Abazi, grupi “Asgjë Sikur Dielli”, Shpat Deda e Genc Salihu.

“Bashtova Festival 2019” do të mbahet nga 30 gushti deri më 1 shtator.

The post “Bashtova Festival”, festë muzikore në mes të natyrës spektakolare appeared first on 55 News.

]]>
‘Italianët do të njohin muzikën shqiptare’ flasin binjaket që mahniten jurinë e ‘The Voice of Itali’ https://55news.al/show-biz/italianet-do-te-njohin-muziken-shqiptare-flasin-binjaket-qe-mahniten-jurine-e-the-voice-of-itali/ Sun, 05 May 2019 10:56:56 +0000 https://new.55news.al/?p=98328 Motrat Ina dhe Serena të cilat janë komentuar për performancën e tyre në “The Voice of Italy” së fundmi kanë dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme. “Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të […]

The post ‘Italianët do të njohin muzikën shqiptare’ flasin binjaket që mahniten jurinë e ‘The Voice of Itali’ appeared first on 55 News.

]]>

Motrat Ina dhe Serena të cilat janë komentuar për performancën e tyre në “The Voice of Italy” së fundmi kanë dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku kanë treguar se gjatë gjithë spektaklit kanë ndërmend të këndojnë shqip për një arsye të rëndësishme.

“Po, një nga objektivat tanë është ai që ta bëjmë Italinë të njohë muzikën dhe kulturën shqiptare, sepse përfaqëson origjinën tonë dhe do të ishte shumë bukur që sa më shumë persona të zbulojnë sa e mrekullueshme është.”, kanë treguar ato.

Ndër të tjera ato kanë folur dhe për familjen e tyre dhe sakrificat që ata kanë bërë që të bëhen pjesë e komunitetit italian.

“Prindërit tanë janë shqiptarë dhe janë transferuar këtu në Itali përpara se ne të lindnim. Por mundohemi të kthehemi në shtëpinë tonë në Shqipëri çdo verë, sepse na pëlqen shumë dhe jemi shumë të lidhura me tokën e origjinës. Nuk ishte e lehtë për ta të nisnin nga zero duke qenë se ishin të huaj, sidomos të bënin që të pranoheshin dhe të respektoheshin nga komuniteti. Por, avash-avash, duke punuar në mënyrë të ndershme dhe duke u njohur për atë që janë kanë fituar respektin që meritojnë dhe jetojnë shumë mirë.”, kanë thënë ndër të tjera dy motrat.

ImageImage

The post ‘Italianët do të njohin muzikën shqiptare’ flasin binjaket që mahniten jurinë e ‘The Voice of Itali’ appeared first on 55 News.

]]>
Vepra e kompozitorit kosovar refuzohet në Kosovë ndërsa jepet premierë në Vjenë https://55news.al/kulture/vepra-e-kompozitorit-kosovar-refuzohet-ne-kosove-ndersa-jepet-premiere-ne-vjene/ Fri, 03 May 2019 10:42:01 +0000 https://new.55news.al/?p=98007 Kompozimi i operave nuk është fort i zakonshëm në Kosovë, por një vepër nga një kompozitor në Prishtinë është përzgjedhur për t’u dhënë premierë në Vjenë, pasi u anashkalua nga institucionet shtetërore në Kosovë, shkruan balkaninsight. Megjithëse vjen nga një vend ku kompozitorët e operave janë të rrallë, kompozitori i muzikës klasike, filmit dhe teatrit, […]

The post Vepra e kompozitorit kosovar refuzohet në Kosovë ndërsa jepet premierë në Vjenë appeared first on 55 News.

]]>
Kompozimi i operave nuk është fort i zakonshëm në Kosovë, por një vepër nga një kompozitor në Prishtinë është përzgjedhur për t’u dhënë premierë në Vjenë, pasi u anashkalua nga institucionet shtetërore në Kosovë, shkruan balkaninsight.

Megjithëse vjen nga një vend ku kompozitorët e operave janë të rrallë, kompozitori i muzikës klasike, filmit dhe teatrit, Trimor Dhomi, është një nga katër të përzgjedhurit nga e gjithë bota, puna e të cilëve do të shfaqet premierë në qershor të këtij viti në Vjenë.

Për ta krijuar këtë operë, Dhomi, një ish-refugjat, është frymëzuar nga historia e fëmijëve sirianë refugjatë, dhe kjo operë ka për personazhe një sirian dhe dy refugjatë nga lufta e Kosovës.

Ai i ka thënë BIRN-it se shpreson që vepra e tij të ketë ndikim, jo vetëm si operë, por për rëndësinë e personazheve dhe rrëfimeve që përcjellin.

“Projekti im nuk u mbështet, nuk u komentua, madje as nuk u vlerësua, përkundrazi, ofenduan punën time”, tregon Dhomi, teksa kujton se si një anëtar i këshillit ministror i kishte thënë se “është një punë shumë e keqe”, kur ishin takuar në rrugë.

Por vepra e tij tashmë do të shfaqet premierë në Vjenë. Dhe ky nuk është suksesi i parë ndërkombëtar. Dhomi po ashtu është i njohur si kompozitor i filmit “Shok”, që është filmi i parë nga Kosova që u nominua për çmimin Oskar (2016).

The post Vepra e kompozitorit kosovar refuzohet në Kosovë ndërsa jepet premierë në Vjenë appeared first on 55 News.

]]>