obsh Archives - 55 News https://55news.al/tag/obsh/ Mon, 08 Jun 2020 18:41:17 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png obsh Archives - 55 News https://55news.al/tag/obsh/ 32 32 Kush dhe kur duhet përdorur maska! OBSH në Shqipëri publikon udhëzimin e ri: Ja çfarë duhet të përmbajë pëlhura! https://55news.al/politike/kush-dhe-kur-duhet-perdorur-maska-obsh-ne-shqiperi-publikon-udhezimin-e-ri-ja-cfare-duhet-te-permbaje-pelhura/ Mon, 08 Jun 2020 18:41:17 +0000 https://new.55news.al/?p=164134 Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri publikon udhëzimin e përditësuar për përdorimin e maskave kundër koronavirusit. OBSH këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm. Mesazhi i OBSH në Shqipëri: Udhëzim i përditësuar i OBSh-së për përdorimin e maskave për kontrollin e COVID-19 👉 https://bit.ly/2AJYSMS Udhëzimi i ri bazohet […]

The post Kush dhe kur duhet përdorur maska! OBSH në Shqipëri publikon udhëzimin e ri: Ja çfarë duhet të përmbajë pëlhura! appeared first on 55 News.

]]>
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri publikon udhëzimin e përditësuar për përdorimin e maskave kundër koronavirusit.

OBSH këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm.

Mesazhi i OBSH në Shqipëri:

Udhëzim i përditësuar i OBSh-së për përdorimin e maskave për kontrollin e COVID-19 👉 https://bit.ly/2AJYSMS

Udhëzimi i ri bazohet në faktet e niohura së fundi dhe ofron informacion të përditësuar se:

 

😷kush duhet të përdorë maskë
😷kur duhet të përdoret maska
😷çfarë materiali duhet të jetë maska

Gjithashtu, udhëzimi i përditësuar përmban edhe informacion të ri lidhur me përbërjen e pëlhurës së maskës. OBSh-ja këshillon që pëlhura e maskës duhet të përmbajë të paktën tre shtresa me material të ndryshëm dhe ofron gjithashtu një udhëzim se si duhet të lahet dhe mirëmbahet pëlhura e një maske dhe se si duhet të përdoret maska në mënyrë të sigurt.

Përdorimi vetem i maskës është i pamjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e duhur nga #COVID19 dhe ajo duhet të përdoret vetëm si pjesë e një strategjie gjithëpërfshirëse që përfshin distancimin fizik dhe #higjenëneduarve 🙌.

 

The post Kush dhe kur duhet përdorur maska! OBSH në Shqipëri publikon udhëzimin e ri: Ja çfarë duhet të përmbajë pëlhura! appeared first on 55 News.

]]>
OBSH e konfirmon: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar https://55news.al/globi/obsh-e-konfirmon-tregu-i-wuhan-ka-luajtur-rol-ne-perhapjen-e-covid-19-duhet-hetuar/ Fri, 08 May 2020 15:03:34 +0000 https://new.55news.al/?p=159980 Një treg në qytetin kinez të Wuhanit ka luajtur rol në shpërthimin e koronavirusit vitit e kaluar, si burim ose ndoshta si një “ambjent nxitës”, njoftoi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila megjithatë bëri thirrje për më shumë hulumtime në këtë drejtim. Autoritetet kineze e mbyllën tregun në janar, si pjesë e përpjekjeve […]

The post OBSH e konfirmon: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar appeared first on 55 News.

]]>
Një treg në qytetin kinez të Wuhanit ka luajtur rol në shpërthimin e koronavirusit vitit e kaluar, si burim ose ndoshta si një “ambjent nxitës”, njoftoi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila megjithatë bëri thirrje për më shumë hulumtime në këtë drejtim.

Autoritetet kineze e mbyllën tregun në janar, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit dhe urdhëruan një ndalim të përkohshëm të tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra.

Tregu ka luajtur një rol në këtë ngjarje, kjo është e qartë. Por se çfarë roli ende nuk e dimë, nëse ishte burimi, mjedisi që thjesht e aplifikoi situatën apo ishte thjesht rastësi që disa raste u zbuluan aty apo rreth atij tregu“, tha doktor Peter Ben Embarek, një ekspert i OBSH-së për sigurinë ushqimore dhe viruset që të transmetohen nga kafshët tek njeriu.

Nuk ishte e qartë nëse kafshët e gjalla vetë shitësit apo blerësit e infektuar mund ta kenë sjellë virusin në treg, tha ai gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Por sipas sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo ekziston “një sasi e konsiderueshme provash” se virusi doli nga laboratori i Wuhan-it, duke shtuar se megjithatë se kjo gjë nuk ishte e sigurt.

Asnjë provë e bërë publike nuk e lidh shpërthimin me laboratorin e Wuhanit dhe shkencëtarët thonë se koronavirusi duket se është zhvilluar në natyrë. Një raport i agjencive gjermane të zbulimit që u publikua nga gazeta “Der Spiegel”, hedh dyshime mbi pohimet e zotit Pompeo.

Eksperti i OBSH-së Ben Embarek nuk i komentoi pohimet e zotit Pompeo. Ai vuri në dukje se studiuesve iu desh një vit për të identifikuar devetë, si burim i virusit MERS (Sindromi i frymëmarrjes së Lindjes së Mesme), një lloj i koronavirusit që u shfaq në Arabinë Saudite në vitin 2012 dhe u përhap në Lindjen e Mesme, duke shtuar se: “nuk është shumë vonë”.

Për sa i përket hetimeve, Kina ka shumë të ngjarë apo shumë mundësi, të ketë gjithë ekspertizën e nevojshme për t’i kryer ato. Ata kanë shumë studiues tejet të kualifikuar për këtë“, tha eksperti i OBSH-së .

The post OBSH e konfirmon: Tregu i Wuhan ka luajtur rol në përhapjen e COVID-19, duhet hetuar appeared first on 55 News.

]]>
Origjina e koronavirusit/ Pompeo kritikon ashpër Kinën dhe OBSH-në https://55news.al/aktualitet/origjina-e-koronavirusit-pompeo-kritikon-ashper-kinen-dhe-obsh-ne/ Thu, 23 Apr 2020 15:23:04 +0000 https://new.55news.al/?p=157514 Kryediplomati amerikan po mbron vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për 60 deri 90 ditë. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se zyrtarët e OBSH-së ende nuk po kërkojnë publikisht llogari nga Kina për faktin që ajo nuk dha informacione rreth origjinës së koronavirusit, raporton VOA. […]

The post Origjina e koronavirusit/ Pompeo kritikon ashpër Kinën dhe OBSH-në appeared first on 55 News.

]]>
Kryediplomati amerikan po mbron vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për 60 deri 90 ditë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se zyrtarët e OBSH-së ende nuk po kërkojnë publikisht llogari nga Kina për faktin që ajo nuk dha informacione rreth origjinës së koronavirusit, raporton VOA.

Ekspertët globalë të shëndetësisë kanë kritikuar veprimin e Presidentit Trump, duke thënë se puna e organizatës tani është më jetike se kurrë.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në të gjithë botën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po kritikon ashpër Partinë Komuniste në pushtet të Kinës, për mos ndarjen e informacionit mbi virusin vdekjeprurës dhe po kritikon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mungesë të trysnisë ndaj Pekinit.

“Edhe pasi Partia Komuniste e Kinës njoftoi OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit, Kina nuk i ndau të gjitha informacionet që kishte. Në vend të kësaj, ajo fshehu rrezikun që përbente sëmundja, nuk raportoi për transmetimin njerëzor për një muaj derisa kjo po ndodhte në çdo provincë brenda Kinës, censuroi ata që përpiqeshin të paralajmëronin botën në mënyrë që të ndalonin testimin e mostrave të reja dhe shkatërroi mostrat ekzistuese.”

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së, dhe ekspertët globalë të shëndetësisë thonë se tani nuk është koha për të pezulluar fondet për organizatën.

“Unë nuk mund të mendoj asgjë më të çuditshme dhe më të dëmshme sesa ngrirja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë kësaj pandemie. Nuk ka aspak kuptim”, thotë Gavin Yamey nga Univeristeti Duke.

Zoti Yamey thekson se OBSH-ja ka ofruar udhëzime shkencore për vendet në të gjithë botën, ka shpërndarë komplete të testimit për COVID-19 dhe pajisje mbrojtëse.

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën globale kundër virusit, duke siguruar 775 milionë dollarë për 100 vende.

“Shtetet e Bashkuara janë vendi më bujar në planet, ishin më bujar në tre vitet e fundit, dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtë vit.”

Organizata Botërore e Shëndetësisë mohon se ajo ka qenë shumë e butë ndaj Kinës dhe thotë se tani nuk është koha për të ndërprerë fondet.

The post Origjina e koronavirusit/ Pompeo kritikon ashpër Kinën dhe OBSH-në appeared first on 55 News.

]]>
OBSH: Gjysma e viktimave nga koronavirusi në Evropë janë regjistruar në azile pleqsh https://55news.al/aktualitet/obsh-gjysma-e-viktimave-nga-koronavirusi-ne-evrope-jane-regjistruar-ne-azile-pleqsh/ Thu, 23 Apr 2020 12:24:46 +0000 https://new.55news.al/?p=157476 Pothuajse gjysma e të gjithë personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Lajmin e ka dhene sot drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge. Ai ka thënë në një konferencë për media se “ka të dhëna shqetësuese” për ata që jetojnë në shtëpi […]

The post OBSH: Gjysma e viktimave nga koronavirusi në Evropë janë regjistruar në azile pleqsh appeared first on 55 News.

]]>
Pothuajse gjysma e të gjithë personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Lajmin e ka dhene sot drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge.

Ai ka thënë në një konferencë për media se “ka të dhëna shqetësuese” për ata që jetojnë në shtëpi kujdesi.

“Sipas të dhënave të shteteve nga rajoni evropian, gati gjysma e atyre që kanë vdekur nga sëmundja Covid-19, kanë qenë banorë të shtëpive të kujdesit. Kjo është një tragjedi njerëzore e paimagjinueshme”, ka thënë mes tjerash ai.

Për koronavirusin e ri është raportuar filimisht në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Si pasojë e këtij virusi deri më tani në gjithë botën janë infektuar mbi 2.6 milionë persona derisa mbi 180,000 kanë vdekur. 

The post OBSH: Gjysma e viktimave nga koronavirusi në Evropë janë regjistruar në azile pleqsh appeared first on 55 News.

]]>
Trump ia pret fondet OBSH: Dështoi me koronavirusin dhe duhet të mbajë përgjegjësi https://55news.al/opinion/trump-ia-pret-fondet-obsh-deshtoi-me-koronavirusin-dhe-duhet-te-mbaje-pergjegjesi/ Wed, 15 Apr 2020 14:26:14 +0000 https://new.55news.al/?p=156255 Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi të martën fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për trajtimin nga ana e sajtë  pandemisë së koronavirusit,  duke tërhequr kështu mbi vete dënimin nga ekspertët e sëmundjes infektive, pasi numri i të vdekurvenë botë po vazhdonte të rritet. Trump, i cili ka reaguar me zemërim ndaj kritikave për reagimin e […]

The post Trump ia pret fondet OBSH: Dështoi me koronavirusin dhe duhet të mbajë përgjegjësi appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti amerikan Donald Trump ndaloi të martën fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për trajtimin nga ana e sajtë  pandemisë së koronavirusit,  duke tërhequr kështu mbi vete dënimin nga ekspertët e sëmundjes infektive, pasi numri i të vdekurvenë botë po vazhdonte të rritet.

Trump, i cili ka reaguar me zemërim ndaj kritikave për reagimin e administratës së tij ndaj epidemisë më të rëndë të një shekulli, është bërë gjithnjë e më armiqësor ndaj OBSH.

Organizata me bazë në Gjenevë kishte promovuar “dezinformimin” nga Kina në lidhje me virusin që ka të ngjarë të çojë në një epidemi më të gjerë sesa mund të kishte ndodhur, tha Trump.

“OBSH dështoi në këtë detyrë themelore dhe duhet të mbajë përgjegjësi,” tha Trump një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Gati 2 milion njerëz globalisht janë infektuar dhe më shumë se 124,000 kanë vdekur që nga sëmundja e shfaqur në Kinë në fund të vitit të kaluar, sipas një raporti të Reuters.

The post Trump ia pret fondet OBSH: Dështoi me koronavirusin dhe duhet të mbajë përgjegjësi appeared first on 55 News.

]]>
VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… https://55news.al/politike/video-obsh-kerkon-testime-berisha-kryepidimiologu-i-republikes-se-surrelit-vetem-mashtrime/ Fri, 10 Apr 2020 12:43:55 +0000 https://new.55news.al/?p=155342 Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video ku tregohet për sjellejn e qeverisë shqiptare ndaj epidemisë së koronavirusit. “OBSH: Testime, testime, testime! Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!”, shkruan Berisha në shenimin e tij. Sipas ish Kryeministrit ky është një skandal duke parë se shtete si […]

The post VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… appeared first on 55 News.

]]>

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video ku tregohet për sjellejn e qeverisë shqiptare ndaj epidemisë së koronavirusit.

“OBSH: Testime, testime, testime! Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!”, shkruan Berisha në shenimin e tij.

Sipas ish Kryeministrit ky është një skandal duke parë se shtete si Sri Lanka dhe Xhibuti kane bërë më shumë testime për Covid-19, se sa ka bërë qeveria Rama.

 

Ja postimi i plotë:

 

Dy doktrina!!

OBSH: Testime, testime, testime!
Kryepidimiologu xhahil i Republikës të Surrelit: Mashtrime, mashtrime, mashtrime!

Miq, kjo video karahson dhe gjen të njejta numrin e përgjithshëm të testimeve në këto tre vende dhe shifrat janë të verteta!

Por nga ana tjetër analiza e luftes së coronavirusit nëpërmjet tesimit në këto tre vende mjerisht provon se krahasimi i tyre me Shqipërinë i fyen ato.

Pse kjo, si qendron e verteta:
Shqipëria ka 416 të infektuar 24 të vdekur dhe ka bere 3385 testime
Pra ka bëre 8 testime për 1 rast të infektuar
Xhibuti ka 140 te infektuar 1 të vdekur dhe ka testuar 3399 raste pra Xhibuti ka bere 24 testime per 1 të infektuar apo tre herë më shumë se sa Shqipëria.

Sri Lanka ka 190 të infektuar 7 të vdekur dhe ka bërë 3242 testime, pra Sri Lanka ka bërë 17 testime për 1 të infektuar apo dy herë më shumë se sa Shqipëria! Skandal!!

Pse ky rezultat? Sepse ato dy vende nuk kanë një Sulltan Salep Surrel si Kryeepidemiolog!
Ndiqeni videon. Sb

 
 

 

The post VIDEO/ OBSH kërkon testime, Berisha: Kryepidimiologu i Republikës së Surrelit, vetëm mashtrime… appeared first on 55 News.

]]>
“Ka ende shumë të panjohura”- OBSH paralajmëron se po vdesin edhe të rinjtë nga koronavirusi. FMN: Ora më e errët e njerëzimit edhe për… https://55news.al/politike/ka-ende-shume-te-panjohura-obsh-paralajmeron-se-po-vdesin-edhe-te-rinjte-nga-koronavirusi-fmn-ora-me-e-erret-e-njerezimit-edhe-per/ Sat, 04 Apr 2020 14:55:41 +0000 https://new.55news.al/?p=154174   Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndezi alarmin mbi vdekjen dhe sëmundjen rëndë të më shumë të rinjve nga koronavirusi. Individët nga mosha 30-vjeçare po dërgohen në kujdes intensiv dhe disa janë duke vdekur, pavarësisht se nuk kishin probleme themelore shëndetësore të mëparshme. Por ekspertët thonë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë, […]

The post “Ka ende shumë të panjohura”- OBSH paralajmëron se po vdesin edhe të rinjtë nga koronavirusi. FMN: Ora më e errët e njerëzimit edhe për… appeared first on 55 News.

]]>
 
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndezi alarmin mbi vdekjen dhe sëmundjen rëndë të më shumë të rinjve nga koronavirusi. Individët nga mosha 30-vjeçare po dërgohen në kujdes intensiv dhe disa janë duke vdekur, pavarësisht se nuk kishin probleme themelore shëndetësore të mëparshme.

Por ekspertët thonë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë, priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se një në gjashtë vdekje nga COVID-19 në Kore ishte te njerëz nën moshën 60 vjeç.

Dhe “gjatë gjashtë javëve të fundit në Itali, të paktën 10% deri 15% e njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) me sëmundjen ishin të moshës nën 50 vjeç”, tha ai.

“Nuk është se nuk ndryshuar asgjë. Ne kolektivisht jemi munduar të bindim veten se kjo sëmundje është e butë dhe më e rëndë te njerëzit e moshuar. Por unë mendoj se provat kanë qenë atje: Ekziston një spektër i ashpërsisë së saj”.

Udhëheqësja teknike e Covid-19 në OBSH, dr. Maria van Kerkhove, tha se ka ende shumë të panjohura për faktin pse të rinjtë po vdesin.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë individë të rinj që janë duke kaluar një sëmundje të rëndë. Unë duhet të them se në përgjithësi shumica e njerëzve që janë duke kaluar një sëmundje të rëndë dhe po përfundojnë në kujdes intensiv janë njerëz të moshës më të vjetër dhe janë njerëz që kanë kushte themelore shëndeti. Por ajo që ne po shohim në disa vende janë individë që të moshave 30, 40 dhe 50, të cilët janë në kujdes intensiv dhe kanë vdekur”.

Ajo tha se OBSH duhet të “kuptojë më mirë” pse të rinjtë po vdesin nga infeksioni, duke shtuar “ka ende shumë të panjohura në këtë kohë”.

Ndërkohë, drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se ekonomia botërore ishte në gjendje të keqe për shkak të pandemisë.

Kristalina Georgieva e përshkroi situatën si “orën më të errët të njerëzimit” dhe se bota ishte në një recesion më të rëndë sesa kriza financiare e vitit 2008.

“Kjo është një krizë si asnjë tjetër, kurrë në historinë e FMN nuk kemi qenë dëshmitarë të ekonomisë botërore që po shkonte në ngërç.

Tani jemi në recesion. Është shumë më keq sesa kriza globale financiare. Është një krizë që kërkon që të gjithë ne të bashkohemi”./Dailymail

The post “Ka ende shumë të panjohura”- OBSH paralajmëron se po vdesin edhe të rinjtë nga koronavirusi. FMN: Ora më e errët e njerëzimit edhe për… appeared first on 55 News.

]]>
OBSH paralajmëron shtetet: Mos e ulni vigjilencën, fundi i epidemisë është larg… https://55news.al/aktualitet/obsh-paralajmeron-shtetet-mos-e-ulni-vigjilencen-fundi-i-epidemise-eshte-larg/ Tue, 31 Mar 2020 15:39:07 +0000 https://new.55news.al/?p=153409 OBSH ka paralajmëruar të gjitha vendet se nuk duhet të ulin vigjilencën nëse regjistrojnë më pak raste të infeksioneve koronavirus, sepse virusi mund të kthehet përsëri. Një zyrtar në OKB tha se masat që kanë marrë qeveritë po shërbejnë për të fituar kohë që vendet të përgatiten për përhapjen e gjerë të Covid-19 në komunitet. […]

The post OBSH paralajmëron shtetet: Mos e ulni vigjilencën, fundi i epidemisë është larg… appeared first on 55 News.

]]>
OBSH ka paralajmëruar të gjitha vendet se nuk duhet të ulin vigjilencën nëse regjistrojnë më pak raste të infeksioneve koronavirus, sepse virusi mund të kthehet përsëri.

Një zyrtar në OKB tha se masat që kanë marrë qeveritë po shërbejnë për të fituar kohë që vendet të përgatiten për përhapjen e gjerë të Covid-19 në komunitet. Edhe në Azi-Paqësor ku situata duket se po stabilizohet, fundi i epidemisë është larg.

Sipas një raportimi të “Reuters”, Takeshi Kasai, Drejtor Rajonal për Paqësorin Perëndimor në Organizatën Botërore të Shëndetit tha se “Edhe me të gjitha masat, rreziku i transmetimit në rajon nuk do të largohet për sa kohë që pandemia vazhdon”.

Koronavirusi i ri u shfaq së pari në Kinën qendrore në fund të vitit 2019. Infeksionet tani kanë tejkaluar 800,000 raste në të gjithë botën, me Shtetet e Bashkuara, Italia dhe Spanja që tejkalojnë territorin e Kinës në raste të konfirmuara.

“Më lejoni të jem i qartë. Epidemia është shumë larg fundit në Azi dhe Paqësor. Kjo do të jetë një betejë afatgjatë dhe ne nuk mund ta ulim gatishmërinë”, tha Kasai në një konferencë në media virtuale.

“Ne kemi nevojë që çdo vend të vazhdojë të përgatitet për transmetimin e komunitetit në shkallë të gjerë”.

Vendet me burime të kufizuara janë një përparësi, siç janë vendet e ishullit të Paqësorit, tha ai, pasi ata duhet të dërgojnë mostra në vendet e tjera për diagnoza, dhe kufizimet e transportit po e bëjnë këtë më të vështirë. Kasai paralajmëroi se për vendet që po shohin një zvogëlim të rasteve, nuk duhet ta ulin vigjilencën, ose virusi mund të kthehet përsëri.

“OBSH nuk pret që asnjë vend të jetë i sigurt, pasi koronavirusi përfundimisht do të shkojë kudo”, tha këshilltari teknik i OBSH Matthew Griffith. “Ndërsa vendet dhe zonat në këtë rajon kanë treguar se si të rrafshojnë kurbën, shpërthimet vazhdojnë të shfaqen në vende të reja”, tha Griffith në konferencë, duke përmendur raste në Singapor dhe Korenë e Jugut nga njerëz që udhëtuan jashtë vendit.

Fokusi i epidemisë është tani në Evropë, por kjo ka të ngjarë të zhvendoset në rajone të tjera, tha Griffith.

The post OBSH paralajmëron shtetet: Mos e ulni vigjilencën, fundi i epidemisë është larg… appeared first on 55 News.

]]>
Shefi i OBSH ngre alarmin: Pandemia e koronavirusit ‘ në përshpejtim’ https://55news.al/globi/shefi-i-obsh-ngre-alarmin-pandemia-e-koronavirusit-ne-pershpejtim/ Mon, 23 Mar 2020 17:04:31 +0000 https://new.55news.al/?p=151732 Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit është duke u “përshpejtuar”. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: “U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste, 11 ditë për 100,000 raste të […]

The post Shefi i OBSH ngre alarmin: Pandemia e koronavirusit ‘ në përshpejtim’ appeared first on 55 News.

]]>
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit është duke u “përshpejtuar”.

Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha:

“U deshën 67 ditë nga rasti i parë i raportuar për të arritur në 100,000 raste, 11 ditë për 100,000 raste të tjera dhe vetëm katër ditë për 100,000 raste të treta”.

Ai tha se do t’u drejtohej krerëve të shteteve dhe qeverive të G20 këtë javë për t’u kërkuar atyre, që të punojnë së bashku për të rritur prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.

The post Shefi i OBSH ngre alarmin: Pandemia e koronavirusit ‘ në përshpejtim’ appeared first on 55 News.

]]>
Përshpejtohen kërkimet për kurën ndaj COVID-19, OBSH merr vendimin: Nis testimi i katër ilaçeve https://55news.al/aktualitet/pershpejtohen-kerkimet-per-kuren-ndaj-covid-19-obsh-merr-vendimin-nis-testimi-i-kater-ilaceve/ Thu, 19 Mar 2020 14:49:23 +0000 https://new.55news.al/?p=150960 Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSH-ja do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19. Do të […]

The post Përshpejtohen kërkimet për kurën ndaj COVID-19, OBSH merr vendimin: Nis testimi i katër ilaçeve appeared first on 55 News.

]]>
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSH-ja do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.

Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të licensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Tedros në fjalën e tij të hapjes në konferencën për media për COVID-19 më 18 mars. Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.

“OBSH-ja dhe partnerët e saj janë po organizojnë pra një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që na duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.

“Studimi i SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Tedros, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”.

The post Përshpejtohen kërkimet për kurën ndaj COVID-19, OBSH merr vendimin: Nis testimi i katër ilaçeve appeared first on 55 News.

]]>