ODHIR Archives - 55 News https://55news.al/tag/odhir/ Thu, 04 Jun 2020 11:32:06 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png ODHIR Archives - 55 News https://55news.al/tag/odhir/ 32 32 ‘Zgjedhorja’, Rama: ODIHR, kundër përfshirjes së elektronikës. Ja çfarë rezultoi nga eksperimenti që bëmë në PS https://55news.al/politike/zgjedhorja-rama-odihr-kunder-perfshirjes-se-elektronikes-ja-cfare-rezultoi-nga-eksperimenti-qe-beme-ne-ps/ Thu, 04 Jun 2020 11:32:06 +0000 https://new.55news.al/?p=163615 Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke folur për Reformën Zgjedhore, dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. “Që pas zgjedhjeve të 2017 ne kemi kërkuar realizimin e Reformës Zgjedhore, dhe unë e kam thënë që atëherë që nëse duam të përfshijmë elektronikën në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ishim angazhuar […]

The post ‘Zgjedhorja’, Rama: ODIHR, kundër përfshirjes së elektronikës. Ja çfarë rezultoi nga eksperimenti që bëmë në PS appeared first on 55 News.

]]>
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke folur për Reformën Zgjedhore, dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

“Që pas zgjedhjeve të 2017 ne kemi kërkuar realizimin e Reformës Zgjedhore, dhe unë e kam thënë që atëherë që nëse duam të përfshijmë elektronikën në zgjedhjet e ardhshme, duhet të ishim angazhuar menjëherë, pasi është një sistem që kërkon kohë për tu vënë në përdorim”.

“OHDIR nuk ka qenë asnjëherë entuziast për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, për të gjithë kërcënimet që dihen për futjen e saj. Nëse teknologjia futet në zgjedhje ajo duhet që të jetë me faza, dhe jo menjëhëerë, që tiu jepnim mundësi të gjithë njerëzve që të kishin në dispozicion dhe teknologjinë”.

“Prandaj kemi angazhuar një proces të tërë edhe të eksperimentimin të teknologjisë, duke krijuar në selinë e PS-së qendra votimi, për të parë reagimin e shtresave të ndryshme në raport me teknologjinë. Dhe e gjithë puna e bërë na ka treguar se futja e teknologjisë ofline, është e mundur, dhe mund të sjellë lehtësira jo të vogla në raport me nevojat që ne kemi. Kërkuam që kjo të fillonte me zgjedhjet lokale të 2019-tës me një projekt pilot në një apo dy zona, dhe më pas të nxirrnim konkluzione, që më pas të bënim shtrirjen e tij në të gjithë vendin”.

Kjo nuk ndodhi për shkak se axhenda ishte dhe është tjetër e opozitës, koha vrapoi, dhe siç ndodh zakonisht kur ne jemi në metrat e fundit të marrjes së një vendimi të rëndësishëm në BE, dhe ka një të mirë, që edhe pse ne mund ti gjenim votat në këtë Kuvend, pa pritur asnjë lloj autorizimi nga ata që braktisën Kuvendin, ne nuk e bëmë këtë, duke shtyrë më shumë se një herë afatet.

Në çdo vend nuk ndodh që mazhoranca që ka votat në Kuvend ta bëjë Reformën me konsensus, Greqia ndryshoi një sistem të gjithë pa pyetur fare opozitën.

The post ‘Zgjedhorja’, Rama: ODIHR, kundër përfshirjes së elektronikës. Ja çfarë rezultoi nga eksperimenti që bëmë në PS appeared first on 55 News.

]]>
OSBE/ODIHR, në krahun e Presidentit https://55news.al/opinion/osbe-odhir-ne-krahun-e-presidentit/ Thu, 05 Sep 2019 09:24:08 +0000 https://new.55news.al/?p=116554 OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për votimet e 30 qershorit, një raport i cili në dukje deligjitimon të gjitha përpjekjet e Ramës për të dekurajur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke i dhënë kësisoj një shuplakë të fortë votimeve farsë që organizoi. OSBE-ODIHR ka kritikuar mospublikimin e datës 13 tetor si datë […]

The post OSBE/ODIHR, në krahun e Presidentit appeared first on 55 News.

]]>
OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar për votimet e 30 qershorit, një raport i cili në dukje deligjitimon të gjitha përpjekjet e Ramës për të dekurajur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri, duke i dhënë kësisoj një shuplakë të fortë votimeve farsë që organizoi.

OSBE-ODIHR ka kritikuar mospublikimin e datës 13 tetor si datë zgjedhjesh në Fletoren Zyrtare, duke e quajtur këtë akt të qeverisë Rama si të paligjshëm.

ODIRH vë në dukje se Presidenti i Republikës anuloi zgjedhjet e 30 Qershorit nisur nga nevoja për të garantuar sigurinë publike dhe përgjegjësisë së tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizimin politik.  “Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”,- thuhet në dokument.

The post OSBE/ODIHR, në krahun e Presidentit appeared first on 55 News.

]]>
Një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR, Basha mbledh aleatët. Koordinim për aksionin opozitar https://55news.al/politike/nje-dite-pas-raportit-te-osbe-odihr-basha-mbledh-aleatet-koordinim-per-aksionin-opozitar/ Thu, 05 Sep 2019 09:16:23 +0000 https://new.55news.al/?p=116550 Takime intensive në selinë e Partisë Demokratike kanë sjellë ditët e para të shtatorit. Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët e tij opozitarë. Burime nga PD thanë për BalkanËeb se mbledhja do të mbahet në seli rreth orës 19:00. Opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar në vjeshtë, […]

The post Një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR, Basha mbledh aleatët. Koordinim për aksionin opozitar appeared first on 55 News.

]]>
Takime intensive në selinë e Partisë Demokratike kanë sjellë ditët e para të shtatorit. Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha pritet të zhvillojë një takim me aleatët e tij opozitarë. Burime nga PD thanë për BalkanËeb se mbledhja do të mbahet në seli rreth orës 19:00.

Opozita ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar në vjeshtë, ndërsa kërkesa e saj mbetet qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër që do të çojë vendin në zgjedhje të lira. Takimi me aleatët opozitarë vjen një ditë pasi OSBE/ODIHR publikoi raportin për procesin e 30 qershorit, ku opozita vendosi të mos garojë me kandidatët e saj.

Një ditë më parë kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me Drejtorin e ri të Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik. Në një reagim në “Tëitter”, kryedemokrati Basha tha se fokusi i bisedës me zyrtarin e lartë u përqendrua tek dhënia fund e pandëshkueshmerisë së politikanëve, rikthimin e sundimit të ligjit, por edhe forcimit të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

The post Një ditë pas raportit të OSBE/ODIHR, Basha mbledh aleatët. Koordinim për aksionin opozitar appeared first on 55 News.

]]>
‘Realiteti’ mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR https://55news.al/politike/realiteti-mbi-zgjedhjet-sipas-osbe-odhir/ Tue, 02 Jul 2019 16:15:33 +0000 https://new.55news.al/?p=107896 Nga Kastriot Islami    Drejtuesja e Misionit të Vëzghuesve Ndërkombëtarë, zonja Glover, në deklaratën e datës 1 korrik 2019, ndër të tjera, theksoi: … Zgjedhje me bazë ligjore të paqartë dhe zbatim “monopartiak”… Në këtë deklaratë të parë të MVN thuhet qartë se “…Kuadri ligjor mbeti kryesisht i pandryshuar nga zgjedhjet e mëparshme. Ai mund të […]

The post ‘Realiteti’ mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR appeared first on 55 News.

]]>
Nga Kastriot Islami 
 

Drejtuesja e Misionit të Vëzghuesve Ndërkombëtarë, zonja Glover, në deklaratën e datës 1 korrik 2019, ndër të tjera, theksoi:

… Zgjedhje me bazë ligjore të paqartë dhe zbatim “monopartiak”…

Në këtë deklaratë të parë të MVN thuhet qartë se “…Kuadri ligjor mbeti kryesisht i pandryshuar nga zgjedhjet e mëparshme. Ai mund të përbënte një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por zbatimi i tij si duhet kërkon vullnet politik nga aktorët zgjedhorë. Në disa dispozita ligjore kishte paqartësi dhe interpretimi dhe zbatimi i tyre nga aktorët zgjedhorë u perceptua ndonjëherë si i njëanshëm. Shumë rekomandime të mëparshme të ODIHR-it mbeten të paadresuara…”.

Thënë ndryshe, këto zgjedhje janë zhvilluara me një bazë ligjore që “nuk është ndryshuar sipas rekomandimeve të mëparshme të OSBE/ODHIR”, ndërkohë që “në disa dispozita kishte paqartësi” dhe “interpretimi e zbatimi” nga një administratë zgjedhore e formuar vetëm me përfaqsues të qeverisë/Edi Ramës “u perceptual” por në realitet ishte I “njëanshëm”. Që ndryshe do të thotë që zbatimi ishte “monopartiak”.

….Zgjedhje “antipopullore”…

Në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “Zgjedhjet vendore të 30 qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën…”. Pa u marrë shumë me arsyet që kanë shtyrë OSBE/ODHIR të arrijë në këtë përfundim, është e nevojshme që shqiptarët të kuptojnë se “zgjedhjet e 30 qershorit” të fituara 100 përqind nga qeveria, janë zhvilluara kundër interesave të qytetarëve, pra për qytetarët ato janë zgjedhje “antipopullore”…

… Zgjedhje “moniste”….

Sipas Zonjës Glover, zgjedhjet u zhvilluan “…në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike…Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë….” E thënë me një gjuhë më të thjeshtëpër qytetarët, kjodo të thotë se pavarësisht se cilat ishin arsyet politike të qeverisë apo opozitës, zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në kushtet e “zgjedhjeve moniste”. Sepse sipas ODHIR “votuesit nuk kishin mundësi zgjedhjeje politike”, madje edhe në ato bashki ku përvec kandidatit të qeverisë kishte edhe një kandidat tjetër që në asnjë rast nuk arriti të grumbullonte më shumë se 8-9 përqind. Ndërsa në më shumë se gjysmën e bashkive, “kandidatët e qeverisë garuan pa konkurentë”, pra rezultati ishte tashmë vendosur pa nisur zgjedhjet, njëlloj si në kushtet ideale tëmonizmit…Dhe ky përfundim “vuloset” kur shqiptarët dhe ndërkombëtarët mësojnë në datën 1 korrik 2019 se të gjitha bashkitë pa përjashtim, pra të 61 bashkitë, do të kontrollohen vetëm nga një person, nga Edi Rama.

…Zgjedhje jo të lira, antidemokratike dhe antiligjore…

OSBE/ODHIR deklaron se “pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione nga të dyja palët…”. Kjo do të thotë se edhe përfaqsues të qeverisë i bënë presione votuesve të merrnin pjesë në zgjedhje, edhe përfaqsuesit e opozitës i bënë presione votuesve të bojktonin zgjedhjet. Kjo do të thotë që zgjedhjet u zhvilluan në kushte presionesh ndaj votuesve, dhe kjo është shumë e rëndë nga këndvështrimi I një qytetari-votues, pavarësisht se cila palëështë përgjëgjëse, që më tepër që sipas OSBE/ODHIR rezultojnë të implikuara të dy palët. Zgjedhjet nuk mund të jenë demokratike dhe as të lira në kushtet kur votuesi është nën presion pra nuk është i lirë të shprehë vulnetin e tij për të marrë apo mos marrë pjesë në zgjedhje, sic e parashikon kodi zgjedhor.Pra në një farë mënyrë, në këtë pjesë të deklaratës  hidhen “dyshime të besueshme” se zgjedhjet kanë qënë antiligjore.

… Zgjedhje të pabesueshme për publikun…

Një tjetër përfundim që mund të arrihet nga deklarata e OSBE/ODHIR është se “zgjedhjet e 30 qershorit u administruan” nga një “administratë zgjedhore e “paekulibruar politikisht” thënë ndryshe e “kontrolluar nga Edi Rama” gjë që coi në “cënimin e besimit të publikut në procesin zgjedhor…”. Ja se cfarë shkrihet në deklaratën e OSBE/ODHIR: “Ekuilibri politik i parashikuar me ligj brendapërbrenda administratës zgjedhore nuk u arrit për shkak të refuzimit fillimisht të partive kryesore opozitare për të emëruar komisionerët e tyre dhe interpretimit më pas të KQZ-së se vetëm ato parti që marrin pjesë në zgjedhje mund të përfaqësohen në administratën zgjedhore. Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi.

Zgjedhje jo transparente, me vetëm një “aktor-klloun” dhe “gjuhë urrejtjeje”…

OSBE/ODHIR mesa duket ishte i detyruar të deklaronte se “Me përjashtim të mitingjeve të Partisë Socialistë (PS), ku Kryeministri ishte folësi kryesor, vizibiliteti i aktiviteteve të tjera të fushatës ishte i ulët. … Gjuha e përdorur nga kundërshtarët politikë në mitingje, në mediat sociale dhe në median e shkruar dhe atë audiovizive ishte shpesh e ndezur dhe e mbushur me akuza dhe kundërakuza…”. Pra e thënë më thjeshtë për shqiptarët fushata e këtyre zgjedhjeve u “dominua” vetëm nga një individ, Edi Rama, që sillej më shumë si një klloun në qëndër të skenave të sajuara me karrike të importuara e jo pak herë edhe të boshatisura në qëndër të 61 bashkive, ndërkohë që rreth tyre demostronin votues të opozitës të mbajtur larg përmes shkopinjve dhe  gazit paralizues të policisë së urdhëruar nga ministri i brëndshëm.

Zgjedhje me media të varuar nga interesat e manjatave dhe gazetarë në autocensurë…

Në deklaratën e OSBE/ODHIR nuk mungoi edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm që paqyron gjëndjen në të cilën ndodhet demokracia shqiptare dhe kushtet nën të cilat u zhvilluan edhe zgjedhjet e fundit. Më konkretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR shkruhet e zeza mbi të bardhë se “…mediat mbeten të varura nga pozicionimet politike dhe interesat e biznesit të pronarëve të tyre. Në mungesë të një vetërregullimi efikas, gazetarët operojnë në kushte pune të pasigurta dhe zgjedhin shpesh autocensure?n. … Mbulimi i kufizuar i fushatës u fokusua kryesisht te Kryeministri aktual, i cili në cilësinë e tij të kryetarit të PS-së, prezantoi kandidatët nëpër rrethe, si dhe kryetarin aktual të Tiranës…”. Thënë me një gjuhë më troc kjo do të thotë që “media në Shqipëri është nën kontrollin e interesave të oligarkisë qëështë në shërbim të Ramës” dhe kjo ka cuar që “gazetarët të veprojnë në kushtet e autocensurës” pra të mbështesin gjatë fushatave elektorale por edhe më vijim Edi Ramën e Erjon Velinë që shëprndajnë në mënyrë korruptive e klienteliste favore publike, të tilla si leje ndërtimi, licensa për biznese lukrative apo fonde publike e koncensione. Pra edhe këto zgjedhje u janë pasqyruar qytetarëve nga mediat e kontrolluara nga manjatët e medias të lidhur ngushtë, në menyrë korruptive e klienteliste, e në disa raste edhe kriminale, me oligarkët që drejtojnë vëndin. 

Zgjedhje ku u diskriminuan minoritet dhe qytetarët me aftësi të kufizuara…

Edhe në aspektin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut, OSBE/ODHIR evidentoi shumë mangësi e defekte. Kontretisht në deklaratën e OSBE/ODHIR thuhet se “ligji ua garanton të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur të gjithë qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, racës, besimit fetar apo gjuhës. …por në disa komunitete ku pakicat kombëtare mund të nxjerrin normalisht kandidatë, zgjedhësve nuk iu dha kjo mundësi…”. Po ashtu në këtë deklaratë thuhet se “Pothuajse dy të tretat e qendrave të vëzhguara të votimit nuk krijuan mundësi për hyrjen në mënyrë të pavarur të zgjedhësve me aftësi të kufizuar…”.

…Por zgjedhjet ishin të qeta e paqësore…

Pavarësisht se në të dy faqet të tilluara ‘Përfundimet paraprake” të deklaratës së OSBE/ODHIR, të lexuara nga zonja Glover, evidentohe me një gjuhë të “sofistikuar” të gjithë defektet, mangësitë, dhunimet apo parregullsitë e mësipërme, në një rrjesht të kësaj pjese hyrëse të deklaratës shkruhet, për të “mbuluar diellin me shishë” se “…ajo çka ishte pozitive, ishte se votimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore, ndërkohë që numërimi u vlerësua në përgjithësi pozitivisht, ndonëse disa procedura nuk u ndoqën gjithmonë me korrektesë?..

… Në vend të një përfundimi…

Asnjë fjalë lidhur me respektimin e standarteve demokratike për “zgjedhje të lira e të ndershme” sepse një gjë e tillë duket ka qënë e pamundur të artikulohet. Ndërkohë që të gjithë cilësimet e mësipërme tregopjnë qartas se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 të zhvilluara në Shqipëri vetëm të lira e të ndershme nuk mund të cilësohen, pavarësisht se “ato u zhvilluan të qeta e paqësore” sepse edhe në diktaturë dita e votimit ishte e qetë e paqësore, e madje shumë gazmore në pamje të parë për cdo vëzhgues.  

The post ‘Realiteti’ mbi zgjedhjet sipas OSBE/ODHIR appeared first on 55 News.

]]>
Shefja e misionit të ODHIR anullon vizitën në një qendër votimi në Tiranë https://55news.al/politike/shefja-e-misionit-te-odhir-anullon-viziten-ne-nje-qender-votimi-ne-tirane/ Sun, 30 Jun 2019 14:53:34 +0000 https://new.55news.al/?p=107537 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se, deri në orën 11:00, kanë marë pjesë në votime rreth 12 për qind të votuesve. Por në Njesinë Bashkiake Nr. 5 në kryeqytet pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët, në rreth 2 për qind—nga 71 mijë votues, deri në orën 12:15, kishin votuar rreth 2 mijë qytetarë. […]

The post Shefja e misionit të ODHIR anullon vizitën në një qendër votimi në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se, deri në orën 11:00, kanë marë pjesë në votime rreth 12 për qind të votuesve.

Por në Njesinë Bashkiake Nr. 5 në kryeqytet pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët, në rreth 2 për qind—nga 71 mijë votues, deri në orën 12:15, kishin votuar rreth 2 mijë qytetarë.

Qendrën e votimit Nr. 35 të kësaj njesie, e vendosur në Shkollën Vasil Shanto, ishte planfikuar ta vizitonte zonja Adreu Glover, drejtuesja e misionit të vëhguesve të OSBE/ODIHR. Njoftimi për këtë vizitë ishte bërë që dje.

Kjo vizitë u anullua në momentin e fundit. Arsyeja ka qënë protesta paqësore e një grupi qytetarësh, të vendosur jashtë kangjellave të shkollës Vasil Shanto.

Kjo gjë u bë e ditur me anë të një njoftimi zyrtar të OSBE-së ku thuhej se “fokusi i misionit është vëzhgimi i procesit të votimit dhe se situata në shkollën Vasil Shanto nuk ishte e favorshme për vëzhgim, ndaj zonja Glover nuk u ndal në vëzhgim”.

Është e paqartë se çfarë e ka bërë të pafavorshme situatën, pasi tubimi i qytetarëve ka qenë i vogël në numër dhe i qetë, kryesisht përmes mbajtjes së pankartave, ku spikasnin ato me mbishkrimin “Kurrë më monizëm në Shqipëri”dhe “30 qershori, grusht shteti”. Një pankartë në veçanti, i drejtohej misionit të OSBE-së—“Çfarë po bën në Shqipëri, OSBE?”

The post Shefja e misionit të ODHIR anullon vizitën në një qendër votimi në Tiranë appeared first on 55 News.

]]>