OKB Archives - 55 News https://55news.al/tag/okb/ Wed, 01 Jul 2020 08:26:52 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png OKB Archives - 55 News https://55news.al/tag/okb/ 32 32 Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. https://55news.al/politike/shqiperia-zgjidhet-zevendes-presidente-e-asamblese-se-pergjithshme-ne-okb/ Wed, 01 Jul 2020 08:26:52 +0000 https://new.55news.al/?p=166593 Eshte nje lajm qe kapercen rendesine diplomatike dhe merr nje permase me te gjere fakti qe Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB.Sigurisht ka peshe dhe vlere te rendesishme per shtetin shqiptar ky lloj pozicioni i Shqiperise ne OKB por dhe nje merite e punes intensive se ambasadores Besjana Kadare.Te dy keto […]

The post Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. appeared first on 55 News.

]]>
Eshte nje lajm qe kapercen rendesine diplomatike dhe merr nje permase me te gjere fakti qe Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB.
Sigurisht ka peshe dhe vlere te rendesishme per shtetin shqiptar ky lloj pozicioni i Shqiperise ne OKB por dhe nje merite e punes intensive se ambasadores Besjana Kadare.
Te dy keto faktore te rendesishem paten influencen e tyre ne kete pozicionim te Shqiperise
Gjithsesi ishte nje dite e mrekullueshme per shqiptaret ku Shqiperia me ambasadore Besjana kadaren si Zv.Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB dhe Elez Biberaj si drejtor i Zerit te Amerikes.

The post Shqiperia zgjidhet Zevendes Presidente e Asamblese se Pergjithshme ne OKB. appeared first on 55 News.

]]>
OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri https://55news.al/aktualitet/okb-ngre-alarmin-per-dhunen-seksuale-ndaj-te-miturve-ne-shqiperi/ Wed, 03 Jun 2020 14:41:22 +0000 https://new.55news.al/?p=163531 Pas rasteve të shtuara të dhunës dhe abuzimit me të miturit, grave dhe vajzave në vendin tonë, organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile në mbrojtje të gruas bëjnë thirrje për reagim të shoqërisë dhe zbatim të ligjit ndaj këtyre veprave penale. Të martën, dy institucionet ndërkombëtare në mbrojtje të së drejtave të njeriut, UNICEF […]

The post OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
Pas rasteve të shtuara të dhunës dhe abuzimit me të miturit, grave dhe vajzave në vendin tonë, organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile në mbrojtje të gruas bëjnë thirrje për reagim të shoqërisë dhe zbatim të ligjit ndaj këtyre veprave penale.

Të martën, dy institucionet ndërkombëtare në mbrojtje të së drejtave të njeriut, UNICEF dhe UN WOMEN, kanë reaguar në lidhje me abuzimin seksual të kryer kundrejt një të miture 15-vjeçare, nga ish-roja i njërës prej shkollave në zonën e Babrrusë, në periferi të Tiranës

‘Dhuna seksuale e kryer ndaj kujtdo është një krim, ne jemi veçanërisht të shqetësuar për intensitetin me të cilin prek gratë, vajzat e reja dhe fëmijët,’ tha  nëpërmjet një njoftimi për shtyp UN Women dhe UNICEF.

‘Kjo përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe sjell ndikim shkatërrues afatgjatë mbi viktimat dhe vendit ku jetojnë’, shtuan dy organizatat, ndërsa theksuan se ‘gratë dhe vajzat duhet të ndjehen të sigurta në hapësirat ku mësojnë, jetojnë dhe luajnë.’

Ndërkohë gjatë ditës së martë është mbajtur seanca gjyqësore për abuzuesit me 15-vjeçaren, pasi përveç ish-rojes 65-vjeçar të shkollës, kanë qenë edhe 3 djem të rinj të cilët akuzohen se janë të përfshirë në veprën penale ndaj të miturës.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat është shprehur se pa denoncim nuk kanë se si të dënohen abuzuesit, prandaj ajo i ka nxitur studentët të denoncojnë çdo formë të dhunës apo abuzimit ndaj tyre.

 ‘Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave’, ka shkruar ministrja e arsimit Besa Shahini në një postim të sajin në rrjetet sociale.

Organizatat e shoqërisë civile dhe ato në mbrojte të grave të dhunuara kanë publikuar dje një letër të titulluar ‘Ti ke motra, nuk je vetëm’ me mesazhin ‘Ti nuk je fajtore’, drejtuar çdo vajze të abuzuar dhe të dhunuar,  duke vënë theksin në përgjegjësinë që duhet të mbajnë strukturat shtetërore në lidhje me ofrimin e edukimit, sigurisë së qytetarëve si edhe dënimit të këtyre veprave kriminale.

UNICEF dhe UN WOMEN i bënë thirrje medias që ta përdorë fuqinë e saj për të mbështetur plotësisht të mbijetuarat de jo autorët e krimit dukë bërë publike detajë që zbulojnë identitetin e vitkmave.

‘Ne gjithashtu i bëjmë thirrje mediave që të ndalojnë raportimin e detajeve që zbulojnë identitetin e të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Informacioni që ndahet me publikun duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale’, shkruan stafi i UN WOMEN, duke nënvizuar se shoqëria nuk duhet të bëjë një sy të verbër ndaj fenomeneve të abuzimit.

Ato i kanë bërë gjithashtu thirrje institucioneve ligjzbatuese që të hetohen këto krime dhe mos të tolerohet në asnjë mënyrë asnjë lloj abuzimi apo ngacmimi.

/Reporter.al

The post OKB ngre alarmin për dhunën seksuale ndaj të miturve në Shqipëri appeared first on 55 News.

]]>
“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së https://55news.al/aktualitet/udhetimi-im-klentiana-mahmutaj-shqiptarja-e-okb-se/ Sun, 12 Apr 2020 17:04:09 +0000 https://new.55news.al/?p=155690 Kur gjendej në auditoret e Fakultetit Juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të mund të ishte baristere në një ndër firmat më prestigjioze Britanike, e aq më tepër të përzgjidhej si eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Klentiana Mahmutaj është padyshim jo […]

The post “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së appeared first on 55 News.

]]>
Kur gjendej në auditoret e Fakultetit Juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të mund të ishte baristere në një ndër firmat më prestigjioze Britanike, e aq më tepër të përzgjidhej si eksperte e pavarur nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Klentiana Mahmutaj është padyshim jo vetëm një ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare me kontribut të jashtëzakonshëm, por si një ndër modelet më të mira për shqiptarët kudo që janë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Kur mendoj për profesionin tim nuk e shikoj si një aktivitet të vetëm, por si instrument me disa përbërës dhe që është gjithnjë në lëvizje dhe ndryshim. Ushtroj profesionin e avokates (barrister) prej 15 vjetësh, një periudhe gjatë së cilës kam bërë me qindra çështje përpara instancave të ndryshme gjyqësore. Por paralelisht, për një pjesë të kësaj periudhe kam dhënë edhe mësim në universitet për dy vjet (lëndën e provave, d.m.th Law of Evidence) dhe kam botuar artikuj akademikë në fushën e të drejtave të njeriut dhe asaj ndërkombëtare, sikurse dhe një libër mbi doktrinën e ndërhyrjes humanitare në të drejtën ndërkombëtare me fokus rastin e NATO-s në Kosovë. Gjithashtu kam bërë konsulenten nëpërmjet projekteve të Foreign and Commonwealth Office dhe Slynn Foundation në disa aspekte të reformës ligjore në Shqipëri dhe kam përfaqësuar Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) gjatë negociatave të një projekt-traktati mbi biznesin dhe të drejtat e njeriut.

Së fundmi, në Mars 2020 u emërova si eksperte e pavarur nga Këshilli i te Drejtave të Njeriut në Mekanizmat e Procedurave Speciale të OKB-së, specifikisht për të Drejtën e Zhvillimit.

Kështu që profesioni im këto 15 vjet, përveç avokatisë, ka pasur elementë të tjerë që kanë bashkekzistuar me dobi të ndërsjelltë.

Gjithsesi, asgjë nga më sipër ka qenë e mirëllogaritur. Ka qenë një udhëtim i vazhdueshëm zbulimi. Fillimisht zgjodha të studioj jurisprudencë pasi isha e interesuar në politikë dhe të drejtën ndërkombëtare. Pas një viti studimesh në Tiranë në fakultetin e juridikut, nuk kisha asnjë lloj dëshire të bëhesha avokate. Kur fillova studimet në Angli, në këtë rast për English law, ndodhi diçka që nuk e prisja. Isha në vit të parë të universitetit, sapo kisha mbërritur nga Shqipëria, dhe nuk kisha pasur kohë të ambientohesha ende as me sistemin akademik anglez e as me shoqërinë angleze, në përgjithësi. E megjithëkëtë, dola shume mirë, mora “A” ne contract moot, që është një lloj provimi avokatie ku testohet aftësia për të bërë parashtrime në gjykate mbi një çështje të caktuar, në këtë rast në lëndën e të drejtës së kontratës/detyrimeve.  Çuditërisht, e gjeta shumë të thjeshtë si provim dhe më pëlqeu.  Aty e mendova për herë të parë që doja të bëhesha avokate/ barrister.  Ndërsa pasionin për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare e kam ushqyer gjithnjë me botime, mësimdhënie dhe referime në konferenca të ndryshme. Kështu, gradualisht, më janë dhënë mundësitë t’i zhvilloj këto interesa nëpërmjet roleve të ndryshme brenda fushës së drejtësisë.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

 I pari moment i rëndësishëm ka qenë botimi i librit tim në 2007 mbi doktrinën e ndërhyrjes humanitare në të drejtën ndërkombëtare, ku përqendrohem në rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Kjo ishte fillimisht një tezë që pata fatin ta shkruaja nën mbikëqyrjen e Profesor Christopher Greenwood QC, CMG (në atë kohë, avokat dhe profesor i të drejtës ndërkombëtare publike tek LSE, dhe me vonë gjyqtari britanik në International Court of Justice) i cili më shkroi edhe parathënien e librit që u botua në shqip. Më vone, libri u promovua nga shoqata e studentëve shqiptare në LSE dhe nga Ministria e Jashtme Shqiptare. Në kohën e botimit të librit tim ishte shkruar shumë pak, për të mos thënë aspak, në shqip mbi këtë temë dhe për mua ishte privilegj që munda ta jap këtë kontribut.

Më vonë, kualifikimi si barrister dhe sigurimi i një vendi permanent në Chambers ishin dy momente vendimtare që më mundësuan të paraqitesha si counsel në çështje interesante në të gjitha instancat dhe në fusha të ndryshme të së drejtës, nga e drejta penale, tek ekstradimet e të drejtat e njeriut dhe më vonë në arbitrazh ndërkombëtar mbi investimet. Këtu momentet e rëndësishme kanë qenë të shumta. Avokatia është një udhëtim plot sfida por edhe një privilegj që të shpërblen në shumë nivele.

Momenti i tretë i rëndësishëm, ishte në vitin 2018 kur përfaqësova Shqipërinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në negociatat e një projekt-traktati mbi biznesin dhe të drejtat e njeriut. Të bëjë parashtrime ligjore çdo ditë për një javë të tërë në një nga sallat më të rëndësishme të Palais des Nations, përpara ambasadorëve nga e gjithë bota, në emër të vendit tënd, ishte një ndjesi e papërshkrueshme. Sensi i përgjegjësisë, i privilegjit, i historisë, të gjitha këto e bënë një eksperiencë të jashtëzakonshme.  Tani rikthehem në OKB si eksperte e pavarur, por përfaqësimi në 2018 do të mbetet moment unik në karrierën time.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Personalisht, nuk e di nëse ka një çelës të unifikuar për të hapur rrugën drejt suksesit, çfarëdo qoftë ky.  Mendoj që kam pasur fatin të rritem më shumë dashuri nga prindër që kanë qenë vizionarë dhe më kanë përkrahur në të gjitha dëshirat dhe interesat që kam pasur që në moshë të vogël, por që më kanë rritur edhe me edukatën e punës dhe disiplinës. Mendoj që një arsye tjetër e suksesit ka qenë fakti që jam kurioze dhe kam dëshire të zbuloj por edhe të përmirësoj botën që më rrethon. Gjithashtu, i kam qëndruar besnike subjekteve profesionale mbi të cilat kam pasur interes të vërtetë dhe nuk jam influencuar nga zgjedhjet e të tjerëve. Kam zgjedhur gjithmonë rrugën time. Së fundmi, duhet thënë se kam pasur edhe fat, pa të cilin nuk mund të arrihet asgjë. Me fat nënkuptoj mundësitë që më kanë dhënë njerëz dashamirës dhe largpamës gjatë gjithë udhëtimit tim që në adoleshencë e deri tani që unë të tregoja aftësitë e mia. Pa këto shanse, nuk është e mundur të korrësh sukses dhe unë i jam mirënjohës këtyre individëve, si shqiptare edhe angleze.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Sfidat e mëdha vijnë kur ka ndryshime të mëdha.

Sfida e pare ishte të studioja ligj anglez në një universitet anglez në rrethana ku nuk kisha qenë kurrë më parë në Angli. Nuk dija çfarë të prisja pasi nuk kisha pasur as një lloj ekspozimi ndaj shkollave apo shoqërisë angleze dhe as të ndonjë vendi tjetër perëndimor. Kisha një anglishte të mirë, por bëhet fjale për vitin 1998, kur Shqipëria një vit më parë kishte shmangur, ngushtësisht, një luftë civile si rezultat i rrëzimit të firmave piramidale dhe gjendja politike në vend vazhdonte të ishte kaotike, sidomos pas vrasjes së Azem Hajdarit në dyert e parlamentit shqiptar. Atë vit, unë vija direkt nga bankat e Fakultetit Juridik në Tiranë, ku në kushtet e sipërpërmendura, niveli i shkollimit dhe materialeve akademike kishte qenë thuajse joekzistues. Kështu që kontrasti si shoqëror ashtu edhe akademik në fillimet e mia ishte një sfidë e madhe. Po kështu edhe shkëputja për herë të parë nga familja për periudha të gjata kohore. Ky ishte një fenomen i ri dhe traumatik për shoqërinë shqiptare, e cila në atë kohë ishte shumë e fokusuar tek familja, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Në mungesë të përkrahjes familjare në Angli, sfida e fillimit ishte akoma dhe më e vështirë.

Sfida tjetër e dyte ishte sigurimi i mundësisë për të ushtruar profesionin e barrister në një institucion me reputacion prestigjioz në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo ishte një sfidë e dyfishtë. Fillimisht, sigurimi i një vendi në Chambers për të bërë pupillage apo trajnimin nga një deri dy vjeçar që duhet të kryej çdo person që ka kryer provimet e avokatisë, për ta quajtur veten të kualifikuar si avokat. Në këtë periudhë, çdo chambers merrte mesatarisht midis 400-800 aplikimeve për dy- tre vende. Duhet pasur parasysh se profesioni i avokatisë (barrister) në Mbretërinë e Bashkuar është një profesion qindravjeçar cilësia e të cilit, me të drejtë është ruajtur me fanatizëm. Ky profesion, historikisht ka qenë elitar dhe tejet përzgjedhës, ndryshe, për shembull, nga akademia apo the City që ka qenë më shumë mikpritës ndaj të huajve. Veçanërisht, përpara 15 vjetësh më shumë se tani, profesioni i barrister vuante ndjeshëm nga problemet e diversitetit. Unë isha femër, nga vendi ish-komunist më i varfër i Evropës dhe, edhe pse isha edukuar në universitet angleze, nuk vija nga një botë akademike apo shoqërore e privilegjuar. Kështu që kur e shikoja ambicien time nga larg në kontekstin e mësipërm, shanset e mia më dukeshin qesharake. Sidoqoftë, fakti që kisha kryer master në të drejtën publike ndërkombëtare, kisha bërë kërkime akademike, kisha kryer stazhe në Këshillin e Evropës dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Avokatëve, me ndihmuan të fitoja të drejtën për t’u intervistuar. Pas intervistës së parë, kalova në raundin e dytë dhe në fund m’u ofrua pupillage nga një zyrë ku më vonë mësova se kishte pasur 800 aplikime për tre vende, njërin nga të cilët e mora unë.

Nënsfida e dytë ishte sigurimi i një vendi permanent në chambers për të ushtruar profesionin me të drejta të plota pas përfundimit të periudhës së trajnimit. Në këtë sfidë nuk mjaftojnë vetëm aftësitë teknike, por shikohet potenciali dhe aftësia për t’iu përshtatur ambientit të punës dhe për të shkuar mirë me anëtarët e tjerë të chambers. Përshtatshmëria varet nga personaliteti i çdo individi, background-i, interesat personale, sensi i humorit etj.  Këtë test nuk e kalova në zyrën ku bëra trajnimin dhe kështu m’u desh të aplikoja në chambers të tjera. Fatmirësisht atë që nuk arrita pas dy vjetëve në zyrën e parë, e arrita pas 6 muajsh në zyrën ku ndodhem momentalisht, Red Lion Chambers.  Aty ushtroj profesionin prej më shumë se 11 vjetësh dhe jam shumë krenare për këtë. Chambers-i ynë tani ka 100 anëtarë dhe përveçse fiton rregullisht çmime në sferën ligjore, historikisht ka prodhuar avokatë dhe gjyqtarë të shquar, por edhe politikanë të rëndësishëm, një nga të cilët edhe në Parlamentin aktual.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Sinqerisht, nuk do të ndryshoja as një vendim që kam marrë deri tani, pasi kombinimi i këtyre vendimeve më ka sjellë këtu ku jam profesionalisht dhe personalisht. Profesionalisht ndjehem shumë mirë, edhe pse kam shumë ende për të bërë. Personalisht, po të mos kish qenë për zgjedhjet profesionale që kam bërë gjatë udhëtimit tim, nuk do kisha takuar bashkëshortin tim (i cili është gjithashtu avokat), dhe kështu nuk do të kisha pasur djalin që kam. Djali dhe familja është arritja ime më e madhe, që justifikon të gjitha betejat që mund të më jetë dashur të luftoj për të arritur këtu.  Sigurisht, ca gjëra mund t’i kisha bërë ndryshe ose dhe me më pak mund. Sidoqoftë, gjithçka është eksperiencë e vlefshme.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Mendoj që aftësia për të mbrojtur me sukses “the underdog” në një gjyq përpara jurisë në një çështje kur shanset janë mbërthyer kundra teje është një sens triumfues i pazëvendësueshëm dhe i pashpjegueshëm. Është një ndjesi fantastike si në planin profesional, por edhe ne atë human. Dhe këtë ndjesi kam pasur fatin ta përjetoj disa herë.

Mendoj që triumfi im tjetër i madh ka qenë emërimi si eksperte e pavarur mbi të të Drejtën e Zhvillimit nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Ky është një kurorëzim i arritjeve të mia profesionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare dhe një privilegj i jashtëzakonshëm, sidomos në kohët sfiduese që po jetojmë tani ku e drejta për zhvillim dhe bashkëpunim global është më akute se kurrë. Përveç kësaj, duke qenë se jam shqiptarja e parë që jam emëruar në rolin e ekspertes në Procedurat e Mekanizmave Speciale të OKB-së, më vjen shumë mire që kam dhënë kështu një kontribut të vlefshëm për reputacionin e shqiptarëve si kontribuues të pavarur në arenën ndërkombëtare.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Përjetimi i sotëm i fjalës Atdhe përmban detyrën morale për të kontribuar në Atdhe. Si për shembull, ajo çka thashë lart në lidhje me emërimin në OKB është një kontribut i prekshëm, por ndjej se kam ende për të dhënë. Pjesë e këtij përjetimi është edhe promovimi i përditshëm i Shqipërisë në familje sidomos djalit tim, i cili gjysmën e familjes e ka shqiptare dhe gjysmën angleze.

Evokimet e djeshme më lidhin me fëmijërinë e thjeshtë por të lumtur, me të afërmit e dashur, disa nga të cilët fatkeqësisht nuk jetojnë më. Me verat e nxehta dhe shirat e ngeshëm të Tiranës. Me emisionet ku merrja pjesë dhe pastaj drejtoja në Radio Tirana apo TVSH. Me poezitë që shkruaja, kurset e anglishtes, apo italishtes dhe të qeshurat e pafundme me shokët e shoqet. E me vonë, duke pirë margarita netëve të verës në tarracat e ca klubeve në Tiranë, ose duke pirë çaj mali në lobin e ndonjë hoteli e duke biseduar me miq te vjetër.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira,trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Mendoj që ndryshimet e mëdha sociale, ekonomike dhe politike në te cilat u rrita, të bëjnë të mos trembesh nga mungesa e stabilitetit dhe të besosh se ka gjithnjë një mënyrë për t’u përmirësuar. Ky lloj kaosi të bën më kreativ, këmbëngulës por edhe me pritshmëri të ulëta pa të venitur ambicien apo besimin në vetvete.

Personalisht, përvojat e hershme (nga 14 deri 19 vjeç) me radion dhe televizionin më dha mundësinë në një moshë shumë të rë të bëja gjëra krijuese, analitike dhe me përgjegjësi. Gjithashtu, më dha akses në rrjete shoqërore interesante me gazetarë, redaktore, regjisore e poete, miqësi disa nga të cilat i ruaj edhe sot. Mendoj që kjo ishte një eksperiencë jo e zakonshme dhe pasuruese e cila më dha një siguri në vetvete, e nevojshme në sfidat e mia të ardhshme. Gjithashtu, më dha më vonë mundësinë për të punuar si prezantuese tek seksioni shqiptar i BBC World Service në Londer gjë që më ndihmoi përkrah rrugës për t’u kualifikuar si avokate.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në përvojën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Eksperienca ime ka filluar me studimet universitare këtu dhe është vijuar me një jetë profesionale interesante. Kur je student në Britani, ideja e emigrantit nuk ekziston pasi ti jeton në një univers më vete me studentë nga vende të ndryshme të botës dhe je deri diku i izoluar nga shoqëria e zakonshme. Më vonë, duke qenë se ambientet e mia profesionale dominoheshin nga shtresa klasike e mesme ose e lartë angleze dhe si rrjedhojë nuk kishte shumë diversitet, unë isha domosdoshmërisht “ndryshe” me aksentin tim, backgroundin tim etj. etj. Nuk di të them që kjo më krijonte ndjesinë e emigrantit pasi unë bëja të njëjtën punë dhe me të njëjtin status si ta, por më bëri pak të ndrojtur fillimisht. Më vonë e kuptova që të qenit ndryshe ishte një pikë force dhe jo dobësie. Dhe kështu e përdora në favorin tim. Në përgjithësi, me gjithë veçoritë e rretheve ku kam qarkulluar, jam ndjerë kryesisht e barabartë dhe e mirëpritur.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Me sa kam lexuar, shqiptarët nëpër botë kanë struktura dhe rrjete shumë të mira bashkëpunimi, sidomos në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britani. Nuk pretendoj se mund të ofroj ndonjë ide përmirësimi të funksionimit të këtyre rrjeteve. Megjithatë nga eksperiencat personale të komunitetit tonë në Britani, mendoj qe çka mund të përmisojmë është mentaliteti dhe mënyra se si e shikojmë njëri-tjetrin. Kam miq shumë të mirë si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, por kam hasur jo pak individë që e gjejnë të pamundur të gëzohen për suksesin e tjetrit dhe refuzojnë ta promovojnë këtë sukses kur i jepen mundësitë. Kjo lloj xhelozie dhe dritëshkurtësie nuk është problem ekskluziv i shqiptarëve, por në rastin tonë është i pafalshëm. Kjo sepse ne jemi një komunitet relativisht i ri në Britani dhe kemi përfituar drejtpërdrejtë nga ndihma e individëve britanikë, kështu që na ngrihet një detyrë morale, por jo vetëm, të përkrahim njëri-tjetrin. Edhe po ta shohim si model biznesi, duke ndihmuar njëri-tjetrin ne mund të rrisim njëkohësisht influencën tonë kolektive dhe individuale në shoqëritë ku jetojmë. E kundërta është një mentaliteti i fragmentuar, përçarës dhe regresist që domosdoshmërisht do të kufizojë potencialin tonë si një komunitet i rëndësishëm në Britani.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Asnjë vend nuk është perfekt dhe të gjithë vendet kanë nevojë për përmirësime në fusha të ndryshme. Sikurse e dimë nga përvoja jonë e  drejtpërdrejtë, Britania e Madhe është shembull klasik i nevojës për ndryshim. Sidoqoftë, një nga gjërat që unë do të dëshiroja të ishte ndryshe në mëmëdhe, është dëshira e të rinjve për të qëndruar aty dhe stimuli për tu rritur profesionalisht dhe për të kontribuar në vendin e tyre. Rinia ka qenë gjithnjë forca lëvizëse pas ndryshimeve pozitive në Shqipëri dhe do ishte fatkeqësi nëse të rinjtë ndjehen që zgjidhja e vetme është emigrimi.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Për të qenë e sinqertë nuk jam e mirinformuar mbi qasjet e qeverive shqiptare mbi diasporën, dhe kështu që momentalisht nuk kam as një opinion mbi këtë pikë. Në përgjithësi, do të thosha se diaspora ka një rol të rëndësishëm në imazhin e Shqipërisë, dhe mendoj se duke i dhënë vëmendjen e duhur Shqipëria mund të përfitojë nga diaspora.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Nuk besoj në plane. Kam vetëm ide. Pres me kureshtje të shoh çfarë planesh ka e ardhmja për mua.

The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Pranojeni atë që ju thotë për atë që është. Ndiqeni pa u ndalur.  Bëni atë që duhet të bëni me dashuri dhe pa keqdashje.  Jini modeste, pasi modestia  nuk ul as zellin dhe as suksesin. Përkundrazi.

“The Albanian”

The post “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së appeared first on 55 News.

]]>
Koronavirusi/ Koordinatori i OKB: Mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuar zyrtarisht https://55news.al/aktualitet/koronavirusi-koordinatori-i-okb-mund-te-kete-pasur-raste-dhe-para-atij-te-identifikuar-zyrtarisht/ Fri, 13 Mar 2020 14:03:38 +0000 https://new.55news.al/?p=149827 Koordinator i OKB-së në Tiranë, Brian J. Williams ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për situatën e krijuar në Shqipëri nga koronavirusi dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare. Williams, tha se ashtu si të gjithë shqiptarët ka zbatuar masat duke punuar nga shtëpia. Ai deklaroi se në Shqipëri mund të ketë […]

The post Koronavirusi/ Koordinatori i OKB: Mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuar zyrtarisht appeared first on 55 News.

]]>
Koordinator i OKB-së në Tiranë, Brian J. Williams ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për situatën e krijuar në Shqipëri nga koronavirusi dhe masat e marra nga autoritetet shqiptare.

Williams, tha se ashtu si të gjithë shqiptarët ka zbatuar masat duke punuar nga shtëpia. Ai deklaroi se në Shqipëri mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuar zyrtarisht dhe se masat janë marrë në kohën e duhur.

“Virusi shikon pak se ku je. Nuk dallon çfarë kombësie je. Unë jetoj këtu si rezident i privilegjuar. E shikoj situatën po njësoj. Unë jam në shtëpi me fëmijët. Sa i përket punë ne mbështesim masat e marra nga qeveria shqiptare për të rritur distancën sociale që të mos përhapet virusi”, deklaroi ai.

Sa ka ndryshuar përditshmëria juaj?
Edhe bashkëshortja ime punon për OKB, ajo punon në Afrikë për krizën e ebolës. Fëmijët janë këtu me mua. Ne kemi mbështetur qeverinë shqiptare dhe kemi vendosur të punojmë nga shtëpia. Dje kisha planifikuar një takim me të gjithë stafin e OKB, ne e quajtëm cloud-hold, kishim 150 punonjës që u ftuan në takim në skype dhe folëm pse janë kaq të rëndësishme këto masa. Nëse kjo ndihmon në mospërhapjen galoponte të virusit ky është një çmim që duhet paguar, që ia vlen.

Çfarë bisedoni me njeri-tjetrin?

Ajo ka disa muaj që shkoi në Afrikë për të punuar për krizën e ebolës. Ishim pak të shqetësuar por dikush do punojë për krizën atje. Tani jam unë që po merrem me krizën këtu. Kjo lloj epidemie po përhapet. Por është e rëndësishme që Shqipëria të fitojë nga eksperienca e vendeve të tjera.

Ka mbërritur COVID në Afrikë?
Ka pasur pak raste. Presim të shkojë dhe atje. OBSH që është lideri në luftën kundër këtij virusi, po udhëzon të gjitha vendet.

Ju jeni dakord me këto masa?
Po është e drejtë. Ne i mbështesim këto masa. OBSH është pjesëmarrëse e taks forcës së qeverisë për COVID-19, ne besojmë se mund të ketë raste të tjera. Periudha e inkubimit është 14 ditë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mendojmë se mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuarit zyrtarisht. Masat u morën shpejt.

Gjykoni se masat janë marrë në kohën e duhur apo duhet të ishin marrë më para se të mbërrinte COVID-19? Italia merret si shembull që e mori shumë lehtë. Mos duhet të ishin mbyllur kufijtë në Shqipëri para se të mbërrinte virusi?
Ky virus është i ri, nuk është se e njohim shumë. Deri para pak javësh askush nuk shqetësohej. Çdo ditë mësojmë dhe më shumë. Po të mendoje se mund të mbyllje gjithçka në Tiranë do ishte e vështirë. Kur shikon vendet e tjera, thua nuk qenka çmenduri. Mund të ishte bërë 1-2 ditë më para, ndoshta. Por filluan ta marrin seriozisht direkt. Distancimi social është gjëja që duhet bërë. Duhet të ulim kontaktin nga personi në person. Vendimi u mor shumë shpejt.

Ka shumë të bëjë me psikologjinë e shoqërive, mënyra si reagojnë. Virusi është një virus i ri. Askush nuk e kishte idenë si do reagonte. Si do ishte kur prekje një sipërfaqe. Në fillim kur dëgjon diçka nuk je i sigurt ta besosh apo jo.

Izolimi i disa personave nuk do ketë shumë impakt, puna është ta bëjnë të gjithë. Është momenti i përshtatshëm për një lloj uniteti kombëtar.

Gjëja më e rëndësishme që po bën OKB-ja është bashkëpunimi me OBSH. Ata po e këshillojnë qeverinë shqiptare. Një nga këshillat kryesore të OBSH është pikërisht kjo, mos shko tek doktori, shko në shtëpi, telefono 127. OBSH ka punuar. Është më shumë çështje asistence teknike. Është njohuria ajo që ndihmon më shumë. Është në dorën e qytetarëve. Është momenti të ndjekim këshillat që japin. Ndiqni udhëzimet.

The post Koronavirusi/ Koordinatori i OKB: Mund të ketë pasur raste dhe para atij të identifikuar zyrtarisht appeared first on 55 News.

]]>
SHBA, Antonio Guterres: Koha për t’u përgatitur jo për panik https://55news.al/globi/shba-antonio-guterres-koha-per-t-u-pergatitur-jo-per-panik/ Sat, 29 Feb 2020 08:09:38 +0000 https://new.55news.al/?p=147608 “Nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën”, tha sot sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të shkurtër për shtyp Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar […]

The post SHBA, Antonio Guterres: Koha për t’u përgatitur jo për panik appeared first on 55 News.

]]>
“Nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën”, tha sot sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të shkurtër për shtyp

Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar sëmundjen, pa vënë damka dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne e dimë që menaxhimi i sëmundjes është i mundur, por dritarja e mundësive po ngushtohet”, shtoi ai.

Gjithsej 78 824 raste infektimi dhe 2 788 vdekje janë regjistruar në territorin e Kinës, që nga fillimi i epidemisë.

Në pjesën tjetër të botës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5 000 persona dhe ka shkaktuar 80 viktima.

The post SHBA, Antonio Guterres: Koha për t’u përgatitur jo për panik appeared first on 55 News.

]]>
Parashikimi i zymtë i OKB: 61 vjeç, mosha mesatare në Shqipëri në 2100-ën https://55news.al/aktualitet/parashikimi-i-zymte-i-okb-61-vjec-mosha-mesatare-ne-shqiperi-ne-2100-en/ Wed, 15 Jan 2020 07:14:13 +0000 https://new.55news.al/?p=139222 Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç. Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në […]

The post Parashikimi i zymtë i OKB: 61 vjeç, mosha mesatare në Shqipëri në 2100-ën appeared first on 55 News.

]]>

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç.

Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë. https://www.monitor.al/okb-rishikon-me-ulje-me-30-40-projeksionet-e-popullsise-shqiptare-ne-skenarin-pesimist-mbetemi-vetem-512-mije-persona-ne-vitin-2100/

Projeksionet e popullsisë të OKB-së janë rishikuar me përkeqësim për Shqipërinë në raport me vitin 2018, për shkak të rishikimit të treguesve të emigracionit. Gjithashtu OKB pasuroi projeksionet me tregues shtesë mbi normat e lindshmërisë, vdekjeve dhe anketave kombëtare të nivelit të jetesës, sipas shpjegimeve që shoqërojnë tabelat e popullsisë.

Në vitin 2020 mosha mesatare e popullsisë shqiptare do të jetë 36.4 vjeç, ndërsa të dhënat kombëtare raportuan se në vitin 2018 mosha mesatare ishte 35.4 vjeç.

Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish.

Për shqiptarët mosha mesatare do të rritet me 25 vite gjatë periudhës, për italianët vetëm 6 vite, për boshnjakët 9.8 vite, për grekët 7 vite, për kroatët 8 vite, për serbët 10.5 vite dhe për maqedonasit 11.1 vite.

Mosha e mesatare e shqiptarëve do të rritet gjatë këtij shekulli gati dy herë më shumë se e popullsisë rajonale dhe tre herë më shumë se vendeve të Europës Jugore.

Skenari pesimist i OKB-së parashikon që deri në vitin 2100 në Shqipëri të banojnë rreth 512 mijë banorë ku 70 për qind e tyre do të jenë pleq të 70 -ve.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë në rastin më të mirë dhe 512 mijë banorë në rastin më të keq./MONITOR

 

The post Parashikimi i zymtë i OKB: 61 vjeç, mosha mesatare në Shqipëri në 2100-ën appeared first on 55 News.

]]>
Salianji: Qeveria nuk i jep informacion OKB-së për korrupsionin https://55news.al/politike/salianji-qeveria-nuk-i-jep-informacion-okb-se-per-korrupsionin/ Fri, 04 Oct 2019 14:16:29 +0000 https://new.55news.al/?p=121243 Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi sipas tij i ka fshehur OKB-së të dhënat për krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend. Statusi i tij në facebook: Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka publikuar në 3 tetor Raportin Kërkimor “Dimensioni i Krimit të Organizuar: Vlerësimi i të […]

The post Salianji: Qeveria nuk i jep informacion OKB-së për korrupsionin appeared first on 55 News.

]]>
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë, pasi sipas tij i ka fshehur OKB-së të dhënat për krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.

Statusi i tij në facebook:

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka publikuar në 3 tetor Raportin Kërkimor “Dimensioni i Krimit të Organizuar: Vlerësimi i të dhenave në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimi i këtij raporti kërkimor është të shqyrtojnë disponueshmërinë e të dhënave statistikore mbi krimin dhe posaçërisht për krimin e organizuar. Ky raport thekson gjithashtu se si disponueshmëria e të dhënave mund të sqarojë faktorë të rëndësishëm në lidhje me aftësitë e vendeve për të matur modelet dhe trendet e krimit të organizuar dhe të paraqesë disa zgjidhje praktike për të përmirësuar disponueshmërinë e këtyre të dhënave.

Ndër elementet që analizon raporti janë përgjigjia që i jep shteti krimit të organizuar nëpërmjet strukturave ligjzbatuese, prokurorisë, gjykatave dhe sistemit penitenciar. Elementë të tjerë të rëndësishëm janë edhe facilitet për krimin e organizuar siç janë pengimi i drejtësisë, korrupsioni dhe krimi kibernetik.

Nga të dhënat që ofron raporti, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me krimet e kryera nga organizatat kriminale, dhe këtu përfshihen pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Nga tetëmbëdhjetë indikatorë, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë për tetë prej tyre, ndërkohë që për dy prej tyre ka kërkuar kohë për të nxjerrë të dhënat manualisht.

Krejt e kundërta ndodh me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia kanë të dhëna për të gjithë indikatorët ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë të dhëna vetëm për pesë indikatorë së bashku.

Ajo ç’ka bie në sy në raport që është po ashtu specifike vetëm për Shqipërinë është fakti që nuk ka asnjë informacion në lidhje me indikatorin e korrupsionit që mbetet një nga pengesat kryesore për luftën kundër krimit të organizuar.

Ky raport tregon qartazi që Shqipëria për aq kohë sa ka mungesë të dhënash për krimin e organizuar dhe korrupsionin si facilitues të zhvillimit të krimit të organizuar, kurrsesi nuk mund të jetë një shtet serioz në luftën kundër krimit të organizuar ku përfshihet edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

The post Salianji: Qeveria nuk i jep informacion OKB-së për korrupsionin appeared first on 55 News.

]]>
Kroacia po lobon në OKB kundër ndarjes së territoreve në negociatat Kosovë – Serbi https://55news.al/politike/kroacia-po-lobon-ne-okb-kunder-ndarjes-se-territoreve-ne-negociatat-kosove-serbi/ Tue, 24 Sep 2019 11:15:11 +0000 https://new.55news.al/?p=119423 Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është duke marrë pjesë në mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, shkruan Gazeta Express Kitaroviq atje është takuar me Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin ka biseduar edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Presidentja […]

The post Kroacia po lobon në OKB kundër ndarjes së territoreve në negociatat Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, është duke marrë pjesë në mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, shkruan Gazeta Express

Kitaroviq atje është takuar me Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me të cilin ka biseduar edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja kroate në këtë takim me Guterres ka ngritur shqetësimet për përpjekjet që të ketë pazare me kufijtë, duke thënë se një shkëmbim i mundshëm i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hapte “Kutinë e Pandorës” në Evropën Juglindore.

Ajo ka thënë se një ide e tillë do të nxiste edhe lëvizje të tjera të kufijve në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë.

“Përmenda edhe shkëmbimin e territoreve dhe thash se ajo është një ide shumë e keqe që do të hapte kutinë e Pandorës dhe që do të çonte në kërkesa të ndryshme për shkëmbime territoresh në tërë territorin e ish-Jugosllavisë”, ka thënë presidentja kroate, shkruan Total-Croatia, transmeton Gazeta Express.

Në këtë takim, gjithashtu, është diskutuar edhe për situatën në Bosnje e Hercegovinë, ndërkohë Kitaroviq ka thënë se shteti i saj do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ruajtur qetësinë në rajon.

“Do të ndihmojmë në stabilizimin e mëtejshëm të situatës dhe në zgjidhjen e çështjeve të cilat kanë mbetur ende pa u zgjidhur”, ka shtuar tutje ajo.

Ideja për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve është ngjizur në Forumin e Aplbachut në Austri, ndërkohë është kundërshtuar ashpër nga Gjermania dhe Franca.

Kitaroviq që nga fillimi ka kritikuar një ide të tillë për korrigjim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë të tillë ajo ia ka thënë edhe Hashim Thaçit gjatë një takimi dypalësh që kanë pasur.

Presidentja kroate, gjithashtu, ka treguar se Guterres është interesuar të dijë se çfarë do të bëjë Kroacia përgjatë kohës sa do të drejtojë Bashkimin Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Haradinaj, ndërsa, ka thënë që ky vendim për taksë gjithashtu ka bllokuar edhe diskutimet për pazare me territore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë presioni për vazhdimin e dialogut me afrimin e fundvitit po rritet. Sekretari Amerikan, Mike Pompeo, ka caktuar Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Kosovën, duke treguar se do të involvohen direkt në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor thuhet se do ta ketë edhe Bashkimi Evropian, ndërkohë është raportuar se atë do ta caktojë Gjermania.

Megjithatë, nga Qeveria gjermane është thënë se një gjë e tillë i përket Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë që do të marrë detyrën, Josep Borell. /GazetaExpress/

The post Kroacia po lobon në OKB kundër ndarjes së territoreve në negociatat Kosovë – Serbi appeared first on 55 News.

]]>
Trump emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB https://55news.al/globi/trump-emeron-kelly-craft-ambasadore-ne-okb/ Sat, 23 Feb 2019 13:44:22 +0000 https://new.55news.al/?p=87140 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nominuar të dërguarën e posaçme në Kanada, Kelly Craft për ambasadore në Kombet e Bashkuara, raporton  Syri.netKosova “Jam i lumtur të njoftoj se Kelly Knight Craft, ambasadorja jonë aktuale në Kanada, do të nominohet për të qenë ambasadorja e re në Kombet e Bashkuara”, tha […]

The post Trump emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB appeared first on 55 News.

]]>
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka nominuar të dërguarën e posaçme në Kanada, Kelly Craft për ambasadore në Kombet e Bashkuara, raporton  Syri.netKosova

“Jam i lumtur të njoftoj se Kelly Knight Craft, ambasadorja jonë aktuale në Kanada, do të nominohet për të qenë ambasadorja e re në Kombet e Bashkuara”, tha Trump në Twitter.

“Kelly ka bërë një punë të madhe në përfaqësimin e vendit tonë dhe nuk kam asnjë dyshim, nën udhëheqjen e saj vendi ynë do të përfaqësohet në nivelin më të lartë”, tha Trump.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në një njoftim tha se Craft “ka qenë mbrojtëse e sigurisë kombëtare dhe interesave ekonomike të SHBA-së në Kanada”, duke shtuar se ajo është shumë e kualifikuar për të ushtruar funksionin e njejtë në Kombet e Bashkuara.

Craft është bashkëshortja e miliarderit të thëngjillit Joe Craft. Të dy kishin mbështetur kandidaturën e presidentit Trump më 2016 dhe kanë qenë mbështetës edhe financiarë të Republikanëve.

Craft më 2017 ishte emëruar nga presidenti George W. Bush si delegat opsional për Kombet e Bashkuara.

The post Trump emëron Kelly Craft Ambasadore në OKB appeared first on 55 News.

]]>
Shqiptarë e hebre në OKB për Holokaustin e për Besën https://55news.al/aktualitet/shqiptare-e-hebre-ne-okb-per-holokaustin-e-per-besen/ Thu, 14 Feb 2019 14:18:20 +0000 https://new.55news.al/?p=85495 Nga Asllan Bushati Më 31 Janar 2019, prej orës 11 deri në 2 të mesditës, në sallëm e konferencave Nr.1 të OKB-së, u mbajt një miting madhështor me temë: Për një ceshtje të humanizmit- me subject specifik :”The Rescure of Jews in Albania during the Holocaust”(Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit). Të pranishëm në […]

The post Shqiptarë e hebre në OKB për Holokaustin e për Besën appeared first on 55 News.

]]>
Nga Asllan Bushati

Më 31 Janar 2019, prej orës 11 deri në 2 të mesditës, në sallëm e konferencave Nr.1 të OKB-së, u mbajt një miting madhështor me temë: Për një ceshtje të humanizmit- me subject specifik :”The Rescure of Jews in Albania during the Holocaust”(Shpëtimi i hebrejve në Shqipëri gjatë Holokaustit). Të pranishëm në miting ishin drejtues të OKB-së, personalitete të rëndësishme të të dy komuniteteve, kongresmenë,ambasadorë,të zgjedhur vendor, intelektualë, biznesmenë, e aktivistë shqiptarë e hebre.
Aktivitetin e hapi me një fjalim të shkurtër Nënsekretarja e Përgjithëshme e OKB-së për Komunikimin Global Zonja Alison Smale. Ajo në vazhdim kreu edhe rolin e moderator, ku menjëherë i ftoi të pranishmit të ndiqnin për tre-katër minuta një klip filmik të Prof. Yael Katzir, i cili nënvizonte se në kanunin shqiptar të mbledhur(në një dokument të vetëm nga Shtjefën Gjecovi), “besa “ si institucion zinte një vend shumë të rëndësishëm. Ky kod nënvizohej në film,është një realitet i gjallë edhe ditët e sotme.
Më pas e mori fjalën për të mbajtur ligjëratën kryesore Ambasadorja e Republikës Shqipërisë në OKB Zonja Besiana Kadare. Ku në mënyrë të përmbledhur ajo nënvizioi se në kohën e holokaustit shqiptarët si individ e si komb ishin një shembull fuqiplotë humanizmi për hebrejt, përballë fytyrës brutale të nazizmit. Kurse në ditët e sotme kjo mund të shërbej edhe si një shembull i mirë , e si një faktor veprues për të ngritur e inkurajuar shoqërinë civile që ajo të mbrojë fort të gjitha drejtat e detyrueshme njerëzore dhe trajtimin e dinjitetshëm të gjithkujt.
Më pas e mori fjalën Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrejve Zoti Ronald Lauder i cili me superlative nënvizoi faktin se në kohën e holokaustit jo vetëm asnjë hebre nuk humbi jetën në Shqipëri, por përkundrazi në fund të Luftës Dytë Botërore (LDB), kishte shumë më shumë hebre në Shqipëri se në fillim të LDB-së. Kjo ndodhi se muslimanë, katolikë e ortodokës në Shqipëri, ju dhanë besën e tyre hebrejve dhe i mbrojten ata duke i strehuar në familjet e tyre deri duke u tjetërsuar përkohësisht emrat e duke i përshtatur me ato shqiptarë. Kjo gjë nuk ndodhi me qeveritë dhe popujt e tjerë të Europës. Shqipëria është shembull i vetëm.
Më pas ju adresu të pranishmëve Anna Kohen (Doktoreshë stamatologjie) si një bijë hebrejsh të shpëtuar nga shqiptarët në kohën e holokaustit dhe e lindur e rritur në Shqipëri (Vlorë), aktualisht shtetase amerikane. Thërimzat e jetës në “Trevllazër” e në Vlorë me gojën e Annës, mbushën me argumenta jetësore ligjëratën e saj se hebrejt bashkjetuan me shqiptarët në një vllazëri të vërtetë.
Në vijim Zonja Majlinda Myrto, Drejtore Ekzekutive e Fandacionit Syri i Kontaktit, solli kujtime e ndjesi shpirtërore familjare nga kujtimet e vjehrrit ,e familjarëve të tij, gjatë holokaustit për shpëtimin e hebrejve. Në trajtesë u vu në dukje se roli që luajti (në këtë periudhë ) familja e vecantë shqiptare ishte përcaktues në kuadër të rolit e të vlerës përgjithëshme kombëtare shqiptare.
Zoti David Estrin , themelues i organizatës rinore “Së bashku ne kujtojmë”, solli shembuj se individi është i rëndësishëm në kujtesën kolektive . Por ai është si të thuash vetëm një copëz e pazllës . Kur të gjithë individët ndërlidhen bashkë si pjesëzat e pazllës, atëherë konfiguracioni i kujtesës shoqërore duket qartë. Brezi i ri ka nevojë për pazllën e plotë sepse vetëm kështu “Ne së bashku kujtojmë”.
Zoti Robert Signer, Shefi Ekzekutiv Zyrtar dhe Zëvëndës Presidenti Ekzekutiv i Kongresit Botëror të Hebrejve, cmoji shumë lart rojin e shqiptarëve në kohën e LDB-së. Por mbi të gjitha ai u ndal tek “besa shqiptare “si institucion veprues me element krejt të vecantë. Duke perifrazuar një fjali nga filmi i sapo cfaqur ku thuhej se : “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”, zoti Signer tha se sot “besa në konceptin shqiptar” i lypset cdo individi, cdo vendi e cdo kombi në botë.
Kongresmeni Eliot Engell, (Kryetarë i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan), tha se sot duhet të isha në Uashington DC për arsye të volumit të madh të punëve që kemi në këto momente. Por nuk mund të rrija pa ardhur në këtë miting shumë të rëndësishëm. Ne hebrejt dhe shqiptarët kemi marrdhënie shumë të fuqishme kudo e vecanërisht në NY e spscifikisht në Bronx. Jemi miq të ngushtë e partner të mirë dhe bëjmë respekt për zakonet e traditat e njeri tjetrit. Më lejoni t’ju bëj me dije se gjatë një vizite në Prishtinë më thanë se aty afër ishte një varr i vjetër i një hebru. Shpreha dëshirë ta shihja sepse varret tona dallohen nga guri në kreun e varrit. Kur vajta në vend, pashë se ishte i mirmbajtur si varret e shqiptarëve. E njejta gjë ishte edhe me 14-15 varre të tjera të vjetra pak më larg po ashtu të mirmbajtura nga vendasit. Kjo më ngjalli shumë respekt se ne hebrejt jemi të kujdesëshëm me identitetin tonë qoftë edhe tek varri. Kur pashë që edhe shqiptarët kishin të njejtën traditë u befasova ,por edhe u gëzova shumë. Ndaj kam ardhur sot këtu të shpreh ndiesitë më të larta për popullin shqiptar si gjatë holokaustit dhe më pas.
Më pas u shprehën shkurtazi, Ambasadori i Izraelit në OKB, Mark Gjonaj antar i Këshillit Bashkiak të NY, Ambasadori i Austrisë në OKB i cili nënvizoi se “ndjehem kokëulur sot për vendin tim gjatë kohës së holokaustit i cili nuk bëri dot atë që bëri Shqipëria e vogël në mbrojtjen e hebrejve”.
Ish Kongresmeni dhe Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joseph DioGuardi, tregoi se së bashku me ish Kongresmenin Tom Lantosh u njohën me dosjen e hebrejve të Shqipërisë nga Ramiz Alija në Tiranë në vitin 1990. Mbi bazën e fakteve të gjetura, për dy muaj u mbyllën muzetë e holokaustit në Uashington DC dhe në Izrael sa në to u shkrojt në krye të pjesës murale emir i Shqipërisë për rolin e saj në shpëtimin e hebrejve në kohën e holokaustit.
31 Janari 2019, do të mbetet një ditë e shënuar në aktivitetin e OKB-së, të Ambasadës së Republikës Shqipërisë pranë OKB-së, të komunitetit shqiptaro-amerikan të NY dhe me siguri edhe të atij hebre. Aktiviteti na gëzoi shumë e na mbushi me krenari për veprën e madhe të shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve në kohën e holokaustit. Por në të njejtën kohë, për drejtësi e dinjitet, duhet të pranojmë se kjo nuk është një vepër e ditëve tona . Ajo është vepër e Mbretit Zogu I, Mustafa Krujës, Mithat e Medi Frashërit, Maliq Bushatit, Kol Bib Mirakës, Ernest Koliqit, Rexhep Mitrovicës etj, mbi të cilët komunizmi ka hedhur aq shumë baltë e shpifje sa duhet kohë të pastrohet figura e tyre . Por historia lypset ti gjykojë të gjithë me drejtësi dhe të gjithë të marrin prej saj meritat dhe ndëshkimet.

The post Shqiptarë e hebre në OKB për Holokaustin e për Besën appeared first on 55 News.

]]>