panucit Archives - 55 News https://55news.al/tag/panucit/ Wed, 13 Feb 2019 14:38:36 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png panucit Archives - 55 News https://55news.al/tag/panucit/ 32 32 Gjyqi mes Panuccit dhe Bujar Nishanit, gjykata merr vendim. Avokati thumbon trajnerin kuqezi https://55news.al/sport/gjyqi-mes-panuccit-dhe-bujar-nishanit-gjykata-merr-vendim-avokati-thumbon-trajnerin-kuqezi/ Wed, 13 Feb 2019 14:38:36 +0000 https://new.55news.al/?p=85271 Christian Panucci është rrëzuar në Gjykatën e Tiranës, ku nuk i është përligjur padia ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Trajneri ynë i kombëtares bëri një veprim që habiti edhe vetë FSHF-në, në fakt, duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-kreu i shtetit shqiptar, me pretendimin se e ka ofenduar dhe i ka shkaktuar […]

The post Gjyqi mes Panuccit dhe Bujar Nishanit, gjykata merr vendim. Avokati thumbon trajnerin kuqezi appeared first on 55 News.

]]>
Christian Panucci është rrëzuar në Gjykatën e Tiranës, ku nuk i është përligjur padia ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Trajneri ynë i kombëtares bëri një veprim që habiti edhe vetë FSHF-në, në fakt, duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-kreu i shtetit shqiptar, me pretendimin se e ka ofenduar dhe i ka shkaktuar dëmtim imazhi. Po ashtu, synoi përgënjeshtrimin e deklaratave nga Zoti Nishani.

Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Ajo u plotësua më tej nga italiani dhe gjyqtarja Anila Karanxha i la 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, që të përgatiste mbrojtjen dhe të paraqiste provat e tij. Dje, gjykata nuk ka konstatuar shkelje, sa për ta dënuar Bujar Nishanin, ndaj ka vendosur të mos shkojë më tej.

Vetë ish-presidenti Bujar Nishani e ka konfirmuar këtë gjë për “Panorama”: “Po, padia është rrëzuar. Vendimi është marrë dje për rrëzimin e padisë, por ende nuk është zbardhur. Pretendimet e ngritura nga paditësi kanë rezultuar të pabazuara”. Njëri nga avokatët e Zotit Nishani ka qenë Ledio Braho, i cili nuk ka nguruar ta thumbojë trajnerin kuqezi, përmes një statusi në Facebook, ku pozon bashkë me ish-presidentin dhe kolegun e tij mbrojtës të kësaj çështjeje, Indrit Sefa: “Kur liria e shprehjes triumfon… Panucci duhet të punojë për të fituar në fushë, se drejtësia iu përket profesionistëve të tjerë”.

Padia civile e trajnerit të kombëtares kishte të bënte me një reagim të Nishanit, pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, në të cilën kuqezinjtë u mundën 3-0. Pas kësaj ndeshjeje, ish-presidenti reagoi në rrjetet sociale, ku e cilësonte Panuccin një sharlatan, që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur: “Kosovë-Shqipëri (3:0). Bravo Kosova! Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”. Telesport

Nish1.jpg

 

 

The post Gjyqi mes Panuccit dhe Bujar Nishanit, gjykata merr vendim. Avokati thumbon trajnerin kuqezi appeared first on 55 News.

]]>