para te pista Archives - 55 News https://55news.al/tag/para-te-pista/ Fri, 11 May 2018 14:11:30 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.0.2 https://55news.al/wp-content/uploads/2026/07/favicon.png para te pista Archives - 55 News https://55news.al/tag/para-te-pista/ 32 32 Tabaku: Niveli më i ulët historik i euros, pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës https://55news.al/politike/tabaku-niveli-me-i-ulet-historik-i-euros-pasoje-e-parave-te-pista-qe-vijne-nga-trafiku-i-droges/ Fri, 11 May 2018 14:11:30 +0000 https://new.55news.al/?p=14713 Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për çështjen e rënies së euros, e cila sipas saj ka ardhur si pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës. Ajo është shprehur se përmirësimet ekonomike janë aq të vogla sa nuk kanë fuqi të zhvlerësojnë monedhën e euros. “Niveli më i ulët historik […]

The post Tabaku: Niveli më i ulët historik i euros, pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës appeared first on 55 News.

]]>
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për çështjen e rënies së euros, e cila sipas saj ka ardhur si pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës.

Ajo është shprehur se përmirësimet ekonomike janë aq të vogla sa nuk kanë fuqi të zhvlerësojnë monedhën e euros.

“Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijne nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol”-ka thënë deputetja.

Sipas saj i gjithë ky cikël kryhet me bekimin e qeverisë pasi qeveria është e angazhuar në këtë biznes të pisët.

“Sot ndertimi dhe turizmi jane fatkeqësisht sektori ku paratë e droges po investohen. Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron. Janë pikërisht keto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep”, është shprehur Tabaku.

“Një qeveri e tërë vendosur nën urdhërat e të inkriminuarve. Një popull i tërë i burgosur nga diktatura e narkoshtetit. Kështu Europa është fatkeqësisht larg!”, ka përfunduar ajo.

The post Tabaku: Niveli më i ulët historik i euros, pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës appeared first on 55 News.

]]>
“Kur loja nxjerr më shumë se droga”, në Itali pastrohen para në kompani bastesh https://55news.al/globi/kur-loja-nxjerr-me-shume-se-droga-ne-itali-pastrohen-para-ne-kompani-bastesh/ Tue, 08 May 2018 13:51:36 +0000 https://new.55news.al/?p=13562  “Atëherë kur loja nxjerr më shumë se droga” është titulli i një  artikulli të “Corriere della Sera”-s kushtuar çështjes që ka hapur një debat të gjerë në shtetin fqinj ku paratë e klaneve mafioze po investohen në baste.  Alarmi është dhënë nga Prokurori i Catanzaros, Vincenzo Luberto. Disa organizata mafioze, të orientuara deri vonë te […]

The post “Kur loja nxjerr më shumë se droga”, në Itali pastrohen para në kompani bastesh appeared first on 55 News.

]]>
 “Atëherë kur loja nxjerr më shumë se droga” është titulli i një  artikulli të “Corriere della Sera”-s kushtuar çështjes që ka hapur një debat të gjerë në shtetin fqinj ku paratë e klaneve mafioze po investohen në baste.

 Alarmi është dhënë nga Prokurori i Catanzaros, Vincenzo Luberto.

Disa organizata mafioze, të orientuara deri vonë te trafiku i lëndëve narkotike, kanë nisur tani të investojnë te lojërat e fatit, sepse aty fitohet më shumë.

Nga të gjitha hetimet e kryera dhe prania e një personeli me kapacitet të lartë teknik, është arritur të zbulohet se ka një monopol të krimit të organizuar, në sensin që kapot “ndrina”, njësia bazë e “Ndrangheta”-s në Kalabri, pretendojnë se janë të vetmit që menaxhojnë lojën “online”.

“Ne kemi të dhëna për persona, të cilët kanë nisur të përqëndrohen e të investojnë te këto lojëra, sepse ishin më fitimprurëse”, thotë prokurori.

Personi i shënjestruar në videolajmin e “Corriere della Sera”-s është Carlo Cattaneo, pronar i 4 agjencive bastesh, i cili është fotografuar duke dorëzuar parà të fituara nga ky aktivitet, e që kishin për destinacion të afërm të kryemafiozit Matteo Messina Denaro.

“Disa prej drejtuesve të këtij rrjeti e kanë kuptuar – vazhdon artikulli, – se jashtë kufijve mund të krijohet një rrjet edhe më i sigurtë”.

Për këtë arsye kanë zgjedhur Maltën, që është afër Italisë, ka më pak kontrolle, sistem më të butë taksash, licencat sigurohen më lehtë, e fitimet janë më të mëdha. Në njërin prej rasteve të cituara, ato llogariten të kenë qenë diku te 1.3 milionë euro brenda dy viteve.

The post “Kur loja nxjerr më shumë se droga”, në Itali pastrohen para në kompani bastesh appeared first on 55 News.

]]>